Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, e ka hedhur poshtë idenë e presidentit të Serbisë, Boris Tadic që nëpërmjet një dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit të diskutohet për manastiret ortodokse (administrimi i tyre), strukturat paralele, pronën e serbëve dhe veriun.
Kuçi ka deklaruar për “Epokën e Re”, se me Serbinë mund të dialogohet vetëm për çështje teknike, të cilat janë në interes të dy shteteve.
“Me Serbinë mund të diskutojmë vetëm për temat që janë në interes të dy shteteve të pavarura dhe sovrane”, ka thënë Kuçi. Në këtë kontekst zëvendëskryeministri ka ripërsëritur se Kosova nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Serbinë, e cila nuk është në përputhje të plotë me Pakon e Ahtisaarit dhe Kushtetutën.
“Çdo zgjidhje do të jetë mbi bazë të Pakos së Ahtisaarit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka thënë Kuçi, duke shprehur gatishmërinë e institucioneve të Kosovës në favor të kultivimit dhe avancimit të raporteve të mira ndërshtetërore me të gjitha shtetet rajonale, si rrugë e vetme për paqe, stabilitet dhe integrime euroatlantike.
Ndryshe, presidenti i Serbisë, Boris Tadic, javën e kaluar ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë do të mund të zgjidhen nëse nëpërmjet një dialogu trajtohen katër çështje: një zgjidhje të veçantë për manastiret ortodokse serbe dhe administratën e tyre, garanci të veçantë për serbët në enklava, zgjidhjen e çështjes së pronave të qytetarëve serbë të Kosovës dhe një zgjidhje speciale për veriun e Kosovës.