2011-01-04

Nje klithme nga kulla e Sheremetit


Figura e panjohur e intelektualit dhe atdhetarit Sulejman Lleshi. Studioi ne Itali, u burgos nga fashistet, mori dy doktoratura, ishte nje nder themeluesit e Ballit Kombetar. Arsimtari qe idene atdhetare e shihte pa guacken komuniste, drejtoi gjimnazin e Gjakoves derisa e arrestuan dhe masakruan bashke me 100 shqiptare te tjere

nga Albert Kotini

Quhej “burgu i Sheremetit”, ndodhet ne Peje te Kosoves dhe ngjarjet e gushtit 1947 ne ate ndertese, kane mbetur te gjalla ne kujtesen e njerezve edhe sot e kesaj dite. Pavaresisht se kane kaluar 60 vjet; pavaresisht se Kosoven e kane munduar masakra shume me te fresketa se ngjarjet e asaj kohe te larget. Inskenimi i hapjes se burgut te Sheremetit me 11 gusht 1947, ishte pjese e nje skenari te paracaktuar per “heqjen qafe” nje here e mire te kokecarjes qe sillte per sherbimet sekrete jugosllave, mbetja gjalle e intelektualeve, politikaneve dhe nepunesve te larte shqiptare nga Kosova e Shqiperia, te cilet kishin nje “te mete te madhe” te perbashket: Ishin antikomuniste, atdhetare ose te pakten, e shihnin me shume dyshim regjimin e ri te instaluar ne te dyja anet e kufirit. Ndaj dhe u shfarosen rrugeve te Pejes dhe rrethinave, disa dhjetra “te arratisur” kufomat e te cileve u lane te kalbeshin me dite te tera: Skender Curri, Xhelal Preveza, Muharrem Mitrovica, Mustafe Muriqi, Jahe Sali Elezaj etj. Vetem pas dy javesh, kur era e keqe u be problem e padurueshem, komunes iu dha leja te mblidhte kufomat, per t’i varrosur pa emer ne nje varr te perbashket, tek vendi jashte qytetit i quajtur “gropat e zeza”. Mes tyre ishte edhe shkencetari i veterinarise, studiuesi i letersise dhe njeheresh profesori nga Tirana, Sulejman Lleshi.

Datelindje e 1914-es, shkollen e mesme ai e mbaroi shkelqyeshem ne gjimnazin e Tiranes. Ne konkursin kombetar per letersi qe organizoi ministri i atehershem i arsimit Mirash Ivanaj, fitoi cmimin e dyte. Personazh i gjithanshem, sportist ne volejboll, futboll, atletike etj, sic ish atehere ne mod, Sulejman Lleshi ishte anetar i klubit futbollistik “Sport-Klub Tirana”, nderkohe qe me 1932, fitoi edhe medaljen e arte ne hedhje shtize. Ne qershor te vitit 1935, drejtori i gjimnazit “Karl Gurakuqi” e emeron sekretar dhe nje vit me vone e ndihmon per te studiuar jashte shtetit me burse ne degen e veterinarise. Nuk iu “shmang dot” prirjes se tij per letersi, ndaj ne vitin 1936, Sulejmani rregjistrohet ne dy dege ne Torino te Italise: Ne veterinari dhe letersi. Studimet i mbaron me nderprerje, per shkak te burgosjes dhe internimit nga italianet. Okupimi i Shqiperise me 7 prill 1939, e gjen ne Torino, se bashku me studente te tjere nga Shqiperia (Abdulla Shehri, Hamit Shehu, Halim Begeja, Ismail Karapicin, Seit Kazazin, Xhezmi Dellin, Avdyl Kellezin e Petro Llucanin). Ne nje ngjarje qe meriton trajtim me vete, ky grup te rinjsh me 14 maj 1939, kur Benito Musolini do te mbante nje fjalim ne Torino, planifikuan nje atentat qe deshtoi. Me 10 gusht 1939, burgoset dhe pas nje muaji e internojne ne ishullin San Nikola di Tremiti te Italise, buze bregdetit Adriatik, ku qendron deri ne korrik te vitit ’41, kur e lirojne. Ne kete internim mesoi edhe gjermanisht e anglisht, pasi kishte mesuar ne gjimnaz gjuhet frengjisht dhe italisht. Ne tetor te vitit 1941, Sulejman Lleshi u emerua veteriner ne Bashkine e Tiranes dhe po ate vit shkoi ne Torino, ku perfundoi studimet e larta. Fitoi gjithashtu doktoraten ne letersi. Me dy doktoratura, kthehet ne Tirane dhe vazhdon veprimtarine me fokus te pandryshuar, nacionalizmin. Aspak cudi pra, pse Sulejman Lleshi lidhet me nacionaliste te tjere, te cilet, te drejtuar nga Mit’hat Frasheri, krijojne me 29 shtator 1942 Ballin Kombetar. Ishte koha kur ne Tirane do te qarkullonte trakti i pare jokomunist, dekalogu i mirenjohur te “Ballit Kombetar” me thirrjen per bashkim gjithekombetar, kunder pushtuesit italian. Ne perberje te qarkorit te Ballit per Tiranen, ishin Halim Begeja, Hamit Shehu, Sulejman Lleshi e Abdulla Shehri. Me 1 korrik 1943 u mbajt Konferenca e Mukjes, ku mori pjese edhe Sulejman Lleshi. Nga kjo kohe ai u arrestua, ndersa i vellai, Islami, u internua ne kampin e perqendrimit ne Porto Romano.

Ne maj te vitit 1944, mori dhene lajmi i masakrave te dyta ne Bihor, zone shqiptare sot ne Malin e Zi, nga bandat cetnike serbe (mbeshtetes te armatosur te monarkise) te komanduara nga Drazha Mihajllovici. Dihet qe masakra te merrshme ne Bihor ishin bere edhe ne pranveren e vitit 1943, por kjo e nje viti me pas ishte me e tmerrshmja. Flitej se serbet i kishin lidhur dore per dore rreth nje mullari te gjitha grate dhe u kane vene zjarrin, duke vallezuar dhe kenduar. Pastaj kane vrare burra, gra dhe femije, dhe u kane prere kokat. Rreth 5-6 koka burrash te prera u derguan ne Tirane. Kjo krijoi zemerim te madh tek shqiptaret dhe nacionalistet bene thirrje, qe te shkojne vullnetare ne mbrojtjen e tokave te popullsise shqiptare. Me iniciativen e Mit’hat Frasherit, Sulejman Lleshit, Seit Kazazit e Halim Begese, u formua nje batalion vullnetaresh me te rinj nga Balli, partizane, irredentiste etj, qe u pagezua me emrin e deshmorit “Besnik Cano”. Ne kete batalion moren pjese Sulejmani dhe Islami. Komandant batalioni u caktua Seit Kazazi (jurist), zevendes i tij Halim Begeja, ndersa Sulejmani ishte anetar i shtabit. Edhe veprimtaria e ketij batalioni kerkon trajtese me vete: Sic dihet, ne luftime u vra Hamit Troplini nga Tirana qe u varros ne Peje me nderime te medha. Ne shtator te vitit 1944, batalioni u kthye ne Tirane dhe pushoi se ekzistuari si formacion, nderkohe qe pritej zbarkimi i premtuar i aleateve. Ne ate kohe Sulejman Lleshi krijoi me rinine e Ballit, nje cete 50-60 vetash. Ishte periudha kur Abaz Kupi do te propozonte veprime te perbashketa me Ballin kunder gjermaneve, per t’u provuar anglezeve se Shqiperia e meritonte vemendjen e aleateve. Por kjo do te pengohej me cdo kusht nga partizanet, e keshilluar nga Miladin Popovic dhe Dushan Mugosha. Dhe nje fakt i tille, i ndodhi edhe Sulejman Lleshit ne fshatin Preze te Tiranes. Ngjarja tragjike ishte se kjo cete me rinine e Ballit te Tiranes, u nis per ne fshatin Mezez per t’u takuar me shtabin e Abaz Kupit dhe te Abaz Ermenjit, qe te bashkevepronin. Per te mos ndodhur kjo, partizanet e Brigades se Trete rrethuan fshatin Preze, ku Sulejmani dhe Musa Demneri po kalonin naten, deri sa te vinin te takoheshin me forcat e Kupit dhe Ermenjit. Ndersa nje batalion i kesaj brigade i rrethon ne fshat, gjermanet qe ishin 4-5 km larg qelluan me artileri duke vrare 50 veta, prej te cileve edhe nje djalosh 15 vjecar, Imran Bauken; plagoset Ahmet Kalaja e Engjell Akiraj. Per te mos u kapur nga partizanet, ceta u largua, ndersa Sulejman Lleshi dhe Demneri mbeten te rrethuar. Sulejmani dhe Musai, kur degjuan se komandanti i batalionit ishte Hamit Keci, shok gjimnazi dhe bashkestudent ne Itali, u dorezuan ne bese te tij.

Sipas nje rrefimi te pas viteve 90-te te Musa Demnerit, “mbasi u dorezuam, na cuan se bashku me te plagosurit edhe 10 tregtare te ndodhur atje se bashku me ceten per t’iu bashkuar Abaz Kupit, dhe na grumbulluan ne Priske. Kur mori vesh Gogo Nushi, se kush ishte kapur, erdhi menjehere per te na bere gjyqin, bashke me komandantin e brigades III Hulusi Spahiu. Pyetjes “perse dolet ne mal”, iu pergjigjem, per te luftuar kunder gjermaneve. Atehere, na bene pyetjen: Perse nuk e luftoni gjermanin me ne? U thame se “edhe me ju e luftojme gjermanin, sepse per ne nuk ka rendesi se me cilen pale luftojme”. Gjyqi vendosi te na liroje. Po te kishim folur ndryshe, na kishin pushkatuar”. Hulusi Spahiu i shenoi per ne brigaden e 4-ert, por ata kembengulen per te 3-ten, sepse “kishte me shume partizane tiranas”. Keshtu ndodhi episodi i kalimit te Sulejman Lleshit nga “ballist” ne “partizan”, nje teme me te cilen eshte spekulluar jo pak, e cila megjithate eshte sqaruar shume mire me fakte e deshmi, nga autori kosovar Hysen Rroka. Pas dy javesh, brigada e 3-te do te merrte urdher per te shkuar ne Kosove.

“Ish ballistet” tiranas te survejuar ne cdo hap, mberrijne bashke me brigaden ne Kosove, dhe ne fillim te nentorit 1944, ndodheshin ne Prizren. Sulejman Lleshi vuante shume nga reumatizma, calonte, ndaj ecte me nje bastun. Me te mberritur ne qytet, kerkoi qe te lirohej nga brigada. Nga ana tjeter, profesor Zekiria Rexha, ish inspektor arsimi per Kosoven, mesoi ardhjen e Sulejmanit dhe nderhyri ne shtabin e kesaj brigade per ta emeruar drejtor gjimnazi ne Gjakove. Ky eshte nje version, te cilin ish partizani Hamit Keci nuk do ta mbeshteste pas clirimit. Sepse gjate nje vizite ne shtepine e Mustafa Lleshit (deshmor i vrare se bashku me Kajo Karafilin, si partizan), u shpreh se Sulejman Lleshi “ka tradhetuar”, dhe ai nuk e dinte akoma qe kishte mbetur ne Gjakove. Nje version tjeter thote se drejtuesit partizane e lane intelektualin me dy doktoratura ne Gjakove, me udhezime qe te mbante ligjerata mbi marksizem-leninizmin per udheheqesit shteterore partiake te Kosoves se asaj kohe. Por pavaresisht detajeve mbi menyren e shkeputjes se tij prej partizaneve, qendrimi i Sulejman Lleshit ne Kosove pershkohet nga nje linje e paprere veprimtarie patriotike dhe mbi te gjitha, deshire per te ndihmuar ne arsimimin e ketij vendi. Keshtu qe hapja e progjimnazit te Gjakoves u be per here te pare prej profesor Sulejmanit nga Tirana, ne janar te vitit 1945. Pervecse ishte drejtor shkolle, ai jepte edhe mesim ne frengjisht, gjeografi dhe higjene. Pervec tij ishin dhe tre arsimtare te tjere: Skender Curri e Nevruz Nura nga Gjakova, Zef Nekaj nga Mirdita. Nxenesit e Sulejmanit, qe me vone u bene profesore me ze ne Kosove e kujtojne si pedagog te lindur, arsimtar te dashur, drejtor te palodhur dhe mbi te gjitha si propagandues i jetes dhe vepres se figurave te njohura kombetare. Kishte kontakte me njerez te njohur te qytetit me intelektuale e patriote te asaj kohe, si me Hasan Efendi Gashin, Ramiz Efendi Binishin, Abdurrahman Buzen, Xheladin Ollonin etj. Te paharruara jane ligjeratat qe mbante ne qytetin e Gjakoves dhe rrethinat. Po ketu, ai do te formonte organizaten “Nacional-Demokratike Shqiptare”.

Sabile Kecmezi-Basha ne librin e saj “Levizja ilegale patriotike shqiptare ne Kosove 1945-1947”, flet vecanerisht per rolin e kesaj organizate, Komiteti i ri qendror i te ciles aktivitetin e vet e orientoi ne formimin e degeve ne komuna e rrethe; ne rrethet e Gjakoves, Prizrenit, Istogut dhe Drenices. Komitetet e komunave u formuan ne Kijeve te Rahovecit, ne Has te Prizrenit, ne Ponoshec te Gjakoves, ne Pollac e Gllanasele te Drenices, ne Klinen e Poshtme e te Eperme dhe Runik. Sic shkruan ajo, “kryetari i komitetit te Gjakoves ishte profesor Sulejman Lleshi e anetare ishin Zef Nekaj, Nevruz Nuraj, Skender Curri, Hilmi Dyla e Myrteza Kryeziu dhe Nestret Zeka nga Shqiperia”.

Keto aktivitete nuk do te zgjasnin shume. Nje nate shkurti te vitit 1946, Sulejmanin e burgos OZNA (sherbimi sekret jugosllav i ushtrise) ne banese. Te nesermen, kur u rreshtuan nxenesit e progjimnazit, Zef Nekaj u tha: “Drejtorin tone mbreme e kane burgosur ne banese. A doni te hyni ne mesim?”. Keshtu te gjithe nxenesit, mesuesit dhe autoritetet e Gjakoves protestuan te shqetesuar. Te nesermen skenari ndryshoi. Sulejman Lleshi lirohet dhe vazhdon per disa dite mesimin ne shkolle, derisa e derguan ne Decan, “per te mbajtur ligjerata para popullit”. Prej ketu OZNA e arreston ne fshehtesi dhe e dergon ne burgun e Pejes (kulla e Xhevat Begut), ku ishte instaluar zyra lokale e organizmit famekeq. Pas disa javesh u burgosen Skender Curri e Zef Neka, qe te dy arsimtare te progjimnazit, qe derguan ne burgun e Pejes, ku mbahej profesor Sulejmani. Pas nje viti, me 1947, burgoset edhe Nevruz Nura, por kete e derguan ne burgun e Prishtines, ku u mbajt dy vjet; qe te kater arsimtaret patriote te gjimnazit te Gjakoves u futen ne burg dhe ne vend te tyre erdhen arsimtare te tjere nga Shqiperia. Nderkohe, me kalimin e diteve burgu i Gjakoves u mbush plot me “te dyshuar”, dhe mbi 100 prej tyre transferohen pikerisht ne burgun e Pejes. Pas nje hetimi prej 5-6 muajsh te shoqeruar me tortura, grupi i NDSH-se doli ne gjyq, ku denimet ishin paracaktuar edhe pse s’kishte fakte. “Gjykimi i profesor Sulejmanit dhe te tjereve”, sipas Ymer Ismail Ukshinit nga fshati Morine i Gjakoves, qe tani eshte 82 vjec, “u mbajt ne maj te vitit 1947, ne gjykaten e qarkut te Pejes dhe zgjati 3 dite. Trupi gjykues perbehej prej gjykatesit Shoshkovic, prokurorit dhe dy poroteve. Ne gjykatore, ku i kishin sjelle te gjithe te burgosurit, moren pjese edhe familjaret. Pra, gjykimi ishte i hapur. Diten e pare u moren ne pyetje, Sulejman Lleshi dhe Skender Curri. Gjykatesi pyet te parin Sulejmanin: “Ku i ke njohur keta te burgosur?”. Sulejmani pergjigjet: “Ketu ne burg i njoha”. Prape gjykatesi e pyet: “Pse nuk ke bashkepunuar me komuniste?”, e ai u pergjigj: “Sepse ideja ime ishte per nacionalizem”. Diten e dyte u moren ne pyetje Ibrahim Ukshini, Ahmet Ibrahimi nga Peja dhe Bajram Morina nga Gjakova. Te gjithe mohuan akuzat dhe nuk pranuan asgje”.

Pas perfundimit te seances gjyqesore, Ismet Komoni nga Gjakova, bisedoi me gjykatesin Shoshkovic dhe e kishte pyetur nese kishte mundesi te ndihmonte per kete ceshtje. Gjykatesi i ishte pergjigjur: “Po mundem t’iu ndihmoj nese do te me jepni 20.000 dinare, e ato te m’i jepni pasi te lirohen. Mund t’i liroj, sepse nuk kemi fakte per denim e ata asgje nuk kane pranuar”. Ismeti u gezua shume se i vellai i tij Sefedini ishte i akuzuar, po ashtu edhe Ymeri, si djali i xhaxhait te tij. Vendimi i dhene denoi vetem te akuzuarit qe u moren ne pyetje, ndersa te tjeret jo. Keshtu, Sulejman Lleshi u denua 12 vjet, Skender Curri 19 vjet, Ibrahim Ukshini 20 vjet burg te rende e 10 vjet heqje lirie, Sefedin Komoni 16 vjet, Ahmet Ibrahimi 18 vjet, Xai Kryeziu, 14 vjet, Ram Collaku 8 vjet, Mustafe Dylazeka 5 vjet dhe Bajram Morina 5 vjet. Kur Ismeti i doli perpara gjykatesit dhe e pyeti, “Si u be keshtu?”, gjykatesi iu pergjigj: “Mua askush nuk me ka pyetur, keshtu me erdhi urdhri prej se larti”. Pas shpalljes se denimeve, te burgosurit i tranferuan nga kulla e Xhevat Begut, ne kullen e Sheremetit.

Mjaft figura shqiptare me kontribut te shquar per atdheun, kane mbetur “ilegale” ne opinionin publik shqiptar. E tille eshte dhe figura e Sulejman Lleshit, qe me disa bashkekohes te tij kontribuan per arsimimin, kulturen, lirine e Kosoves, edhe me jeten e tyre. Zekeria Canaj, me fjalen e lamtumires per nderimin e profesor Nevruz Nuros ne Prishtine, me 8 nentor 2001, ndermjet te tjerave tha: “Shqiperia sllavo-komuniste, Kosoven e ka shkelur dhe tradhetuar ne menyre mizore. Dhe ne e ndoqem aq sa mundem ate rruge, qe e deftove me ate fanar, me ate mendje te ndritur. Nuk pate ne Gjakove shume shoke te mendimit dhe te idealit. Pate vetem vetem kater a pese: Sulejman Lleshin, doktor shkence nga Tirana, Skender Currin nga familja e madhe e Bajram Currit dhe Zef Nekajn. Kater veta ishit, po bete me shume. Dy te paret do te vriten ne menyre mizore ne burgun e Sheremetit ne Peje… Une jam krenar, qe pata fatin qe te jem nxenesi yt”.

Inskenimi i masakres se Pejes, ku disa persona te udhezuar lane dyert e burgut hapur dhe nxiten te burgosurit te largoheshin se “ishin denuar gabimisht”, ka lene prapa nje peng te madh, qe mbetet i tille edhe pas kaq dekadash. Sepse pothuajse ne te gjitha shkrimet e botuara ne Kosove per kete figure te patrajtuar ne Shqiperi, haset i njejti merak: “Eshte fatkeqesi nese nuk gjejme dot varrin e patriotit, prof.dr. Sulejman Lleshi”.

Borxhi i perjetshem i Tivarit


Pse duhet te rishikohen listat e atyre qe sot nderojme. Si u ngjyrosen te renet, si u vecuan dhe u harruan ata qe nuk kishin “biografine” e pershtatshme. Partizanet, ballistet, nacionalistet dhe krimi me i madh i qe komunistet shqiptare i kane Kosoves...

NGA AGJENCIONI FLORIPRESS

Shumekujt i ka rene rasti te kaloje neper bulevardin “Deshmoret e Kombit”, por me siguri, pak vete i kane shtruar vetes pyetjet: Cilet deshmore dhe sa jane; a jane vertete “te kombit” te gjithe ata, apo vetem te nje partie; a ka te tjere te rene?

Eshte e vertete se deshmoret, sipas nje historiani francez, zbukurojne kuroren e nje kombi; atehere kurora jone rezulton e sakatuar, plot vende bosh nga njera ane, e ndoshta me shkelqim te rreme guresh falso nga ana tjeter.

Nese se pari duhen shtruar kriteret pergjithesisht te pranuara se cilet duhen quajtur deshmore e cilet jo, sigurisht qe shume me kompetente per kete jane institucionet qe supozohet te merren me kete leme. Por askush nuk mund t’i hedhe poshte argumentet sipas te cilave, deshmor i atdheut eshte ai qe vritet ne lufte e ne aktivitet kunder pushtuesve te huaj dhe ai qe lufton ne mbrojtje te vendit te vet nga zhberja e tjetersimi. Nuk eshte sekret nderkaq, se regjimi komunist perzgjodhi kohe pas kohe dhe sistematikisht, listen e heronjve dhe deshmoreve, ne varesi te grupeve “armiqesore” dhe spastrimeve te rradhes brenda llojit; duke mberritur ne fillim te viteve 90-te, me nje grup gjithsesi te diskutueshem bijsh e bijash qe nderoheshin e nderohen cdo pervjetor. Pse kjo liste eshte e diskutueshme, perpiqemi ta argumentojme ne kete shkrim.

Gazeta zyrtare nr.9 e vitit 1969, sqaron dekretin 4558 te dates 18.10.1969 “Mbi deshmoret e atdheut”, ku jepet motivi: “Te brumosur me idete e Partise, me ndergjegje klasore revolucionare, ata kane kryer dhe kryejne akte te rralla patriotizmi, vetmohimi, sakrifice dhe heroizmi te jashtezakonshem per mbrojtjen e atdheut socialist… Presidiumi i Kuvendit Popullor, me qellim qe te nderoje dhe te perjetesoje vepren dhe emrat e tyre, mbeshtetur ne propozimin e keshillit te Ministrave vendosi:

Neni 1. Deshmore te atdheut quhen: a) Te gjithe ata qe kane dhene jeten duke luftuar kunder armiqve te jashtem dhe te brendshem per lirine, pavaresine kombetare, demokracine, ose per kauzen e proletariatit te vendeve te tjera…”. E ne vijim perjashtohen “te gjithe reaksionaret e tradhetaret” nga ky nderim, cka automatikisht te con sot ne konkluzionin se atdheu, kombi, populli, nuk mund te identifikohet me heronjte, deshmoret e veteranet vetem te nje partie, pavaresisht se ne parim eshte konstatuar se “historine e bejne fitimtaret”. Nevojen urgjente te rishikimit e shtron pikerisht fakti qe sic e provuan shqiptaret ne kurriz te tyre, humbesit e vertete te atij sistemi ishin shumica derrmuese e popullit. Sa per shembuj qe tregojne se ata qe rane ne lufte kunder pushtuesit, nuk ishin vetem partizane, ata nuk jane te pakte.

Deri ne marreveshjen e Mukjes, lufta antifashiste ishte patriotike; pasi komunistet radikale si Enver Hoxha, nen udhezimet e perhershme te te derguarve jugosllave Popovic e Mugosha, hoqen dore urgjentisht nga Mukja, situata degjeneroi. Madje mund te thuhet me plot gojen se kaloi ne vellavrasje, sepse realisht vellai mohoi vellane, djali te atin.

Megjithate, nuk ishte kjo situata ne luften e Gjormit, diten e pare te vitit 1943. Ketu luftuan perkrah kunder italianeve, forcat e Hysni Lepenices, Mehmet Shehut dhe Skender Mucos. Ende kujtohet akti i nacionalistit Bajram Xhebro, qe u hodh me gjithe bomba nen autoblinden armike, apo lufta e komandantit te cetes vullnetare te Terbacit, Beqir Selimi, gjithashtu i vrare. Nje bashkepunim i ngjashem u realizua ne luften e Recit, ne Shkoder, ku luftuan bashke balliste e partizane. Dhe rastet vazhdojne me betejen e Greshices ne Mallakaster, me 12 shkurt 1943, apo me ate te Ruzhdijes ne te njejten zone me 13 mars 1943, ku komandonte ballisti Tefik Cfiri. Ne kete perplasje humbi jeten Jashar bej Cakrani, per te cilin dha vleresime dhe Mehmet Shehu, duke u shprehur se Cakrani do te behej deshmor. Sot, pas gjithe atij bombardimi ideologjik mund te tingelloje e panatyrshme fraza “beu deshmor”, por fakti mbetet fakt. Ne betejen e Selenices me 5 prill ’43, komandant kryesor i Ballit ishte Isuf Luzaj, ndersa me 28 maj, ne luften e Luarit ra deshmor ballisti Selfo Hekali (nipi i Rrapo Hekalit), te cilit me vone, komunistet i vrane babane dhe vellane. Nuk do te vononte shume dhe ne gusht 1943, ajo qe nisi si shpresa e kombit, marreveshja e Mukjes mes ballisteve dhe komunisteve, me prishjen e njeanshme nga te dytet, do te kthehej ne denimin e kombit. Megjithate, edhe persa i perket luftes kunder gjermaneve, kesaj rradhe pa bashkepunuar me partizanet, per Ballin Kombetar mund te kujtohet: Lufta e Qafe Thanes kunder kolonave gjermane ne shtatorin e vitit 1943, nga Abdulla Alarup Dule; lufta e Gjirokastres, ne te njejten periudhe; lufta e Shtepezes, afer Gjirokastres, ne fillim te tetorit 1943; lufta ne rrethinat e Vlores nga Ismail Golemi etj. Sigurisht, historiografia e pasluftes beri cmos qe keto perpjekje dhe keta te rene te mos permendeshin kurre, por u kujdes per kete Mit’hat Frasheri, i cili shkroi nje memorandum te tijin per Konferencen e Paqes ne Paris, pertej fjales se mbajtur nga kreu i qeverise se re komuniste, Hoxha.

Ne veren e vitit 1944, dy batalione te ballisteve, ata me emrin “Besnik Cano” dhe “Qeramudin Sula”, moren pjese ne perplasjet e nacionalisteve kosovare kunder forcave cetnike serbo-malazeze. Xhemal Alimehmeti, si pjesetar i ketij batalioni ka treguar: “Me 9 korrik 1944, u sulmuam nga forca te shumta. Ne kete beteje, luftetaret e bashkuar shqiptare, treguan trimeri te rralle, deri sa e detyruan armikun te terhiqet me humbje ne njerez. Nga rradhet tona ra ne fushen e betejes, djaloshi 19 vjecar nga Tirana Hamit Troplini”. Sa per vete Canon dhe Sulen, fjala eshte per nje 22 vjecar student universitar ne degen e inxhinierise, dhe per nje 21 vjecar maturant ne liceun e Tiranes, te cilet u zune pabesisht ne Kavaje, tek udhetonin prej Tiranes per te shkuar ne Jug. Nen akuzen e vetme pse ishin nacionaliste, ata u masakruan “partizance” me thika, ndersa doren e pari thuhet se e ngritur vete Dushan Mugosha.

Lufta ndaj pushtuesit ishte kthyer ne lufte brenda vetes. Hadi Kasimati se bashku me Zija Gashin, Zutbi Velisken dhe Delo Stropanin, me 11 nentor 1943, u vrane ne lufte me forcat e Mehmet Shehut. Perfundimi i kesaj perplasjeje tragjike dyditore ndermjet Cermes dhe Divjakes se Lushnjes, pati te vrare 109 partizane e 18 balliste, ndryshe 117 shqiptare me pak. Rastet jane te shumta, e po keshtu jane dhe abuzimet me historine. Per kete mjafton te shpjegojme lojen e qellimshme me termat, qe klika e pasluftes e kishte shume per zemer: Nen logon “balliste” u futen te gjithe ata qe regjimi i kishte ne listen e armiqve apo te shenuar per te qene te tille ne te ardhmen. Dhe quhej i tille kushdo element qe nuk hynte nen hyqmin komunist, duke ngaterruar ne nje kazan xhandarmerine e regjences nen gjermanet, milicine, grupet e armatosura per mbrojtje territoriale etj. E njejta loje edhe me termin “kolaboracionist”, pra “bashkepunetor”. U quajt i tille pershembull, Bektash Cakrani, qe ishte internuar ne Porto Romano pikerisht prej italianeve.

Por shqiptaret mbeten shqiptare. Packa se te mbuluar nga pluhuri i harreses, edhe per te renet e Ballit njerezit ngriten kenge. E tille eshte vjersha “Deshmoret e Kicokut”, kushtuar Ahmet Leskajt, apo vargjet mbi njerez si Asllan Ogici, Shuko Roboci, Qani Kuci, Mehmet Xhelili, Resmi Kulla, Lahe Kuspari, Sheme Xhelili etj.

Me monopolin e heronjve eshte luajtur politikisht dhe ideologjikisht, sepse nuk jane vene emra qe e meritonin. Por eshte edhe ana tjeter e medaljes: Jane vene emra qe jo thjesht nuk ishin te nderuar, por kishin bere gjema. Nje shembull i treguar pas viteve 90-te nga ish partizani e ish zv.ministri i pasluftes Nexhmedin Ballka: Nje spiun dhe kriminel i njohur ne tere Delvinen gjate kohes se luftes, u shpall deshmor, sepse ishte i afert i Kadri Hazbiut. Ketij “te imunizuari” nuk iu hoq titulli deshmor me gjithe kerkesat e panumerta te gjithe zones se Delvines, drejtuar udheheqjes se atehershme. Ngjarjet e luftes e cojne kete personazh ne Prishtine, gjate javeve te fundit para largimit te gjermaneve. Aty, vete i dyte, i veshur me uniforme gjermane ai perfitonte dhe mblidhte “ndihma” neper familjet e pasura kosovare. Rastesisht, ne nje familje mjaft te pasur ndodhej per vizite nje kolonel gjerman, i cili u habit kur mori vesh prej te zotit te shtepise, se sa keq ishte katandisur ushtria gjermane qe mblidhte ndihma te tilla. Doli jashte dhe mori vesh, se njeri prej dy gjermaneve, nuk dinte gjermanisht dhe e arrestoi. Aty ne kampin e Prishtines, mbasi u verifikua e verteta, spiuni u ekzekutua. Pikerisht ky, u shpall deshmor i PKSH-se meqe “kishte vdekur ne kamp te perqendrimit”.

E per te mbetur ne Kosove, ketu kerkimi per te verteten shpalos nje tjeter pamje, dyfish makabre. Sepse se pari, nuk jane te pakte ata heronj qe mbeten gjithnje te tille, por rrethanat e vrasjes se te cileve, vijojne te jene te erreta. Se dyti, pikerisht atehere kur shpresa per nje Kosove qe vendos vete per fatin e saj ishte me afer se kurre, atehere komunistet shqiptare ia shiten shpirtin sllavizmit. Duke shitur keshtu mijra jete nacionalistesh qe luftonin per nje Kosove jashte Serbise. Deri ne vitet 90-te, as historianet kosovare nuk i kane permendur vrasjet e nacionalisteve, te kryera prej divizioneve V-VI shqiptare. I pyetur rreth masakres famekeqe te Tivarit, eksponenti shqiptar i Kosoves e pas luftes, zyrtar i larte lugosllav, Xhavit Nimani, deklaroi me 27 qershor 1990 se: “Pas kthimit nga Shqiperia ne vitin 1944, mora vesh se ne Kosove jane bere pushkatime te te mobilizuarve dhe ne Prizren sidomos, gjendja sidomos ishte alarmuese. Per kete i kam kerkuar Predaga Iticit, qe te nderpriten menjehere pushkatimet e njerezve. Nderkaq, Sava Derkvic, atehere komandant i administrates ushtarake ne Kosove, me kercenoi se per pyetje dhe verejtje te tilla mund te shkohej ne gjyq ushtarak dhe mund te pushkatohesha”. Nderkaq Ymer Haxhidauti ne po ate kohe eshte shprehur: “Une si historian dhe si kolonel ne pension i Armates Popullore te Jugosllavise, dyshoj ne realitetin e vrasjes se Emin Durakut dhe Xhevdet Dodes, Hajdar Dushit, Meto Bajraktarit etj. Pse u dergua Emin Duraku nga baza e sigurte ne Gjakove, ne bazen e pasigurte afer Lipianit, ose pse asnje ushtar i cetes se Pjeter Brajevicit, qe ishte ne percjellje te Hajdar Dushit, nuk humbi as gishtin e dores, kurse ne mbetem pa Hajdarin? Ne nje bisede qe bera ne Katarsy me Pjeter Brajevicin, me tha se ne Maqedoni jane likujduar 5000 shqiptare. Iu drejtova Fadil Hoxhes, Xhavid Nimanit, Xhevdet Hamzes dhe te tjereve, se perse lejuan administrimin ushtarak ne Kosove ne vitin 1945, dhe perse nuk dhane doreheqjen ne vitin 1981, kur pa argumenta u shpall kunder-revolucion ne Kosove”.

E pra, fjala eshte per ata mijra shqiptare te Kosoves qe u derguan nen plumbat serbe nderkohe qe komunistet shqiptare nuk luajten as qerpikun, nen emrin e bashkim-vellazerimit. Perkundrazi, nje pjese e mire e atyre qe nuk e donin serbin ne Kosove, u vrane pikerisht prej brigadave shqiptare.

Edhe te ikur nga kjo jete, ata qe jane vrare per kete vend sot figurojne te ndare ne njemije kampe: deshmore te luftes, deshmore nacionaliste, te batalioneve te ndjekjes, te ashtuquajtur diversante etj. Nga ana tjeter, komunizmi per 50 vjet nuk arriti te mbaroje numerimin e 28 mije deshmoreve “te vet”, per arsyen e thjeshte se nuk ka ku t’i gjeje kaq shume. Ironia shqiptare eshte se ashtu sic vazhdojne te marrin miliona leke pensione shume pasardhes deshmoresh te shpikur ose te pamerituar, ashtu pas 1990-es u turren te marrin deshmi te persekutuarish shume me teper njerez nga sa ishin ne te vertete. Por nese kerkojme nje model te bashkimit shpirteror te kombit, nje proces qe fillon edhe nga nderimi i perbashket ndaj te reneve, mjafton edhe nje shembull ne dukje i cuditshem: Diktatori spanjoll Franko lejoi varrimin dhe nderimin jo vetem te te vrareve te se djathtes, por edhe te kundershtareve te tij te majte. Ne te njejten toke.



Masakra e Tivarit

Me qellim kryesor shkrirjen e berthames se rezistences shqiptare ne Kosove, Shtabi Operativ i Kosoves dhe Metohise ne ushtrine e partizaneve jugosllave, urdheron gjate muajve mars-prill 1945, mobilizimin me dhune te shqiptareve per t´i derguar ne frontin e dyte, te ashtuquajtur te ”Adriatikut”, ne veriperendim te Jugosllavise. Skenari makaber parashikonte itinerarin Prizren-Kukes-Shkoder-Tivar-Dubrovnik-Rijeke. Te mobilizuarit prej oficereve shqiptare nga cdo cep i Kosoves, u grumbulluan ne kazermat e Prizrenit, ku u carmatosen me arsyetimin se “do t’ju japim arme te reja angleze kur te mberrijme!?”. Prapaskena ra ne sy sidomos kur iu hoqen armet edhe oficereve, ndersa per shoqerimin e grupeve u ngarkua brigada terroriste e 26-te e divizionit 46 serb, e njohur per krimet ndaj shqiptareve ato muaj.

Grupi i pare prej 3700 vetesh u nis me 24 mars 1945, mberriten ne Tivar e pastaj ne Istria, ku 65 prej tyre u mbyten gjate kalimit me anije drejt ishullit Ciova. Grupi i dyte me 4700 vete, u nis dy dite me pas, i percjelle nga brigada jone e 27-te per t’iu dorezuar malazezeve ne Shkoder: Shume prej tyre u vrane gjate rruges, naten ne pushim apo kur tentonin te shkeputeshin nga rreshti per te pire uje. Mes tyre u eliminuan qe ne Kukes oficeret grumbullues, njerezit me me ndikim. Ne afersi te Pukes, nje teleferik i improvizuar “rrezohet” dhe hedh ne gremine 50 vete te tjere.

Me mberritjen e grupit te dyte ne Tivarin e blinduar nga armatat jugosllave, me 1 prill, provokohet nje konflikt mes kater shqiptareve dhe rojeve, dhe ushtaret urdherohen te shtijne mbi turmen e paarmatosur. Pjesa tjeter dergohen nen tytat e armeve tek ndertesa 3 kateshe e “monopolit te duhanit”, ne oborrin e rrethuar te se ciles kryhet nje shfarosje e vertete: Qindra kufoma brenda pak minutash. Masa e njerezve te shtrire (ata qe kishin mbetur gjalle) urdherohen me megafon te cohen ne kembe, sepse “Titoja i madh ju ka falur”, dhe ata qe cohen, masakrohen serish. Te dhenat thone se ate dite, minimalisht jane zhdukur 1700 shqiptare.

Nga grupi i trete prej 2700 vetesh, pjesa me e madhe e tyre pas mberritjes ne Tivar, u cuan ne Dubrovnik. Rreth 800 vete mes atyre qe u strehuan ne nje depo te madhe baruti, rezultuan te vdekur pas helmimit nga nje lende e panjohur...

Ato dite te denja per Hitlerin, u be e pamundura te mbeteshin te panjohura per shqiptaret, por te mbijetuarit kane folur edhe pas 60 vjetesh. Krimi merr permasa biblike, sidomos kur mendon se bash ne ato muaj e vite, regjimi i Enevr Hoxhes trumbetonte miqesine e pathyeshme mes Beogradit dhe Tiranes, ndersa ata mijra djem te Kosoves u cuan ne kasaphane nga vellezerit e tyre shqiptare... 

59 vjet ne kerkim te babait “agjent”














Historia e Reshit Shimes dhe kerkimet e te birit. Qe nga data 22 shkurt 1951 Reshit Shima rezulton i zhdukur. Arrestohet per bomben ne legaten sovjetike. Letra e Ramiz Alise. Zyhdi Shima: “Alia e ka pasur shok, di shume por mendoj se nuk me thote te verteten”. Dyshimet se mund te jete derguar me mision zbulimi jashte vendit dhe versionet kontradiktore per vdekjen


Sebi Alla

Nate e ftohte dhe e lagesht. Ishte erresuar prej disa oresh, kur ne shtepine e vjeter tiranase te fisit Shima, mberrin nje xhip i Sigurimit te Shtetit. Reshiti futet ne makine, agjentet nuk i vendosin prangat, ndersa japin nje shpjegim te thate ne moment per familjaret e shqetesuar: Po e marrim per nje sqarim… Ishte nata e fundit qe babai i tre djemve te mitur dhe bashkeshorti i nje gruaje vetem 28-vjece, do te kapercente se “prapthi” pragun e shtepise se tij. Sepse kaloi nje tjeter prag, qe askush nuk e deshironte, ate te burgut. Nje gjeme e madhe kishte ngjare, perderisa edhe sekretari i partise se Kombinatit te Drurit “Misto Mame”, Reshit Shima 32 vjec, do te arrestohej. Vetem tre dite pas shperthimit ne legaten sovjetike, Shima merret me urgjence nga Sigurimi i Shtetit. Cudi tek familjaret, farefisi dhe fqinjet per kete ndalim te befte. A mund te ishte “armik i popullit” njeriu qe kishte dhene gjithcka per luften? Por kjo eshte nje histori vertete interesante, e mbushur me intriga, enigma dhe dhimbje.

I biri Zyhdiu, mendon se Reshiti u arrestua dhe me pas u dergua per mision zbulimi spiunazhi jashte vendit, pavaresisht se nga sistemi i asaj kohe u dhane 3-4 versione per vdekjen e tij ne burg. Ne loje ka perfshire edhe Ramiz Aline, duke kujtuar 13 letra dhe gjashte telegrame qe i ka nisur ne vitet 1987-1990, per te mesuar per te verteten e te atit. Ndersa kemi siguruar edhe nje deshmi te Alise. Reshit Shima vdiq ne burg ne vitin e larget 1951, apo me nente gusht te vitit 2010 ka mbushur 91 vjec? Zyhdiu beson se ai eshte ende i gjalle dhe po e kerkon, duke sjelle dyshime te forta qe ne vitin 1951 Reshiti dhe disa te tjere kaluan ne ish-Jugosllavi dhe punonin si agjente te Sigurimit te Shtetit shqiptar. Shume peripeci kaloi familja Shima qe nga 22 shkurti i vitit 1951 dhe ne vazhdim. Babai i tij njihej me Ramiz Aline dhe sipas Zyhdiut, jo vetem kane qene aktive ne grupin e te rinjve komuniste te Shkodres, por ishin edhe shoke gjimnazi ne Tirane. Gjithcka nisi nga shperthimi nje shashke, bombe, apo eksplozivi ne legaten sovjetike ne oren 19.30 te dates 19 shkurt 1951 ne Tirane.

Enigmat dhe vuajtjet i merr persiper t’i tregoje 67-vjecari Zyhdi Shima. Ka vite te tera mbi supe, e bashke me ta edhe histori te shumta. Ka takuar qindra njerez te thjeshte e te pushtetshem per historine e te atit, por… Dridhet dhe per cudi, ai ende ka lote per te derdhur kur kujton te atin, dhimbjen e familjes dhe humbjen tragjike te xhaxhait pas zhdukjes se Reshitit. Eshte mekanik ne profesion, por ato duar te ashpra kane mbajtur per shume kohe pene e boje. Shkruante letra dhe kerkesa. U eshte drejtuar te gjithe lidereve politike. Qe nga Ramiz Alia dhe deri tek kryeministri aktual Sali Berisha. Barre te rende ka marre mbi supe, si djali i madh i Reshit Shimes. Qe ne kontaktin e pare shprehet se deri ne frymen e fundit nuk do rreshte se kerkuari per te verteten. Madje ai shpreson dhe per cudi edhe beson, se nje dite te takoje te atin. Ate qe shteti thote se ka vdekur, vrare apo pushkatuar, ndersa Zyhdiu mendon se e shtrenguan qe te behej agjent i Sigurimit dhe mund te jete ende gjalle; me date 9 te ketij muaji ka mbushur 91 vjec. Perpara kemi nje 67-vjecar qe kerkon te atin. Gjithcka nisi naten terse te vitit 1951, asokohe kur vendi yne “babe” i thonte Stalinit. Zhurme e madhe u be ne Tirane dhe Zyhdiu asokohe shtate vjec e gjysme e kujton disa detaje, por njekohesisht ka mesuar edhe nga e ema dhe xhaxhai. Ishte ne prehrin e te atit kur u degjua nje shperthim ne Tirane. “Babai doli ne oborr per pak minuta dhe me pas u fut brenda duke thene se kushedi c’do kete ndodhur”. Ne fakt ishte shperthimi ne legaten sovjetike. Me pas do te vinte nje vale e ashper arrestimesh dhe vrasjesh me gjyqe farse. Te pakten zyrtarisht jane 22 te pushkatuar dhe 101 te arrestuar dhe denuar per kete ngjarje. Ne kete vorbull perfshijne edhe Reshit Shimen.

Data 22 shkurt. Reshiti merret nga agjentet e Sigurimit te Shtetit. “Xhaxhai im Aliu u interesua dhe mesoi se ai mbahej ne burgun e ri te Tiranes (sot Burgu 313), por i thane se ai nuk po merrej ne pyetje ne lidhje me bomben ne Legaten Sovjetike”, kujton Zyhdiu. Kaluan pak dite dhe lajmi me i kobshem do te vinte per kete familje me 4 mars. “Nena ime shkoi t’i dergonte rroba dhe ushqime, por oficeri i rojes ne burg i kishte thene shprehimisht: “Nuk duhet te sjellesh me ushqime dhe nderresa, pasi burrit tuaj mbreme i ka pushuar zemra, ka vdekur”. E reja 28-vjecare e beri rrugen nga burgu deri ne afersi te lagjes “Ali Demi” ne kembe, duke lotuar. “Edhe une kur u ktheva nga shkolla pashe shume njerez te farefisit qe qanin dhe me pas e kuptova se babai kishte vdekur. Bashke me ta lotoja edhe une, por askush nuk e kuptonte pse na ndodhi kjo gjeme. Ne kulmin e zise mesuam se nga Burgu i Ri ishin arratisur 7-8 persona dhe flitej qe nder ta ishte edhe babai im Reshiti”. Po nese do ishte derguar per mision spiunazhi jashte vendit, perse u persekutua familja? Por ka edhe aludime te tjera. Tek e fundit, ata nuk u internuan, dhe shume familje te ish-te denuarve per nje akuze kaq te rende perfunduan ne internime, me e pakta.

Te tjera fakte Zyhdiu ka mesuar me kalimin e koheve dhe mendon se i ati nuk ka vdekur ne burg, por eshte perdorur nga Sigurimi, pasi nese nuk do pranonte, pasojat merreshin me mend. Mjafton te kujtohet nje detaj. Bashkeshortja e Reshitit e detyruar nga keshilli i lagjes, shkon ne gjykate dhe kerkon qe te marre kujdestarine e femijeve, meqenese Reshiti nuk jetonte me. Ne fillim gjyqtari shprehet se “nuk kam nje shkrese zyrtare qe te vertetoje vdekjen e Reshitit”, ndaj nuk mund te zhvillonte gjyq. Por me vone, me 6 gusht merret vendimi. “Ne te thuhej se im ate kishte vdekur me 21 mars, qe ne te vertete nuk korrespondon me diten kur nenes i kishin komunikuar se kishte vdekur ne burg, me 4 mars”, shprehet Zyhdiu. Gruaja e re u detyrua te behej vete nene e ate, sepse nisi persekutimi, qe me shume se nga drejtues te larte, ne fillim vinte nga lagjia dhe “peshqit e vegjel” te sistemit komunist. Gjithsesi ne nje takim me komunistet e Tiranes, me 5 prill, Fiqret Shehu permend Reshitin si “armik i popullit”. Por ndersa po vinte tatepjeta per familjen Shima, vjen edhe nje reagim po i bashkeshortes se Mehmet Shehut. Ajo ishte shprehur perpara grave komuniste se “Reshit Shima eshte vetembytur ne fucine e ujit ne burg, per te mos thene te verteten”. Edhe per keto deklarata Zyhdiu eshte interesuar duke pyetur te njohur qe ne ate kohe ishin gardiane dhe drejtues ne burgun e Tiranes. Sipas tij, nga te gjithe eshte pohuar se ne burg nuk mbahej fare fuci uji dhe deklarata e bashkeshortes se Mehmet Shehur nuk ishte aspak e vertete. Por zyrtarisht Zyhdiut i jane dhene tre variante: Pushim zemre, vetevarje ne qeli dhe vetembytje ne fucine e ujit. Ndersa nje dokument qe mban daten 30.10.1991, leshuar nga Drejtoria e Dyte e Sigurimit te Shtetit, thote se Reshit Shima eshte pushkatuar bashke me 20 te tjere, por pa dhene daten dhe vendin ku jane varrosur. Per me teper, familjaret e te pushkatuarve nga kjo ngjarje i kane marre me pas eshtrat, por ne varrin e te pushkatuarve nuk ndodheshin kockat e Reshit Shimes. Perseri dyshime. Askush nuk thoshte te verteten dhe kjo barre ne ate kohe i ra Ali Shimes, vellait te Reshitit. “Xhaxhai kerkoi kudo ne njerez te njohur me pushtet, por askush nuk i jepte nje pergjigje te sakte”, thote 67-vjecari.

Pas humbjes se Reshitit, nje tjeter tragjedi ndodh ne familjen Shima. Ne vitin 1974, Aliu i lene ne harrese dhe me dhimbjen e te vellait, veteflijohet duke u djegur me benzine. Per te cuar deri ne fund amanetin e gjyshes dhe nenes se tij, Zyhdiu si djali i madh i familjes se Reshit Shimes nis kerkimet vete. Babai dhe xhaxhai kishin dhene shume per luften. Zyhdiu tregon se kane qene aktive gjate luftes nga Shkalla e Tujanit deri ne Peze dhe njiheshin me Gogo Nushin, Qemal Stafen, Myslym Keten etj. Ndersa vendi u clirua, Shimajt do jepnin perseri kontribut, tashme ne te holla. Reshiti kishte nje zdrukthtari, por pasi e shiti, parate i dorezoi ne shtet dhe u punesua ne Kombinatin e Drurit “Misto Mame”. Aty behet edhe sekretar partie. Kjo ishte nje histori e shkuar, pasi nga dashamirese e sistemit, tashme familja Shima konsiderohet si e deklasuar. Zyhdiu qe ne moshe te re nisi pune si mekanik ne oficine dhe i krijohej mundesia here pas here qe te kishte kontakt me agjente te Sigurimit te Shtetit, apo edhe me aparatciket e sistemit. Pas shume konsultimesh, sidomos me shoket e babait, ai vendos qe te shkruaje nje leter Enver Hoxhes, ne fillim te vitit 1985. Por nuk kishte kohe, Enver Hoxha vdes dhe vendin e tij e ze Ramiz Alia. Zyhdiu ne fillim mbushet me shprese se ky ishte shansi me i mire, duke menduar se do e ndihmonte pasi Ramizi dhe Reshiti kishin qene shoke. Letren qe ia kishte destinuar Enverit, ia adreson Ramiz Alise. Asnje pergjigje zyrtare. Ne vitet 1987-1990, dergon 13 letra dhe telegrame. Po perse kjo kembengulje e Zyhdiut qe te verteten ta mesoje nga Ramiz Alia? “Une jam i bindur se ai di shume gjera, per me teper qe im ate njihej me te”, tregon Zyhdiu. Ne te vertete pas viteve 90’ Alia eshte takuar disa here me Zyhdiun, duke e adresuar ne institucionet shteterore ku mund te merrte nje pergjigje.

Me interesantja eshte nje leter e Alise. Per te qene me te sakte, revista “Klan” boton te plote deshmine e Alise ne lidhje me kete ceshtje. “Per ceshtjen qe lidhet me zhdukjen e Reshit Shimes jam vene ne dijeni nga i biri Zyhdi Shima disa vite me pare. Sipas shpjegimeve te Zyhdiut, i ati Reshit Shima eshte arrestuar ne vitin 1951, bashke me nje grup qytetaresh, kur ne Ambasaden Sovjetike ne Tirane u hodh nje bombe. Po keshtu me eshte thene nga Zyhdiu, se i ati nuk figuron midis atyre qe u pushkatuan ne ate kohe. Keshtu qe mbetet dyshimi qe ai u dergua me sherbim special, jashte vendit, nga organet e Sigurimit te vendit. Ky version eshte i mundshem, sepse Sigurimi i Shtetit ka ndjekur praktika te tilla. Per kete arsye une e kam pritur (thuajse cdo jave e per disa vite me radhe), duke u perpjekur ta ndihmoj Zyhdiun, per te gjetur ndonje gjurme qe mund ta conte tek i ati. Une vete asnjehere as kam patur te bej me veprimtari te tilla, as me ka rene rasti te mesoj ndonje gje rreth Reshit Shimes. Por e kam orientuar Zyhdiun se ku dhe kujt duhej t’i drejtohej, me shprese qe te mesonim dicka me teper. Por per fat te keq asnje person dhe asnje institucion nuk u gjend qe te tregonte ndonje fakt ose ndonje dokument qe te conte ne sqarimin e kesaj enigme”.

Keshtu perfundon deshmia e Alise ne lidhje me ceshtjen e Reshit Shimes. Zyhdi Shima e pranon qe Alia e ka pritur disa here, madje edhe ne kohe te gjate, por ende mendon se pavaresisht se eshte treguar i gatshem te komunikoje, nuk ka thene te verteten. 67-vjecari dyshon se i ati eshte derguar qofte edhe pa deshiren e tij jashte vendit, bashke me gjashte ose shtate persona te tjere. Madje per kete arsye ka takuar shume njerez te cilet i kane thene se ne shkurt ose mars te vitit 1951, mund te jete larguar drejt Maqedonise nga zona e Tushemishtit. Keta agjente mesohet se vepruan ne ish-Jugosllavi, por edhe ne vendet e Lindjes. Nuk harron dy raste, kur ne ambientet e nje servisi ku Zyhdiu punon prej vitesh, ka ardhur nje burre i moshuar dhe ka pyetur per te gjate kohes kur Zyhdiu nuk ndodhej. Shoket e punes i kane treguar se i moshuari ka pyetur per Zyhdiun dhe familjaret e tjere, por pa u thene se kush ishte. Ndoshta Reshiti?! I biri mendon se ka qene ai. Nje histori e nderlikuar qe eshte e mbushur me nje vuajtje te madhe. Pas qindra njerezve qe ka takuar per te atin, Zyhdiu thote se do vijoje ende, derisa te mesoje te verteten. Shume i kane thene te mbledhe veten e t’u besoje dokumentave te kohes, te tjere e inkurajojne te kerkoje, pasi mund te jete ende gjalle jashte vendit.

Mundi sizifian i nje perkthyesi

nga Agjencioni Floripress

Sot e gjithe diten kritika boterore eshte ne nje mendje kur vjen puna per te gjykuar lidhur me vlerat e romanit te Tomas Manit “Mali magjik”. Thene me shkoqur, ne mos eshte romani me i madh i krejt shekullit te njezete, atehere nuk ka pike dyshimi qe eshte nje nga me te medhenjte, asish qe numerohen me gishtat e nje dore. Kesodore, ma do mendja qe, do te ishte e tepert dhe e pavend qe ne sot, ketu, ne suazen e rubrikes sone modeste, te rrekeshim te shkruanim rreth vlerave te kesaj vepre madheshtore per te cilen, pa e ekzagjeruar, mund te them me perafersi matematikore, jane shkruar libra e studime qe mbushin cit nje biblioteke te tere. Ndaj dhe vemendja e gjykimi yne, kete here, ashtu si asnjehere tjeter me pare, ka per t’u drejtuar kundrejt sjellesit ne shqip te kesaj kryevepre te prozes se gjate, perkthyesit te mirenjohur, dhe pruresit me se shumti te vlerave nga gjuha gjermane, Afrim Koci.

Edhe pse rendom sasia, volumi nuk eshte keqyrur ndonjehere si vlere ne vetvete mund te them pa piken e ndrojes qe ne rastin e perkthimit ne shqip te nje vepre si “Mali magjik”, i cili permban permbi 1200 faqe te shtypura (romani ne versionin e shqipes eshte botuar ne dy vellime te beshem me nga 600 e ca faqe secili), perben nje vlere te jashtezakonshme per nje sere arsyesh. Le te perpiqemi e te rendisim ndoca syresh: se pari, perkthyesi yne i nderuar ka kryer nje pune skllavi duke na sjelle ne shqip nje veper me permasa pernjemend faraonike; se dyti, per faktin e thjeshte se ne rastin ne fjale kemi te bejme jo me nje veper dosido, po nje veper komplekse e shumerrafsheshe; se treti, per vullnetin dhe skrupulozitetin e shfaqur nga perkthyesi gjate punes se tij sistematike e te perditshme, pothuajse cfilitese, e cila, rrallehere mund te kete qelluar te shperbleje nje mund te ketyre permasave. (Ma do mendja qe, Afrim Koci lypset ta konsideroje veten me fat ngaqe botimi ne shqip u vleresua si perkthimi me i mire per vitin 2009 nga Ministria e Kultures.) Nje tjeter sfide per perkthyesin ka qene edhe ajo galeri e pasur personazhesh qe popullojne boten e krijuar nga romancieri. Figura nga me komplekset dhe me te sterholluarat qofte si karaktere, qofte si natyra njerezore, te cilet kane vetem nje gje qe i perbashkon deri ne vdekje, dhe kjo gje eshte tuberkulozi. Ne aradhen e kesaj galerie te pasur e te shumellojshme spikasin e bijen ne sy italiani Setembrini me ate boten e tij te sofistikuar prej intelektuali antikonformist, ne rrembat e te cilit rrjedh gjaku i nxehte i jugorit cka le edhe vulen e vet te pashlyer ne gjestet dhe diskuret e tij gjithfaresh; hebreu Nafta, i konvertuar ne katolik dhe i edukuar nga jezuitet, njeri qe i ka te rralle shoket persa i perket sofizmave dhe arsyetimeve te veta kurdohere ne kontrapunkt me ato te Setembrinit, vellait te tij siamez ne fushen e dijeve; Peter Peperkorni, holandezi madheshtor deri ne grotesk qe hyn si stuhi ne jeten e cdonjerit prej banoreve te sanatoriumit dhe qe del tragjikisht duke tronditur rende sivellezerit e tij ne semundje; keshilltari Berens, mjeku i plotfuqishem qe, ashtu si vdekja, duket sikur ka ne duar jeten dhe vdekjen e gjithsecilit; Klavdia Shosha, femra magjepsese qe ka thyer zemrat e shume meshkujve me hiret dhe karakterin e saj te pavarur. Dhe, s’do mend, permbi te gjithe shquhet e dallohet Hans Kastorpi, figura qendrore e opusit romanesk te Tomas Manit, vizatimi i te cilit, lypset t’i kete hapur avaze e andaralla te medha perkthyesit per ta sjelle me te njejten besnikeri si ne origjinal. Hans Kastorpi eshte nje karakter qe evoluon gjate gjithe romanit; domethene nga nje qenie fund e krye mediokre qe na shfaqet gjate diteve te para te qendrimit ne sanatoriumin Berghof, ku ai ka ardhur jo ngaqe eshte i prekur nga semundja, po per te vizituar kusheririn e vet Joahim Cimsenin dhe per t’i bere shoqeri. Kur me pas, gati-gati krejt rastesisht, Hans Kastorpi zbulon qe mushkerite e tij jane njesoj te prekura si ato te semureve te tjere dhe, i keshilluar nga Berensi, vendos ta zgjase edhe me qendrimin per t’u kuruar; pikerisht atehere ze fill e nis edhe metamorfoza e tij e dyfishte: teksa mishi, pra, materia, gerryhet e kalbet prej semundjes vdekjeprurese (ne paranteze eshte koha kur tuberkulozi eshte po aq vdekjeprures e i pasherueshem sa c’eshte edhe SIDA sot), mendja dhe shpirti i tij hapen e fisnikerohen duke e shnderruar ate dora-dores ne nje krijese me te mire qe rreh perkryerjen i prirur drejt absolutes. E pra, te gjithe kete proces te rryeshem e gati-gati te pandjeshem transformimi, Afrim Koci ka ditur ta ndjeke hap pas hapi dhe, c’eshte me e rendesishmja, te na e jap te plote e te pacenuar me mjeshterine e nje nxenesi te zot qe ecen ne gjurmet e ustait.

Me kete veper vertet monumentale, jo vetem te letersise gjermane, por edhe te asaj europiane e me gjere, Afrim Koci nuk i ka siguruar thjesht vetes nje vend nderi ne panteonin e perkthyesve te shquar te shqipes (ai do te kujtohet edhe sikur te mos perktheje me gjekafshe tjeter ne gjallje te vet), po, nga ana tjeter, ka ditur t’i ngreje nje monument te madh kulturor gjuhes dhe letrave shqipe duke e vendosur ate krah gjuheve te letersive te medha dhe kulturave te shquara europiane, sic jemi shprehur dikur per Nolin te mahnitur prej tragjedive shekspiriane te sjella ne shqip prej tij.

Tomas Man

“Mali magjik”

Perktheu: A. Koci

Botues “55”

1260 faqe

5200 leke



“Chanel, nje jete si ne perralle”, liber nga Alfonso Signorini. Coco Chanel, qe bota e zgjodhi si mbretereshe te shijes, si muze te bukurise, bekuar prej sukseseve absolute, eshte protagoniste e nje epoke dramatike, qe fitoi dhe luftoi kunder brutalitetit te nje bote, te nje shekulli. Rrobaqepesja e nje fshati, por me ide “shume te guximshme”, vajza e hijshme e veshur si mashkull, takon Boy Capel-in dhe ndjen menjehere per te. Ai e ndihmon te gjeje rrugen e duhur. Lind Coco Chanel-i

“Chanel, nje jete si ne peralle”

Alfonso Signorini

Botues: “Dudaj”, 254 faqe, 800 leke



“Zonja Marta Ouli”, roman nga Sigrid Undset. Personazhi i ketij romani eshte nje Marta si e Bibles, qe grua qe kujdeset, por edhe nje Marte e zakonshme. Ajo qendron e pavarur ndaj botes se burrit dhe te dashurit, por qe ne fund i braktis te dyja. Pas vdekjes se te shoqit, ajo nuk martohet me te dashurin. Ne kete paradoks qendron pjeserisht identiteti i personazhit modern. Pranimi i idese se erotika eshte pjese e pandashme e jetes moderne dhe vendimi i Martes, eshte kumti i dyfishte i ketij romani.

“Zonja Marta Ouli”

Sigrid Undset

Botues: “Skanderbeg Books”, 151 faqe, 500 leke



“Hena e re”, roman nga Stephenie Meyer. Per Bela Suanin ka vetem dicka me te rendesishme se vete jeta: Eduard Kulleni. Por, te dashurosh nje vampir eshte me e rrezikshme nga sa c’mund ta kishte meduar Bela. Sakaq, Eduardi e ka shpetuar Belen nga kthetrat e nje vampiri te rrezikshem. Por, tani qe lidhja e tyre perben rrezik per cka eshte e shtrenjte per ta, ata kuptojne se telashet vetem sa kane filluar. Ky eshte nje rrefim pasionant dhe plot degezime dhe kthesa te papritura.

“Hena e re”

Stephenie Meyer

Botues: “Morava”, 487 faqe, 1250 leke

Nje mjek ne oborrin e Ali Pashes



Nga Agjencioni Floripress


Ne shekullin e nentembedhjete, dhe bash ne kulmin e levizjes romantike, ishte bere e modes per udhetaret e huaj, kryesisht nga vendet e Europes Perendimore, te vizitonin viset e Perandorise Osmane dhe vecanerisht zoterimet e tyre ne trevat e Europes Juglindore ne Greqi, Maqedoni e Shqiperi. Nder ta binin ne sy e shquheshin udhetaret angleze, nje sere syresh emra te permendur brenda e jashte vendit si Lordi Bajron, miku i tij Hobhaus, peizazhisti Eduard Lir e keshtu me radhe per te mberritur te Henri Holland, librin e te cilit kemi nder duar ne shqip tash se fundi. Ajo cka i shtynte keta udhetare romantike te vizitonin keto vise te largeta ishte padyshim lavdia dhe kultura e Greqise se lashte, heronjte zulmemedhenj te antikitetit, bemat dhe veprat e te cileve ata i njihnin me rrenje fale asaj kulture dhe formimi klasik qe kishte gjithsecili prej tyre, pavaresisht nga profesioni ose puna qe kryenin. Ajo cka te le mbrese prej rravgimeve te gjata e shpesh te rrezikshme udhe e paudhe te Hollandit jane njohurite e thella historike, filozofike dhe arkeologjike. Te befasojne dijet qe ai ka per autore te antikitetit greko-romak si Herodoti, Tuqididi, Aristoteli, Livi e Polibi me shoke, ashtu sic te terheqin vemendjen informacionet e sakta qe ai ka vjelur prej bashkatdhetareve te tij si majori Lik, Bajroni, Hobhausi e ndonje tjeter qe kane shkelur e hulumtuar me pare keto vise ne kerkim te monumenteve te antikitetit. Lypset te shtojme ketu se Henri Hollandi nuk ishte thjesht e vetem nje transkriptues i vepres se paraardhesve te tij te shquar, por edhe nje vrojtues i holle dhe i kujdesshem qe regjistronte me skrupulozitet gjithcka qe haste ne udhe e siper. Kesisoj udhetimi i Hollandit, ashtu sic na e parashtron ai vete permes faqeve te librit, zhvillohet ne dy dimensione: ne kohe e ne hapesire; thene me fjale te tjera, sa ne udhet e vendet ekzotike te ketyre trevave te Ballkanit aq edhe ne histori, arkeologji e etnografi. Eshte mekat qe senduku ku mbante shenimet e veta humbi (ose ia vodhen banoret vendas) gjate levizjeve ne jug te Shqiperise, sic na ben me dije vete autori. Po s'ka se si mos te te lere vrrage e madje te te shtyje te ngresh pandehma se mos valle nje mision i fshehte e i pashpallur faqe autoriteteve e kishte cytur udhetarin anglez deri ne keto skuta te humbura te periferise se Perandorise Osmane, kur sheh se c'dije te sakta ka ne leme te gjeologjise, se sa fort interesohet per bitumin e Selenices dhe analizat e perimta qe kryen per te vleresuar rezervat dhe cilesine e ketij xeherori aq fort te kerkuar asokohe. Kesodore ne udhepershkrimin e viseve shqiptare nga Janina, Gjirokastra, Tepelena e Vlora e kthim, Holland na ofron deshmi te dores se pare lidhur me gjendjen ekonomike, politike e sociale te Shqiperise se jugut dhe banoreve te saj, muslimane, te krishtere a hebrenj qofshin.

Si vezhgues symprehte me sens te holle kritik jane pernjemend mbreselenese pershkrimet qe autori na sjell ketu per Ali Pashen. Lypset theksuar fakti qe edhe pse Holland tregohet dashamires ndaj shqiptareve ne pergjithesi dhe Aliut ne vecanti (ai nuk ngurron t'i diferencoje haptazi nga turqit e greket, te cilet, vecmasi te paret, i konsideron qenie te plogeshta, te mefshta e apatike), autori eshte tejet realist ne gjykimet qe jep per ta; thene me shkoqur, teksa nga njera ane ngre lart hijeshine e sqimen me te cilen vishen luftetaret shqiptare, nga ana tjeter flet me shpoti per krekosjen e tyre me arme brezit. Po keshtu gjykimi i tij eshte si thike me dy presa per "luanin e Janines"; nderkohe qe cmon e vlereson si per asnje tjeter, zgjuaresine, burrerine, autoritetin e Ali Pashes, eshte po ky njeri qe e cileson ate nje tiran gjakatar (Holland pershkruan me tone tragjike masakren ndaj burrave te Kardhiqit per te shpaguar cnderimin e se emes dhe motres), njeri dinak, mosbesues e te mefshte qe nuk e ka per gje qe kendej te te laje e lyeje dhe pak me pas te heq qafe. Tek Aliu ai sheh nje despot tipik lindor. Portreti fizik dhe shpirteror i Ali Pashes qe na pershkruan Holland eshte me te vertete i perkryer, ndoshta me kompleksi nga te gjithe ata qe kemi hasur e njohim deri me sot. Por eshte per te ardhur keq qe mjeku Holland, krejt ndryshe nga natyra e tij qemtuese e skrupuloze, nuk na sjell pothuajse asnje te dhene rreth semundjeve prej te cilave vuante pacienti i shquar, po i quan fryt bestytnish e qarjesh pa vlere te nje burri te moshuar. (Ne rastin e Myftarit, djalit te Aliut, Holland eshte me i sakte dhe elokuent.) Libri i Henri Hollandit eshte nje deshmi fort e cmuar, i cili, pavaresisht nga mangesia e siperpermendur, duhet te perbeje nje itinerar te domosdoshem e te detyrueshem per te gjithe studiuesit e historise dhe biografet e Ali Pashe Tepelenes. Pervec kersherise nga ana grafike, nje interes te vecante ngjallin edhe ato pak ilustrime te kryera nga dora e vete Hollandit dhe qe botuesi ka riprodhuar ne kete liber.

Ndonese nuk ka fuqine shprehese te nje artisti si Liri, thellesine diturore te nje Hobhausi dhe pasurine e gjithanshme te te dhenave deri ne ceshtje te gjuhes si majori Lik, stili i Henri Hollandit eshte gjithsesi elegant, humori i tij i holle dhe ironia e mprehte (madje vende-vende vjen e behet therrese dhe nuk kursen kerrkend), cka e ben udhetimin libror me kete anglez te shekullit te nentembedhjete kersheror dhe, s'do mend, te kendshem.

Henri Holland

"Mjek tek Ali Pasha"

Perktheu: A. Dobi

Botime Migjeni

250 faqe

1000 leke



"Shpallja e Pavaresise se Shqiperise", liber nga Kristo Frasheri. Historiani vjen kete here tek lexuesi me nje periudhe te rendesishme te historise se Shqiperise, shpalljen e Pavaresise. Rruga qe shpuri popullin shqiptar me 28 nentor 1912 ka qene e gjate dhe e mundimshme. Ka qene nje rruge mese pese shekullore, e ngarkuar me vuajtje e mjerime te vazhdueshme, me protesta dhe kryengritje te shpeshta kunder zgjedhes se huaj. Nje perpjekje kombetare qe ka filluar ne cerekun e shek. XIV.

"Shpallja e Pavaresise se Shqiperise"

Kristo Frasheri

Botues: Akademia e Shkencave, 284 faqe, 800 leke



"Diplomacia e vetemohimit", publicistike nga Shefki Hysa. "Ky liber eshte i nevojshem, i domosdoshem, i moralshem, si cdo botim i arrire i kesaj natyre, sic jane te shumta arsyet qe camet nuk e harrojne Camerine dhe, merret me mend, kjo eshte nje e drejte jo vetem e tyre, por e drejta e te gjithe shqiptareve", shkruan per librin Ismail Kadare. Krijimet e Hyses, vecanerisht tregimet e tij, dallohen per levizjen kontradiktore dhe pritjen me ankth te kesaj levizjeje.

"Diplomacia e vetemohimit"

Shefki Hysa

Botues: "Kristalina-KH", 461 faqe, 1600 leke



"Zoti M., nje leter", novele nga Viola Isufaj. Eksperimenti ne letersi eshte nje zone teper e brishte ku mungesa e talentit mund te fshihet pas nje lloj carturie. Joshja e tij eshte shpeshhere demtuese, per te mos thene e rrezikshme per shkrimtaret e rinj. "Zoteri i bukur i dashurueshem", shkruan Isufaj, diku ne novelen e saj eksperimentale. Ky eshte nje zberthim i tjeterllojte i gjuhes, i energjive te saj te brendshme. Novela pershkohet nga nje gjendje e tille e vecante, etheje e embel, e permbajtur dhe luksoze.

"Zoti M., nje leter"

Viola Isufaj

Botues: "Onufri", 63 faqe, 300 leke

Jeta e dyte e nje shkrimtari



Agjencioni Floripress


Te paren here qe kam degjuar per “Proken” (por jo per Lipi Papajanin, autorin e tij), ka qene kur ne shtypin tone u fol shkarazi per nje cmim te larte qe kishte fituar regjisori kosovar Isa Qosja ne festivalin prestigjioz te filmit ne Berlin. Por ne ate njoftim lakonik s’permendej kurrkund emri i “babait natyror” te Prokes, Filip (Lipi) Papajanit. Nuk e ve aspak ne dyshim qe i mirenjohuri Isa Qosja e citonte ne titrat prezantues te filmit si shkrimtarin elbasanas te “panjohur ne vendin e tij”, ashtu edhe vepren mbi motivet e se ciles ishte krijuar vepra kinematografike, por ironia ishte se nderkohe qe vepres origjinale i qene dhene munxet e qe damkosur me harrese, ajo ringjallej dhe rikthehej ne jete ne nje trajte te re per te fituar lavdine e merituar dhe te mohuar padrejtesisht, madje nderkombetarisht. Ne mos e vetmja me kete fat, “Proka” eshte nder veprat me tipike. Filip Papajani, i njohur me se shumti ne leme te letrave me apelativin “Lipi” eshte nje nga shkrimtaret me te pazakonte te letrave shqipe. Dhe kjo jo dhe aq per shkak te profesionit te mjekut (profesion qe e ushtroi deri ne fund te jetes), ngase ne historine e letrave shqipe nuk jane te rralle ata shkrimtare dhe levrues te letrave ne pergjithesi qe vinin nga zanate jashteletrare, po per faktin se nga modeli letrar i krijuar dhe me konkretisht nga nje novele e vetme “Proka” (produkti i tij shkrimor eshte tejet i rralle), ai arriti te rroke nje vend te vecante dhe te pa konkurrueshem ne panteonin e emrave te shquar te Republikes se Letrave shqipe, sidomos sot e kesaj dite qe po hedhim ne leter keto radhe. E verteta, jo fort e kendshme dhe e lakmueshme per nje shkrimtar, eshte se pervec ca te moshuarve ende gjalle qe e kujtojne me shume si mjek sesa si shkrimtar, pakkush, me ndonje perjashtim mjaft te rralle, e mban mend dhe e permend si shkrimtar. S’do mend, kjo histori e trishte ka edhe nje logjike kohore: vepra e tij letrare e njohu driten e botimit para luftes dhe, me pas, u mbulua nga tisi i harreses dhe i nje fije dashakeqesie me shume te fshehte se te shprehur. Ndaj ky shkrim, me rastin fatlum te ribotimit te “Prokes”, pas me shume se gjysme shekulli, nuk eshte thjesht nje gjest mirenjohjeje, por edhe nje perpjekje modeste per te rimekembur shtatoren e nje njeriu qe hyri ne historine e letersise me nje novele te vetme. E pra, shumekush nga ne kishte per t’ia pasur zili!

Jo rastesisht, por ne menyre kuptimplote, “Proka” nis me nje skene histerie e deshperimi kolektiv te nje turme njerezish, te cilet, ashtu si varganet e fanatikeve ne mesjete qe u drejtoheshin vendeve te mrekulliberese, kane marre rugen drejt Shkumbinit qe t’i luten Perendise per nje pike uje pas nje thatesire te jashtezakonshme me nje gjest bestytnie e marrezie te perbashket njekohesisht. Me masen e injoranteve eshte perziere edhe Proka, nje djalosh i leshte, por i patekeq, i cili, pa dashje, behet viktime e ligesise, vrazhdesise dhe shpotise se bashkeqytetareve qe e kredhin ne lume me gjithe tesha, duke e turperuar faqe botes. Kaq mjafton qe, nga ky cast e me pas, gjithcka ne jeten e Prokes te marre rrokullimen e te shkoje persembrapthi. Doemos, turma egershane dhe thellesisht e paditur ka nevoje per dike qe ta flijoje, mbi te cilin te shkrehe e te zbraze gjithe dufin e ligesise. Madje ne kete pike mund te themi se edhe sikur te mos ekzistonte Proka, turma kishte per ta shpikur, turma ka nevoje per t’i bere fli zotave te vet: Padijes, Ligesise dhe Egersise. Me kete arsyetim nicean Lipi Papajani shperthen skemat e deriatehershme qe ekzistonin (ne nje fare mase e menyre ekzistojne edhe sot) ne letrat shqipe dhe, kesisoj, na ofron nje veper, ne thelb, revolucionare, dritheruese, e cila, ma do mendja se nuk lajthis kur pohoj se, nuk eshte kapercyer edhe sot e kesaj dite. Por bisturia e analizes se autorit nuk mbetet thjesht e vetem te turma, por deperton edhe me thelle ne plaget e qelbezuara te nje trupi te drobitur, sic eshte shoqeria shqiptare, per te mberritur deri ne asht, domethene te sistemi, ligji, shteti qe ne thelb ka te njejtin portret te shoqerise, madje eshte xhelati i saj, instrumenti i pashpirt qe shpije drejt vdekjes Proken dhe te dashuren e tij. Te parin e lidh kok’ e kembe me hekura dhe e mbyll ne burgjet e cmendurise, te dyten e vesh me rrobat e murgeshes per t’iu bashkuar fizikisht e shpirterisht te dashurit deri ne diten e vdekjes qe zbret si nje deus ex machina permes shfaqjes se befte te Shen Gjon Vladimirit, shenjtit te manastirit, i cili i merr shpirtrat e dy te rinjve dhe i ngjit ne qiell per te gjetur me ne fund paqen e ameshuar, ate qe njerezit ua kishin mohuar mbi toke. Fundi i noveles tingellon sa i hidhur aq edhe ironik, po te kemi parasysh qe shkrimtari ishte i njohur per ateizmin e shpallur boterisht permes shkrimeve publicistike. Ka te ngjare qe me ane te sarkazmes ai ka dashur te shprehe marazin dhe fatalitetin e vet lidhur me pandryshueshmerine e natyres njerezore, tek e cila, sic shprehej Herman Hesse, “gjellojne edhe shenjti, edhe djalli njeherazi”.

Fraza ekspresive plot nuanca dhe larmi stilistikore, zhdervjelltesia ne pershkrimin e situatave, portretet kolektive te turmes, riprodhimi me nje fuqi mbreselenese i gjendjeve shpirterore te heroit te vet, pershkrimet sugjestive te natyres, figuracioni i perkore, por mjaft origjinal dhe i goditur (“qershite kuqelonin si thengjij te ndezur”), nuk lene fije dyshimi qe Filip Papajani eshte nje shkrimtar i sprovuar, nje stilist i mbaruar dhe nje prozator realist qe i ka te rralle shoket ne letrat shqipe, i cili me aq sa mundi e diti e emancipoi letersine shqipe te kohes qe belbezonte ende me nje romantizem folklorizant dhe sentimentalizem anakronik qe s’e hasje me jo ne metropolet e Europes, por as ne getot letrare te provinces ballkanike. Filip Papajani, dhe kete e themi pa ngurruar, ishte nje perjashtim, nje perjashtim qe shkelqen edhe sot e gjithe diten. Madje me fort sot ne mungese sesa dje me pranine e vet.

Filip Papajani

“Proka”

Botues “Geer”

64 faqe

300 leke

“Neper Bukureshtin shqiptar”, liber nga Adrian Majuru. Monografi te tilla si ajo e Dora d’Istrias per shqiptaret e Rumanise apo kjo e Adrian Majurut, te cojne ne nje bote qe sot eshte zhdukur. Sigurisht qe Bukureshti eshte modernizuar nderkohe, edhe pse ky modernizim eshte i diskutueshem dhe atmosfera e shekullit te XIX-te, me komunitetet shqiptare, armene, greke, hebreje ose arumuno-rumune nuk ekzistojne me, vecse ne kujtimet nostalgjike te historianeve, shkrimtareve apo piktoreve.

“Neper Bukureshtin shqiptar”

Adrian Majuru

Botues: “55”, 164 faqe, 750 leke

“Rebelimi i robotit”, liber nga David Icke. Ne jetojme ne nje bote, e cila eshte sunduar nga teknologjia e re revolucionare, por sipas autorit anglez Icke, robotet e vertete te planetit jemi ne, njerezit. Ne kete liber Icke zbulon rritjen e alarmit ndaj rrezikut, sepse njerezit e te gjitha kombeve e kane lejuar veten te jene te programuar nga idete, te cilat atyre ua kane ushqyer ata qe jane ne pushtet. Ai gris vellon e hipokrizise dhe zbulon pathosin e fshehur ne vetedijen e njeriut.

“Rebelimi robotit”

David Icke

Botues: “Helga’s Secret”, 458 faqe, 1200 leke

“Kodi Rebeka”, roman nga Ken Follet. Vere e vitit 1942, Afrika e Veriut. Gjenerali gjerman, Romeli, duket i pathyeshem perballe britanikeve. Arma e tij e fshehte eshte nje spiun i pazakonte, Aleks Ulfi, qe ka per detyre te shtjere ne dore planet strategjike te britanikeve dhe ti raportoje me nje kod te fshehur ne faqet e Rebekes, romanit te Daphine du Maurier. Fatet e luftes ndryshojne. Gjermanet do te fitojne vetem nese majori anglez, Vandam, i rremben sekretin Ulfit.

“Kodi Rebeka”

Ken Follet

Botues: “Dudaj”, 423 faqe, 900 leke

Njeriu qe u rreshtua perkrah te “keqijve”

Nga Floripress,Prishtinë

Ka dy gjera qe do te deshiroja t’u rekomandoja studenteve te gazetarise sikur te isha pedagog i tyre (nje enderr qe druaj s’ka per t’u vene kurre ne jete): se pari, te shihnin nje video qe tanime gjendet edhe ne Youtube, ku gazetari Stephen Colbert, ia numeron nje me nje e ne sy paudhesite presidentit te asokohe te Shteteve te Bashkuara George Bush, gjate darkes se pervitshme qe ky i fundit shtron per nder te korrespondenteve te medias prane Shtepise se Bardhe; se dyti, te lexonin librin e gazetarit italian Valerio Pellizzari “Bodrumi i Ali Babait”, tanime edhe ne shqip i botuar nga Instituti i Medias, i cili, meqe ra fjala, ka ndermarre nje kolane mjaft interesante librash e autoresh nga fusha e gazetarise dhe komunikimit ne pergjithesi. Por, le t’i kthehemi Pellizzarit dhe librit te tij, duke qene se ky eshte edhe objekti i shkrimit tone te kesaj here.

Valerio Pellizzari eshte modeli i gazetarit, per fat te keq mjaft i rralle sot ne bote dhe pothuajse inekzistent ne Shqiperi, qe na deshmon me pune e vepra se jo gjithmone (per te mos u bere nihilist dhe per te mos thene asnjehere) arsyeja shteterore, e ashtuquajtura raison d’etat, eshte edhe arsye publike, ndaj dhe per te ndricuar dhe hedhur drite ne kete pike vjen e hyn ne skene gazetari pernjemend i pavarur, gazetari qe nuk joshet nga lajkat dhe nga pajkat dhe nuk i nenshtrohet trusnive e ndikimit te te fuqishmeve te kesaj bote, shkurt e shkoqur, ai eshte njeriu qe ndan shapin nga sheqeri. Thene me fjale te tjera, jane ata gazetare te sojit te Pellizzarit qe percaktojne kufirin ndares midis se pares dhe se dytes, duke u shfaqur kurdohere ne krah te publikut. Diku ne shenimin hyres per botimin shqip, autori i “Bodrumit…” shprehet ne menyre emblematike: “Eksportimi i demokracise me mbeshtetje ushtarake me ngjan si kapitulli i fundit i trishtuar i historise koloniale te Perendimit”. Ky konstatim tejet i hidhur eshte shprehja me kuptimplote e asaj qe po ndodh sot e kesaj dite ne vende si Afganistani dhe Iraku, duke shkaktuar trazira ne te njejten kohe ne nje sere vendesh rreth e qark. Prej tij ne, spektatoret e rendomte te nje drame te madhe njerezore, arrijme te kuptojme ate qe ndodh ne realitet, larg e jashte asaj qe na transmetojne ekranet e kanaleve televizive, teksa percjellin shtrengime duarsh dhe buzeqeshje udheheqesish te shquar fuqish te medha ose te vogla, dhe ushtri fitimtare qe priten me lule e brohorima nga populli i shumevuajtur. Eshte tejet interesant fakti qe ne kohen qe Iraku po pushtohej nga trupat amerikane, Valerio Pellizzari nuk ishte me trumben e gazetareve qe marshonin ngadhenjimtare drejt kryeqytetit iraken, por ishte mbyllur ne nje bodrum tok me irakenet e thjeshte nen terrorin e bombave qe rrekelleheshin mbi kokat e tyre. Kjo eshte pika e veshtrimit te tij kur na flet per ngjarjet e Irakut dhe gjithcka tjeter ndodhi me pas, si rrjedhoje e nderhyrjes amerikane dhe trupave te koalicionit perendimor. Pellizzari eshte i pameshirshem kur flet per skandalet e burgut te Abu Ghraibit ose te kompanise private te sigurise Blackwater, veprimet e kryera prej njerezve te se ciles, ketyre sherifeve amerikane ne shtepine e tjetrit, ai i krahason me Mesjeten kur nuk ekzistonte e drejta humanitare qe merr ne mbrojtje roberit dhe popullsine civile gjate nje konflikti te armatosur.

Mbasi e ke lecitur librin nga kreu deri ne fund nuk ka se si te mos biesh ne nje mendje me Predrag Matvejevicin, i cili, ne parathenie e shkruar enkas per kete liber shkon e thote: “Ky liber mbi Irakun deshmon ne menyre te shkelqyer per metoden e tij te punes. Vepra nuk eshte ‘e perbere’ nga reportazhe dhe shkrime te lidhur njeri me tjetrin e te plotesuar pak a shume artificialisht, por eshte menduar dhe eshte shkruar si nje e tere dhe si sinteze.” Duke vijuar ne hulline e hapur nga shkrimtari dhe publicisti i njohur mund te themi se kjo gje i jep vepres nje tipar te paperseritshem. Autori e perzgjedh lenden e pare nga thesari qe ai vete shkon e vjel nga Bodrumi i Ali Babait, duke e pepunuar me pas ate me pervojen e tij te pasur vetjake, jo vetem nga Iraku, por edhe nga rajoni edhe me gjerem. Me pas, natyrshem, Pellizzari kalon ne refleksione, por pa metime akademike, cka ben qe te frakturohet mendimi dhe stili qe e vesh ate, duke e bere leximin te veshtire e te pakendshem. Ndryshe nga sa ndodh me gazetare qe te dhene pas narcizizmit letrar harrojne objektin per te cilin shkruajne, po bejne cmos si e si qe te vendosin vetveten ne qender te gjithckaje, Pellizzari ben te kunderten, gati-gati tretet nga syte dhe orvatet te nxjerre sa me fort ne pah realitetin dhe protagonistet e tij.

E verteta eshte qe Pellizzari me kete liber permbys shumecka qe njerezit e zakonshem kane ditur per luften ne Irak, te cilen e kane keqyrur permes syzeve te mediave te medha Perendimore dhe kanaleve televizive kryesisht amerikane. Ai u jep ze te gjithe atyre per te cilet nuk kujtohet kurrkush t’i intervistoje dhe qe perbejne lajm vetem si statistika sa here ndodh ndonje atentat kamikaz ne Bagdad ose ne qytetet e tjera te Irakut. Nga ky kendveshtrim “Bodrumi i Ali Babait” na fut ne nje bote po aq interesante dhe magjike sa c’ishin edhe rrefenjat e lashta te Njemije e nje neteve.

Valerio Pellizzari

“Bodrumi i Ali Babait”

Perktheu: A. Furrxhi

Botues ISHM

248 faqe

“Franz Kafka, vepra e plote”, sjelle ne shqip nga Ardian Klosi. Kur hyn ne vepren e Kafkes ke kaluar nje prag qe s’ka te beje me me jeten e perditshme, me njohurite e tua historike, filozofike, psikologjike. Ti ke hyre thjesht ne boten e tij ashtu sic hyn, bie fjala, ne boten e mitologjise greke kur ne duar nje permbledhje me mite te lashtesise, ose sikurse lexon Dhiaten e Vjeter dhe te Re – por pa pjeset e tyre moralizuese apo didaktike.

“Franz Kafka, vepra e plote”

Ardian Klosi

Botues: K&B, 534 faqe, 1500 leke

“Loja e rruazave prej qelqi”, roman me dy vellime nga Herman Hesse. Secili prej nesh s’eshte gje tjeter vecse nje qenie njerezore, s’eshte gje tjeter vecse nje perpjekje, nje dicka qe ecen per te arritur diku. Por kjo qenie njerezore duhet te ece drejt vendit ku ndodhet persosuria, duhet te synoje drejt qendres dhe jo drejt periferise. Nje njeri mund te jete specialist i rrepte ne fushen e logjikes ose te gramatikes dhe ne te njejten kohe te jete plot fantazi e muzike.

“Loja e rruazave prej qelqi”

Herman Hesse

Botues: Elena Gjika, 340 faqe, 1200 leke

“Mjeshtri”, roman nga Colm Toibin. Ky liber eshte nje pasqyre e jetes se shkrimtarin Henri Xhejms, ne vitet e fundit te shekullit XIX. Libri perbehet nga njembedhjete kapituj, ne te cilet zhvillohen ngjarjet prej janarit te 1895-es, deri ne tetor te 1899-es, duke e ndjekur shkrimtarin nga deshtimi i tij ne perpjekje per te pasur sukses ne teatrin e Londres, e deri ne izolimin e tij ne qytetin e Rait, ku per vite me radhe ai krijoi kryevepra me vlera te pabesueshme.

“Mjeshtri”

Colm Toibin

Botues: Dituria, 372 faqe, 800 leke

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...