Kundër sulmit të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendi është dënuar edhe nga ish kryetari i Kosovës,Prof.dr. Fatmir Sejdiu.
Ai ka paralajmëruar se lufta speciale e Serbisë kundër Kosovës tash po hynë në një fazë të re.
”Vrasja e Heroit të Kosovës , Afrim Bunjakut, rreshter i Policisë së Kosovës nuk mund të konsiderohet e rastësishme dhe as si ndeshje me grupe kriminale, por është një goditje e qëllimshme kundër pavarësisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Ky është një paralajmërim se lufta speciale e Serbisë kundër Kosovës tash po hynë në një fazë të re. Loja e rrezikshme të cilën Serbia po e luan, sigurisht se është edhe përtej këtij qëllimi. Ndërlidhja e saj me zhvillimet e tjera të rajonit, si ato në Bosnje janë vetëm një tregues se ajo i nxitë dhe i don krizat si mjet mbijetese. Është momenti i fundit që të kuptohen këto ogure që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon” ka shkruar në mes tjerash, ish kryetari i Republikës së Kosovës, Profesor Dr. Fatmir Sejdiu.
Që prej pasluftës e deri në ditët e sotme, Serbia ka planifikuar dhe ka vënë në zbatim të vazhdueshëm një lloj lufte speciale kundër shtetit të ri Kosovar.
Kjo luftë është bë herë me intensitet më të larte e herë me intensitet më të ulet, dhe ka pasur për qëllim që të njollosë Kosovën dhe ta paraqesë si një vend problematik në sy te bashkësisë ndërkombëtare në Evrope por edhe më gjerë. Personalitete dhe institucione kosovare vazhdimisht atakohen dhe janë temë dite në media serbe, ku pa asnjë argument të vërtetë tentohet që të lidhen me boten e krimit ordiner, atij të organizuar dhe gjoja lidhjeve edhe me organizata te huaja terroriste.
Në vazhdimësi tentohet që Kosova të paraqitet si një shtet jostabil dhe si një “gabim” që bota e paska bërë sipas serbëve me ndërhyrjen e saj në Kosovë me 1999. Duket se media në Serbi është vënë ne funksion të strategjive të shërbimeve sekrete serbe dhe të platformave politike që ata mundohen ti imponojnë sot thotë mes tjerash Bekim Thaqi është studiues i shkencave të sigurisë në nivelin Master.
Edhe incidentet dhe provokimet si ato të djegies së lokaleve, gjuajtjes se bombave në veri dhe ato të sulmeve individuale ta zëmë si ato ndaj xhamive qe kane ndodhur se fundmi kanë një qellim te përbashkët e ai është të provokojnë një reagim nga popullata ose organet e pushtetit dhe mandej të tentohet të diskreditohet populli dhe shteti i Kosovës.
Në këtë vazhdë janë edhe sulmet kundër ish kryeministrit Haradinaj, dhe tentimit te njollosjes se figurës së tij pas lirimit nga Franca. Në të njëjtën kohë mediet serbe duket se janë te pritura te fabrikojnë lajme të këqija edhe në lidhje me situatën në Maqedoni dhe gjoja rrezikun qe paraqet faktori shqiptar atje duke bere lajme për gjoja zënien e armatimeve dhe pajisjeve për shqiptaret e Maqedonisë dhe me këtë duke diskreditua faktorin shqiptar në përgjithësi.
Shteti jonë duhet të reagoje në mënyrë të kujdesshme por ama edhe profesionale dhe ti kundërvihet kësaj propagande duke ndjeke një agjende qe synon qarte që ti demaskojë këto veprime nga ana e shtetit serb pasi ato janë të mire organizuara dhe mund të shkaktojnë ndonjë jostabilitet por edhe mund ti bëjnë dëm në terma afatgjate Kosovës ta zëmë për njohjet e reja që pritet te bëhen apo anëtarësimit në organizata ndërkombëtare pasi shtetet e huaja hezitojnë kur dëgjojnë gjithë këto lajme nga makineria serbe për gjoja “problemet”në Kosovë.
Patrikana e Pejës, Manastiri i Graqanicës, Manastiri i Deçanit dhe Kisha e Levishkës në Prizren, janë katër objekte ortodokse që gjinden në territorin e Kosovës, por që UNESCO i mbron si prona të Serbisë.
Të njëjtat ndodhen edhe në listën e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë, por përveç kësaj, institucionet kosovare nuk kanë gjë në dorë.
Qasjen e institucioneve kosovare, karshi objekteve ortodokse në mbrojtje të UNESCO-s, në organizatën “Ec ma ndryshe” e shohin si dështim karshi Serbisë që, sipas tyre, kishat i përdor kryekëput për qëllime politike
Sidoqoftë, pronën mbi këto objekte, Kishës Ortodokse Serbe ia njeh edhe Pako e Ahtisaarit. E, qeveritarët në Beograd vazhdimisht i quajnë si pronë ekskluzive të Serbisë.