2023/12/30

Kthehet rexhimi i satrapit Enver Hoxha& Edvin Kriaq Rma!

 

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi sot kërkesën e SPAK për masën shtrënguese arrest shtëpie ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjykata ka deklaruar se përveç arrest shtëpiak “urdhërohet shtetasi Sali Berisha të mos largohet nga banesa e tij ndodhur në rrugën Mustafa Matohoiti, njësia numër 2 , ndërtesa 36 dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përvec atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë”- thanë burimet e Anila Hoxhës.

Gjykata deklaron po ashtu se për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkon dy prokurorët Millonai dhe Kraja.

“Mbikëqyrja  e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodiz të procedurës penale si dhe urdhërimeve rë përvaktuara bë këtë vendim të kontrollohet nha  prokuroria e posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhr shërbimet e policisë gjyqësore pranë drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit”.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda pesë ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Njoftimi i Gjykatës: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 22.12.2023 i është drejtuar Gjykatës me kërkesën me objekt: Zëvendësim i masave të sigurimit personal shtrëngues, “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, me masën e sigurimit personal shtrëngues “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Z. Sali Berisha.

Në seancën gjyqësore të datës 30.12.2023, ora 12.00, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjyqtarja Irena Goka, pasi shqyrtoi kërkesën, vlerësoi çështjen në tërësi, dëgjoi palët në kërkimin përfundimtar, bazuar në nenet, 228, 229, 230, 231, 232, 233, 237, 249, 260/2, 466 të Kodit të Procedurës Penale,

VENDOSI:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Zëvendësimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe Ndalim i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.112, datë 20.10.2023, verifikuar me vendimin nr. 117 datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lënë në fuqi me vendimin nr. 56 datë 21.11.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit personal shtrëngues “arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Sali Berisha, i biri i Ram-ës dhe i Shiqere-s, i datëlindjes 15.10.1944, lindur në Tropojë, me nr. personal E40701031R, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

2.1. Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: Rruga “Mustafa Matohiti“, Ndërtesa 36, Hyrja l, Nd. 036, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të.

3-Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

4- Mbikëqyrja e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si dhe urdhërimeve të përcaktuara në këtë vendim të kontrollohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

5-Kundër këtij mund të bëhet ankim nga palët, brenda pesë ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Enveristët ekzekutojnë vendimin e policisë gjyqsore të Edvin Kristaq Ramës.

 

Pasi ekzekutuan vendimin e gjykatës, oficerët e policisë gjyqësore janë larguar nga banesa e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Prokuroria i ka dorëzuar urdhrin togës të shoqërimit shkoi në banesë të ish-kryeministrit për të bërë kontrollin nëse ndodhet aty dhe për t’i komunikuar masën.

Prej këtij momenti, Berisha do të vihet në mbikëqyrje policore dhe nuk ka të drejtë të komunikojë me persona jashtë familjes.

Arresti i shtëpisë do të mbikëqyret nga SPAK dhe shërbimet gjyqësore që do të thotë: SPAK u lë detyrë policëve ( që ngarkon një apo dy të tillë) të trokasin çdo ditë në derën e Berishës dhe verifikojnë nëse është aty apo jo.

Orën e vendosin vetë ata; pra nuk rri polici tek dera por e realizon mbikëqyrjen në këtë formë. Efektivi mban shënim nëse Berisha është në shtëpi dhe largohet.


1/10

Në Shqipëri nuk ka drejtësi.GJKKO mori masën e arrestit shtëpiak, ashtu siç po dikton enveristi Edi Rama.

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pasi ndaj tij, GJKKO mori masën e arrestit shtëpiak.

Vendimin, Berisha e quan ‘arrest politik për shkak të urrejtjes, frikës dhe dëshirës për të asgjësuar opozitën.’ Berisha shprehet se ky vendim ndaj tij, do të jetë i përkohshëm.

Reagimi i Berishës: Të nderuar miq, demokratë, shqiptarë kudo ku ndodheni.

Sot ndodhi ajo që të gjithë e dinim, izolimi dhe heqja e të drejtës së fjalës të liderit të opozitës nga narko-regjimi më mafioz i bastardit të ish-xhelatëve shqiptarë Kristaq Rama dhe Spiro Koleka, Edi Ramës që është dhe regjimi diktatorial më i korruptuar në Europë dhe më gjerë.

Kjo masë arresti politik, dëshmi e një hakmarrje politike të verbër të Edi Ramës, nuk shpreh vetëm urrejtjen e tij të trashëguar ndaj kundërshtarit, por mbi të gjitha shpreh frikën, tmerrin që ne të dashur miq i kemi kallur atij deri në palcë dhe botës së tij të krimit me betejën tonë pa kthim.

Ai që mendon se asgjesoi pluralizmin dhe opozitën do ketë fatin që populli opozitar i rezervon armiqve të lirisë, diktatorëve. Të dashur miq, Sali Berisha është dhe do të jetë ai që ka qënë gjithmonë. Me apo pa arrest shtëpie, me apo pa policë tek dera, asgjë nuk do mund ta ndajë dot atë nga ju, jo vetëm demokratë, por edhe shqiptarë kudo që ata ndodhen.

Sali Berisha do të vazhdojë të punojë dhe të luftojë çdo minutë, me të gjitha format dhe mjetet për të rikthyer demokracinë që aktualisht është e shpërfytyruar: Më shumë nga të gjithë që e kupton se litari i kalbur po i këputet është vetë Edi Rama. Unë jam i bindur se sot jemi sëbashku jo thjesht ata demokratë që janë në krah të Sali Berishës, por dhe ata shqiptarë që e ndjejnë dhe e përjetojnë se Shqipëria është në rrezik. Ata janë shumica e qytetarëve të këtij vendi, ndaj a e dini pse fitorja jonë është e padiskutueshme? Është e tillë sepse ata që duan Shqipërinë janë më shumë se ata që duan thjesht Sali Berishën.

Së fundmi, çdo masë që merr ky pushtet ndaj meje dhe opozitës është e përkohshme. Ajo që mbetet e pamposhtur është mosdorëzimi ynë dhe vendosmëria jone që izolimin e opozitës ta kthejmë në betejë lirie dhe në fitore për shqiptarët.

Ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë me moton “O SOT O KURRË” betejën tonë pa kthim edhe më të fortë, të vendosur dhe më me pasion e guxim se kurrë më parë.

2023/12/27

Dubrovnik: Te varri i Tivarasit, skulptor e arkitekt i Manastirit të Deçanit!

 




















Nga Prof.Dr.Jahja Drancolli

Kush ishte Tivarasi?!
Me siguri ka lindur dhe është shkolluar në Tivar, meqë në çdo dokument të zyrës raguzane, ku zihet ngoje ky skulptor dhe arkitekt, përmendet edhe qyteti i tij i lindjes: Antibar, Antiuar, Antibaro, nga del edhe patronimi i tij Tivaras. Gjatë periudhës njëzetëvjeçare, sa ka jetuar dhe vepruar në Raguzë (1327–48), ai u shqua me punën dhe talentin e tij në këtë qytet. Veprat kryesore e Tivarasit, janë mungada e Kuvendit Françeskan në Raguzë, si dhe disa skulptura e ndërtime në kishën e Manastirit të Deçanit. Përveç tyre, ai së bashku me disa mjeshtër të tjerë krijoi edhe disa vepra më të vogla të realizuara në pallate e vila të njohura raguzane.
Sikurse Frat Vita, kryearkitekt i kishës së Manastirit të Deçanit, edhe Miho Tivarasi, gjatë kohës së ndërtimit të kishës së Manastirit të Deçanit (1327-1335), kryente punë të rëndësishme nga arti i skulpturës dhe arkitekturës.
Sipas studiuesit gjerman të historisë së arteve, R. E. Von Edelberger (1884), “mungada (Klaustri) e Miho Tivarasit është monumenti më interesant i ruajtur në Dubrovnik”. Ndërkaq, ngjashmëritë të stilit të tij në Raguzë dhe Deçan, i vërejtën disa studiues të paanshëm të historisë së arteve. Disa vite më pas (1887), Miho Tivarasin e ndeshim edhe në studimin mbi zhvillimin e arteve në bregdetin lindor të Adriatikut, të britanikut, T. G. Jackson (1835-1924), i cili flet për origjinën e tij arbërore: ”Master Mycha, an Albanian of Antivari”.


Mungada e Kuvendit Françeskan të Raguzës dhe pjesë nga arkitektura dhe skulptura e Manastirit të Deçanit, për nga stili janë përpjekje për avancimin praktik të artit romanik në atë gotik. Për model të kluastrit të Kuvendit Françeskan në Raguzë dhe të kishës së Manastirit të Deçanit, Miho Tivarasi mori elemente romanike nga Italia dhe Franca, por gjithnjë duke ofruar freski me elemente të reja gotike, stil që atëbotë kishte filluar të përhapej edhe në pjesët lindore të Adriatikut dhe prej këtej edhe në kishën e Manastirit të Deçanit.

Burimi: Klaustri i Kuvendit Françeskan (klaustar Male Braće), në Dubrovnik dhe mbishkrimi gotik te varri i Tivarasit (Foto, Mr. sc. Ruzhdi Panxha)!

Inceneratori i Tiranës/ Braimllari: Veliaj duhej të ishte i pandehur para organeve të drejtësisë



Kryetari i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka hedhur akuza ndajkryebashkiakut Erion Veliaj.

Ai thotë se Bashkia e Tiranës gjatë drejtimit të Erion Veliajt është kthyer në një strukturë abuzimi në raport me qytetarët.

Sipas tij me faktet për inceneratorin e Tiranës sot Veliaj duhej që të ishte i pandehur para organeve të drejtësisë.

“Fatkeqësisht, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe përfaqësuesit e tij kanë humbur realitetin mbi hallet dhe problemet e përditshme të qytetarëve të Tiranës.  Arroganca dhe papërgjegjshmëria e Erion Veliajt, reflektohet kudo dhe kjo bëhet ende dhe më e ndjeshme në raport dhe me sjelljen e tij me Këshillin Bashkiak. Bashkia e Tiranës gjatë drejtimit të Erion Veliajt është kthyer në një strukturë abuzimi në raport me qytetarët. Në Tiranë, jetesa është e papërballueshme nga taksat dhe tarifat vendore shumë të larta nga korrupsioni i kryetarit të bashkisë dhe zyrtarëve në varësi të tij.”, tha Braimllari.

Braimllari thotë se Tirana është kthyer në kryeqendrën e betonit.

“Tirana është kthyer kryeqendrën e betonit, mungesës së hapërave publike dhe pastrimit të parave të pista nëpërmjet kullave që firmos vetë Erion Veliaj. Tirana sot përballet me çmimet e papërballueshme të apartamenteve. Nëse Erion Veliaj, me gjithë lejet e ndërtimit që ka firmosur, do t’a merrte 3% në metra katrorë ashtu sic thotë ligji, sot do të kishim 1 mijë apartamente për njerëzit në nevojë.  Erion Veliaj është kampioni i premtimeve të pambajtura. Nga deklaratat që nuk do jepte kulla në Tiranë, deri tek premtimi për ujë të pijshëm 24 orë. Megjithë rritjen skandaloze dhe të njëanshmë të çmimit të ujit të pijshëm nga 45 lekë në 65 lekë për metër kub, Tirana sot vazhdon të vuajë në mënyrë të frikshme mungesën e ujit.”, tha ai.

Endrit Braimllari shprehet se  me faktet për inceneratorin e Tiranës Erion Veliaj duhet të ishte i pandehur para organeve të drejtësisë.

“Denoncimi i aferës korruptive të shekullit, të inceneratorit të Tiranës nga Partia e Lirisë një ndër vjedhjet më të mëdha në vend ku Erion Veliaj përfshihet drejtëpërdrejtë.  Bashkia e Tiranës paguan miliona euro nga taksat e qytetarëve për inceneratorin që nuk ekziston. Erion Veliaj është përgjegjësi kryesor për inceneratorin e Tiranës, është ai ideatori, urdhëruesi dhe zbatuesi i këtij projekti korruptiv.  Firma e tij në kundërshtim me ligjin duke marrë kompetencat e këshillit bashkiak, i hapi rrugë koncesionit të inceneratorit.  Me autoritetin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nxjerrë disa urdhra mbi procedurat e inceneratorit të Tiranës. Ka mbi dy vite, që Erion Veliaj nuk dërgon përfaqësuesit e njësisë së zbatimit të projektit për të ndjekur nga afër ecurinë e zbatimit të kontratës.  

Vetëm me këto fakte, sot Erion Veliaj duhet të ishte i pandehur para organeve të drejtësisë. Erion Veliaj në mbledhjen e muajit tetor, hoqi 4.3 milionë euro nga fondi i dedikuar për arsimin dhe i transferoi tek inceneratori i Tiranës që nuk ekziston. Fëmijët do të vazhdojnë të vuajnë mësimin me dy dhe tre turne sepse Veliaj, paratë e dedikuara arsimit i dërgon tek inceneratori.”, shtoi ai.

Kreshnik Spahiu: – Sali Berisha nuk do të bëjë asnjë ditë burg

 


Analist Kreshnik Spahiu, në një lidhje live në “Top Story” tha se gjykimi i Berishës duhet të jetë në një standard.

Spahiu e krahasoi çështjen me atë të Saimir Tahirit, ku tha se “as drejtësia, as Prokuroria, as politika nuk po mbajnë të njëjtin standard.”

“As politika, se në rast se Sajmiri refuzoi kërkesën e Prokurorisë, Berisha po e pranon kërkesën. Gjykimi i Berishës është një standard. Berisha duhet të gëzojë të drejtat për një hetim të rregullt”, u shpreh ai.

Sipas analistit, sipas kësaj logjike, që nga 1919 shkojnë në burg të gjithë kryeministrat që kanë qeverisur, përfshirë këtu edhe Edi Rama, i cili do të procedohet.

“A e dini si është arrestuar Fatos Nano? Për disa konserva peshku. Direkt në kokërr të burgut dhe është keqtrajtuar”, tha Spahiu.

Kreshnik Spahiu tha se Prokuroria ka shkelje, një për shkak se “testoi opinionin publik” dhe e dyta “sepse duhet të mbajë të njëjtin standard për të gjithë që akuzohen për korrupsion pasiv.”

“Edhe Fredi Beleri për 50 mijë lek është në burg, ndërsa për kulla ka shkelje dhe nuk gjykohesh. Kjo që ndërtohet nuk është për të burgosur Berishën po për ta nxjerrë nga politika” tha ai.

“Berisha duhet të nisë një çështje gjyqësore se politikisht e ka humbur betejën. Skema do jetë, Berisha të shkojë në arrest shtëpie për tre vite, të zgjatet gjykimi të konvertohen arresti shtëpiak me arrestin me burg dhe po jua them sot, Berisha nuk do të bëjë asnjë ditë burg, këtë jua them me jetë. Unë them se do deklarohet fajtor, por Prokuroria dhe gjykata do tregohet tolerante”, tha ai.

Misteri i gropës më të thellë të Tokës dhe arsyeja pse u mbyll nga rusët


Misteri i gropës më të 

23 Dhjetor 2023

Ambicia e Kinës në eksplorimin e “puseve super të thella” e ka inkurajuar gjigantin aziatik të hapë një pus 11 kilometra të thellë me qëllim eksplorimin dhe kuptimin më të mirë të nëntokës, si dhe gjetjes së burimeve të naftës. Por, ky nuk është pusi më i thellë në histori.

Bashkimi Sovjetik mori përsipër sfidën e eksplorimit të thellësive të Tokës në vitin 1970, me qëllimin e guximshëm për të arritur thellësinë 15 kilometra. Duke përdorur pajisje shpimi si Uralmash-4E dhe Uralmash-15000, u shpuan disa puse, ku SG-3 ishte më i thelli nga të gjithë. Pas nëntë vitesh punë të palodhur, më 6 qershor 1979 u thye rekordi i thellësisë i vendosur nga pusi Bertha Rogers në Shtetet e Bashkuara, me 9583 metra.

Në vitin 1983, thellësia arriti në 12 000 metra (12 km) dhe shpimi u ndal për një vit për të lejuar specialistët të vizitojnë vendin. Edhe pse gërmimet rifilluan në vitin 1984 me një ritëm më të ngadaltë, një incident fatkeq ndodhi më 27 shtator 1985, kur një pjesë e pusit u shemb dhe 5000 metra tokë u mbushën.

Zhgënjimi ishte i madh, pasi shpimi duhej të rifillonte nga 7000 metra. Megjithatë, me një përpjekje të fundit në vitin 1989, u arrit thellësia mbresëlënëse prej 12 262 metrash. Optimizmi u shua kur, teksa iu afruan qëllimit të 15 mijë metrave, hasën në surpriza të papritura. Temperaturat u rritën në 185°C, dyfishi i parashikimit dhe shkëmbi në ato thellësi doli të ishte më pak i dendur se sa imagjinohej, duke lejuar rrjedhjen e vazhdueshme të baltës dhe hidrogjenit, duke krijuar kushte të pamundura.

Duke pasur parasysh pamundësinë e vazhdimit në kushte të tilla, shpimi u ndal pak para rënies së Bashkimit Sovjetik, duke u mbyllur përfundimisht në vitin 1995. Vrima mbetet e mbyllur edhe sot e kësaj dite.

Arkitektura iliro-epirote: Dodona dhe shkëlqimi që i dha Pirro

 

Dodona. Foto Jaho Brahaj, 2023.


Nevoja për t’u konsultuar me një fuqi shumë më të madhe e më të ditur se ai, e ka shoqëruar gjithmonë njeriun. Orakujt kanë bërë gjithmonë ndërlidhësin mes perëndive dhe njerëzve, për t’u dhënë përgjigje pyetjeve e lutjeve të tyre.

Orakulli i Dodonës, në këmbët e malit Tamaros, u ka shërbyer njerëzve disa shekuj para lindjes së Krishtit, duke u lexuar fëshfërimën e gjetheve të lisit, përmes të cilit Zeusi u jepte zgjidhje dilemave të tyre. 22 km nga Janina e sotme, Dodona ishte në lashtësinë e hershme qendër e adhurimit të perëndisë Zeus dhe orakulli më i vjetër në Greqi. Referenca më e hershme për orakullin e Dodonës është te Iliada e Homerit si qendër pellazgjike. Në ndryshim nga faltoret e tjera të kohës, në Dodonë, fjalët e Zeusit i përcillnin priftëreshat.

“Është faltorja më e rëndësishme e hapësirës iliro-epirote. E krijuar që në prehistori, përmendet nga Homeri si pellazgjike, jo greke. Ishte në një territor jo grek dhe kjo është e pranuar në përgjithësi. Ajo bëhet aktive veçanërisht duke filluar nga shek. 6-5 pes. E përmend Herodoti. Ai thotë se priftëresha e parë, peleide. Ishin gratë fatthënëse, ndryshe nga vendet e tjera, në Delfi p.sh. ose faltore të tjera greke. Këtu ishin gra dhe vetë emri nuk është grek. Peleidet pele të kujton pellazgët, lidhet më tepër me vendin, pavarësisht se Herodoti sipas legjendës thotë se vjen nëpërmjet fenikasve, që sjellin edhe shkrimin në Greqi, vjen nga Teba, nga Egjipti. Këtu flitet për periudhën homerike”, thotë Neritan Ceka, arkeolog dhe historian.

Orakulli vizitohej dhe i drejtoheshin pyetje jo vetëm nga individë, por edhe nga komunitete. Pllakat e shkruara në gjuhën e kohës dëshmojnë ndikimin e gjerë të orakullit të Dodonës.

“Gjuha që përdoret aty është gjuha ekumenike e kohës, greqishtja. Përpjekjet për të gjetur ilirishten, epirotishten, nuk kanë dhënë rezultat. Të gjitha pyetjet që i bëhen orakullit janë greqisht. Fillojnë në shekullin e shtatë e të gjashtë pes. Kur ilirët janë shumë aktivë. Kemi pyetje që i bëhen nga bylinët apo nga banorët e Finiqit”, thotë Ceka.

Sajti antik i Dodonës i ngjan një libri mbi fletët e të cilit është shkruar e rishkruar. Periudha më e ndritshme e qendrës antike të Dodonës mbetet shekulli i tretë para Krishtit, në vitet e sundimit të Pirros së Epirit. Teatri i Dodonës u ndërtua në një shkallë të tillë që të përmbushte ambiciet e mbretit Pirro.

“Format aktive i merr nën sundimin e Pirros. Ajo që shohim ne sot, me vrullin arkitektonik që e karakterizon, është prodhim i kohës së Pirros. Ai duke dashur që mbretërisë epirote t’i japë një simbol të përgjithshëm, të krijojë një qendër ideologjike, investon dhe bëhet ndërtues i teatrit. Ajo që shohim është vepër e Pirros”, thekson Ceka.

Dodona u shkatërrua nga etolët në vitin 219 p.e.s. Fatmirësisht, etolët u pasuan nga Filipi i Pestë i Maqedonisë, që do t’i rikthente menjëherë Dodonës shkëlqimin e humbur.

“Mund të themi se pas këtyre dy shekujve, në vitin 197 pes këtu kaluan trupat e Filipit të 5 të Maqedonisë, që njihen si restaurues. Emri e tij e lidhim edhe me ngushticat e Antigonesë në Këlcyrën e Shqipërisë”, thotë Valter Shtylla, arkitekt, ish-drejtor i Institutit të Monumenteve.

Ardhja e pushtuesve romakë, të udhëhequr nga Emilius Paulus, do të sillte edhe njëherë shkatërrimin e Dodonës në vitin 167 para Krishtit. Ajo do të rindërtohej sërish nga Perandori August në vitin 31 para erës sonë. Në vitin 241 të erës sonë, në Dodonë u mbajt festivali Naia, ndërsa orakulli konsultohej edhe nga perandori Julian përpara fushatave të tij ushtarake kundër persëve.

Pelegrinët mblidheshin rreth tempullit deri në vitet 391-392 të erës sonë, kur perandori Theodosius mbylli të gjithë tempujt paganë, ndaloi të gjitha aktivitetet fetare pagane dhe preu lisin e lashtë në shenjtëroren e Zeusit.

Teatri është njëri prej simboleve të qendrës arkeologjike të Dodonës. Aktualisht në proces restaurimi, ai konsiderohet në Greqi si teatri që u ka rezistuar më mirë shekujve. Ndërtimi i teatrit lidhet direkt me mbretërimin e Pirros së Epirit dhe organizimin e Lojërave Naia që mendohet se u mbajtën për herë të parë gjatë sundimit të tij, për t’u kthyer në të njëjtën skenë pesë shekuj më vonë.

“Veç tempullit, një qendër është teatri antik i Dodonës, i cili është i ruajtur në gjendje të mirë. Është i madh, me kapacitet 18 mijë spektatorë. Me kalimin e shekujve u është nënshtruar faktorëve shkatërrues, por deri në ditët tona ka ardhur me dëmtime të ndryshme. Konkretisht ne konstatuam se shkallarja i ishte nënshtruar një procesi restaurimi. Po punohet për zëvendësimin e pjesëve ulëse. Me krijimin e kësaj pune, ky teatër do të fitojë një gjendje të këndshme, do t’i afrohet veprës origjinale. Është ndjekur një teknikë restaurimi e mirëfilltë, po zëvendësohen ata elementë që janë shkatërruar nga faktori kohë”, thotë Shtylla.

Shkallët e teatrit të ndërtuar nga Pirro i Epirit u bënë shumë shekuj më vonë skena e një prej tragjedive më të njohura të Sofokliut. Filmi “Edipi Mbret” u xhirua aty në vitin 1968.

Teknika e ndërtimit të teatrit të Dodonës është e ngjashme me atë të fortifikimeve antike si qyteti i dikurshëm i Bylisit dhe fazat e hershme të kalave ilire.

“Funksioni i teatrit ishte më solid, prandaj gurët i shohim më të përpunuar për të mbajtur një strukturë më me peshë. Të njëjtën teknikë ndërtimi e hasim te kalaja e Shkodrës. Faza e parë e kalasë së Beratit, në Butrint, në Apolloni, në Durrës, në fazën parabizantine. Pra në të gjitha fortifikimet antike, Bylisi”, thotë Shtylla.

“Teknika është globale e kohës. Vjen nga Greqia, punimi me kolona. Modelet merren nga Greqia. Kemi lidhje të thatë, pa llaç. Nganjëherë bëhet lidhje me plumb. Janë ndërtime solide sepse nuk zhvillohen në lartësi” , thotë Ceka.

Ngjashmëria e Bylisit me Dodonën flet për një nënkulturë të re, që frymëzohet nga kultura greke, por ruan disa karakteristika individuale. Mjeshtrat që lëviznin në hapësirën iliro-epirote kanë lënë pas elementë tipikë të kësaj nënkulture që i shohim si te teatri, edhe te tempujt.

“Ai që ka ndërtuar teatrin e Dodonës duhet të jetë pasardhësi i atij arkitekti që 10 vjet më vonë rreth 270-260 ndërton teatrin e Bylisit. Ka të njëjtin model me hyrje ballore, që transmeton teknologjinë e teatrit të Magna Grecias, jo teatrit klasik grek. Pra kemi teatrin tipik të Italisë së Jugut, që i ngjan teatrit të sotëm. Ajo që të surprizon, tempulli i Zeusit është një ndërtesë e vogël. Të gjithë tempujt atje janë tempuj që përsërisin tipologjinë e këtij grupi arkitektësh. Edhe atje edhe në Iliri nuk kemi tempuj të mëdhenj si tempujt tipikë grekë. Janë tempuj prostil, ku rëndësi ka oborri.  Kemi zhvillimin e një kulture periferike me Greqinë, që frymëzohet prej saj, por ka identitetin e vet sepse punohet nga arkitektë ilirë dhe epirotë dhe është pjesë e këtij qytetërimi që ne e kemi konsideruar si qytetërimi iliro-epirot”, thotë Ceka.

Epiri si fuqi botërore e kohës ndikoi në zhvillimin e arkitekturës së Ilirisë së Jugut. Por ndërsa një pjesë të këtyre gjurmëve i mbuloi koha, lidhja e fortë mes kulturave, që vijoi edhe në shekujt e mëvonshëm, do të përcaktonte zbulimin e vetë Dodonës në vitin 1873. Gërmimet e para në Dodonë mbajnë firmën e Kostandinos Karapanos, bashkëkohës i Ismail Qemalit.

“Dodona u identifikua nga Ismail Qemali që ishte nxënës në gjimnazin Zosimea, ia tha Karapanosit që u bë arkeolog dhe me këtë kujtesë u bënë gërmimet e para”, vë në dukje Ceka.

Gërmimet nxorrën në dritë objekte si statuja bronzi, armë, monedha dhe mbi 4 mijë pllaka plumbi, ku shkruhen pyetjet dhe shqetësimet e njerëzve për tregtinë, borxhet, pronën, shëndetin, kujdesin për fëmijët, martesat etj. Ato mbeten një dritare nga e cila mund të shohësh Epirin përgjatë shekujve, praktikën fetare, historinë politike, historinë e dialekteve dhe ndryshimin e strukturave sociale.

Gjuha më e vjetër në botë është 5000 vjeqare dhe ajo është Tamilishtja ndërsa gjuha sanskritisht është prej më shumë se 3000 vjetësh



Njohuritë e grumbulluara mund të humbasin shpejt, për shembull për shkak të metodave të vjetëruara të regjistrimit, që nuk i përdor më sot askush. Informacioni në një disketë apo në një disk mbetet i padobishëm, kur mungojnë pajisjet përkatëse për t’i dëgjuar. Kësaj i shtohet edhe fakti që gjuha dhe shkrimi zhvillohen vazhdimisht, saqë edhe informacioni i një libri – që gjithsesi mund të hapet – bëhet i pakuptueshëm. Është gati e pamundur të arrish në informacione, që nuk janë të shkruara askund dhe të jenë ruajtur për pasardhësit.

Kush shkruan, mbetet

Prandaj është aq e vështirë, t’i përgjigjesh pyetjes, se cila është gjuha më e vjetër e botës. Gjuhët mund të transmetohen nga brezi në brez me shekuj, por bien në harresë, nëse nuk kanë lënë gjurmë me shkrim.

Vetëm gjuha e shkruar lë gjurmë që dokumentohen. Dhe vetëm kur është shkruar mbi një material, që i ka rezistuar kohës. Shkrimet mbi materiale organike, si për shembull lëvore, kryesisht kanë humbur, ndërsa tekstet mbi gurë ose argjilë ndonjëherë janë ruajtur për mijëra vjet. Nëse ne jemi sot në gjendje edhe t’i lexojmë dhe t’i kuptojmë, është diçka tjetër.

Dëshmitë më të vjetra të shkruara

Si dokumentet më të vjetra të gjuhës së shkruar cilësohen shkrimet kuneiforme, ku shenjat në formë pyke janë shtypur mbi pllaka të buta argjili. Shkrimet më të vjetra të njohura kuneiforme rrjedhin nga sumerët, që u zhvilluan prej shekullit të katërt p.e.s. në Mesopotani, në “territorin ndërmjet lumenjeve” Eufrat dhe Tigër (në Irakun e sotëm).

Tekstet datojnë nga periudha rreth vitit 3.200 p.e.s. Eposi i Gilgameshit është vepra më e njohur e gjuhës sumere. Gjuhët kuneiforme kanë qenë vendimtare edhe për zhvillimin e mëvonshëm të shkrimeve evropiane.

Cila është gjuha më e vjetër në botë?

Hieroglife hetite

Pothuajse aq të vjetra janë edhe hieroglifet egjiptiane, që janë shkruar në varrin e faraonit Seth-Peribsen, 2775-2650 p.e.s duke u ruajtur kështu për pasardhësit. Fjalia e gjetur aty: “Ai ka bashkuar të dy vendet për djalin e tij, mbretin e dyfishtë Peribsen” konsiderohet nga ekspertët si fjalia më e hershme e shkruar plotësisht.

Shkrimi është ruajtur, por ne vetëm mund të imagjinojmë, se si kanë tingëlluar gjuhët më të vjetra të shkruara, sumerishtja, akadishtja dhe gjuha e Egjiptit të lashtë. Sepse të tria gjuhët janë zhdukur, ato nuk përdoren më dhe nuk kanë pasardhës të gjallë.

Diversiteti gjuhësor në mbarë botën

Në mbarë botën sot ka 7.100 gjuhë, nga të cilat 40% janë të rrezikuara të zhduken. Disa gjuhë fliten nga më pak se 1.000 vetë dhe ekziston rreziku që ato të zhduken pas disa brezash. Kjo do të nënkuptonte humbjen e një pjesë të qenësishme të identitetit kulturor.

Nga ana tjetër ka 23 gjuhë, të cilat i përdor më shumë se gjysma e popullsisë së botës. Dhjetë gjuhët më të folura në mbarë botën janë anglishtja, gjuha kineze (mandarin), spanjishtja, hinduishtja, arabishtja, frengjishtja, bengali, rusishtja, portugalishtja, urdu. Në vendin e dymbëdhjetë vjen gjermanishtja.

Dokument në sanskritisht që ekziston prej më shumë se 2.500 vjetësh

Ndërsa gjuhët më të vjetra të shkruara janë zhdukur, disa gjuhë shumë të vjetra vazhdojnë të jetojnë ende sot, si për shembull gjuha tamile, e cila nga shumë gjuhëtarë konsiderohet si gjuha më e vjetër në përdorim.

Gjuha tamile është njëra nga  22 gjuhët zyrtare të Indisë dhe flitet në Indinë jugore dhe Sri Lanka nga afro 85 milionë vetë. Shkrimet e hershme tamile datojnë nga shekulli V p.e.s. Megjithatë analiza e Tolk?ppiyam, një teksti gramatikor në gjuhën tamile, lë të kuptosh se gjuha tamile duhet të jetë së paku 5.000 vjeçare, por sot thuajse nuk flitet. Shënimet më të vjetra në Sanskritishte ekzistojnë prej më shumë se 3000 vjetësh, janë tekste hinduiste të përpiluara midis viteve 1.500 dhe 1.200 p.e.s. të shkruara si veda, përmbledhje tekstesh fetare. Ajo ka qenë kryesisht një gjuhë dijetarësh, e përdorur në tekstet e vjetra indiane, në shkrimet fetare dhe në veprat letrare. Megjithatë nga sanskritishtja e kanë origjinën shumë gjuhë moderne të Indisë dhe si dialekte rajonale.

Gjuha kineze është një nga gjuhët më vjetra në botë e folur në vazhdimësi dhe që përdoret sot nga më shumë se një miliardë vetë. Rrënjët e gjuhës mund të gjurmohen deri në mijëra vjet më parë. Ajo supozohet të ketë dalë rreth 4.500 vjet më parë nga Proto-Sino-Tibetianishtja, e cila konsiderohet si paraardhëse e gjuhëve birmaneze dhe tibetiane. Gjetjet më të vjetra të gjuhës së shkruar kineze konsiderohen mbishkrimet mbi guaskat e breshkave dhe eshtrat e kafshëve, të cilat janë rreth 3.300 vjeçare.

Ndër gjuhët më të vjetra, që fliten ende, bën pjesë edhe hebraishtja dhe arabishtja. Rrënjët gjuhësore të këtyre dy gjuhëve afro-aziatike shkojnë në 10.000 deri 20.000 vjet më parë, megjithëse gjetjet më të hershme të shkruara të këtyre dy gjuhëve datojnë “vetëm” rreth 3000 vjet më parë.

A ka pasur një gjuhë të parë të përbashkët?

Edhe pse nuk mund të gjenden prova të shkruara, njerëzit kanë pasur sisteme komplekse komunikimi, që i kanë lejuar ata të komunikojnë për mijëra vjet. Ekzistojnë teori të ndryshme gjuhësore për origjinën e gjuhës njerëzore, por asnjëra prej tyre nuk është e vërtetuar plotësisht.

Gjuha njerëzore mund të ketë lindur nga një kombinim faktorësh, duke përfshirë zhvillimin kompleks të trurit, ndërveprimin social dhe nevojën për bashkëpunim në gjueti dhe mbledhjen e ushqimit. Gjuha mund të ketë dalë me kalimin e kohës nga kombinimi i gjesteve të duarve dhe lëvizjeve të trupit.

Ekziston edhe teoria se dikur ka ekzistuar një e ashtuquajtur “protogjuhë”, një gjuhë e përbashkët parahistorike, nga e cila kanë rrjedhur të gjitha gjuhët moderne me kalimin e kohës. Megjithatë nuk ka prova të mjaftueshme se një gjuhë e tillë e përbashkët universale ka ekzistuar ndonjëherë.

Diversiteti përmes izolimit dhe migrimit

Ka më shumë gjasa që shoqëritë parahistorike të kenë patur shumë gjuhë dhe dialekte të ndryshme rajonale, të ngjashme me sot. Diversiteti i gjuhëve njerëzore u zhvillua me kalimin e kohës përmes izolimit gjeografik, shkëmbimit kulturor dhe migrimit.

Kur grupet e njerëzve u ndanë dhe u ekspozuan në mjedise të ndryshme, gjuhët e tyre u zhvilluan në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. Kjo çoi në krijimin e morisë së gjuhëve që kemi sot.

Terminologjia Ushtarake Flori Bruqi Fjalorët terminologjikë dhe termat ushtarake në gjuhën shqipe Leksiku dhe terminologjia ushtarake në gjuhë të ndryshme kanë shoqëruar në të gjitha epokat zhvillimet e shkencës e të teknikës ushtarake, tërë dukuritë ushtarake dhe janë pasqyruar në fjalorët përkatës. Si fjalor i parë i këtij tipi vështrohet fjalori i botuar në Londër më 1557 me autor Xhorxh Polmen me diçiturë: “të gjitha betejat më të dëgjuara që janë zhvilluar në shekullin tonë në gjithë botën si në det, ashtu edhe në tokë ….”. Pas këtij botimi numri i fjalorëve terminologjikë ushtarakë në gjuhë të ndryshme erdhi gjithnjë duke u shtuar. Në rrjedhën e kohës termat ushtarakë kanë pësuar ndryshime të vijueshme nga një epokë në tjetrën, në përputhje me dialektikën e zhvillimit të këtyre shkencave në kushte të caktuara politike dhe ekonomike-shoqërore. Në këtë rrugë është zhvilluar edhe terminilogjia ushtarake e gjuhës shqipe. Megjithatë, ajo ka veçoritë e saj. Vendi ynë është shkelur për një kohë të gjatë nga armiq të shumtë e nga më të egrit që ka njohur historia, si romakët, bizantinët, osmanët, serbët, grekët, austrohungarezët, italianët, gjermanët etj. Të gjithë këta pushtues kanë synuar ta zhduknin kombin tonë nga faqja e dheut dhe, për të realizuar këtë objektiv, në radhë të pare janë munduar të zhduknin gjuhën tonë amëtare, në këtë kuadër edhe leksikun e terminologjinë ushtarake, për të shuar çdo traditë luftarake të popullit shqiptar. Aq më tepër që në kushtet e pushtimit tek ne nuk ekzistonte ushtria e rregullt, institucionet e saj dhe letërsia ushtarake në gjuhën shqipe. Si pasojë, në gjuhën tonë hynë mjaft fjalë dhe terma ushtarakë të pushtuesve, veçanërisht termat ushtarakë të turqishtes dhe, nëpërmjet saj, edhe të arabishtes e persishtes. U desh puna e madhe dhe qëndresa e paepur e rilindësve dhe e brezave të mëvonshëm që të nxirreshin jashtë gjuhës sonë këta terma dhe të përtëriheshin termat ushtarakë shqip. Në rrugën e tyre shumë të vështirë, por të lavdishme rilindësit hodhën themelet e para të terminologjisë ushtarake në gjuhën shqipe. Për këtë ata u mbështetën në gjuhën e gjallë e të pasur të popullit dhe në mundësitë e gjera të shqipes për të formuar fjalë-terma me mjetet e veta. Megjithse edhe sot e kësaj dite ka ende ndonjë orientalizëm, që përdoret në terminologjinë ushtarake të shqipes, si bori, borizan, çizme, dylbi, fishek, fitil, hendeklidhje, top, xhep zjarri etj., në ndryshim me terminologjitë ushtarake të disa gjuhëve të tjera ballkanike, në gjuhën shqipe ata janë të papërfillshëm, ndonëse kanë qenë nga huazimet më të hershme e më të shumtat. Ato janë zëvendësuar me fjalë nga brumi i shqipes dhe pjesërisht me terma neolatinë. Pas Shpalljes së Pavarsisë më 28 nëntor 1912, kur u krijua shteti i ri shqiptar dhe Ushtria Kombëtare Shqiptare, në Shtabin Madhor të saj u ngrit për herë të parë në historinë e Forcave tona të Armatosura dhe në ato vite të vështira lufte e përpjekjesh, Komisioni i Terminologjisë Ushtarake. Ky komision në të cilin u aktivizuan personalitete me kulturë të gjerë ushtarake e gjuhësore, që zotëronin disa gjuhë të huaja dhe që njihnin mirë edhe gjuhën shqipe, si Mustafa Maksuti (Shehu), Kamber Sejdini etj., bëri përpjekje serioze dhe punë të lavdërueshme për krijimin e termave ushtarakë shqip dhe për shqipërimin e kufizave të ushtrisë, siç i quanin ata, sepse momenti historik e kërkonte që edhe në fushën e termave të kishin origjinalitet, mëvetësi, rilindje. Me përpjekjet e këtyre forcave filluan të hidhen bazat e një terminologjie të re ushtarake të gjuhës shqipe në kuptimin e vërtetë të fjalës. Në vargun e termave të krijuara prej tyre bëjnë pjesë komanda ushtarake, emërtime të pjesëve të armëve, të veprimeve me zjarr dhe të organizimit ushtarak si: gatitu!, qetësohu!, eja në radhë!, tetësh (për skuadër), tog(ë), tubë, trumbë (për kompani), griq (për batalion), sogorië (për regjiment), ushtrer (për gjeneral), deter (për admiral), epror, depror, gjilpërë, këmbëz (e shkrepjes), shënjestër, siguresë, klith (për bori) e klithtar (borizan) e dhjetëra të tjera. Në gazetën “Liria e Shqipërisë”, që botohej në Sofje, më 29 korrik 1913, në artikullin “Kufizat e ushtrisë” u botua një listë me 26 terma shqip-turqisht. Ndërsa në revistën “Zgjimi” të Korçës, në numrat 2 e 3 të vitit 1913, u botua një listë me 315 terma e togfajlësha terminologjikë ushtarakë. Në vitin 1916 në Konstanca (Rumani) u punua Fjalori i ushtrimeve ushtarake të emërtuar “Përvuajtjet vetmore” me 315 komanda dhe ushtrime stërvitore. Në Ushtrinë Mbretërore vijuan përpjekjet për pasurimin e mëtejshëm dhe kodifikimin e termonologjisë ushtarake. U botuan dy fjalorë të emërtuar: “Terminellogji ushtarake” (shqip-shpjegues-italisht dhe italisht-shqip) me 700 terma (Tiranë, 1932) dhe “Manual bisedimi me landë ushtarake” (shqip-italisht-jugosllavisht) me 1350 fjalë e shprehje (Tiranë, 1933). Gjithashtu në rregulloret dhe botimet ushtarake bashkëngjiteshin edhe lista termash ushtarakë. Në periudhën 1939-1944 në terminologjinë ushtarake u futën edhe terma të huaj, sidomos italianizma, që kanë të bëjnë me administratën, organizimin, teknikën, armatimin, detarinë etj., p.sh. akostim (për bregëzim), arrest (për ndalim), dragaminë (për minaheqëse), inkuadrohem (për rreshtohem), inkursion (për sulm i befasishëm), karikator (për krehër fishekësh), kolpo (për goditje), komanda tapa (për komandë e grumbullim-shpëndarjes së ushtarakëve), salutoj (për përshëndes), salva (për përshëndetje artilerie), korrier (për lajmëtar) etj. Por lindja e një ushtrie të re dhe e një arti të ri ushtarak në zjarrin e LANÇ-it solli edhe lindjen e zhvillimin e një terminologjie të re ushtarake. Në dokumentet e SHP dhe KP të UNÇSH, që kanë të bëjnë me drejtimin e veprimeve luftarake të formacioneve partizane, u përdorën shumë terma të rinj si nga forma dhe përmbajtja, sepse ata emërtonin dhe shprehnin nocione të reja të një ushtrie popullore revolucionare, krejt të kundërt me ushtritë pushtuese fashiste. Nga ana tjetër, angazhimi i gjerë i masave popullore në luftë për çlirimin e Atdheut dhe të përjetuarit e situatave luftarake prej tyre, bëri, si të thuash, që “gjuha” e UNÇSH të përvetësohej për pak kohë nga i gjithë populli ynë. Kështu hynë në lidhje terminologjike-semantike sistemore, u përhapën shpejt dhe u bënë masiv termat: aradhe partizane, bazë partizane, brigadë sulmuese, grup vullnetar, Komandë e Përgjithshme e Shtabit Madhor, luftim nate, luftim në qytet, zonë operative, plan operativ, rojë partizane, shiprt sulmues etj. Pas çlirimit UNÇSH u shndërrua në një ushtri bashkëkohore. Ajo u zgjerua me lloje forcash, armësh e shërbimesh të reja dhe u pajis me teknikë dhe armatime të kohës. U krijuan institucione ushtarake, shkolla e kurse kualifikimi për oficerë, u dërguan me qindra oficerë në ish-BS për t’u specializuar në profile të ndryshme, filloi botimi në shkallë të gjerë i letërsisë ushtarake, si rregullore, tekste mësimore, udhëzues, albume, revista, gazeta etj. Në vijim të traditës së mëparshme, u zgjerua shumë sasia e nocioneve dhe e emërtimeve ushtarake me terma që shënojnë: nocione të përgjithshme ushtarake, si: art ushtarak, betejë vendimtare, doktrinë ushtarake, e drejta e luftës, ligjet e luftës, mësymje e përgjithshme etj.; nocione dhe emërtime të organizimit ushtarak të FA: armatë, artileri tokësore (bregdetare, kundërajrore), bateri, batalion, brigadë, grupim, korpus etj.; mjete luftarake, armatime e municione të ndryshme: aeroplan, anije, automatik, autoblindë, flakëhedhëse, granatëhedhëse, nëndetëse, obus, raketë, silur etj.; njeriu që kryen një punë a funksion të caktuar në ushtri ose që përdor një armë a mjet të dhënë: anijedrejtues, aviodrejtues, fluturues, kufitar, nënujës, zhytës etj.; mjete teknike, pjesë të mekanizmave të armëve ose procese të ndryshme: antenë, bashkues, busull, djep luajtës, dhëmb ndalues, flakëshuese, mosshkrepje etj.; format ose mënyrat e ndryshme të luftimit: dinamikë e luftimit, dyluftim, kundërgoditje, kundërmësymje, kthesë luftarake, lidhje zjarri etj.; vendin e përqendrimit të forcave, e vendosjes së komandave: bazë nisjeje, brez mbrojtjeje, kryeurë, nyjë kundërtanke, pikëmbështetje, vendkomandë etj.; komanda e raportime ushtarake, përshëndetje ushtarake: armë mbush!, eja në radhë!, tek armët! etj.; cilësi e dinamizëm të veprimeve luftarake: aftësi mbrojtëse, befasi, dinakëri luftarake, manovrueshmëri etj. Terminologjia jonë ushtarake tashmë është formuar e funksionon si sistem. Qartësimi, diferencimi dhe saktësimi i nocioneve në këtë sistem është bërë shkallë-shkallë, nga një periudhë në tjetrën, në përputhje me zhvillimin e mendimit dhe të praktikës ushtarake shqiptare. Veçanërisht në fillim të viteve ’60-të të shekullit të kaluar u ndie e nevojshme të rivështrohej më gjerë dhe në mënyrën më tërësore gjendja e saj, madje nga autorë të veçantë u bënë përpjekje edhe për kodifikimin e pjesshëm të saj, duke hartuar dhe botuar dy fjalorë shpjegues për termat e artilerisë dhe termat taktiko-operativë. Këto përpjekje vijuan pa ndërprerje sidomos në vitet ‘80-të e në vazhdim. Krahas studimeve teorike në këtë fushë, në Akademinë e Mbrojtjes filloi puna e organizuar shkencore për përpunimin sistemor, shqipërimin dhe kodifikimin tërësor të terminologjisë ushtarake, duke i dhënë asaj fytyrë kombëtare. Për këtë qëllim u vol letërsia ushtarake nga rilindja deri në ditët tona dhe u ndërtua një kartotekë shkencore me rreth 200.000 skeda. Mbi këtë bazë, me komisione specialistësh e gjuhëtarësh, qoftë edhe nga autorë të veçantë, janë hartuar deri tani 25 fjalorë dy e shumëgjuhësh, që rrokin rreth 67.000 njësi terminologjike, prej të cilëve 22 janë në dorë të lexuesit ushtarak (shih listën) dhe 3 ende nuk janë botuar. Ndërkohë është punuar për hartimin e serisë së fjalorëve shpjegues të termave ushtarakë, por ende nuk kanë gjetur dritën e botimit për shkaqe financiare. Ky fond termash përbën një rezervë të konsiderueshme për pasurimin e mëtejshëm të Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe në një ribotim të ardhshëm, sidomos me shkurtesa. Në Fjalorin e shqipes së sotme (2002) nga fusha e leksikut dhe e terminologjisë ushtarake janë përfshirë mbi 2.000 fjalë e terma, nga të cilat 700 fjalë shënuese dhe 1300 togfjalësha. Po ashtu janë botuar një varg artikujsh shkencorë për problemet e terminologjisë ushtarake në Revistat: “Gjuha Jonë”, “Studime filologjike”, “Perla”, ”Mbrojtja”, “Detaria”, në Revistën Ushtarake dhe në gazeta. Kësaj pune i ka prirë edhe studimi monografik “Terminologjia ushtarake e shqipes”, botuar në vitin 1993. Si rrjedhim i kësaj pune të kryer, mund të themi me bindje se termimologjia ushtarake e shqipes ka marrë fizonomi të plotë kombëtare dhe pasqyron në vetvete të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur në fushën e mbrojtjes dhe të modernizimit të FA. Megjithatë, puna e bërë deri tani për shqipërimin e saj nuk duhet vështruar si detyrë e përfunduar. Terminologjia jonë ushtarake ka ende në përbërje terma të huaj të panevojshëm, që vijojnë të përdoren si sinonime të termave të rinj të shqipëruar; ka gjithashtu edhe ndonjë term të papërshtatshëm. Aty-këtu vihen re edhe ngurrime nga disa organe e kuadro të veçantë për të përdorur terminologjinë ushtarake shqipe dhe normën e njësuar të saj. Pastaj, krahas huazimeve të mëparshme të panevojshme e plotësisht të zëvendësueshme me fjalë të shqipes, vitet e fundit në terminologjinë tonë ushtarake vërehet depërtimi i anglicizmave vend e pa vend dhe prirja e shtimit të tyre (si fusha më e ndikueshme në kuadrin e NATO-s), madje edhe e neolatinizmave të tjerë nëpërmjet anglishtes. Të tillë janë, p.sh. brifing (për instruktim, trajtesë informim), fidbek (për 1. rikthim, 2. lidhje e kundërt), impakt (për 1. ndikim, 2. goditje), lidership (për udhëheqje, drejtim), lider (për drejtues, udhëheqës), kamping (për fushim), menaxhim e menaxher (për administrim e administrator), staf (për shtab, organ, ekip), implementoj (për zbatoj, realizoj, përmbush), task force (për forcë operative), e shumë të tjerë, si dhe të neolatinizmave: interaktivitet e interoperativitet (për ndërveprim), komunalitet (për përbashkësim a njësim i modeleve të armatimit), obligim(për detyrim), primar (për parësor a në plan të parë), operacional (për operativ), aset (për mjete e pajisje), atraktiv (për joshës, tërheqës), alokim (për ndarje e fondeve), prioritete (për përparësi), duel (për dyluftim), prezencë e prezent (për prani e i pranishëm), komponent (për përbërës), superioritet (për epërsi), konfuzion (për pështjellim, rrëmujë), rezistencë (për qëndresë), influencoj (për ndikoj), marr në konsideratë (për marr parasysh), fleksibël (për elastik), multinacional (për shumëkombësh-e), inflitrim (për depërtim, ndërfutje), eksfiltrim (për dalje nga rendimi i luftimit). Këta terma e shumë të tjerë që po futen pa kriter në ligjërimin e përditshëm, në dokumentet e rëndësishme zyrtare e sidomos në organet e shtypit ushtarak, nuk janë as ndërkombëtarizma, as të karakterit teknik e teknologjik për të cilat do të mund të ndihej nevoja në terminologji, si b.f. radar, sonar, lazer, kompjuter, internet, bit etj.. Kjo dukuri shpegohet me faktin se oficerët shqiptarë vitet e fundit kanë kryer në nënyrë masive dhe vazhdojnë të kryejnë në kuadrin e NATO-s akademitë e shtabeve të larta dhe kurse disamujore të anglishtes në SHBA, Kanada, Angli, Francë, Holandë, Itali, Greqi dhe Turqi. Të ndikuar nga trysnia e anglishtes, të cilën oficerët tanë e përdorin dendur në takimet e shpeshta dhe në stërvitjet e parbashkëta të NATO-s në territorin shqiptar dhe në shtetet partnere, dhe duke mos njohur mirë gjuhën shqipe, ata futin në masë anglicizma në terminologjinë ushtarake të shqipes (shumë më tepër nga ç’qenë futur dikur rusizmat në vitet ’50, ’60-të të shek. XX) dhe ushtrojnë trysni për përdorimin e tyre me pretekste nga më të ndryshmet. Kjo trysni dhe konceptet e shtrembra lidhur me terminologjinë ushtarake kombëtare, çka është një hap prapa lidhur me punën e bërë, siç u referua më lart, përbëjnë një dukuri negative, që duhet mënjanuar sa më parë nga institucionet mësimore, shkencore dhe administrative të Ushtrisë sonë. Kërkesa për një normë të përcaktuar e të njësuar është themelore për terminologjinë ushtarake. Në kohën tonë terminologjia ushtarake e shqipes po merr gjithjnjë e më shumë karakter të qëndrueshëm, të përcaktuar. Megjithatë, në disa raste ajo paraqitet ende e lëkundshme, e panjësuar. Kjo është një dukuri krejt e papëlqyeshme në terminologji, veçanërisht në terminologjinë ushtarake, ku kërkohet përpikëri e lartë në të gjitha format e komunikimit. Çdo luhatje në këtë fushë është me pasoja. Prandaj ajo duhet ngulitur e zbatuar me rreptësi në tërë veprimtarinë ushtarake të FA. Për t’u dhënë zgjidhje problemeve dhe pyetjeve që lindin në këtë fushë të terminologjisë dhe për të mbikëqyrur zbatimin e normës termiologjike në të gjitha botimet ushtarake, një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe shërbimi këshillimor terminologjik i Ushtrisë. Prania e një sasie mjaft të madhe njësish leksikore të shkurtuara përbën një nga tiparet më karakteristike të leksikut dhe të terminologjisë ushtarake. Shkurtesat gjejnë një përdorim të gjerë në ligjërimin e ushtarakëve, sidomos në dokumentet që hartojnë, ku kërkesa e shkurtesisë dhe e ngjeshjes (dendësimit) së informacionit është mbizotëruese. Kjo shpjegohet si me zhvillimin e lartë të teknikës së informacionit në kohën tonë, ashtu edhe me vetë natyrën e karakterit dinamik të veprimeve luftarake, të cilat zhvillohen me shpejtësi të madhe e të rrufeshme, ku ekonomizimi i kohës dhe fshehtësia e drejtimit dhe e zhvillimit të tyre marrin rëndësi të veçantë. Prandaj mbledhja, sistemimi dhe studimi i ligjësive të ndërtimit dhe funksionimit të shkurtesave ushtarake është domosdoshmëri në këtë fushë. Të gjithë fjalorët terminologjikë ushtarakë që janë botuar gjer tani, janë pajisur me shtojca të shkurtesave përkatëse. Gjithashtu është botuar një fjalor i shkurtesave dhe akronimeve të NATO-s në gjuhën shqipe (1999) me 8.000 shkurtesa e akronime. Nisur nga dinamika e zhvillimit të fondit leksikor, e ndryshimeve në përmbajtjen kuptimore të termave, e mënyrave dhe e mjeteve të formimit të tyre, e klasifikimit të termave të huazuar dhe e rrugëve të ndjekura për shqipërimin e tyre, mund të përcaktojmë edhe prirjet kryesore në zhvillimin e sistemit të terminologjisë ushtarake në kohën tonë, siç janë: prirja drejt përsosjes së sistemit të tanishëm të kësaj terminologjie, e cila në rrafshin gjuhësor çon në kufizimin e mëtejshëm të dukurive negative të shumëkuptimësisë (polisemisë) dhe të sinonimisë, d.m.th. të dysorëve terminologjikë; prirja e forcimit të simetrisë në mes të tipave fjalëformues; kjo duket mjaft mirë në fushën e formimeve me parashtesa të kundërkuptimshme e mohuese dhe me temat përbërëse antonimike (p.sh. gjoksmbrojtëse-shpinëmbrojtëse, flakëhedhëse-flakëshuese etj.); prirja drejt sintetizmit, që pasqyrohet sidomos në formimet me ndajshtesim (me parashtesa e prapashtesa) dhe me kompozim (bashkim temash) që janë rrugët kryesore për pasurimin e terminologjisë ushtarake me vetë mjetet e shqipes; prirja për të ngritur në terma fjalë të leksikut të përgjithshëm dhe, anasjelltas, kalimi i shumë termave ushtarakë në leksikun e përgjithshëm si rezultat i përdorimit të tyre edhe jashtë sferës ushtarake, çka flet më së miri për bashkëveprimin dhe lidhjet e ngushta të terminologjisë ushtarake me gjuhën e përgjithshme letrare. Nga analiza e bërë për terminologjinë ushtarake dhe nxjerrja e përfundimeve të përgjthshme për gjendjen e tanishme e prirjet e zhvillimit të mëtejshëm të saj, mund të përcaktojmë edhe disa detyra për të ardhmen, siç janë: -Të thellohet puna për pastrimin e vijueshëm të kësaj terminologjie, sidomos nga anglicizmat, duke vijuar hartimin e fjalorëve terminologjikë të llojeve të forcave, të armëve dhe shërbimeve dhe duke bërë përpjekje sistematike për të ngritur më tej cilësinë e tyre. -T’i kushtohet vëmendje e veçantë studimit të problemeve teorike që dalin lidhur me njësimin (standardizimin), bashkërendimimin dhe shqipërimin e termave, me ndërtimin e funksionimin e sistemit të shkurtesave dhe hartimin e fjalorëve përkatës, me ballafaqimin e sistemeve terminologjike etj. -Puna për terminologjinë ushtarake duhet të vijojë pa ndërprerje. Model për këtë na shërben veprimtaria praktike e Agjencisë së Terminologjisë Ushtarake të NATO-s në Bruksel, ku për çdo miratim termi të ri bëhet mbledhje plenare e Komitetit të Përfaqësuesve të të gjitha shteteve pjesëmarrëse në NATO dhe pastaj pothuaj çdo vit bëhet njotimi zyrtar në formë broshure për heqjen e termave të papërshtatshëm dhe vendosjen e termave të rinj. Si në çdo fushë tjetër të jetës, të shkencës dhe të teknikës, edhe në ushtri ndodhin vazhdimisht ndryshime, futen në zbatim metoda, teknika e taktika të reja, prodhohen armë e mjete luftarake të sofistikuara e nga më të përkryerat, të cilat kanë terminologjitë e tyre. E kjo terminilogji e re që do të futet në ushtri dhe që do të zgerojë më tej sistemin e nënsistemet e saj, është e nevojshme të ndiqet, të skedohet, të studiohet dhe të futët në fjalorët përkatës terminologjikë, të cilët do të pasurohen e do të ribotohen përsëri në të ardhmen. Prandaj është detyrë e përhershme e organeve dhe e institucioneve ushtarake që, në bashkëpunim të ngushtë me sektorët përkatës të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë, të ndjekin hap pas hapi dinamikën e zhvillimeve në këtë sferë të terminlogjisë së sotme shqipe. -Të vijojë si edhe deri tani ndjekja e kurseve dhe e seminareve të përvitshme të terminologjisë së NATO-s, ku ne jemi të ftuar vazhdimisht, si dhe dhënia e leksioneve të termonologjisë sonë ushtarake në institucionet mësimore e shkencore të Ushtrisë.

Flori Bruqi  Leksiku dhe terminologjia ushtarake në gjuhë të ndryshme kanë shoqëruar në të gjitha epokat zhvillimet e shkencës e të tekn...