2023-12-26

Pse SPAK po kërkon polici tek dera e banesës së prof.dr.Salih Berishës

 


SPAK po dëshmon se më shumë sesa hetimin e ish kryeministrit Bersha, po kërkon izolimin e liderit të opozitës. Pas rreth 1 ore debatesh mes prokurorëve dhe avokatëve, GJKKO vendosi që të shtyjë për ditën e mërkurënë orën 11:00 vendimin për ish-kryeministrin Berisha.

Kjo për shkak të kërkesës së përsëritur të 2 avokatëve, Genci Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, për njëanshmëri. Ata kanë dorëzuar prova që sipas tyre faktojnë shkarkimin e gjyqtares në shkurt të 1996 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, kur kryetar ishte Sali Berisha.

Lexo më tej:

Arrestimi i Berishës/ Si po e politizon SPAK një dosje korrupsioni

Sali Berisha nuk ishte sot i pranishëm në gjykatë, madje gjatë kohës që u bë publike vendimi për shtyrjen e caktimit të masës së “arrestit në shtëpi” për të, ish-kryeministri po mbante fjalim me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, në selinë blu.

SPAK kërkoi jo vetëm rëndimin e masës në arrest shtëpiak, por edhe mbikqyrjen e Berishës me polici për 24 orë gjatë ditës si dhe kufizimin për të komunikuar vetëm me familjarët.

Pikërisht kjo kërkesë është interpretuar nga pala e prekur si një masë pilitike, e cila synon të kontrollojë aktivitetin e përditshëm dhe hyrje daljet e bashëpunëtorëve në vendin ku lideri i PD do të kryej masën ndëshkimore. Në një situatë, kur Berisha nuk është ende i akuzuar zyrtarisht, kur dihet publikisht se ai nuk ka ndërment as të arratiset, as nuk ka mundësi të prishi provat, një kërkesë e tillë duket jo vetëm e ekzagjeruar, por edhe me prapamendim.

“Në asnjë rast ligji nuk përcakton mbikëqyrje policore. Ajo bëhet për persona shoqërisht të rrezikshëm që iu kanë skaduar afatet tërësore të paraburgimit, janë vënë në arrest shtëpie se s’kanë pasur mundësi tjetër dhe kanë vënë mbrojtje policore me qëllim që të sigurojnë mosikjen e tyre, por kjo nuk mund të krahasohet me rastin e z. Berisha… Gjithmonë, kur kërkesa është joligjore, nuk ka argument’ sqaroi avokati Gjokutaj.

Vetë Berisha e mori lajmin gjatë një aktiviteti partiak dhe komentoi: “Tani, do venë policë? Unë e ftoj të vënë një batalion, ta rrethojnë atë rrugicën aty ku jam unë dhe unë nuk kam asnjë problem.”
Nisur nga ato që ai i konsideron si shkelje të motivuata politikisht Berisha ka deklaruar se çështjen e tij do ta ndjekë në çdo shkallë, madje paralajmëron se do ta çojë deri në Gjykatën e Strasburgut, pasi e konsideron këtë institucion si gardiane e të drejtave të njeriut.
Strasburgu është tjetër, patjetër që unë do i drejtohem. Është gjykata gardian i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut”, tha Berisha.
Por deri sa kjo çështje të kalojë kufijtë e Shqipërisë Berisha do të jetë për një kohë të gjatë i izoluar, pa mundur të kryejë funksoinin e tij si lider i opozitës. Madje ai rrezikon që edhe brenda arrestit të jetë i kufizuar, pa mundësinë për të kontaktuar me të tretë.

Andi Bushati: A mund të kthehet SPAK në vrasës të demokracisë?

Po të bëhet një bilanc që nga tetori kur nisi kjo sagë, SPAK fillimisht i kufizoi lirinë Berishës pa i kërkuar leje parlamentit dhe si pasojë e mozbatimit e kësaj mase ligjërisht të diskutueshme, ai po kërkon ta izolojë politikisht atë.
Si për koincidencë, e mërkura kur do diskutohet për policin te dera e liderit të PD, do të zhvillohet në Gjykatën e Lartë edhe procesi qesharak se kujt i takon vula e kësaj partie.

Seanca për Berishën u caktua të mërkurën 27 dhjetorit në orën 11:00. Ai po hetohet nga SPAK për akuzën e “Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim. Në dosjen e klubit sportiv “Partizani” pretenfohet se ish Kryeministri ndikoi që dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, sot në arrest shtëpie, të privatizojë kompleksin dhe ndërtojë 19 kulla të cilat i sollën fitim prej 5.4 mln euro.

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...