2012-01-18

Botohet "Dëshmi për Shkupin shqiptar"



Dëshmi për Shkupin shqiptar" është titulluar botimi i ri i historianit, Skënder Hasani, në të cilin shtjellohet në detaje dokumenti italian për përbërjen etnike të Shkupit gjatë vitit 1912-të dhe 1941-të ku dëshmon dominimin e shqiptarëve në Shkup.

Sipas Hasanit, ky dokument i hedh poshtë të gjitha pretendimet se shqiptarët janë pakicë në Shkup. "Ky dokument i hedh poshtë ato qarqe politike që sajuan regjistrimet ku tregonin se shqiptarët janë pakicë minore në këtë qytet.

Udhërrëfyesit e ndryshëm të mesjetës japin dëshmi se Elevija Çelebija i shekullit të XVII ka cekur se në Shkup flitet gjuha shqipe, dhe jo siç pretendon enciklopedia maqedonase që kanë ardhur në qytet pas luftërave turke", thotë historiani Hasani.

Për të rikthyer autenticitetin historik demografik dhe kulturor të Shkupit, kanë kontribuar edhe projektet e përbashkëta të Shtëpisë Botuese, Shkupi me Shoqatën e Historianëve Shqiptarë.

"Mund të ndërtojnë buste, mund të ndërtojnë çfarë të duan, por historinë e Shkupit assesi nuk mund ta ndryshojnë.

Vetë fakti i këtij dokumenti ku flet për shqiptarët e Shkupit, flet se si për Shkupin kanë dashur në të kaluarën dhe sot ti ndërrohet struktura e popullsisë, mendoj se kjo nuk do të arrihet", tha Arsim Sinani.

"Shoqata e Botuesve Shqiptarë, i ka paraparë në mënyrë të veçantë hulumtimet, publikimet dhe ngjarjet e rëndësishme të popullit shqiptar", u shpreh historiani Naim Halimi.

"Shtëpia Botuese, 'Shkupi' do të tentojë të thellojë bashkëpunimin me Shoqatën e Historianëve shqiptarë dhe gjatë këtij viti do të përpiqemi të japim kontributin tonë maksimal në botimin e veprave që do të jenë në shpalosjen e të kaluarës shqiptare në Shkup", tha nga ana tjetër Azam Dauti, nga SHBSH. SHBSH, madje promovoi edhe filmin e metrazhit të shkurtër "Monumentet Historike në Shkup".

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...