Betohemi...!
"Pshurrsha në drejtësinë, demokracinë, lirinë që shqiptarëve ua premton gjatë ditës Beogradi në sy të botës, kurse natën me plumb e thikë ua shkoq me gjithë lëkurë...!", Adem Jashari, komandant i UÇK-së
Që nga 25 korriku 2011, Republika e
Kosovës frymon me mushkri tjetërfare, ballin e ka ngehur lartë dhe nuk
rri më kurrë e heshtur, me marre, e lodhur, e humbur në oborr të vetin,
jo,sepse, kryeministri Hashim Thaçi, me legjendën e popullit, Njësinë
Speciale të Policisë së Kosovës, ua zbardhi fytyrën të gjallëve të
vdekurve. Kryeministri në ballë të UÇK-së, në ballë të Rambujesë, në
ballë të Qeverisë, e sot, edhe në ballë të sovraniteti e të shtrirjes së
sundimit të ligjit dhe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ai
(Hashim Thaçi) simbol për të mirën e Kosovës, lider dhe politikan
vizionar, hapi shtigje shprese e krenarie, hapi çaste mburrjeje, dhe
dëgjoni ju, o njerëz të mirë, ju që e doni me zemër Kosovën e lirë, ju
që thoni se jeni patriotë e luftëtarë për liri, demokraci, për shtet e
Kushtetutë, dëgjoni sa zëshëm po thërret kryeministri për bashkim, për
tolerancë, për maturi, për syçeltësi, për gatishmëri në rast nevoje.
Bashkë me kryeministrin Thaçi, ja dëgjoni, o njerëz të mirë, po na
thërret të gjithëve, të madh e të vogël, po na thërret pjesa veriore e
Mitrovicës së pushtuar, të zymtuar, jetime, e shkretë, e harruar, e
anashkaluar, e përlotur, e dhunuar e përdhunuar nga kriminelët serbë. E
themi: Ai që sot s'e dëgjon thirrjen e kryeministrit dhe të pjesës
veriore, ai vërtet pesë pare s'i jep, vetëm rrenë, as për liri e
pavarësi, as për sundim të ligjit o për Kushtetutë, as për sovranitet.
Kryeministri i Qeverisë dhe i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, që nga
25 korriku, edhe sot, bën thirrje për bashkim,
bën thirrje për betim dhe për gatishmëri qytetare që të ndihmohet
çlirimi i asaj pjese të territorit të shtetit të Kosovës, për t'u
shndërruar në Kosovë të lirë me sovranitet e gjuhë e demokraci e
drejtësi e ligj shqip edhe ajo pjesë e atdheut.
Betohemi! Nëse tradhtoj mos me lëntë brenda dheu i Kosovës!
Ora e historisë po bie, pati thënë tribuni i
popullit Hasan Prishtina, në ditën kur ia bëri me dije trimit Isa
Boletini se Komiteti për Shpëtimin e Kombit ka marrë vendim për të marrë
pjesë si delegatë nga Krahina e Kosovës, me shokë, në shpalljen e
pavarësisë së Shqipërisë. Dhe vërtet Ora e historisë po bie sot, ashtu
siç ra (thirri) Ora e çlirimit të Kosovës bashkë me UÇK-n. Jemi para një
çasti historik. Jemi me fytyrë e zemër e shpirt e moral para popullit,
nga që na e fali jetën, na e dha bukën e ujin e rritën,
nga ai që na e ruajti me gjak e sakrificë gjuhën, trojet, adetet e
traditat, na ruajti fe e atdhe. Jemi para thirrjes së gjakut të
dëshmorëve, para maleve dhe krismave të lirisë së UÇK-së. Në sprovë para
fëmijëve tanë, para Zotit dhe para botës. Të bashkohemi!
Të betohemi: Kurrë s'do ta pi as një pikë ujë të importuar nga Serbia!
Kurrë s'do ta pi asnjë lëng të helmuar e bajat. Kurrë s'do të pi kos të
tredhur nga Serbia.
Kurrë s'do ta ha bukën nga mielli i arave të
Serbisë. Kurrë s'do të përdor vajin as yndyrat e Serbisë, as keksin,
biskotat, shqimin për foshnja, as ilaçet...Të ngrehim kokën lart të na
dëgjojë i Madhi ZOT, të na dëgjojnë fëmijët tanë, miq e shokë, të na
dëgjojnë edhe eshtrat ndër varre: Kurrë më as drejtësinë, as ligjin, as
mallin, as demokracinë, as premtimet e Beogradit.
Jo, sepse: ne jemi Zot shtëpie në Kosovën e
lirë. Kush tradhton, e thyen këtë betim e thirrje të Qeverisë Thaçi, të
dëshmorëve, të popullit dhe të Zotit, at a njerëz, kur të vdesin,
xhenazet e tyre mos i lashtë brenda dheu i Kosovës!
Përkrahje, përgëzime, simpati, gatishmëri, brenda dhe jashtë kufijve të Kosovës!
Që nga 25 korriku 2011 e deri me sot, ditën e
natën, të mëdhenj e të vegjël, pleq e të rinj, jashtë dhe brenda
kufijve të Kosovës kanë ardhur e po vijnë çdo minutë letra e telegrame
përkrahjeje, nderim dhe respekt për kryeministrin e Republikës së
Kosovës. Janë shumë telegrame e letra e lëre më mesazhe që kanë ardhur e
po vijnë nga jashtë e nga brenda kufijve të Kosovës, nga punëtorë
shqiptarë, mërgimtarë, miq të e simpatizantë dje të UÇK-së, të luftës
çlirimtare, të sakrificës së popullit, miq e shtetarë të kategorive më
të larta, të cilët, urojnë e përgëzojnë shembullin e kryeministrit,
veçmas edhe të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, premtojnë
përkrahje e simpati, duke pikasur fuqishëm të drejtën e sovranitetit, të
sundimit të ligjit dhe të kushtetutshmërisë së shtetit ë Kosovës.
Ndoshta për shkak modestie gjithë këtë det të telegrameve e përgëzimeve,
të përkrahjeve e të simpatisë gjithandej shtetit të Kosovës dhe botës,
Qeveria e Kosovës ende s'i ka publikuar, por që do të
mbesin si një shembull dhe dëshmi historike e kushtetuese të
kryeministrit të Kosovës për të shtrirë sovranitetin në gjithë
territorin ku flitet e punohet e jetohet e vdiset shqip, gjithandej ku i
thonë Kosovë e lirë e demokratike.
Përgjigjja e Qeverisë, shtetit dhe e Kuvendit të Kosovës, në emër të popullit: S'ka kthim prapa! Për asnjë milimetër! Deti u bëftë kos!
Përgjigjja e Qeverisë, shtetit dhe e Kuvendit të Kosovës, në emër të popullit: S'ka kthim prapa! Për asnjë milimetër! Deti u bëftë kos!
Betohemi! Kush tradhton mos i dhashtë toka e Kosovës ujë me la xhenazen e tij!
Në daç Kosovën e lirë, thuaj: Betohem! Në daç
Kosovën sovrane, thuaj: Betohem! Në daç Lirinë e Kosovës, thuaj:
Betohem! Në daç pavarësinë territoriale të shtetit të Kosovës, thuaj:
Betohem! Në daç me nderua gjakun e dëshmorëve, thuaj: Betohem! Në e daç
rehatinë dhe rritën pa brenga të fëmijëve tuaj, thuaj: Betohem! Në daç
me e nderua Luftën Çlirimtare të Kosovës,thuaj: Betohem!
Në e daç shtetin dhe Kushtetutën e shtetit
tënd, thuaj: Betohem! Në e daç bashkimin, thuaj: Betohem! Në e daç
Sovranitetin e shtetit tënd, thuaj: Betohem! Në e daç bukën e ujin e
pemën e ajrin e qumështin e vajin e miellin e sheqerin e mishin prodhime
tua, thuaj: Betohem! Në daç mos me i hëngër më kurrë prodhimet e
Serbisë, thuaj: Betohem! Prandaj: Kush tradhton mos i dhashtë toka e
Kosovës ujë me e la xhenazen e tij!