2011-06-05

Botohet Fjalori Drejtshkrimor me 75000 fjalë


Mbas “Fjalorit të parë Drejtshkrimor të Gjuhës Shqipe”, botuar në vitin 1976 me rreth 38 mijë fjalë, një tjetër fjalor i ri me rreth 75 mijë fjalë është botuar kohët e fundit nga gjuhëtarët Ali Dhrimo e Rami Memushaj dhe është promovuar gjithashtu në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. Sipas gjuhëtarit Rami Memushaj “40 vjet mbas Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972) dhe 34 vjet pas hartimit të të parit fjalor drejtshkrimor të shqipes (1976), nevoja e hartimit të një fjalori të ri drejtshkrimor erdhi duke u bërë gjithnjë e më e domosdoshme”. Fjalori rreh të pasqyrojë në mënyrë sa më të plotë atë pasurim dhe shpërthim të gjuhës shqipe në të gjitha stilet, gjinitë, sidomos në këto 20 vitet e fundit, që është arritur falë punës së lëvruesve të shqipes dhe të përkthyesve. Sipas Memushaj “Ky fjalor është një libër që duhet të ndodhet në tryezën e atij që shkruan. Botimi pasqyron se çfarë është arritur në njësimin e normës së gjuhës shqipe që nga viti 1972 e deri në vitet tona, në fushën e fonetikës, gramatikës dhe drejtshkrimit”. Dy autorët e fjalorit kanë punuar rreth tre vjet e gjysmë për hartimin e tij, pasi sipas Memushaj, pasqyrimi i leksikut të shqipes në fjalorët normalë është e pamjaftueshëm. “Botimi i këtij fjalori me rreth 75.000 fjalë është një ndihmesë jona në pasurimin e leksikut të shqipes”, përfundon gjuhëtari.Ky fjalor po botohet në kohën kur ka kërkesa për rishikimin e normës letrare nga shumë ekspert të gjuhës. Dhe veçmas një kohë të gjatë pas botimit të fjalorit të Mehmet Elezit është shtruar nevoja për fjalor të ri. Fjalori i Mehmet Elezit përmban rreth 41000 fjalë e rreth 54000 kuptime, të cilat nuk gjinden në fjalorët e Akademisë së Shkencave të viteve 1980 e 2002. Fjalori ka edhe rreth 5300 shprehje frazeologjike. Fjalori i Elezit ilustrohet edhe me rreth 5000 fjalë të urta popullore; rreth 1000 gjëza, bestytni e paragjykime, doke, lojë-fjalësh, të dhëna për barnatimin (mjekimin) popullor, yshtje etj. Shumë prej tyre botohen për herë të parë. Prandaj, ishte nevojë që të botohen fjalorë të ri që përfshijnë sa më shumë fjalë e leksik të shqipes nga të gjitha trevat shqiptare dhe nga mërgata.

Fundi i “perandorisë” së kuqe në Tiranë


Shkruan Bajrush Morina
Më 8 maj në Tiranë ishte një festë e demokracisë dhe e votës së lirë. Megjithëse mbaheshin zgjedhjet e nivelit lokal, për kryetar bashkie, minibashki e komuna në mbarë Shqipërinë, gara më e rëndësishme e këtyre zgjedhjeve ishte në Tiranë. Dy koalicionet e mëdha në Shqipëri, koalicioni i djathtë apo Aleanca për qytetarin që drejtohej nga Partia Demokratike dhe koalicioni i majtë apo Aleanca për të ardhmen që drejtohet nga Parita Socialiste, gjithë potencialin e tyre politik e kishin “derdhur” dhe drejtuar në Tiranë.
Më 8 maj të këtij viti kam qenë dëshmitarë i një manifestimi madhështor jo vetëm politik. Më bëhej sikur gjithë tiranasit, i madh e i vogël ua kishin mësyrë kutive të votimit. Në disa prej qendrave të cilat i kemi vizituar në paraditen e 8 majit kemi parë më sy një rend të gjatë të njerëzve që pritnin për të hedhur votën e tyre. Kur disa prej miqve të mi u tregoja se shumica prej tiranasve që i kam takuar pas votimit dhe që i kam pyetur se për kë keni votuar pa asnjë hamendje më janë përgjigjur: “Për Lulin ore, për kë tjetër!” Dhe këtë përgjigje nuk e kam marrë vetëm nga votuesit që kishin votuar afër selisë së Partisë Demokratike. Përgjigje të tilla kam marrë edhe nga votues të cilët kishin votuar në qendrat e votimit që konsiderohen si “çerdhe” të Partisë Socialiste apo të “stalindgradit” socialist.
Në ditën e votimit më 8 maj në Tiranë kandidati i Partisë Demokratike Lulëzim Basha hynte e dilte shpesh prej selisë së Partisë Demokratike në Tiranë. Ai lëvizi disa herë prej selisë “blu” deri te selia e qendrës së tij elektorale. Dhe gjithmonë lëvizte pa veturë, pa përcjellje bodiguardësh. Gjatë rrugëtimit këmbë Luli (siç e quajnë me emër përkëdhelës të gjithë miqtë, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij) ndalej e përshëndetej dorë për dore me tiranasit të djathë apo të majtë.
Më 8 maj Mark Krasniqi erdhi në Tiranë për të përkrahur jo vetëm me votë Lulëzim Bashën. Erdhi edhe ta takonte kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës. Me vete mori edhe disa libra të tij të fundit të cilat i kishte dedikuar për kryeministrin Sali Berisha, për zv.minsitren Edit Harxhi. Tri libra i kishte dedikuar edhe për Lulëzim Bashën. Megjithëse dedikimi i shkruar mbante datën e 7 majit, profesor Mark Krasniqi në këto Libra kishte shkruar: Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulëzim Bashën!” Pra profesor Marku e kishte “shpallur” kryetar Bashkie Lulëzim Bashën më 7 maj, një ditë para se të mbaheshin votimet në Tiranë dhe pothuaj një muaj para se edhe Kolegji zgjedhor të merrte vendimin përfundimtar për hedhjen poshtë të ankesës së Partisë Socialiste dhe verifikimin e vendimit të KQZ-së për shpalljen e Lulëzim Bashës fitues të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës.
Kryebashkiaku i ri i Trianës Luëlzim Basha pranoi me kënaqësi këto libra dhuratë nga profesor Mark Krasniqi. Me këtë rast në një deklaratë ekskluzive për gazetën “Bota sot” që e dha më 8 maj Lulëzim Basha tha; “Jam i sigurt se dot ë fitoj!”
Por Lulëzim Basha do të ishte fitues edhe pa vendimin e kolegjit zgjedhor e madje edhe pa vendimin e KQZ-së. Pse mendojmë kështu?
Lulëzim Basha arriti ta sfidojë “mitin Rama” në Tiranë i cili për 3 mandate rresht arrinte t’i fitonte zgjedhjet përballë kandidatëve të Partisë Demokratike madje me një diferencë të madhe që shkonte në mijëra vota! Në votimet e 8 majit Basha jo vetëm që përmbysi rezultatin prej mijëra votash por e ngushtoi diferencën deri në fitore prej 81 votash.
Lulëzim Basha e shembi këtë “mit”, e ndryshoi “fasadën e kuqe” të Tiranës me ngjyrë blu!
Lulëzim Basha, nga pozicioni i një ministri dhe nga posti i një anëtari të kryesisë së partisë i doli përballë një lideri të një partie të dytë politike në Shqipëri. Pra garonte një anëtar i kryesisë përballë një lideri partiak, një ministër policie përballë një kryebashkiaku me tre mandate.
Lulëzim Basha e largoi nga skena politike liderin socialist Edi Rama! E mundi me vota Edi Ramën, jo si lider partie por si një kandidat i një partie!
Kryeqyteti i Shqipërisë Tirana për gati 12 vjet ishte shndërruar në një “qerdhe” të ngjyrës së kuqe politike ku lideri socialist, në vitet më të vështira për popullin shqiptar të Kosovës, organizoi koncert për rokerin shovinist serb Goran Bregoviq të cilit ia dhuroi edhe “çelësin e Tiranës”.
Lulëzim Basha përfundimisht ia ndryshoi ngjyrën politike kryeqytetit të Shqipërisë. E shembi “perandorinë” e kuqe dhe ia ndryshoi Tiranës jo vetëm “çelësin” e portës por do t’ia rikthejë Tiranës edhe imazhin shqiptar të kryeqytetit të Shqipërisë.
Prej 3 qershorit lideri socialist Edi Rama është i papunë në Tiranë, është i humburi i Tiranës dhe i Shqipërisë. Nëse e takoni netëve të vona nëpër rrugët e Tiranës në gjendje “agonie” njoftojeni Emergjencën apo stacionin më të afërt të Policisë sepse edhe ai është qytetar i thjeshtë i Tiranës për të cilin tash e tutje do të kujdeset kryebashkiaku Lulëzim Basha.
Prej 3 qershorit kryebashkiaku i Tiranës është Lulëzim Basha.

Marjan Bunaj: Mësuesit - Shefqet Kelmendi

MËSUESIT

Nga Marjan Bunaj

Kur kërkoj ti jap trajta mirësisë njerëzore. Ajo ka ngrohtësinë e gjoksit të simemë e siluetën e imët të mësuesit tim Shefqet Kelmendi. E kujtoi mësues Shefqetin si oazë ku ndalej të pushojë shpirti i trazuar i fëmijës së ndrydhur nga pesha e mjerimit dhe e njerëzimit. E kujtoj duke ecur, me një tufë gazetash nën sqetull e tek lexonte gazetën “Drita”. E afronte shumë gazetën për shkak të miopisë e shkonte ngadalë nën hijen e plepave përbri asfaltit, në rrugën që nga posta çonte drejt lagjes së “familjareve” që ishte “qyteti” i fshatit tim. E kujtoj kur u ndreqte fëmijëve kamishat e leckosura ne pantallonat mjerane. E kujtoj tek i bije mandolinës e me një zë kadifeje këndonte këngën e pesë heronjve të Vigut. E kujtoj kur tregonte parabolën e të dënuarit me vdekje që në sajë të besës e dhembshurisë se gardianit kishte shkuar të përshëndeste familjen një natë para ekzekutimit e që moti i keq e kishte penguar të arrinte në kohë. Me dorën e ngritur e zërin e çjerrë vraponte drejt trekëmbëshit të vdekjes ku në këmbë të tij, po ekzekutohej gardiani i ndëshkuar për njerëzinë e shfaqur e besimin tek besa e shqiptarit. E kujtoj kur na i bënte të bukura edhe himnet ozanuese të shkrimtareve oborrtare. E kujtoj shikimin e tij ngjyrë qielli tek më jepte libra në bibliotekën e shkollës duke më thënë që megjithëse kisha zgjedhur libra qe duhej ti lexoja ndonjë vit me vone, un mund t′i lexoja. Kjo me jepte krahë. E kujtoj tek priste ne heshtje tek radha e bukës e u përgjigjej me dashamirësi përshëndetjeve pak servile të fshatarëve që ktheheshin nga puna në fushe e prisnin me ore që të arrinte gazi i kooperativës nga furra e Shënkollit të ripagëzuar “Ylli i Kuq”. E kujtoj kur gjatë shpjegimit, për të na zgjuar nga përgjumja e unshme na lëshonte zinxhirthin e çelësave nën jakat e lyrosura në zverkat tanë fëmijërore. Kur i klithte Dardanit të pabindur të kthehej në shtëpi për të bërë detyrat. Tek qortonte Shpëtimin gjaknxehtë që i kishte thyer hundët ndonjë shoku i cili i kishte thënë kryemadh të njëjtën shprehje që un po mësohesha ta duroja.
Arrestimi i tij ka qenë për mua një zgjim i trembur nga inkubi komunist. U mallëngjeva kure pashe ne google fotografinë, mu zgjat jeta nga mbijetesa e tij. Penda e mprehtë e gjaknxehtë e Shpëtimit, djalit të mësues Shefqetit, me ndaloi të publikoja disa përsiatje letrare për fatin e mirë të lexuesve. Nga zilia e duke përfituar nga distanca gjeografike që na ndanë, Shpëtimit po i them “kryemadh, kryemadh, kryemadh …hë”
Kure mësova vetëmohimin burrëror të mësues Shefqetit në gjyqin komunist u mbusha me një krenari të pashoqe. Vuajtjet e tija në burgjet çnjerëzore e dënimin me vdekje i përjetova me një dhimbje therëse e më bënë të harroj përndjekjet e arrestimet që me bënin shefat e sigurimit në ministrinë e mbrojtjes.
Mësues Shefqeti nuk është mësuesi i parë që të gjithë kujtojnë me mallëngjim. Ai është për mua njeriu i parë që kam takuar në shkretëtirën shoqërore të realitetit socialist.
Desha të shkruaj “të rroje sa malet mësuesi im Shefqet Kelmendi” por ky urim është zvetënuar nga destinatari monopolist i tij, Enver Hoxha. Atëherë i sigurte që do të më lejonte ta merrja ngrykë e ta kacarroja fort, po i them “TË DU FORT MËSUES”
Marjan Bunaj 2011

Nga Flori Bruqi:Urime Lulzim Basha,për Kryetar Bashkie !




Kush është Lulzim Xh.Basha?

Lulzim Xhelal Basha është politikan shqiptar, Ministër i Brendshëm i Shqipërisë dhe deputet i Legjislaturës XVIII të Kuvendit të Shqipërisë.Jurist (Meester in de Rechten ekuivalenti i LLM) i specializuar në të drejtën Evropiane dhe Ndërkombëtare Publike në Universitetin e Utrechtit në Holandë. Deri ne 2007 ka punuar si ministër i MPPTT më vonë u emërua ministër i punëve të jashtme. Lulzim Basha ka lindur në Tiranë, kurse familja e tij është me prejardhje nga Drenica e Kosovës kur në vitet 40-të të shekullit të kaluar gjyshi i tij detyrohet të ikë nga Kosova pas torturave serbe.

Aktiviteti politik
 shtator 2005-maj 2007  :Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Shqiptar 
maj 2007 - shtator 2009 :Ministër i Jashtëm Shqiptar
 shtator 2009-mars 2011:Ministër i punëve të brendshme Shqiptar 

Gjatë periudhës maj – korrik 2005 vepron si Zëdhënës i Fushatës Zgjedhore 2005.
Nga maji i vitit 2005 dhe në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Nga prilli i vitit 2005 dhe ne vazhdim është anëtar i Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Nga janari i vitit 2005 dhe ne vazhdim vepron si Koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave në Partinë Demokratike në Tiranë. Përgjegjës për koordinimin e punës së ekspertëve dhe komisioneve të KOP në përgatitjen, diskutimin dhe shpalljenm e 17 projekt- platformave qeverisëse nga KOP për Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Gjatë periudhës Nëntor 2002 – Janar 2005 veproi si Këshilltar Special për Tranzicionin. Departamenti i Drejtësisë UNMIK, Prishtinë, Kosovë. Përgjegjës për përgatitjen e tranzicionit të Departamentit të Drejtësisë të UNMIK-ut drejt një Ministrie të Drejtësisë të Kosovës. Përfshinte përgjegjësitë për hartimin e plan-veprimit dhe mbikqyrjen e fazave të zbatimit të këtij plani.
Gjatë periudhës Tetor 2001 – Nëntor 2002 vepronte si Zëvendës Shef i Kabinetit të Drejtorit të Departamentit të Drejtësisë UNMIK.
Gjatë periudhës Korrik 2000 – Tetor 2001 ushtronte detyrën Këshilltar Ligjor në Departamentin e Drejtësisë të UNMIK-ut.
Gjatë periudhës Maj 1998 – Korrik 1999 ishte pjesëtar i skuadrës së hetimit të krimeve të luftës nga forcat serbe në Kosove: Tribunali Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi.



http://floripress.blogspot.com/2011/03/lulzim-basha-prezanton-familjen-ne.html




Paralelisht me letrën e shkrimtarit  shqiptar Ismail Kadaresë, i cili kërkojë kohë më parë që Lulzim Basha të tërhiqet, kandidati demokrat për Tiranën, Lulzim Basha i është përgjigjur kohë më parë Ismail  Kadaresë:  "Nuk tërhiqem, sepse kjo do ishte akt anti demokratik". (Floripress)



 Shkrimtari i njohur Ismail Kadare nëpërmjet një letre të hapur i ka kërkuar Lulzim Bashës tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie, transmetojnë mediat shqiptare. “Nisur nga kjo, në kushtet e një fitimi ose të një humbjeje fare të paqartë, do t’ju propozoja një gjest, që, sot për sot është i rrallë, gati i përjashtuar nga jeta politike shqiptare : tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie”, shkruan Kadare ne letrën drejtuar Bashës duke shprehur shqetësimin për situatën më të fundit që po përcillet nga Shqipëria, i ka shkruar Kadare Bashës. ” Shpresoj se do ta kuptoni drejt mesazhin tim, i cili nga këndvështrimi i klasës politike shqiptare mund të duket i gabuar politikisht, strategjikisht, taktikisht etj.,etj. por nga një tjetër pikëpamje, nga interesat e larta te vendit, të republikës dhe të kombit do të ishte i drejtë dhe i saktë”, shkruan mes tjerash Kadare, i cili në letër po ashtu jep shpjegimin pse ai një kërkesë të tillë ia ka drejtuar Bashës e jo kundërkandidatit të këtij të fundit Edi Ramës.


 “Kjo nuk është çështje preference për ju, çështje afërsie etj. Dhe aq më pak nuk është sfidë ndaj kundërshtarit tuaj politik. Propozimi për tërheqje mund t’ia bëja secilit prej jush, por mendova se tërheqja do të ishte më e lehtë për ju që jeni në pushtet, sesa për tjetrin, që është shef i opozitës”. Paralelisht me letrën e Kadaresë, raportohet se kandidati demokrat për Tiranën, Lulzim Basha i është përgjigjur negativisht kërkesës së Kadaresë për tërheqje nga kandidimi. “Çdo tërheqje e imja në këto kushte, jo vetëm do të ishte një akt antidemokratik, por besoj se nuk do të pranohej as nga rivali im për Bashkinë e Tiranës, sepse për pasojë, edhe legjitimiteti i vijimit të kryetarit aktual të Bashkisë do të ishte i kompromentuar”, është shprehur Basha në letrën e tij të hapur për shkrimtarin.


“Nisur nga kjo, në kushtet e një fitimi ose të një humbjeje fare të paqartë, do t’ju propozoja një gjest, që, sot për sot është i rrallë, gati i përjashtuar nga jeta politike shqiptare : tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie”, shkruan Kadare ne letren drejtuar Bashës, duke shprehur shqetësimin për situatën më të fundit që po përcillet nga Shqipëria.
Kadare vlerëson se Basha si politikan dhe si zyrtar është gjendur kohët e fundit, në qendër të një cikloni, i cili shprehet shkrimtari, jo vetëm mund t’ia mbyllë rrugën përparimit të kombit shqiptar, por ta kthejë atë shumë vite prapa në histori. “S’është nevoja këtu t’ju kujtoj se sa e pandreqshme dhe e pafalshme do të jetë kjo mbrapështi”.

Basha prezanton familjen në ditën e parë të fushatës
Në letër gjithashtu shkrimtari shprehet se shpreson që mesazhi të lexohet qartë dhe jo politikisht.
“Nisur nga kjo, shpresoj se do ta kuptoni drejt mesazhin tim, i cili nga këndvështrimi i klasës politike shqiptare mund të duket i gabuar politikisht, strategjikisht, taktikisht etj.,etj. por nga një tjetër pikëpamje, nga interesat e larta te vendit, të republikës dhe të kombit do të ishte i drejtë dhe i saktë”.
Kadare thekson madje dhe pse i është adresuar pikërisht Bashës dhe jo Edi Ramës.
“Që të jem i saktë gjer në fund, do të shtoja se kjo nuk është çështje preference për ju, çështje afërsie etj. Dhe aq më pak nuk është sfidë ndaj kundërshtarit tuaj politik. Propozimi për tërheqje mund t’ia bëja secilit prej jush , por mendova se tërheqja do të ishte më e lehtë për ju që jeni në pushtet, sesa për tjetrin , që është shef i opozitës”.
Shkrimtari që prej vitesh jeton në Paris të Francës mbyll letrën me shpresën se Basha do të tërhiqet nga gara për kryetar Bashkie duke e inkurajuar këtë si gjest që do të nderonte jo vetëm Bashën, por të gjithe shqiptarët.
“Gjesti i juaj do të jetë një mesazh emancipimi dhe shprese për brezin e ri shqiptar, duke përfshirë edhe atë të politikanëve. Çdo gjest i tillë, përpara se tê nderojë një politikan, një krah apo një stinë të politikës, na nderon të gjithëve”, thuhet në letrën e Kadares.




Paralelisht me letrën e Kadaresë, i cili kërkon që Basha të tërhiqet, kandidati demokrat për Tiranën, Lulzim Basha i është përgjigjur Kadaresë pme një "Nuk tërhiqem, sepse kjo do ishte akt anti demokratik".


Tiranë: Shkrimtari i njohur Ismail Kadare nëpërmjet një letre të hapur i ka kërkuar Lulzim Bashës tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie, transmetojnë mediat shqiptare.
“Nisur nga kjo, në kushtet e një fitimi ose të një humbjeje fare të paqartë, do t’ju propozoja një gjest, që, sot për sot është i rrallë, gati i përjashtuar nga jeta politike shqiptare : tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie”, shkruan Kadare ne letrën drejtuar Bashës duke shprehur shqetësimin për situatën më të fundit që po përcillet nga Shqipëria, i ka shkruar Kadare Bashës.
” Shpresoj se do ta kuptoni drejt mesazhin tim, i cili nga këndvështrimi i klasës politike shqiptare mund të duket i gabuar politikisht, strategjikisht, taktikisht etj.,etj. por nga një tjetër pikëpamje, nga interesat e larta te vendit, të republikës dhe të kombit do të ishte i drejtë dhe i saktë”, shkruan mes tjerash Kadare, i cili në letër po ashtu jep shpjegimin pse ai një kërkesë të tillë ia ka drejtuar Bashës e jo kundërkandidatit të këtij të fundit Edi Ramës.
“Kjo nuk është çështje preference për ju, çështje afërsie etj. Dhe aq më pak nuk është sfidë ndaj kundërshtarit tuaj politik. Propozimi për tërheqje mund t’ia bëja secilit prej jush, por mendova se tërheqja do të ishte më e lehtë për ju që jeni në pushtet, sesa për tjetrin, që është shef i opozitës”.
Paralelisht me letrën e Kadaresë, raportohet se kandidati demokrat për Tiranën, Lulzim Basha i është përgjigjur negativisht kërkesës së Kadaresë për tërheqje nga kandidimi.
“Çdo tërheqje e imja në këto kushte, jo vetëm do të ishte një akt antidemokratik, por besoj se nuk do të pranohej as nga rivali im për Bashkinë e Tiranës, sepse për pasojë, edhe legjitimiteti i vijimit të kryetarit aktual të Bashkisë do të ishte i kompromentuar”, është shprehur Basha në letrën e tij të hapur për shkrimtarin.
******
Paralelisht me letrën e Kadaresë, i cili kërkon që Basha të tërhiqet, kandidati demokrat për Tiranën, Lulzim Basha i është përgjigjur Kadaresë pme një "Nuk tërhiqem, sepse kjo do ishte akt anti demokratik".


Tiranë: Shkrimtari i njohur Ismail Kadare nëpërmjet një letre të hapur i ka kërkuar Lulzim Bashës tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie, transmetojnë mediat shqiptare.
“Nisur nga kjo, në kushtet e një fitimi ose të një humbjeje fare të paqartë, do t’ju propozoja një gjest, që, sot për sot është i rrallë, gati i përjashtuar nga jeta politike shqiptare : tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie”, shkruan Kadare ne letrën drejtuar Bashës duke shprehur shqetësimin për situatën më të fundit që po përcillet nga Shqipëria, i ka shkruar Kadare Bashës.
” Shpresoj se do ta kuptoni drejt mesazhin tim, i cili nga këndvështrimi i klasës politike shqiptare mund të duket i gabuar politikisht, strategjikisht, taktikisht etj.,etj. por nga një tjetër pikëpamje, nga interesat e larta te vendit, të republikës dhe të kombit do të ishte i drejtë dhe i saktë”, shkruan mes tjerash Kadare, i cili në letër po ashtu jep shpjegimin pse ai një kërkesë të tillë ia ka drejtuar Bashës e jo kundërkandidatit të këtij të fundit Edi Ramës.
“Kjo nuk është çështje preference për ju, çështje afërsie etj. Dhe aq më pak nuk është sfidë ndaj kundërshtarit tuaj politik. Propozimi për tërheqje mund t’ia bëja secilit prej jush, por mendova se tërheqja do të ishte më e lehtë për ju që jeni në pushtet, sesa për tjetrin, që është shef i opozitës”.
Paralelisht me letrën e Kadaresë, raportohet se kandidati demokrat për Tiranën, Lulzim Basha i është përgjigjur negativisht kërkesës së Kadaresë për tërheqje nga kandidimi.
“Çdo tërheqje e imja në këto kushte, jo vetëm do të ishte një akt antidemokratik, por besoj se nuk do të pranohej as nga rivali im për Bashkinë e Tiranës, sepse për pasojë, edhe legjitimiteti i vijimit të kryetarit aktual të Bashkisë do të ishte i kompromentuar”, është shprehur Basha në letrën e tij të hapur për shkrimtarin.

Paralelisht me letrën e Kadaresë, i cili kërkon që Basha të tërhiqet, kandidati demokrat për Tiranën, Lulzim Basha i është përgjigjur Kadaresë pme një "Nuk tërhiqem, sepse kjo do ishte akt anti demokratik".


Tiranë: Shkrimtari i njohur Ismail Kadare nëpërmjet një letre të hapur i ka kërkuar Lulzim Bashës tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie, transmetojnë mediat shqiptare.
“Nisur nga kjo, në kushtet e një fitimi ose të një humbjeje fare të paqartë, do t’ju propozoja një gjest, që, sot për sot është i rrallë, gati i përjashtuar nga jeta politike shqiptare : tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie”, shkruan Kadare ne letrën drejtuar Bashës duke shprehur shqetësimin për situatën më të fundit që po përcillet nga Shqipëria, i ka shkruar Kadare Bashës.
” Shpresoj se do ta kuptoni drejt mesazhin tim, i cili nga këndvështrimi i klasës politike shqiptare mund të duket i gabuar politikisht, strategjikisht, taktikisht etj.,etj. por nga një tjetër pikëpamje, nga interesat e larta te vendit, të republikës dhe të kombit do të ishte i drejtë dhe i saktë”, shkruan mes tjerash Kadare, i cili në letër po ashtu jep shpjegimin pse ai një kërkesë të tillë ia ka drejtuar Bashës e jo kundërkandidatit të këtij të fundit Edi Ramës.
“Kjo nuk është çështje preference për ju, çështje afërsie etj. Dhe aq më pak nuk është sfidë ndaj kundërshtarit tuaj politik. Propozimi për tërheqje mund t’ia bëja secilit prej jush, por mendova se tërheqja do të ishte më e lehtë për ju që jeni në pushtet, sesa për tjetrin, që është shef i opozitës”.
Paralelisht me letrën e Kadaresë, raportohet se kandidati demokrat për Tiranën, Lulzim Basha i është përgjigjur negativisht kërkesës së Kadaresë për tërheqje nga kandidimi.
“Çdo tërheqje e imja në këto kushte, jo vetëm do të ishte një akt antidemokratik, por besoj se nuk do të pranohej as nga rivali im për Bashkinë e Tiranës, sepse për pasojë, edhe legjitimiteti i vijimit të kryetarit aktual të Bashkisë do të ishte i kompromentuar”, është shprehur Basha në letrën e tij të hapur për shkrimtarin.



Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën ankimore të Partisë Socialiste, për të shpallur të pavlefshëm vendimin e datës 23 Maj  2011 të KQZ-së ku u vlerësuan votat e kontestuara dhe u shpall kryebashkiak i Tiranës kandidati i mazhorancës Lulzim Basha me 81 vota më shumë se rivali i tij Edvin Kristaq  Rama. Pasi dëgjoi pretendimet e përfaqësuesve ligjorë socialistë, dhe pasi shqyrtoi provat e padisë së PS, së bashku tabelat përmbyllëse të rezultatit të Tiranës dhe të KZAZ, të dorëzuara këto nga KQZ-ja vendosi të rrëzojë kërkesën e PS, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së.

Rezultatet përfundimtare

Lulzim Basha- 124 786 vota

Edi Rama- 124 705 vota

Hysni Milloshi- 1394 vota 



     
image






























KOLEGJI RRËZON KËRKESËN E PS, LË NË FUQI VENDIMIN E KQZ-së

Seanca e Kolegjit Zgjedhor për shqyrtimin e ankimimit të Partisë Socialiste nisi sot rreth orës 17:00, ndërsa vendosi që ta rrëzojë këtë kërkesë rreth orës 21:00, pas shqyrtimit të provave të paraqitura si nga PS ashtu edhe nga KQZ-ja.
Kështu, Kolegji Zgjedhor vlerësoi si të drejtë vendimin e Komisionit Qendror të zgjedhjeve për të hapur dhe numëruar kutitë e kontestuara, për Bashkinë e Tiranës, ku rezulton të jetë fitues kandidati i mazhorancës, Lulzim Basha.
Ka qenë relatori i cështjes Tomë Ndreca që ka rrëzuar aktkërkesën. Pasi ka shqyrtuar të gjitha provat e PS ku përfshihet edhe shqyrtimi i tabelave përmbledhëse.
Gazetarja e NEWS24 Aurora Sulce deklaron se gjatë kësaj seance “Nuk kanë dhënë shpjegime se me sa vota është rrëzuar kërkesa e PS.


Lulzim Basha,kryebashkiak i tiranes



KOLEGJI TËRHIQET PËR TË MARRË VENDIM

Kolegji Zgjedhor menjëherë pas nisjes së seancës të parashikuar në orën 17:00 është tërhequr për të marrë vendim. Kolegji do të administrojë provat e padisë së PS e cila ka kërkuar pavlefshmërinë e vendimit që KQZ ka marrë me 23 maj, ku ka rezultuar fitues kandidati i PD  Lulzim Basha me 81 vota më shumë se kandidati i majtë Edi Rama.
KQZ i dorëzoi tabelat përmbyllëse të rezultatit të Tiranës dhe të KZAZ. Përfaqësuesit i PD Ivi Kaso është shprehur se nuk është i nevojshëm administrimi i provave nga kolegji, pasi KQZ ka marë thjesht rolin e KZAZ për Tiranën.
Drejtoresha juridike e KQZ- së Dëshira Pasko deklaroi se vendimi është marrë në përpuhje të plotë dhe ka kërkuar rrëzimin e padisë së PS.
Nga ana e tij deputeti socialist Damian Gjiknuri i cili mbështet kërkesën e PS e cila kërkon si provë vendimin 167 të KQZ që sipas tyre nuk ka vepruar si KZAZ, ka theksuar faktin se Kolegji Zgjedhor i ka të gjitha provat për të marrë një vendim.


KOLEGJI I KERKON KQZ TABELAT PERMBYLLESE

Kolegji Zgjedhor i kërkoi KQZ tabelat përmbyllëse të rezultatit të KZAZ- ve të Tiranës. Gjyqtarët do të verifikojnë nëse tabelat janë përmbyllur para 18 majit, ditës kur KQZ miratoi në parim aktin normativ, në bazë të të cilit nisi numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara. PD nuk pranoi që të merreshin si provë materiale tabelat e KZAZ, pasi u tërhoq Kolegji Zgjedhor udhëroi KQZ që të sillte tabelat dhe i dha kohë deri në orën 17:00 kur do jetë seanca e ardhshme.




PS: KQZ NUK DUHEJ TE NDRYSHONTE REZULTATIN E KZAZ

Seanca nisi me fjalën e përfaqësuesit ligjor i PS-së Arjan Salati i kërkoi trupit gjykues të Kolegjit Zgjedhor pavlefshmërinë e vendimit të KQZ nr. 711 si dhe anulim të veprimeve administrative të KQZ. Sipas Salatit “KQZ mori kompetencë për fletët në kutitë gabim, si dhe ndryshoi tabelat nga KZAZ-të e Tiranës. Sipas socialistëve KQZ duhej të bënte veprimet matematikore por jo të ndryshonte rezultatin.
Vendimi nr. 711 i KQZ-së i miratuar me votat e shumicës më 23 maj shpalli fitues për kryetar të bashkisë Tiranë, kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha, i cili kryesonte me 81 vota kundrejt kandidatit të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Edi Rama.
Sipas Salatit Kolegji Zgjedhor ka kompentecat për gjykimin e kësaj cështjeje. “Vendimi i KQZ është abstarkt. Tabelat e rezultatit të përfunduara nga 10 KZAZ, KQZ i ndryshoi duke numëruar fletët gabim“- deklaroi Salati.
Ai nënvizoi se akti i KQZ i datës 23 maj është i pavlefshme pasi si akt normativ është miratuar pa pasur kuorumin, pa pasur 5 vota. Ndërkohë që akti normativ është miratuar me 4 vota pro ( votat e maxhorancës)
Ndërkohë që deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri gjatë seancës tha se vendimi i KQZ për 11 minibashki është një akt normativ dhe për këtë arsye sipas tij kjo përbën thelbin e paligjshmërisë nga ana e KQZ. “Vendimi i KQZ për 11 minibashki është akt normative. Kemi të bëjmë me rregulla të reja dhe ky është thelbi i paligjshmërisë”,- theksoi Gjiknuri.
Sipas Gjiknurit KZAZ-të e kanë bërë detyrën e saj e cila kishte si kopetencë të nxirrte tabelën e minibashkive.

KQZ NE KOLEGJ: VENDIMI I 23 MAJIT 2011  LIGJOR

Pas 15 minutave pushim seanca në Kolegjin Zgjedhor nisi me dëgjimin e pretendimeve të palës së paditur, përfaqësuesit ligjor të KQZ. Zonja Dëshira Pasko përfaqësuese juridike e Komisionit Qendror Zgjedhor deklaroi se pretendimi I PS-së është I pabazuar në ligj.
“Vendimi i 23 majit është bazuar në ligj. Votimi i aktit u bë pa kundërshtim nga partitë. “- deklaroi Pasko duke shtuar se “Akti normativ trajtoi kërkesat e 9 KZAZ për numërimin e votave. “






PD NE KOLEGJ: NUK MUND TË NDËSHKOHET VULLNETI I ZGJEDHËSVE

Përfaqësuesi i PD Ivi Kaso argumentoi se nuk mund të ndëshkohet vullneti i zgjdhësve vetëm sepse mund të kenë hedhur fletën e tij të votimit në kutinë e gabuar. Ndërkohë që ka theksuar faktin se vendimmarja e KQZ është e bazuar në Kod.
“Nuk dëgjuam të flitej për të drejtën e votes. Fletë të vlefshme janë hedhur në kutinë e gabuar ndaj nuk mund të ndëshkohet vullneti i zgjedhësve”,- tha Kaso.
Sipas përfaqësuesit të PD se akti i paraqitur është akt i ndërmjetëm dhe jo normativ. “Forma e këtij akti është jo e njëjtë me përmbajtjen, ai është akt individual”,- tha përfaqësuesi i PD Ivi Kaso.
Nga ana tjetër drejtoresha juridike e KQZ- së Dëshira Pasko solli në vemendje të socialistëve se ky institucion i është referuar rekomandimeve të OSBE/ODIHR e cila ka theksuar faktin se duhet të rritet autoriteti i KQZ.
Ndëkohë Partia Socialiste ka replikuar duke thënë se KQZ i ka hequr një paragraf të rekomandimeve të rekomandimeve të OSBE.
Nga ky proces pritet të përcaktohet në se vendimi i KQZ-së ka qenë i drejtë ose jo. Relator i kësaj çështjeje është përcaktuar gjyqtari i Gjykatës së Kolegjit, Tom Ndreca.

http://floripress.blogspot.com/2011/05/lulzim-basha-kryetari-i-ri-i-bashkise.html

http://floripress.blogspot.com/2011/05/lulzim-basha-qytetaret-e-tiranes-kane_10.html

http://floripress.blogspot.com/2011/03/lulzim-basha-prezanton-familjen-ne.html

http://floripress.blogspot.com/2011/03/lulzim-basha-kam-mision-hapjen-e-30.html

*******

Sevdije Rexhepi tashmë ka bërë emër si poete tek ne në Kosovë. Ajo kaherë ka dalë para lexuesve me veprat e para poetike.

http://www.botasot.info/img/5kultkryesore.jpg

 

Bota poetike e një femre

Tefik Selimi
Sevdije Rexhepi tashmë ka bërë emër si poete tek ne në Kosovë. Ajo kaherë ka dalë para lexuesve me veprat e para poetike.
Poetja Sevdije Rexhepi e ka botuar veprën poetike me titull “Baladë mbi Balad”, e cila vepër është e treta me radhë e saj. Titulli i veprës së Sevdije Rexhepit është paksa interesantë, për faktin se poezitë e saja dallojnë nga ato të parat, të cilat, më tepër kanë qenë krijime lirike intime e personale. Ndërsa, veprat tjera të më vonshme janë krijime lirike, por në fakt të tipi klasik, por si tërësi, si koncept vëllimi poetik ngjason me një baladë fort e përjetuar nga vetë autorja, e cila ka qëndruar një kohtë në një zonë lufte, pra në qytetin iranian që quhet “Balad”. Dhe, kjo zontë e lufës shtrihet diku 68 km në veri të Bagdatit. Siç e vërejmë, titulli i veprës është paksa më i përzgjedhur, i cili të shkon mendja te baladat tona si krijime popullore, por në fakt është fjala te qyteti Balad, në të cilin autorja ka qëndruar për disa vite me radhë. Sidoqoftë, ajo me këto krijime poetike sikur ka treguar talentin e saj prej një krijuese me përvojë, duke na dhënë një vepër poetike, por më shumë metaforike e simbolike. Kjo krijuese jo vetëm që ka bërë hapa të guximshëm të hartimit të poezive lirike, por ajo është prezantuar edhe në disa antologji, si janë: “Mozaik të një portreti”, Tiranë (2004), “Gjuha e dashurisë poetike”, Tiranë (2006) dhe vepra e tretë ”Nënës”, Tiranë (2007). Ajo gjer më sot ka botuar këto vepra letrare: “Simfonia e heshtur”, poezi, Gjilan, 2003, “Orët e mëngjezit”, poezi, Gjilan, 2004 dhe kjo e fundit “Baladë mbi Balad”, poezi, Prishtinë, 2010. Siç dihet, përmbledhja në fjalë do të mbetet një dokument i regjistruar në poezinë tonë, e cila sjell idiolatrinë e letrave nga një botë e tretë, përkatësisht nga një front i luftës në qytetin Balad. Është pra një “dokumentar” i shënuar në formën poetike, formë kjo e preferuar e autores në fjalë, e cila, të gjitha ato “ngjarje” i ka shënuar dhe i ka “përfolur” si balada. Ato janë rrëfime të përjetuara, të cilat edhe janë ilustruar me ndonjë “fakt” apo argument të kësaj kohe të rëndë.Për lexuesin shqiptar, sidomos ata që jetojnë në Kosovë, nuk është vështirë të kuptohet kjo jetë me “erë e barotit”, “tym i shpërthimeve e eskplodimeve”, por edhe çfarë do të thotë “pluhur i shkretërire” dhe “tokë shkretëtirë”, sigurisht kosovaret e kanë përjetuar këtë “gjendje” lufte të rëndë.E, Sevdije Rexhepi e ka përjetuar këtë jetë jo vetëm shpyrtërisht, por dhe me sy e ka parë tymin, shpërthimet e granatimet, pluhurin e dalë nga granatat, ankthin, gjëmat e njerëzve, njerëz me skamje etj. E, këto “ngjarje” i ka shprehur me vargjet e saja ashtu qartë, por ato edhe kanë mesazhe lirike duke treguar detajet e luftës me një gakftoftësi tërë këtë mizori jete të këtij vendi të largët, Balad. Pra, autorja ka shprehur një lloj jete të sajën, por kjo jetë e saj në këtë vend është, në esencë, një lloj ditar jete, ku ajo shpreh revoltën kundër asaj jete, por edhe të asaj lufte, që në fund autorja me laps lufton kundër asaj jetës. “Në një plan tjetër, Sevdije Rexhepi ka nxjerrë në pah edhe arsyen e vënies së kokës nënë gërshërët e rrezikkut permanent. Sa do që ky element është kamufluar me mënyrën artistike, fenomeni “lakmi” e shpjegon më së miri të vërtetën mbi verbin estetik dhe letrar të fenomenit “lakmi” ku njeriu nuk vlen as pesë pare”! Si duket, këto vargje na “rrëfejnë” gjendjen e zymtë të jetës të lufës, e cila është shqetësuese për jetën e saj. Këto meditime poetike të Sevdidje Rexhepit janë të ndërtuara më një gjuhë simbolike, ku vehet në pah mënyra e rrëfimit që del si një zë që duhet të zgjojë jo vetëm kërshërinë e lexuesit, por të asaj mase, e cila artin poetik e lexon me përkushtim për ta intrerpretuar si art letrar. Pra, vepra poetike e Sevdije Rexhepit është mjaft joshëse, si një vepër e nxjerr nga uni personal që nënkupton vlerën e njeriut tonë, eksiztencën e tij, si një lloj arsyetimi jo vetëm etik, por si një arsyetim esetik që e tejkalon vlerën letrare të poezisë. Sidoqoftë, këto poezi të autores në fjalë, janë poezitë me vlera dhe ato qëndrojnë lart si zë i së ardhmes së njerëzimit. Ja disa nga poezitë më të mira të saj: “Në krahët e Atdheut”, “Nga Edeni e gjer në Dardani”, “Do të ndiej aromën e Karadakut”, “Shqipëri e Tetovë”, “Seç m’u rriten flatrat dhe më shumë”, Për ty Kosovë”, “Dardani – në kurorë mbuluar”/Liburna del mbi valë/ Naimi Yt ringjallë – Kosovë.../Unë larg teje atdheu im/ Ti afër me zemër/ Do betesh ajo/ Kurrë më tjetër emër”,Mbulohem me jorgan lashtësie / Shrrij këmbët në Babiloni/ Se ëndrrat m’i përkund Iliri” etj. . Sidoqoftë, ajo mori shumë nga këto “ngjarje”, të cila janë një lloj ditari i përkryer me shprheje të bukura artistike.

Nga Kostaq Mizaku:Lumi i mëhallës sime

Lumi i mëhallës sime



Tërë këtë natë të gjatë të pagjumë
e mblodha shuk dhe e vura
                           në një guaskë arre
më një velëz gjetheje
e nisa ku të mundë në det,

Pa xhaketë,pa portofol
ecën serbes,serbes me duart në xhepa..
Në fund të tyre dy vrima
                             ku luajn gishtrinjtë.

Ndër ferrat buzë Moravës
ndehur shqetësimet e tua,
si rroba të bardha, të lara
                          që i valvit era.
Si mund t’i mbledhë ëngjëlli yt i mirë
ka aq shumë gjemba?!

Atje në rrëzë të malit
ku shkove e ngrite shtëpinë
nuk e dije
që rrokullisen orteqet ?

U thyen tërë xhamat e shtëpisë.
Në dhomat bosh era e Ivanit
                              kërcet dhëmbët
ndërsa pas shpine dyert
                            përplasen me vrull.

Ulesh i lodhur rrëzë një plepi ,
me sytë gjysëm të mbyllur
përpiqesh të flesh pak.
Nga supet nuk e fshin një glaskë
                                  harabeli.

Kishte kaq shumë vemje kopshti sivjet,
kaq shumë vemje,
                         dhe sa pak zogj !

Është koha të ikësh,
qielli u vrenjt dhe patjetër
                         do kemi furtuna.
Këpucët janë prapa derës,
                            kujdes nga gozhdët !

Kur të dalësh në rrugën e madhe
                              mos u huto
kape për mënge erën
është e mirë, besnike
                             si qeni i të verbrit !


Kaq e përpjetë kjo rrugë
dhe kaq e përdredhur 
                     si mund të vraposh ?!


Rri i krrusur mbi pirgjet
                                me hekurishte
Ndër ndryshqet pa fund
kërkon me gishtat që të dridhen ,
bukën e ditës


Netëve kur hëna të dalë
duke të servirur varkat
si  fruta në pjatë të argjendtë ,
mbaj një  shami me vete ,
do të të duhet për lotët.

Nganjëherë ndodh
që është më mirë të qeshësh
se sa të qash
                  kur bie në gjunjë.

Kush e mati ndonjëherë
sasinë e kripës në lotët e gazit
                      e në lotët e vajit ?
Kush e mati  ndonjëherë ?

Ajo qeramidhja në kulm të shtëpisë
prapë nis e pikon
                        pikë, pikë
                                 pa rreshtur

E shikon ?
 Sot telefoni
 nuk trokiti fare
prandaj nuk erdhën zogjtë në ballkon
të hanë thërrimet e bukës.

Është kaq e rëndë të  presësh
diçka që të ka ardhur me kohë
                       e s’të hiqet nga vetja,
dhe ti bën sikur se shikon
e gjoja del ta presësh
duke vënë pak aroma freskie
e duke kënduar një këngë rinore
 ndërsa era  t"i hedh andej , këndej
flokët tashmë të rralluar.

Nga larg kur të fryjë
                         era e perëndimit
dil e mblidhe në një thes të zbrazur
                        dhe le të të tallin
diçka në të do të mbetet.

Nga tërë fjalët e së dashurës
               mbetet vetëm fjala "të pres"
Nga tërë heshtja e nënës
               mbetet një gozhdëz
që lëviz e lëviz kudo
                 bashkë me gjakun
dhe del vetëm kur kokën mbështet
                     në prehrin e saj.


Ajo pema jeshile që zgjatet
deri tek dritaret e katit të dytë
mbrëmjeve kur e kur hedh nga një sy
në dhomën e gjumit
                          andej nga krevati.

Mbasdite , kur skuqet qielli në perëndim
dhe parku nis fërgëllohet
ti nis e mbushesh mornica .
Ke frikë mos digjet bota.

Është kaq , kaq e vogël kjo botë
sa nuk na  nxe të dyve bashkë
                                        normalisht
ndaj ngjishemi  e shtypemi  kaq shumë
                               me njëri tjetrin
sa shkrihemi e bëhemi një.

Thanë që edhe Marsi
ashtu si Hëna është ,
i shkretë , pa jetë.
Nuk të duket pak e frikshme
me kaq komshinj të vdekur
rreth e rreth
               s"të duket e frikshme?

E në u ndafshim ndonjëherë
ç’do të bëhet me këtë botë
kur të marrim me vete
                dy gjysëmbotëzat tona ?
O Zot në u ndafshim ndonjëherë !

Mjeku të tha :
"Kujdes të është zmadhuar zemra"
Me kaq shqetesime sa fute në të
                 si mos zmadhohet?

Qeni yt që ruante shtëpinë
ngordhi një mëngjes.
E morën në rrabën e plehrave .
Në  këtë botë mbushur me hajdutë
a mund t’i besosh një kyçi ?

Kur të nisesh për kthim
mos i vish këpucët
se nuk do të shkelësh në tokë
                                           do fluturosh!

E pe sa bukur perëndoi sot dielli ?
Si  fanar i ndezur u var
                         aty midis malesh
si mbi derën e një bujtine të dhemshur
                            që pret me mall

Kur të kthehesh
                   në atë grykë të ngushtë
mos harro të hedhësh në lumë
thesin me shqetësime
                                 Lumi do ta marrë
mespërmes atdheut
                     do ta çojë në det.


Deti gjërat e shtrenjta i mbledh
në bark të molusqeve
dhe ndoshta një ditë vala i nxjerr,
                           ndoshta i nxjerr…


Tërë këtë natë të gjatë të pagjumë
e mblodha shuk dhe e vura
në një guaskë arre me një velëz gjetheje
e nisa ku të mundë në det.


Po deti si e gjeti lumin e mëhallës sime?
Nga tërë këta lumenj të pafund
                         si e gjeti pikërisht atë ?
Tek rrjedh ndanë varreve të moçme
                   atë guaskë e ngjiti nëpër të !


NJË LIBËR ME SHUMË VLERA I RAIMONDA MOISIUT

Nga Lirjan Visari

“Letrat shqip këtej e përtej Atlantikut”

Kur mora në dorë librin më të ri të Raimonda  Moisiut:“Letrat shqip këtej e përtej Atlantikut“  të them të drejtën u tremba disi e thashë me vete: “Bobo!Kush e lexon gjithë këtë libër!” Por qysh sa lexova faqet e fillimit pashë se isha gabuar në përshtypjen paraprake. Një libër vërtet voluminoz  me gjashtëdhjetë  intervista në pesëqindenëntëdhjetenjë faqe nuk janë pak dhe m’u deshën ditë për ta lexuar, por as u mërzita dhe as u lodha, përkundrazi me ëndje nxirrja dhe nënvizoja mendimet që japin shkrimtarët, poetët,publicistët dhe persona të shquar të jetës politike, shoqërore e kulturore , të cilët në përgjigje të pyetjeve të ndërtuara mjeshtërisht nga Raimonda  tregojnë për jetën e tyre, për përpjekjet dhe punën e bërë në rrugën e mundimshme të artit, për frymëzimin  dhe normat estetikë që respektojnë, për bukurinë e jetës, për dashurinë, për dëshirat perspektivat , problematikën e jetës shoqërore dhe  zgjidhjet mundshme etj. Në këto intervista dalin në pah cilësitë vetjake dhe tiparet e personalitetit të tyre.
Libri ka shume vlera njohëse, edukative , estetike dhe hedonistike.
Ka vlera të mëdha njohëse sepse na njeh me shumëllojshmërinë e veprave letrare e artistike njerëz të shquar të letrave të ndodhur në Shqipëri , Amerikë, Kanada a gjetiu këtej e përtej Atlantikut, të cilët ndonëse në përballje  me vështirësitë e shumta në emigracion  nuk reshtin së shkruari e së krijuari vepra artistike,poezi, tregime, ese, novela e romane apo publicistikë, kontibuojnë me sa mundin për pasurimin e visarit shpirtëror e kulturor të vendit tonë, por jo vetëm për Shqipërinë e shqiptarët. Një pjesë e mirë e personave të intervistuar janë edhe shtetas amerikanë, kanadezë apo anglezë etj..dhe  përpiqen e japin me sa mundin kontribute për shoqërinë, marrin pjesë aktive në jetën qytetare, njerëz  të mirë, te ndershëm  e të respektuar kudo që ndodhen. Por Raimonda  nuk ka lënë pa intervistuar përveç personaliteteve nga bota e letrave edhe politikanë, juristë ,ushtarakë etj të interesuar për Shqipërinë dhe shqiptarët me ndihmesa të rëndësishme për zhvillimin e jetës shoqërore e demokracisë. Nga këto intervista mund të përmendim atë me kongresmenin amerikan Joe Dio Guardi ,me origjinë shqiptare, i cili hyri në politikën amerikane me përpjekje për arritje  të suksesshme ndaj çështjes kombëtare shqiptare e sidomos për Kosovën e pavarësinë e saj.
Të mbetet në mendje intervista që Raimonda Moisiu bën me  Carrie Hopper,e verbra pasiononte pas muzikës e gjuhëve te huaja, ku midis nëntë gjuhëve që zotëron është dhe shqipja, e cila shprehet me sinqeritet se do të ndajë me njerëz të tjerë pasionin e vet për Shqipërinë , për Shqipërinë dhe dëshiron të këndojë bashkë me Inva Mulën në skenën shqiptare.
Nuk mund të lemë pa përmendur intervistën me shkrimtarin shqiptaro-amerikan James Wm.Pandeli:“Albanians are dhe living museum of the world’s culture ”(Shqiptarët janë muzeum i gjallë i kulturës botërore).
Nëpërmjet intervistave të botura në këtë libër mundësohet  për lexuesin njohja me veprimtarinë e shoqatave shoqërore, kulturore letrare e artistike jashtë vendit veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si p.sh. shoqata e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë,forumi “Bota e Gruas Shqiptare”,etj. Lexuesi njihet me veprimtarinë e këtyre organizmave por dhe problematikën që ndeshet me vlerësimin e kësaj veprimtarie shoqërore –kulturore e patriotike ashtu si dhe krijimtarinë letrare e artistike në diasporë.P.sh: pyetjes që Raimonda se kush  po e vret krijimtarinë shqiptare,Fatmir Terziu një nga intelektualët më të shquar të diasporës shqiptare, publicist, krijues, kritik letrar, editor, si dhe regjisor i suksesshëm në kinematografinë që lëvrohet në Britaninë e Madhe, se kush  po e vret krijimtarinë shqiptare  ndër të tjera thotë se kur të parët  ose  e ashtuquajtura “gjysma e mollës” e quajtur në mënyrë figurative tërësia e shkrimtarëve  shqiptarë që krijojnë  e botojnë në mjedise të tjera, pra jo shqiptare , dhe natyrshëm vlerësohen atje, natyrshëm quhen “ambasadorë më të mirë të kulturës dhe krijimtarisë shqiptare”, ndërsa kur vjen koha për çmime apo edhe për një fjalë të merituar në inskenimet konkursore shqiptare...natyrshëm nuk i ngjizet gjysmës së konkurseve  dhe trukeve, jo se nuk i ngjitet nga vlerat apo nga rëndësia. Këtu del një problem tjetër të cilin Raimonda përpiqet ta zhbirilojë nëpërmjet intervistave të shumta me këta njerëz të shquar të letrave : Sa njihet krijimtaria e tyre në Shqipëri, sa vlerësohet dhe sa është  futur në sistemin e edukimit apo arsimimit, a ka zënë  vendin që meriton në programet mësimore, në historinë e letërsisë shqipe etj. Dhe me keqardhje ve re  edhe nga përgjigjet e të intervistuarve se akoma shumë pak është bërë dhe bëhet në këto drejtime, dhe mjaft nga autorët e romaneve, novelave,vëllimeve me poezi, publicistikë apo krijime të tjera artistike me nivel të lartë në diasporë, thuajse nuk njihen fare në mjediset e hapura të shoqërisë shqiptare brenda vendit, ndonëse një pjesë e mirë e këtyre veprave janë vlerësuar dhe janë nderuar me çmime nga institucione të nderuara ndërkombëtare  jashtë. Prandaj mendoj se libri   i Raimondas përveçse një pasqyrë e gjerë e krijimtarisë letrare artistike e shqiptarëve të  diasporës  në jep një sinjal të qartë  për ta njohur më shumë e më mirë këtë krijimtari dhe kritika letrare  të zgjohet nga gjumi letargjik e ta thotë fjalën e vet, e  letërsia shqipe të ketë historinë e saj  pavarësisht se ku shkruhet, brenda apo jashtë , këtej e përtej Atlantikut sado larg të jemi. Për kritikën letrare dhe historinë e letërsisë shqipe janë bërë mjaft pyetje për të intervistuarit nga Raimonda sepse është një shqetësim i natyrshëm i saj dhe jo vetëm i saj, por i gjithë atyre që kanë krijuar

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...