Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/12/26

Hakerat marrin nën kontroll faqen e Parlamentit të Shqipërisë



Parlamentit

Pas “One Albania”, është hakeruar edhe faqja zyrtare e Parlamentit të Shqipërisë. Sulmi është marrë përsipër nga grupi “Homeland Justice” ose “drejtësi për atdheun”.

Nëpërmjet një postimi në “Telegram”, grupi i hakerave thotë se faqja e Kuvendit është në duart e tyre.

“Do të paguajnë edhe uzurpuesit e sediljeve të Kuvendit. Deputetët e korruptuar së shpejti do të shkatërrohen kur të kuptojnë se si demoni i tyre i brendshëm po i demonstrohet çdo kërkuesi të së vërtetës”, thuhet në postimin e bërë nga grupi i hakerave “Drejtësi për Atdheun”.

No comments:

Post a Comment

Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”

Në rrjetet sociale (Facebooc)është hapur debat mbi origjinën e Nënë Terezës(Gongje Bojagjiut), ndërkohë diskutimi në komente devijon deri në...