Në këto çaste emocionuese për Kosovën, unë jan tërësisht në anën e Lëvizjes "Vetëvendosja". E kuptoj dëshpërimin e skajshëm të Kryeministrit Thaçi, të cilin e shprehu para do ditësh, kur këtë Lëvizje e quajti"Vetëfundosje". Personalisht jam i bindur se drejt vetëfundosjes do të shkojë zoti Thaçi me kalimin e kohës, ndërsa "Vetëvendosja" do të shkojë gjithnjë e më shumë drejt "vetëpërsosjes". Unë mendoj se detyra kryesore në perspektivë e "Vetëvendosjes" është pushtimi i zemrave të mbarë popullit shqiptar të Kosovës, në mënyrë që vetëdijen e tij kombëtare të arrijë të ngrejë deri në nivelin e vetëdijes së vet kombëtare. Kur të arrijë ku çast i lumturuar, jam i bindur që zgjidhja e çështjes sonë mbarëkombëtare do të jetë më e prekshme se kurrë ndonjëherë.
Me shumë respekt.
Eshref Ymeri
Tiranë, 14 janar 2012