2012-01-16

PO KU ËSHTË LDK-JA SOT?


Fjala e Mr. Zef Ahmetit,
Me rastin e promovimit të librit “11 MINUTA PARA ORËS ’00 ose mirazhi i suksest të LDK-së “, të Shefqet Dibranit.
Sh. Dibrani: „11 MINUTA PARA ORËS `00 ose mirazhi i suksesit të LDK-së“, Prishtinë 2011.
Dibrani, jep një risi në skenën politike të Kosovës. Ai, kritikon partinë e vet pa u larguar nga ajo, një element krejt normal në demokracitë perëndimore!…
Nga Zef AHMETI
Disa herë kam dëgjuar se Shefqet Dibrani është një „militant i LDK-së“.  Dhe shtrohet pyetja, pse ky emërtim? Nga Leximi që i kam bërë librit kam ardhur te përfundimi se ai ishte një simpatizant i pathyeshëm i LDK-së, respektivisht i frymës dhe vizionin politik të Ibrahim Rugovës.
Përmbajtja e librit të imponon, varësisht nga ajo se si  perceptohet, sa një ndjenjë krenarie të autorit, po aq edhe shqetësimet e tija për disa ngjarje dhe rrjedha që ndodhin në historinë e aktivitetit të LDK-së. Autori në asnjë çast nuk e konteston kontributin e jashtëzakonshëm të kësaj partie në historinë më të re të Kosovës.
Po ku është LDK-ja sot? Kjo është pyetja e parashtruar.
Dobësimin e këtij subjekti politik në skenën politike të Kosovës Shefqet Dibrani e sheh në rend të parë në tendencat e fraksionet e ndryshme përbrenda kësaj partie. Dibrani, duke qenë pjesë e ngjarjeve dhe anëtar i pathyeshëm i saj, paraqet versionin e tij, pse LDK-ja është ku është sot.
Përveç ngjarjeve të jashtme, që ndikuan në dobësimin dhe thyerjen e LDK-së, pas vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, ai fokusohet sidomos në gabimet dhe lëshimet që ndodhin përbrenda saj. Në politikat e gabuara, sipas autorit, të lidershipit të saj dhe tendencat jodemokratike për të marrë udhëheqjen e partisë. Ai i kërkon gabimet në vetvete, pra në LDK. Duke pasur parasysh demokracinë dhe lirinë e re në Kosovë, Dibrani jep një risi në skenën politike të Kosovës, duke kritikuar partinë e vet pa u larguar nga ajo, një element krejt normal në demokracitë perëndimore.
Autori është kritik edhe për disa ngjarje dhe ecuri sociale e politike në Kosovë që njëkohësisht reflektojnë qëndrimin e tij dhe dëshirën, se ku donë ta shoh atdheun e tij. Ai ka kuptuar se liria dhe demokracia janë dy koncepte të cilat kërkojnë përherë punë dhe përkushtim.
Ngjarjet që ai i trajton në libër jo vetëm se shprehin vlerësimet e tija, porse ato ai i fuqizon me referimet e shumta, ku na thotë se, nuk është i vetëm në atë që e shkruan në libër.
Dhe, nëse e kam kuptuar mirë librin, unë kam ardhur në përfundim se, ai donë të na thotë pra, para se t`i akuzojmë të tjerët për situatën ku jemi, ne duhet të jemi së pari vetëkritikë për veprimet tona. Çfarë kontribuuam vet për situatën ku jemi, është pyetja e tërthortë që ia parashtron Shefqet Dibrani partisë së tij.
Shefqetit i mungon fryma e politikës së Rugovës në LDK.
Unë shpresoj  që ky libër do të hapë një debat pozitiv që do t`i bënte mirë vetë LDK-së dhe shoqërisë kosovare.
Si përfundim dua të potencoj edhe njëherë atë që na thotë Dibrani në mënyrë indirekte, se para se t`i akuzojmë të tjerët për situatën ku jemi, jo vetëm si njeri, si parti,  a si shqiptar, t`ia shtrojmë vetvetes pyetjen, çka kam kontribuar unë vetë për gjendjen ku jam, përkatësisht për situatën ku jemi?
St. Gallen, 18 dhjetor 2011.

Tregim: CELULARI FLET NGA VARRI‏

P Ë R S H Ë N D E T J E




                Pёrshёndesim dijetarёt e vendit qё ndёrmorёn nismёn pёr tё krijuar njё organizim qё tё merrej me Studimin e Qytetёrimit Pellazgё pёr kulturёn botёrore dhe atё shqiptare. Me nismёtarёt: Lutfulla Peza, Liljana Peza, Agim Çadri, Leonard Prifti, u benё thirrje mjaft studiuesve dhe kёshtu u mblodhёn mё 15-prill-2011.
                Pёrshёndesim kryetarin e shoqatёs “Qendra Studimore Pellazgjike” Z. Lutfulla Peza.
                Pёrshёndesim “Qendrёn e Studimeve Pellazgjike”, nё bashkёpunim me Universitetin Vitrina, e cila ka si qёllim kryesor studimin e qytetёrimit pellazgjik dhe tё vlerave tё tij.
                Pёrshёndesim Konferencёn e Parё Shkencore, pёr tё ndriçuar Qytetёrimin Pellazgё, e cila u mblodh mё 21-22 tetor 2011 nё Tiranё,
                Lexuam gazetёn “Illyria” datё 22-12-2011 me artikullin “konferenca e parё mbi qytetёrimin pellazgё”. I urrojmё suksё dhe punё tё mbarё nё kёtё detyre tё lartё e fisnike themeluesve tё shoqatёs “Qendra e Studimeve Pellazgjike”.
                Pёr gjatё kёtyre dy dekadave tё fundit janё botuar dhe po botohen shumё libra me prova tё pa kundёrshtueshme, qё pellazgёt janё strёgjyshёrit mё tё hershёm tё shqiptarёve tё sotёm.
                Bazё e kёsaj lidhje ёshtё gjuha e vetёme pellazge/shqipe. Ndёr kёto figura pёrmёndim Aristidh Kolёn, qё mbi trupin e tij lёviste sopata pёr t’i prerё kokёn ashtu si ja preu nё vitin 2001 pёr librat “Arvanitёt”, “Gjuha e Perёndive” etj.;  Robert Temple me librin “Nertherёorld” (Bota e tё vdekurve); Dhimitёr Pilika, me librin “Pellazgёt, orrigjina e jonё e mohuar”; Methieu Aref, me librat “Shqipёria, Odisea e pabesueshme e njё populli para helen”, “Mikenёt – Pellazgёt” etj.; Robert Angeli me tё bijёn Solange Angeli, “Enigma”; Edёuin Jacques, “Shqiptarёt”; Karl Reinhold, “Netёt Pellazgjike”;  Zhan Klod Faveirial, “Historia e Shqipёrisё”;  Sherif Delvina, “Epirin”;  Eleni Kocaqi, “Shqipja çelёsi i gjuhёve indoeuropiane” etj.; Zana Lito ,Shqiptarёt nё Greqi”;  Enver Bytyçi “Shqiptarёt, sёrbёt dhe grekёt. Si dhe Zaharia Majam, Maksim Zotaj, Ali Eltari, Albert Kotini, Beqir Meta, Ibrahim Hoxha, Rasim Bebo etj.
                Ёshtё fatkeqёsi, qё Prof. Dr. Dhimiter Pilikёn e internojnё pa motiv nё Myzeqe nё izolim tё plotё, pas njё kohe tё gjatё raskapitёse torture kthehet nё Tiranё nё vitet 90 rifillon aktivitetin e tij shkencor. Vdes 31 dhjetor 2003. Pse ky trajtim? Pse fliste pёr Pellazgёt. Fliste pёr shkencetarin hungarez Lajosh  Taloci (1834-1916) shpall hapur: “Nuk egziston popull tjetёr nё Ballkan, as ai i Greqisё sё re, qё mund tё ndjekё historinё e fisit tё vet, ashtu me rend kronologjik, qysh prej kohёve tё lashta gjer nё ditёt tona, sikurse populli shqiptar”.
                Nё vitin 551 e. j. Totila e fshinё pёr jetё tё jetёs nga faqia e dheut Dodonёn, kryeqendrёn europiane tё pellazgёve, - popullit mё tё lashtё tё kontinentit...(Dh. Pilika “Pellazgёt”, f. 161)
                Rrёnojat e metropolit pellazg tё Dodonёs, falё sinjalizimit vendimtar tё Ismail Qemalit, u zbulua mё 1875 prej studiuesit me prindёr shqiptar nga Arta, Kostandin Karapanos (1840-1914), dikur “mik fёminie” i plakut tё Vlorёs. Ndёr 1800 objektet e zhgroposura nё Dodonё (1875-1877), gjithçka (ndёrtesa, monumente, dhurata si ex-voto etj.) lidhet me kёtё mbret tё perёndive pellazge.
                Po tё kishte qёnё vёrtet helene, shteti, kisha apo shovenizmi grek do ta kishin nxjerrё qё kuri Dodonёn nё dritё, ndёrkohё qё ajo vazhdon edhe sot e kёsaj dite tё dergjet e fshehur nёn dhe, duke dёshmuar edhe kёsisoj se nuk i pёrket qytetёrimit helen...
                Popullsinё Ballkanase, e quajtur pellazge nga Homeri, Hesiodi, Herodoti dhe 160 historianё, gjeografё dhe poetё grekё e latinё. Kokurti konsideronte pellazge njё bashkёsi tё gjёrё kulturore, fetare etno gjuhёsore. Ndёrsa sot Kokurti flet pёr ilirёt dhe para ilirёt dhe nuk don tё zёrё nё gojё emёrtimin  Pellazgё. Kjo ёshtё fatkeqёsi e disa iteligjentёve tё politizuar pro greko-sllave dhe nuk rivlerёsojnё Qytetёrimin Pellazgё. Kur Tuqididi na siguron se Akropoli mё i njohur i botёs, ёshtё ai i Athinёs fqinje, nuk u ndёrtua nga grekёt, por nga kёta pellazgё. Banorёt u vendosёn aty para vitit 2000 para Krishtit; mё vonё ajo u shndёrrua nё njё fortesё. Njё autoritet i sotёm pёr Greqin e Lashtё ka vёrejtur: “kanё mbetur ende pjesё tё murit prej guri gёlqeror gri nё blu, me tё cilin zotёrit pellazgё tё kalasё siguronin caqet e kodrёs sё tyre tё pjerrёt. Muri i vjetёr quhet Pelazgikon”.
                Emrat etruskё, tirrenas ose tirreniane dhe pellazgё ose lelegё, shёnohet gjithnjё po ai popull: populli i racёs pellazge, qё kudo fliste, me disa dallime tё vogla dialektore pothuaj tё njёjtёn gjuhё: pellazgjishten. Qё kjo gjuhё, ka qёnё po ajo kudo nё kёtё epokё, ne nuk e vёmё nё dyshim; kemi gjithashtu, do tё shtonim, edhe dёshmin e Biblёs, qё thotё tekstualisht: “para shpёrhapjes, qё ndodhi nё kohёn e ndёrtimit tё Kullёs sё Babilonisё, gjithё njerёzimi fliste njё gjuhё tё vetme tё njёjtё.” R. d’ Angeli “Enigma”, f. 200).
                Si mund tё mos njihet apo tё bёhet sikur nuk njihet njё popull me kaq emёr, i cili ka qёnё nё zanafillё tё dy qytetёrimeve tona mё tё mёdha europiane qytetёrimit grek dhe romak? Si mund tё shpёrfillet gjuha shqipe, njё fosile e vёrtetё e gjallё, a nuk rrjedh drejtpёrdrejt nga ilirishtja, e cila bёn pjesё nё tri degёt e pellazgjishtes sё lashtё sёbashku me thrakishten dhe gjuhёn frigjiane?
                Atyre intelektualёve tё rremё qё thonё se jemi pa gjuhё, u duhet kujtuar se Plini Plaku (Gaius Plinius Secundus, 23-79 e.j.), shkruan: “Ilirёt (arbёrit) kanё krijuar tё parin alfabet dhe romakёt shkrimin e tyre e morёn nga ilirёt”.
                Kohёn e fundit dalin artikuj qё flasin pёr lashtёsin greke dhe grekёt nuk egzistonin nё epokёn pellazge. Zotёrinjtё Ervin Fetahu dhe Arian Llukaj, i pari me artikullin “Troja e kohёve moderne” dhe i dyti me artikullin “Metafora e thёmbrёs sё Akilit”. Tё dy flasin pёr pjesmarjen e grekёve nё Luftёn e Trojёs, pёr grekёt e Agamemnonit, pёr poemat homerike Iliadёn dhe Odisen greke, duke ja kushtuar lashtёsisё greke. Kur dihet se ajo periudhё ёshtё pellazge dhe grekёt vinё vonё pas 600 vjetё tё Luftёs sё Trojёs (1200 para Krishtit). Nё artikujt nuk zihet asnjёherё emri pellazgё por vetёm emri grek. Poemat pellazge tё Homerit “Iliada” dhe “Odisea” filluan tё pёrkthehen nga Pindari (510-438) dhe Eskili (525-456).
                Sot tё mohosh emrin Pellazgё nё epokёn e tyre dhe t’ia dedikosh grekёve nё vendin e stёrnipёve tё pellazgёve, kjo i shkon pёr shtat: Kishёs greke, qeverive shqiptare dhe mё keq Akademisё sё Skencave Shqiptare. Dihet se shoqata “qendra e Studimit Pellazge” do tё ketё jo mirёdashje nga kёto tre istitucione qё folёm mё parё, kjo i jep vlerёsim tё madh kёsaj shoqate tё pasqyrojё dhe tё mbrojё nё kёtё punё fisnike – atdhetare duke punuar me vendosmёri, pasion dhe modesti, se do tё kenё respektin dhe pёrkrahjen e historianёve,shkrimtarёve, poetёve, shqiptarё e tё huaj, kudo qё ndodhen.
                Grekёt si zakonisht bёjnё manipulime mё tё pa skrupull e tё pa ndershme. Njё nga falcifikimet e tyre tё turpёshme qё ka arritur tё bёj vende dhe mes nesh shqiptarёve, ёshtё paraqitja e popullsisё ÇAME si kolon turke tё istaluar nё Çamёri nga otomanёt pushtues! Emёrtimi “kolonё” çamёr dhe nuk ka asnjё lidhje me historinё e kёsaj krahine?!
                Me dhjetra “profesorё” tё historisё greke kan shkruar dhe mbrojtur kёtё tezё tё manipuluar me kaq marifet nga ana e tyre. Mbrapa kёtyre nuk ka mbetur dhe kleri obskurantist greko-fanarjot qё pёrpiqet t’i paraqes çamёt si kolonё turq?! Emisarёt e “Megali Idesё” tё shpёrdarё gjithandej nё Shqipёri te “Omonia dhe te partia greke PDNJ”, qё janё epiqendra ku gatuhen dhe shpёrdahen mes shqiptarёve kjo gёnjeshtёr e pa turpshme.
                Ka arritur qё  t’u ngrisin pasaportat e shqiptarёve nё kufi dhe ti kthejne mbrapёsht. Pёrse? Se shkruhet “vendlindja Çamёri”. Dhe neve heshtim.
                Sllavёt nё Maqedoni kanё rrёmbyer:  token tonё, emrin tonё, flamurin tontё, simbolet tona dhe neve pёr ta quhemi shqiptarё ardhacakё. Historiani Maqedon Polljanski, sllavёt nё Maqedoni i quan “Maqedon” stёrnipёrit e Lekёs sё Madhё. Kur i tregojmё se neve jemi autokton maqedon, ndёrsa ju sllavёt keni ardhur nё shek, VII-tё e.s. dhe ju jeni ardhacakё nё Maqedoni. Pllojanski u pёrgjegj:  Ne tha ai, maqedonёt, me tё vёrtetё kemi ardhё shekuj mё vonё, por derisa u vendosёm nё trojet e maqedonёve tё lashtё, ne jemi pasardhёsit e tyre, jo vetёm pasardhёsit e tyre kulturorё, por dhe gjenetik. Dhe mё tej. Nё ambasadёn shqiptare nё Shkup jepet njё shifёr prej 30.000 persona tё cilёt janё pa nёnshtetёsi maqedonase dhe janё tё gjithё me kombёsi shqiptare. Kjo nёnkupton qё njё shqiptar nё Maqedoni nuk mund tё marrё njё çertifikat, nuk mund tё regjistrohet nё shkollё fillore, tё mesme apo tё lartё, nuk mund tё futet nё njё punё, nuk mund tё jetojё gjatё nё kёtё vend ku ka lindur dhe jo rrallё duhet tё largohet duke u konsideruar i huaj. Kjo ёshtё njё mёnyrё pёr tё pasur sa mё pak shqiptarё nё kёtё vend. Lidhur me pyetjen se ç’bёjnё shqiptaret qё janё pjesё e qeverisё pёr tё ndryshuar kёtё gjёndje, shkupjanёt pёrgjigjen shumё thjeshtё “Janё shumё tё zёnё pёr tё shpenxuar paratё e tyre”.
                Artan Grubi pas vitit 2006 ёshtё drejtuesi i lёvizjes civile qytetare shqiptare nё Maqedoni “Zgjohu”.  Projekti “Shkupi 2014”. U arrit njё marёveshje shqiptar me shtetin e ri maqedonas se do tё bashkjetonin me tё drejta tё barabarta nga momenti qё u nda nga ish Jugosllavia.
                Nё vitin 1997, kur ministrja e atёhershme dha urdhёr nё fakultetin pedagogjik tё mёsonin shqip ata qё do tё jepnin mёsim nё shkolla shqipe, dolёn nё protesta me moton “shqiptari i mirё ёshtё shqiptari i vdekur”. Janё shumё prej tyre drejtues tё VMRO-DPMNE-sё. Kjo parti, po bёn çdo gjё pёr tё treguar se Maqedonia u pёrket maqedonasve, dhe jo shqiptarёve. Dallojnё investimet mes pjesёs maqedonase dhe shqiptare, nё fakt nuk ka investime. Ka diferencime nё infrastrukturё, punёsime, administratё e shqiptarёve, nё tё drejtat nё arsim, tё drejtёn pёr simbolet kombёtare shqiptare. Ёshtё vёshtirё pёr njё shqiptar tё punёsohet, pёr tё mos thёnё qё s’ka mundesi.
                Nё Shkup, pjesa shqiptare e quajtura “Çarshia e vjetёr”, paraqitet e varfёr e pa pastёr pa infastrukturё. Ndёrsa “Shkupi 2014”. Veç pastёrtisё, gjallёrisё, investime, me statuja, ёshtё njё pasqyrё e jetёs europiane.
                Gruevski pёruron “Luftёtarin nё kalё”, ёshtё pikёrisht ky emeri zyrtar qё i ёshtё vёnё statujёs sё Aleksandrit tё Madh e qё zyrtarisht nuk pёrmёndet si i tillё. Nuk ka patur tё ftuar tё huaj nga frika e ndonjё pёrplasje ndёrkombёtare pёr atё qё tё gjithё maqedonasit e quajnё “Aleksandri i Madh”. Duan tё zhdukin simbolet shqiptare, pas “Luftёtarit nё kalё”, qёndron vetёm njё pllakatё te shtepia e lindjes sё Nёnё Terezёs e shkruar vetёm nё maqedonisht por kjo nuk dёshmon asgjё. Nё 100 statujat nё Shkup vetёm tre statuja ka shqiptare do tё jenё nё shesh por diku larg mё pak tё rёndёsishme. Gjuha e pёrdorur ne pllakata ёshtё maqedonishtё dhe anglishtё, shqipja nuk figuron gjёkundi.
                Dite mё parё Ministrja e Punёve tё brёndёshme Gordona Jankullovska dhe homollogu i saj sёrb Ivica Daçiç nёn shkruan nё Beograd marёveshje, sipas sё cilёs, policё nga Sёrbia do tё patrullojnё nё qendrat turistike tё Maqedonisё, si Ohёr, Strugё, Kodra e diellit etj, ndёrsa policё Maqedonё do tё shkojnё nё Sёrbi gjatё kampionatit tё hendbollit... Kjo ёshtё miqёsia e ngushtё vllazёrore-sllave, qё kanё pёrvehtёsuar emrin “Maqedon”,pёr ta pёrdorur nё raste tё veçanta.
                Mё 28-12-2011, nё Tuz tё Mali i Zi, u zhvilluan protesta kundra asimilimit dhe shkeljeve tё drejtave mё elementare: pёr vetёqeverisje (komunё tё plotё), tё drejtё pёr pёrdorimin e flamurit dhe pёr mandatet e garantuara nё parlament. Po kёto kёrkesa ka edhe Ulqini u shpreh deputeti Genc Nimanbegu. Kёshtu, tё drejtat e shqiptarёve nёpёr troje u mirёn nёper kёmbё kur nuk egziston Akademija e Shkencave nё Tiranё.             
Publikuar mё: 28-dhjetor 2011 speciale nga AMA-Neёs
Kisha Greke i jep Sali Berishёs, titullin e lartё “BEKIM YNЁ I ARTЁ”, “pёr shёrbime tё shquara ndaj Greqisё”.                                                    Mё 26 dhjetor 2011 nё “vilёn 21” krejt fshehtas, krye-kleriku grek  i Shqipёrisё Anastasios Janullatos, i ka dorёzuar Sali Ram Berishёs, titullin e lartё “Bekimi yne i artё”, qё u jepen vetёm tё huajve qё kontribuojnё me akte dhe vepra tё mёdha ndaj kombit grek. Kryeministri Shqiptar e ka merituar kёtё titull nderi nga grekёt , mbasi ka kryer shumё shёrbime nё dy pushtetet e tij 1992-1997 dhe 2005-2011. Pёr ata qё nuk i dinё, ose qё “i kanё harruar”,  po i rendisim mё poshtё:
                1. Saliu bёri ligjin dhe dekretoi: “Kisha Autoqefale Shqiptare, do tё jetё nёn varёsin e Kishёs Autoqefale Greke, me drejtues tё pёrhershёm Klerit Grek dhe me shёrbesa nё gjuhёn greke”. Me kёtё dekret, zhduku dhe fshiu Kishёn Autoqefale Shqiptare brёnda Kishёs Autoqefale Greke, duke “pagёzuar” si Kryepeshkop grek nё Shqiperi Anastasios Janullatos. Keshtu Sali Berisha mohoi amaneti e Peshkop Fan Nolit.
                2. Duke pёrdorur si maskё Ligjin Agrar 7501 tё ndarjes sё tokёs nё Shqipёri, dekretoi dhёnien nё pronёsi tё tokave shqiptare, pёr familjet minoritare greke nё jug tё vendit, duke i kthyer ato nё “troje greke”, madje nё vitin 1994, pas njё pakti me qeverin greke, lejoi me ligj regjistrimin e kёtyre teritoreve shqiptare edhe nё kadastrat pronёsore greke.
                3. Mbi bazёn e njё pakti me qeverinё greke nё nёntor 1992, futi nё veprim skemёn  e shkatёrrimit tё ekonomis kombёtare me mbylljen e ndёrmarjeve tё mёdha dhe asfiksimin e bujqёsisё shqiptare, duke detyruar “krahun” e punёs prej 700.000 shqiptarё tё nisen e tё punojnё si skllevёr pёr “njё copё bukё” nё bujqёsinё, turizmin dhe ekonominё greke.
                4. Pas njё pakti tё bёrё me Greqinё nё vitin 1993, bёri ligj dhe dekretoi ndёrtimin e vorrezave e lapidarёve greke nё “hartёn” e Vorio-Epirit, duke ligjёruar kёshtu pretendimin grek, se tё vrarёt nё luftёn italo-greke nё Shqipёri, ishin “çlirimtar tё atdheut tё tyre, pra tё trojeve greke (Vorio-Epirit) nё jug tё Shqipёrisё”, kur nё fakt ishin pushtues tё Shqipёrise si italianёt.
                5. Sipas njё pakti me Greqinё nё vitin 1994, nё vijim tё skemёs pёr pёrfaqёsimin edhe futjen e Greqisё nё tё gjitha pushtetet, shoqёrinё dhe ekonomin shqiptare, bёri ligj dhe dekretoi shkrirjen e sistemit bankar shqiptar dhe istalimin nё Shqipёri tё sistemit bankar grek.
                6. Sipas pazareve me Greqinё, bllokoi dhe shkatёrroi tregun e konsumit shqiptar, blegtoral, industrial, ndёrtues e hidrokarburet shqiptare dhe lejoi e favorizoi tregun e konsumit ushqimor, blegtorial, industrial, ndёrtues dhe tё hidrokarbureve greke.
                7. Nё vitin 1904, kur u hodh ideja e “Koridorit 8-tё”, qё do tё kalonte nё vijёn Durrёs-Elbasan-Shkup-Sofje-Varnё, firmosi nё prezencё tё ish presidentёve Klinton, Gligorov, Zheliev, dhe Ozal, pёr devijimin e “vijёs” sё kёtij Koridori nё Gumenicё tё Greqis, nё favor tё grekёve, duke lёnё Shqipёrinё jashtё kёtij koridori gjigand.
                8. Nё vitin 1993, bёri ligj dhe dekretoi futjen e gjuhёs zyrtare greke nё institucionet, rrugёt, trasportin rrugor (tabellat), çertifikatat e gjёndjes civile, shkollat, shёrbime publike etj...
                9. Sipas njё pakti me qeverin greke tё bёrё nё vitin 1993, bёri ligjin dhe dekretoi ngritjen e kishave dhe simboleve publike greke, kudo qё e kёrkonte Greqia, madje edhe nё ato qytete e rajone ku nuk kishte zona minoritare, por qё minoritarёt grek kishin punuar disa vite si mёsues, shoferё berberё, oficerё e sigurimsa etj.
                10. Pas takimit me Nikolas Geixh nё vitin 2006 nё selinё e PD dhe nё vilёn qeveritare nё Vlorё, konfirmoi Himarёn si “troje, si zonё e popullit grek”, duke dalё nё publik pёrkrah flamurit grek e parullёs “HIMARA GREKE”, me anti shqiptarin Vasil Bollano dhe me tre deputetё grekё.
                11. Pas pazareve me Greqinё nё janar te vitit 1992, firmosi pёr futjen e shoqatёs “OMONIA”, si grup parlamentar dhe tё mos i kundёrvihej platformes se saj shoveniste anti-shqiptare e pro-greke.
                12. Nё vitin 1993, ka bёrё ligjin e futjes nё Shqipёri tё arsimit tё lartё grek, duke dekretuar ngritjen e fakulteteve greke edhe brёnda strukturёs sё sistemit Universitetit Shtetёror Shqiptar.
                13. Po nё vitin 1993, pranoi tё heshtё e tё mos thotё asgje pёr çёshtjen “ÇAME”, pёr pronat, trojet, gjuhёn, memorialet çame dhe genocidin grek ndaj tyre, duke mos lejuar nё parlamentin shqiptar, hartimin dhe miratimin e rezolutёs sё shtetit shqiptar, pёr kёrkimin dhe kthimin e tё drejtave tё çamёve.
                14. Pas pazareve me Greqinё, Sёrbinё, Malin e Zi, Maqedoninё, Bullgarinё e Rumaninё, bёri ligj dhe realizoi regjistrimin e popullsisё shqiptare mbi baza etnike e fetare, duke zbatuar skemёn anti-shqiptare e pro greko-sёrbe, pёr tё rritur fiktivisht numurin e minoriteteve me qёllim shpёrbёrjen e kombit shqiptar, pёr ta kthyer Shqiperinё nё “vend Multi-etnik”.
                15.Pas pazareve me Greqinё, beri ligj dhe realizoi coptimin teritorial tё Shqiperisё nёpёrmjet “Pakti Detar”, duke i dhёnё Greqisё hapёsirёn detare shqiptare. (28-12-2011 nga AMA-Neёs)
                Duke lexuar kёtё artikull nё kёto kondita qё ndodhet ATDHEU i jonё, i rritet shumё autoriteti i shoqatёs “Qendra Studimore Pellazgjike”. Pёr kёtё i urojmё themeluesve te saj punё tё mbarё me KRYELARTЁSIN E KOMBIT SHQIPTAR, se tё gjithё patriotёt shqiptarё kudo qё ndodhen do ta ndjekin pas pёr STЁRGJYSHЁRIT PELLAZGЁ NGA STЁRNIPЁRIT E SOTЁM SHQIPTARЁ.

Rasim  Bebo Addison  Çikago  janar  2012.

"Vetëvenosja" po shkon drejt vetëpërsosjes.‏


Në këto çaste emocionuese për Kosovën, unë jan tërësisht në anën e Lëvizjes "Vetëvendosja". E kuptoj dëshpërimin e skajshëm të Kryeministrit Thaçi, të cilin e shprehu para do ditësh, kur këtë Lëvizje e quajti"Vetëfundosje". Personalisht jam i bindur se drejt vetëfundosjes do të shkojë zoti Thaçi me kalimin e kohës, ndërsa "Vetëvendosja" do të shkojë gjithnjë e më shumë drejt "vetëpërsosjes". Unë mendoj se detyra kryesore në perspektivë e "Vetëvendosjes" është pushtimi i zemrave të mbarë popullit shqiptar të Kosovës, në mënyrë që vetëdijen e tij kombëtare të arrijë të ngrejë deri në nivelin e vetëdijes së vet kombëtare. Kur të arrijë ku çast i lumturuar, jam i bindur që zgjidhja e çështjes sonë mbarëkombëtare do të jetë më e prekshme se kurrë ndonjëherë.
Me shumë respekt.
Eshref Ymeri
Tiranë, 14 janar 2012

Fshesa" prapa derës...


 
 
Nga    Përparim    Hysi  
 
 
               Qe dita e dytë që shkonim për kontroll në atë shkollë.Sapo mbrritëm si ekip,pashë që mësuesja e gjuhës që mbuloja unë, më kërkoi si veçan.Me siguri,mendova,do sajojë ndonjë pretekst të kotë (qeshë mësuar me këso sajimesh) ,për t'i shpëtuar kontrollit a do paraqesë ndonjë raport  mjekësor. U ndava nga shokët dhe u drejtova për atje.Ajo më tha:-Ke të fala nga  mamaja dhe,pa mbaruar fjalën,nxori nga çanta një zarfë dhe ma zgjati. U befasova se as që e dija se kush qe mamaja e saj.Aq më tepër në këtë zonë,pothuaj,afër Shpiragut ku ishim atë ditë për kontroll.Zarfin e  mora,por,pa e hapur,e pyeta:
-Nga mamaja?Po kush qenka kjo mamaja që më njeh mua dhe ca më shumë më dërgoka dhe letër?
-Mamaja ime,- foli mësuesja e re,-është Lie Vangjeli.Ajo ka punuar dikur me ty dhe,të tjerat,i ke në letër.
-Lie Vangjeli!-bërtita unë sikur të kisha marrë një sihariq që e prisja prej kohësh.
-Po,- pohoi mësuesja,tanimë e skuqur flakaë,sikur kjo të ndodhte pikërisht nga britma ime.
Duket aq kisha bërtitur,sa dhe shokët e mi të ekipit u afruan.
-More,po ç'ndodhi që bërtite sikur xhëç pe?-Lëre,- i  qetësova,- kam gjetur një mike timen të vjetër.
-Të gjeti një punë,- tha Ida,-njëra nga koleget.Ty kudo dhe do të ndodhë ndonjë gjë.Edhe në këto gërxhe,prapë me të njohur.Tani ca më shumë:po një mike.
-Mike me shami mënjanë.-ia thirri Raqi që këngët i kish në  majë të gjuhës.Më tej plasi një të qeshur dhe unë,ndërkaq,hapa zarfin.
Ja seç më shkruante,Lia,mikja ime!
 
... Tani nuk je më ai,Papushi,që njoha këtu e tridhjetë vjet më parë.Kur më tha imebijë se përgjegjës ekipi është ... dhe tha emrin tënd,unë u hodha përpjetë sikur shkela mbi prush.Më erdhi gjithë bota përmbys dhe me mënd,sado që jam nja 10-vjet më e madhe se ti, shkova në ato vite kur u njohëm dhe kemi seç mbajmë mënd.Ime bijë më tha:-E di,mama, sillet shumë mirë.Testin ma dha që ta zgjidhja vet(në nivelin e nxënësve) dhe,ç'qe më e madhja,më tha:-Korrigjoje vet dhe,pastaj,ma sill. Dhe unë shtova:-Kështu ka qenë dhe atëherë,.veç atëherë ai i ksh faqet me pushë.
-Po ç'thuaj,moj mama?-ndërhyri ime bijë.Ai tani është goxha burrë.Eh,po pse do të lodhë me letër?Në se kujton sadopak atë Lien e atëherëshme dhe në do të takoshë një"fshesë" që e lënë pas dere,hajde me timebijë.Jam e sigurt që do vish dhe,pastaj,do zëmë e të korrim ato "çahiret" e asaj kohe:para tridhjetë vjetësh.
                      Të përqafoj
                               Lia
Sa mbarova letrën,i them:-Pse nuk më the që dje që mamaja jote është Lia?
-Po ku do ta dija unë,se mamaja ju njihte?
-Mirë mamanë e njoha,po babi yt ku punon?
-Babi i ka vdekur ka 5-vjet dhe unë,megjithëse jam martuar me një elktricist,rrojmë me mamin.Se mami nuk ka fëmijë tjetër.
-Mirë,- i thashë,-kur të mbarojmë mësimin do ikim bashkë.
-Sa do t'i bëhet qejfi mamit.Nuk e mbante vëndi.E di si më tha:-Po t'mos pengonte reumatizma,do ngjitesha lart deri tek shkolla.Dhe unë i thashë:
-Pse kaq e njeh dhe paske mall për të?
-Eh,moj bijë,sa më shumë që plakesh,aq më shumë i do njerëzit.Sidomos ata me të cilët ke qenë,pak a shumë e lidhur,për njëmijëe një arsye.
 
                                                          *    *   * 
Kontrolli im për atë dtië qe,kur i thonë,dy hunj e një purtek.Me trup në shkollë,po me mëndje tek Lia,tek ajo që tani,siç thoshte,kish katandsur si"fshesa pas derës".
Ndërsa trapisnim nga bregu ku ishte shkolla,poshtë për në luginë,ku,mesa dukej,kishte shtëpinë Lia,me mëndje dhe unë bëra prapa në kohë,këtu e tridhjetë vjet më parë.
Sa qeshë emëruar në një shkollë 7-vjeçare,qeshë riosh dhe pa vënë brisk në faqe.Kur u paraqita atje dhe i tregova shkresën drejtorit,panë tij qe dhe një femër.Edhe kjo qe mësuese,ca më e vjetër se unë në moshë.Por që në paraqitje-sa u pamë sy më sy- ajo të linte një përshtypje pakëz të veçantë.
-Mua më qujanë Lie Vangjeli,- tha ajo,-dhe,tek takoi pëllëmbën time,me gishtin e mezit,zuri dhe lozte mbi të.Unë duket u skuqa,por ajo sikur t'më njihte kushedi se kur,sa pa emrin tim tek shkresa,ia thirri:
-O Papush!Faqet me push!
Sa më shumë skuqesha unë,aq më tepër hargalisej ajo dhe,pa ia bërë syri tërr as nga drejtori dhe as nga një kolege tjetër(edhe kjo më e vjetër nga të gjithë ç'qemë në atë prenzantim timin),vazhdoi shpotitë e saj:
-Qenke qumështuar fare.E di si më je?Mu si ai myshku që ka mbirë mbi selvitë e kishës!!!
Ky"sulm" kaq i beftë duket më skuqi si të isha vënë mbi prush dhe,tek hamendësoja se si të shpëtoja nga ky "sulm",në ndihmë më erdhi ajo kolegja e vjetër,që tha si për ta mbyllur këtë"betejë":
-Lie që të ngrëntë"lia",lëre djalin rehat se sapo ka ardhur dhe nuk t'i di huqet.
Po ku dëgjonte Lia me atë vesh?Bëri dygishtat bashkë dhe,mbasi i hapi paksa,trak dhe më mbërtheu në faqet siç lozet me një fëmijë.Drejtori shkrihej me këtë"lojë" të Lies që pse nuk e hante"lia",po unë isha gati t'ia thërrisja të qarit.
Edhe kur fillova shkollën,Lia nuk më ndahej:-O  Papush!Faqet me push!...
Nga e keqja,për t'i shpëtuar "sulmit" të Lies,zura dhe po rruhesha çdo ditë.Se mjekrra është si puna e jonxhës:sa më shumë ta korrësh,aq më shumë bëhet.Po ku pyeste Lia se ç'bëja unë?Kish metron e saj.Siç duket më kish vënë në shënjestër për t'më"vrarë".Lia sa lozonjare qe,por dhe aq e bukur qe.Veç unë e kisha inat se xhëku vinte tualet të rëndë.Pastaj nja 10 godina më shumë se unë.Ku Lia e ku unë.
                                           *    *   *  
Qe viti i tretë  që punoja  në atë shkollën me Lien.Kjo qe mësuese në fillore.Godina e fillores qe në një oborr me 7-vjeçaren ku jepja mësim unë.Lia klasën e kishte të madhe, dhe,pse ishte kaq e madhe, e kishni prerë me një  mur tek dhe kishin sajuar një kthinë:aty kishin vënë dhe një krevat ku,siç thuhej,kur vonohej drejtori për një aryse pune në fshat,flinte atje.Në vitin e tretë të punës,unë,sakaq dhe qeshë martuar.Ka qenë janari i vitit 1962.Mora infermieren e fshatit dhe një kuadër në Fier,më tha:-Po vazhdove me tëtshoqe atje,atje dhe mbete për jetë.Hiqe tëtshoqe nga puna dhe të shohim mos gjejmë mundësinë të transferojmë.Ashtu dhe bëra.Sado i martuar,shkoja në shtëpi vetëm pasditeve të shtuna.
                                            *    *   *
Ka qenë e premte mbasdite_e mbaj mend mirë- dhe kisha vendosur që atë mbasdite të korrigjoja hartimet,për mos i marrë me vete tek dhoma ku flija,nja 45 minuta larg shkollës. Qeshë vetëm në klasë mbasdite dhe vazhdoja punën.Kish kaluar goxha kohë duke korrigjuar,kur ndjej që u hap dera.Kthej sytë për të parë.Qe Lia që e"ngrëntë"lia!
-Po ti,- thashë,-e ke shkollën para dite.Ç'paske bërë deri tani?
-E ktheva sot pasdite,- më tha,- se paradite qeshë në lokalitet.
-Mirë,- i thashë,- dhe ula kokën për të vazhduar punën.
-E di pse kam ardhur?- më tha.M'u rrëzua dërrasa dhe dua të më vish të më ndihmosh.Në dorë kishte një çekan dhe dy gozhdë të mëdha.
-Po lëre,- i thashë,-se e bëjmë në mëngjes,nesër,se vijnë dhe ata,burrat.
-Ore,- më tha,- nuk e di ti që kot nuk thonë:punën e sotme mos e lër për nesër.Hajde,faqepush,se nuk të ha Lia,jo!
Tani nuk kisha se si ia bëja dy.Ajo para dhe unë pas saj.Tek godina e vjetër;tek klasa e saj e madhe që kish një të prerë me mur tek.Kur hyra tek godina e vjetër,pashë që Lia e mbylli portën hyrëse dhe,ndërkaq,hyri me mua tek klasa.
Ndërsa unë shtira sytë nga dërrasa e zezë,pashë që qe në  mur dhe nuk kish rënë fare.
-Lie,- fola si i revoltuar,- po për ç'dërrasë të zezë më more këtu?Po dërrasa është në mur?
-Ja,për këtë"dërrasë",- m'u kthye ajo,- dhe,sakaq,më tregoi krevatin ku flinte,ndonjëherë,drejtori.Ajo kishte hequr,fustanin dhe më dha të shtymën drejt krevatit.Pse,or "faqepush",akoma nuk ke "nxënë" ti apo je martuar dhe ke frikë nga ajo?
-Jo,- kundërshtova unë,po ashtu me të dridhura zëri (se qemë vetëm dhe kushedi se ç'mund të ndodhte?).
-Pa lëri nazet tani,- foli ajo ezber.Se ndryshe bërtita dhe ty do të dalë boja se do thonë ç'doje tek klasa e Lies?
Dhe "hëngra" dhe kur nuk desha. Por,për të thënë të drejtën,unë ndjeva kënaqësi,se Lia (që e ngrëntë"lia"") kish  qenë "sojleshë".Ajo harlisej e jepej sikur do thërmohej në cifla të vogla deri në shpërbërje.
Dhe,kur mbaruam,më tha:
-Nuk të hoqa ndonjë copë jo.Mirë e "ngule" gozhdën mbi dërrasën e "zezë".Tani nuk je më Papush,por "xhanush!".Kjo ndodhi në fundjanari dhe në shkurt,Lia,shkoi në një kurs partie në Fier.Kursi më duket se qe tremuajr,por Lia nuk u kthye më.Thanë që qe martuar me një shok kursi në një fshat të Mallakastrës.Që atëherë,me Lien nuk u pashë më.Kishin kaluar tridhjetë vjet dhe ja,tani,unë po shkoj atje:tek Lia që të ngrëntë"lia"!
 
                                                    *    *   *
Ndërsa sillja parasysh ato të ndodhura,ne arritëm.Ajo,sa ndjeu zërin e qenit në zinxhir,doli,e mbështetur mbi një bastun( e kishte mbledhur reumatizma) dhe,sa më pa,ulëriti:
-Tani po.Tani nuk je më ai Papushi me ato faqet me push si myshku që zënë qiparisat.Tani qenke bërë goxha zyrtar: me kollare,me kostum dhe paske tamam hije burri.Hiç nuk qenke plakur.Pa më shiko mua! A nuk jam bërë si ajo"fshesa" që,sa fshijmë,e flakim aty pas derës.
-Po jo,moj Lie,- iu përgjigja i ngashrëyer,- ti mbahesh akoma,nuk ka se ç'të bën sëmundja ty?
-Ja,me këtë gjuhën brisk,i bën për vete femrat ti,- shpoi ajo,si dikur. Dhe më përfshiu në krahët e saj dhe më puthi në të dy faqet.Dhe unë e putha në të dy faqet.
E,- më tha,- në Myzeqe për këtë puthjen time thonë:buzëgjysheje!Se është e ftohtë-akull.Pa gjak. Dhe,sakaq,më ra përpara dhe hymë në dhomë.
Dhoma qe me të gjitha komoditet dhe,veç shilteve e postiqeve mbi shilte(të bardha qumësht!),një zjarr bubulak (se qe pranverë e herëshme dhe në atë lartësi ta donte xhani) e bëri këtë pritje edhe më të ngrohtë.
Pastaj u shtruam ashtu vëndçe dhe Lia më tregoi se si u martua,këtej,nga Mallakstra e egër me një shok të kursit të partisë.Me atë bëri vetëm një çupë (këtë që jepte gjuhën),e kish martuar me një elektricist dhe kish marrë të gjitha"huqet" e vëndasve.Gjithësesi,"huqe" të mira.Dhe e çuam mëndjen ku nuk e çuam.Dhe,patjetër,dhe tek ajo"dërrasa e zezë" që kish"rënë" atë fund janari të vitit 1962...Sado që kishin kaluar 30-vjet dhe mikja ime kish dalë në pension. Kot nuk thonë:veç mali me malin nuk takohen,po njeriu me njerinë po.
 
                                       14 janar 2012

Zenë Kapllani dhe Zenun Digitruni




SHIJA E BIRRËS MAQEDONASE(fragm. nga humoreska “Zenë Kapllani dhe Zenun Digitruni”)
 
Ndoshta, për t’i saktësuar sadopak gjërat... shija e çuditshme e birrave të Zenun Digitrunit mund të ndjehej dhe më pastaj... ngapak. Sidomos gjatë birrës së parë. Por me ta filluar të dytën, çdo gjë rregullohej automatikisht e binte nën kontroll të mishit të grirë dhe të "ingredientëve” të vegetës. Asaj pra, më të verdhës nga “albuminat e vitaminat”, asaj më të mirës vegetë kroate, “Podravka”.
Ndoshta dhe normale kjo dukuri, thjesht një “fenomen” i zakonshëm.
Tekefundit as nëpër gjelltoret e Prishtinës, domethënë të vetë kryeqytetit, asnjë çorbë... pa i ‘çik kripë nuk ia vlen!
 
S. Guraziu, 2006
 
| - - - - - - - -
| - - - - - - - - - - - - -
Dyqani i Zenun Digitrunit në Lamën e Kuqe dalngadalë nisi të bëhej mjaft i rëndësishëm për furnizimin e njerëzve, kryesisht të lagjes “Azemavinjtë”. Sepse katundi Sukë ishte i madh, kishte shumë lagje dhe ndoshta dhjetë ose njëmbëdhjetë dyqane.
Sheshi, për të cilin po flasim, nuk ishte qendra e fshatit. Nuk ishte as sheshi kryesor. Në kohën e “ngjarjes së tregimit” tonë (lexo: stisjes) ishte thjesht njëri nga sheshet në pjesën e epërme të fshatit. Një shesh fshati pa infrastrukturë dhe asgjë tjetër të mirëfilltë. Ca kanale anëve, mbushur mbeturina nga më të ndryshmet. Ca gurë, aty pranë derës së dyqanit, vendosur nga ndokush sa për të mos u mbështetur me prapanicën në pluhur ose në baltë. Ca porta oborresh nga më të çuditshmet rreth e rrotull. Ndonjë qen, gomar ose mace tek çapitet mërzitshëm për në anën tjetër, secili rrugës së vet.
 
Mund të thuhet se sheshi i ngjante një korzoje, mirëpo jo si të tjerat. Lama e kuqe sigurisht se ishte korzo origjinale, e llojit të vet. Me çdo detaj autentike. Verës, pluhuri të ëmbëlsonte frymën dhe arrinte ndonjëherë gjer në zog t’këmbës. Dimrit, skllotë e baltë gjer nën gjunj. Thonë, korzo e  tillë ka mbetur dhe sot e kësaj dite, natyrisht nëse nuk e llogarisim si “ndryshim” përmendorën e ngritur pas luftës. (Monument i punuar me gurë të latuar, me një pllakë të mermertë në ballë dhe një shqiponjë të hekurt në majë, shumë të “besueshme” me simetrinë e shqiponjës së flamurit, vizatuar e prerë me aparat autogen).
 
Me hapjen e dyqanit, Lama e Kuqe qe gjallëruar dukshëm. Nuk ishte gjithmonë njëjtë, por verës, buzëmbrëmjeve vlonte nga njerëzit që dilnin të çlodheshin pakëz pas punëve të ditës. Ta ndërronin nga një llaf me të tjerët për argatshtinë, ta pinin nga një Jupi, nga një limonatë, apo Coca-Colë e pse jo dhe nga një birrë.
Ndonëse, për fat të keq dyqani i Zenunit nuk mbante birra të Pejës, aso birra sahë, me ujë të ftohtë nga burimi i Drinit t’Bardhë. Sall një markë me germa të çuditshme... e ardhur nga Kumanova. Sepse me atje dikund e kishte lidhur “biznisin” dyqanxhiu.
 
Për këtë në fillim, ata që njiheshin si ekspertë, njohës pa hile të birrave, ia kishin zënë për të madhe Zenun Digitrunit. Një lloj bojkoti ndjehej në ajri, edhe pse askush s’e thoshte një fjalë. Njerëzia rrallë e porositnin një birrë maqedonase. Nuk i refuzonin vetëm kur dikush qeraste, sepse ashtu s’kishte kuptim. Kur dikush ta ofron një pije, është nder, është nderim... sikur që është dhe zgjatja e një cigareje. Përse thuhet: “t’u rritë nera...”? Nuk thuhet kot, kjo ka domethënie. Tekefundit është një kod i pashkruar. Nuk ka kuptim të refuzohet cigarja, përveç nëse nuk je duhanxhi. Ashtu po, dihet kjo. Ashtu sikur të rri nën sqetulla një respekt nga të gjithë të pranishmit. Respekt i heshtur për joduhanxhiun.
 
Të refuzohet birra s’do kishte fare kuptim. Sepse nëse për asgjë tjetër... atëherë nëse fyti të është tharë e shkrumuar refuzimi s’do konsiderohej as modesti, as mrekulli... pos ndonjë marrëzi e kulluar. Refuzimi i një birre nuk qe praktikë e as nuk do t’ishte far’ mençurie në Lamën e Kuqe. Mbase nuk ka qenë as atëherë kur ishte Lamë, nuk ishte as në kohën e Zenun Digitrunit.
Kështu që, dalëngadalë, me kohën qenë mësuar edhe ekspertët, edhe laikët birraxhinj, edhe “eksperimentuesit” e edhe ata më “të ndjeshmit” me shijen krejt ndryshe të birres maqedonase.
 
Dikush dyshon se kjo pati qenë po ashtu njëra nga ato taktikat e Zenun Digitrunit.
Sepse dihet tashmë, siç e thotë shpesh dhe vetë Zenë Kapllani, Zenun hesapi... Atë nuk do ta quanin kot siç e quajnë: Digitrun. Për çdo gjë i bënte llogaritë paraprakisht. Deri në detajet më të “padukshme”. 
Dyshimi bazohet në faktin se ai duke ua hapur ndonjë konzervë mishi të grirë "narezak"13 iu thërriste: "...hëëëëëë, ku di dhia ç'áshtë taxhia. Ku dini ju qysh pihen birrat, aman? Fytin plot kashtë e pluhun nga prashitja, e do të k’naqet me birrë! Ku ka ashtu, hëëë?! Fytit duhet me ia ndihmu pak, o xhanëm!".
 
Sekretin e "Vegetës", aso prodhuar nga "Podravka"14, nuk ua zbuloi dhe për ca kohë.
Kur një delegacion pati ardhur nga Kumanova për çështje biznesi, tek atëherë ata që patën qëlluar aty e kuptuan se dhe "narezak"-ut duhet t'i ndihmohet. Dyqanxhiu, siç e lyp zakoni, bënte çmos që musafirët “biznismenë” ta ndjenin veten si në shtëpi. Nuk kursente asgjë, vetëm e vetëm që ata të ndaheshin të kënaqur. Por, dorën në zemër, pakëz dhe nga “inati”, se ç’e shtynte njëfarë krenarie përbrenda... Se ç’i ishte bërë mendja çykë që biznismenët maqedonas ta kuptonin patjetër se dhe këndej i ditkan marifetet e birrave.
 
Pastaj, këta fatlumët që patën rastin ta mësojnë sekretin e "Vegetës", nuk e mbajtën këtë sekret vetëm për vete. Brenda një kohe të shkurtër që të gjithë, madja dhe lagjia më e largët atje prapa “bishtit t’shejtanit”... ajo e “Zekollëve” e dinin si duhet t'i ndihmohet fytit. 
Ndoshta, për t’i saktësuar sadopak gjërat... shija e çuditshme e birrave të Zenun Digitrunit mund të ndjehej dhe më pastaj... ngapak. Sidomos gjatë birrës së parë. Por me ta filluar të dytën, çdo gjë rregullohej automatikisht e binte nën kontroll të mishit të grirë dhe të "ingredientëve” të vegetës. Asaj pra, më të verdhës nga “albuminat e vitaminat”, asaj më të mirës vegetë kroate, “Podravka”.
 
Ndoshta dhe normale kjo dukuri, thjesht një “fenomen” i zakonshëm.
Tekefundit as nëpër gjelltoret e Prishtinës, domethënë të vetë kryeqytetit, asnjë çorbë... pa i ‘çik kripë nuk ia vlen!
| - - - - - - - -
| - - - - - - - - - - - - -





Top of Form








LUGINA E FLORIRIT


 

Vullnet Mato

 LUGINA E FLORIRIT
 
Djalëria e uritur më nisi 
rrugëve të largta të shpresës.
Nga brigjet detar u ndala 
në një luginë prapa diellit. 
Aty mes maleve shkëmbor 
rridhte Shkumbini i djersës, 
nga balli me pluhur kuqërrem 
i gërmuesve të hekur-nikelit.
 
Thuhej se vargu i vagonëve 
lidhur me hallka zinxhiri, 
që zbrazej pareshtur te karvani 
i kamionëve të metalurgjisë, 
nxirrte nga dy gjinj malesh 
llavën e shkrirjes së “floririt”,
ndërkohë që njerëzit luteshin 
te gjinjtë e shenjtë të dhisë.
 
Gratë çobanesha nëpër brigje, 
tundnin këmborët e gjinjve,
teksa burrat me thonj urithi 
hapnin guva në bark të malit.
Po kur dilnin me vagona “ari”
nga kthetrat e shkëmbinjve,
njomnin misërniken e verdhë 
me dhallën si shurra e kalit.
 
Kaluan vite dhe banesat 
s’i ngritën dot nga balta,
as opingat nuk i shkulën 
nga këmbët çorapegrisur, 
as shallvaret që mbulonin 
format e grave syzjarrta, 
s’i këmbyen dot me fustane 
pas belit me ar qëndisur.
 
Gjiri i luginës as për mua 
s’pikoi arin e këtij “kurbeti”. 
Por nga lugina e gjirit 
të një vashëze bukuroshe,
pikoi një mjalt ngjyrë floriri, 
ku buza ngjitur më mbeti
dhe u ktheva me tre vogëlushë 
në Jugun e lugëve boshe...   







Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...