Mbas njё kohe
shumё tё gjatё prej 2500 vjetёsh, historisё
i hapet faqia e re dhe e vertetё se qytetёrimi nё botё ka srdhur nga
stёrgjyshёrit tanё Pellazgё.
Nё Tiranё mё
15-4-2011 u formua Shoqata: “Qendra e Studimeve Pellazgjike”.
Nё Paris mё 2
janar 2012, Mathieu Aref mbrojti tezёn e doktoraturёs me temё: “Studime e
kёrkime shkencore mbi Pellazgёt nё prejardhjen e qytetёrimit grek”.
Nga Doktor i shkencave
Lutfulla Peza: “Shoqata qё nё fillim vendosi tё organizojё konferencёn e parё
shkencore, pёr tё ndriçuar Qytetёrimin Pellazg, e cila u mblodh mё 21-22 tetor
2011 nё Tiranё, ku morёn pjesё mjaft studiues. Konferenca u organizua nga
shoqata “ Qendra Studimore Pellazgjike”, nё bashkёpunim me Universitetin
Vitrina, e cila ka si qёllim kryesor studimin e qytetёrimit pellazgjik dhe tё
vlerave tё tij. Nё Konferencё pati rreth 27 referues, tё gjithё referuesit
mbёshtetёn tezat e qёnies sё qytetёrimit pellazg nё themelet e qytetёrimit
perёndimore dhe shqiptarёt pasardhёs tё pellazgёve. Sollёn prova bindёse, se
pellazgёt shpikёn shkrimin dhe abecen e parё nё botё gjatё mijё vjeçarit VI
p.e.s. qё vёrtetohet pёr herё tё parё. (referuar nga Lutfulla & Liljana
Peza), vёrtetohet se gjuha e shumerёve shpjegohet me anёn e gjuhёs shqipe.
(Referati A. Shuke).
Fatkeqёsisht
nё konferencё nuk morёn pjesё studiues nga istitucionet tona, tё historisё,
gjuhёsisё, arkollogjisё etj., megjithёse u ftuan dhe ishin tё mirёpritur.
Historianё dhe gjuhtarёt tanё duhet ta rivlerёsojnё Qytetёrimin Pellazg dhe tё
mos shkojnё pas dogmave tё vjetra, qё e mohojnё atё ...”
Tu
a themi me forcё, fёmijve tanё nёpёr shkolla se historia botёrore fillon me
pellazgёt, tё cilёt janё stёrgjyshёrit tanё. Nga ana tjetёr ata duhet tё ngren
zёrin e tyre dhe tё kundёrshtojnё falcifikimet moderne tё historisё . Dy
vёllime tё mёdha ka botuar Akademia e Athinёs vitet e fundit: “Epirus: 4000
years of Greek History” dhe “Macedonia: 4000 years of Greek history”. Tё dija
kёto “vepra” janё mbushur fund e krye me shtrёmbёrime dhe falcifikime pёr ti
paraqitur Epirin dhe Maqedonine si truall grek, qё nga kohrat mё tё lashta.
Kёshtu pёrpiqen politikanёt e Athinёs, tё ndihmuar nga “historianёt” pёr tё
pasur ganxhёn e ngulur pёr qёllime ekspansioniste ndaj vendeve fqinj. (Po
kёshtu Akademija sllavo – maqedonase, botoi Enciklopedin, qё shqiptarёt i mer
pёr ardhacakё nё atdheun e tyre. Shёnimi im) Tё gjitha tё dhёnat arkollogjike
dhe historike dёshmojnё se helenёt kanё ardhur nё rajonin e Egjeut vetёm nё
fillim tё shek. VI p.e.s. dhe jo rreth vitit 2000 p.e.s., siç mund ta paraqesin
veten grekёt e sotёm. Ky ёshtё falcifikimi i madh, qё i bёhet historisё. Nga
ana tjetёr tё gjithё autorёt antike kanё shprehur gjithmonё qartё se pёr
helenёt e lashtё popujt e Maqedonisё, Ilirisё
dhe Epirit janё tё njё gjaku dhe popujt e kёtyre trevave i quanin
“barbarё”pse nuk flisnin gjuhёn helene. (Gazeta ILLYRIA 22-12-201).
“Mё 3 janar 2012,
nё Paris u bё mbledhja e tezёs sё doktoratёs sё historianit Aref Mati nё
Universitetin e Sorbonёs, qё shtrihet nё krahun e majtё tё lumit Sena nё
Kuartierin Latin. Nё kёtё godinё kanё kaluar emra tё shquar si Marie dhe Piere
Kyri (çmimi nobel pёr fizikё), teollogu i famshёm Erasmo da Rotterdam, Filozofi
dhe shkrimtari Jean -Pol Satre dhe shumё
figura tё tjera tё shquara. Teza ishte me titull: “Kёrkime mbi pellazgёt, si origjinё e civilizimit grek”.
Juria pёrbёhej nga:
Profesorёt:
Dominikue Briquell, Profesor nё Universitetin Paris-Sorbonё, qё ishte dhe
drejtuesi i temёs.
Çarles
Guitard, Profesor nё Universitetin Paris-Nanterre (Paris X).
Guillaume
Bonet, Profesor nё Universitetin e Bourgogne (Dijon).
Nё
sallё ishin shumё studjues tё gjuhёs shqipe nё Francё, intelektualё, studentё dhe miq shqiptarё dhe franceze, por
asnjё nga ambasada jonё megjithёse ambasadorit Aliçka i ishte dёrguar ftesё nga
historiani. Kёshtu qё qeveria shqiptare dhe Akademia Shkencave u tёrhoqёn
mёnjanё. Pse?!
Çfarё
thot Aref Mati: “...duhet provuar
shkecёrisht me anё tё studimeve dhe hulumtimeve tё bazuara me argumente
provuese, akte dhe fakte tё pakundёrshtueshme dhe analiza tё drejta se shqiptarёt
janё me tё vёrtetё pasardhёsit e pellazgёve. Kёta pellazgё tё famshёm janё
keqtrajtuar prej shumicёs sё historianёve dhe gjuhёtarёve modernё me kёtё fjali
lapidare: “Pellazgёt popull parahelenik, janё tretur pa lёnё gjurmё”. Ja gabimi
fatal qё ka penguar breza tё tёrё dijetarёsh tё mos shkojnё mё larg nё
hulumtimet pёr kёta pellazgё. Vetёm nё shek. e XIX tё erёs sonё dhe nё fillim
tё shek. XX disa dijetarё filluan tё studiojnё gjuhёn shqipe, midis tё cilёve
njё numur i madh gjuhёtarёsh gjermanё dhe austriakё si Jokli, Majeri, von
Hahni, Kreçmeri dhe tё tjerё jo mё pak tё njohur. Pёr fat tё keq, ajatollahёt
e gjuhёsis moderne (dhe tё asaj qё pranohet prej tё gjithёve) nuk i kanё marrё
parasysh kёto punime qё dalin nga shtigjet e rrahura. Ata veç kanё pranuar (pa
e studiuar me rrёnjё dhe pa pasё pёrmёndur dialektin gegё, tё cilёn s’e pёrfillёn fare) se gjuha shqipe ёshtё
gjuhё “indoeuropiane” (skaj qё unё nuk e pranoj) qё pёrbёn njё degё mё vete nё
gjenealogjine dhe çka nuk do ta thotё patjetёr “etnogjenezё” e gjuhёve. Ja pse
nuk ёshtё thelluar studimi i kёsaj gjuhe, veçanёrisht dialekti geg i veriut qё
mbetet “njё fosil i gjallё”. Ky gabim i dyfishtё (Pellazgё tё injoruar dhe
gjuha shqipe e shtёnё nё dollap) bёri qё gjuha shqipe tё pёrjashtohet nga studime
dhe hulumtime nё kuadrin e kёtij
“akademizmi indoeuropian” , Kahja e shmangur e tё cilit e ka zhytur kёtё
disiplinё nё njё qorrsokak tё vёrtetё...
“Çfarё tezash hodhi Arif Mati
?
Arif
Mati, duke ndjekur rrugёn metodike shkencore, nёpёrmjet njё gjurmimi tё
dёshmive tё autorёve antik mbi pellazgёt, shkrimet e Greqisё antike tё Homerit,
Hekatit tё Miletit, Helanikosit tё Lesbosit
etj. tё cilёt lejojnё tё nxjerrё disa pёrfundime:
- grekёt e lashtё nuk e njihnin
“qytetёrimin Miken”, pasi nuk ka patur asnjё “qytetёrim Miken”.
- Linearin B, Ventris dhe Chadwick
nё mёnyrё mekanike e emёrtuan “Mikenё” dhe gjuhёn si “greqishtja e lashtё”.
- atroponimet, topominet, oronimet,
eponimet apo fjalё tё tjera nuk shpjegohen me gjuhё greke
- Qytetёrimi i vetёm qё ka egzistuar
para ardhjes sё grekёve nё Ballkan qe ai i Pellazgёve.
- Pellazgёt i quajtёn “barbarё” se nuk flisnin greqisht, pra
Pellazgёt nuk ishin stёrgjyshёrit e grekёve.
-Pellazgёt iu dhanё Helenёve njё
pjesё tё madhe tё kulturёs sё tyre, tё istitucioneve, besimin fetar, dhe njё
fond gjuhёsor tё pasur.
-Pellazgёt padrejtёsisht janё
trajtuar nga historia moderne si njё popull i zhdukur pa lёnё gjurmё.
-Ai, pёr mbrojtjen e tezёs sё tij,
ka pёrdorur burime historike, kulturore, arkeollogjike, antrpollogjike dhe
mitollogjike dhe nёpёrmjet njё analize tё thelluar dhe argumentave tё
verifikueshme arriti nё kёto konkluzione. Mё tej ai theksoi:
- se lidhjen e gjuhёs
pellazgo-shqipe e ka trajtuar si rrjedhim tё fakteve;
- pёr vendosjen e kёsaj lidhjeje (tё
gjuhёs shqipe me pellazgjishten) ai nuk ёshtё influencuar nga origjina e tij
shqiptare, dhe po tё kishte qёnё kinez, pёrsёri do tё kryente kёto studime dhe
do tё nxirrte tё njёjtin pёrfundim”.
“Teza
e tij ёshtё njё studim prej 798 faqesh, ku ai ka shfrytёzuar 338 autorё. Vetёm pёr ta ka shkruar i ka kushtuar
njё punё e pёrditshme prej afro 15 orёsh, pёr tre vjet rrjesht. Si pёrfundim ai
rekomandon tё reflektojmё mbi origjinёn e Greqisё dhe tё grekёve si popull, mbi
historinё e tyre, mbi origjinёn e kulturёs dhe gjuhёs sё tyre. Duke studiuar
autorёt e lashtё mund tё zbulojmё njё histori tjetёr, thotё ai , mjaft me
komplekse tё ashtuquajturёs Greqi antike, e cila nuk kufizohet vetёm me Helenёt
e paktё qё erdhёn aty. Nёpёrmjet kёtyre autorёve tё lashtёsisё, nё fakt, mund
tё zbulohen kontraditat, mospёrputhjet kohore dhe manipulimet e tjera politike
tё sotmes dhe ata do na japin njё kёnd vёshtrimi tё rivonuar tё historisё sё
Europёs.
Teza
u pёrshёndet nga juria pёr serjozitetin dhe rrugёs shkencore tё ndjekur nga
autori, mbas konsultimit, juria vendosi dhёnien e titullit; “Doktor nё shkencёn e historisё sё
antikitetit (Greqia atnike) tё Universitetit Paris-Sorbon”.
Historiografia
europiane ka ngritur njё kёshtjellё tё tёrё, thjesht pёr qёllimet e saj politike
mbi bazёn e sё cilёs Greqia ndёrtoi tezat e veta raciste. Fatkeqёsia ёshtё se
edhe Akademija e Shqipёrisё pёrsёriti si papagall teoritё e tyre dhe kur Arif
Mati botoi librin e tij, iu hodhёn pёrkokё duke e quajtur amator. Bile
organizuan dhe maskarada nё TOP Channel me Fatos Lubonjёn me shokё, tё cilёve u
dukej vetja sikur kishin zbritur nga maja e olimpit dhe talleshin para kamerave
me kulturёn dhe historinё tonё. Ja qё ky “amator” tani ёshtё DOKTOR I SHKENCAVE dhe diplloma e tij ёshtё
shumё mё e vlefsheme se sa tua mbledhish gjithё akademikёve shqiptar sё bashku.
Arif Mati e mbrojti doktoratёn nё kёtё moshё tё thier (74 vjeçare) jo pёr tё
marr njё copё diplomё, se nё kёtё moshё nuk i hyn mё nё punё, por ai paraqiti
punёn e tij tё njё jete aty, ai luftoi qё tezat e tij tё pranoheshin nё forumin
mё tё lartё akademik europian, siç ёshtё Universiteti i Sorbonёs. Tezat e
Arifit u pranuan dhe u vlerёsuan lart, puna e tij nuk shkoi kot, ajo ёshtё
vetёm preludi i rishkrimit tё historisё antike, ku populli shqiptar do zёrё
vendin e tij qё meriton.
Unё
i pёrulem me respekt punёs dhe personalitetit tё lartё tё Arif Matit, njeriut qё pёrmbysi njё mit
fallco tё madh, qё vuri bazat e njё historie tё re, tё historisё sё vёrtetё
europiane.
Jazёk
Akademisё shqiptare qё e pёrfoli, jazёk dhe qeverisё shqiptare qё nuk begenisi
ta nderojё kёtё ngjarje tё madhe dhe kёtё figurё tё lartё tё kulturёs
shqiptaro-franceze. Puna e Arifit do tё kthehet nё pikё referimi, nё
bibliografi pёr gjithё shkencat e botёs qё do merren kёtej e tutje me
antikitetin europian. Tezat e tij u
pranuan pёrfundimisht nё sferat akademike tё Francёs. Ky ёshtё dhe suksesi mё i
madh qё kemi korur ndonjёherё nё kёtё fushё”.
(nga Pёrparim Demi).
Nuk jemi nё shekullin e 18 kur murgu grek Çoban Babaj i quajturi “Shёn Kozma” frikёsonte popullin me
shkishёrim nёse nuk flisnin vetёm greqishtё nё shtёpi dhe jashtё saj. Ishim nёn
perandorinё Osmane me koglomerat popujsh, pa shtet formues, por ishin
shqiptarё. Pashai i Beratit Kurt Pasha e ekzekutoi shpёrdarёsin e helenizimit.
Po sot qё po mbushim njё shekull si shtet i formuar, tradhёtarёt e Kombit
Shqiprar sollёn priftin grek nё krye tё kishёs shqiptare. Po i japim fjalёn
atdhetarit Abdi Baletёs; “Tradhtari Ramiz Alia shkon e shkul altarin e
pavarёsisё sё kombit, pranoi mё 1991 Janullatosin nё Shqipёri... e shpallёn
kryepeshkop. Ai s’mund tё jetё kryepeshkop! Pёr ne ai ёshtё uzurpatori, ёshtё
djalli, ёshtё satanai... Por fajin mё tё madh e ka Berisha. Sepse kjo qё po
ndodh, qё Shqipёria i ёshtё dorёzuar Grqisё,ёshtё rezultati i punёs sё
Janullatosit. Janullatosi kёtu ёshtё kthyer nё mёkёmbёs tё mbretit”. Kёshtu
Baleta shkruante para 6 vjetёve qё parashikoi nё tradhёti tё hapur tё Sali
Berishёs, para njё muaji Janullatosi i
dha titullin e lartё “BEKIM YNE I ARTЁ” i akorduar nga Kisha Greke, titull qё u
jepet vetёm tё huajve qё u kontribuojnё me akte dhe vepra tё mёdha ndaj kombit
grek. Prandaj qeveria dhe Akademia nuk morёn pjese nё tё dy ftesat qё iu
dёrguan pse?! Kjo ёshtё fatkeqёsia jonё se janё transformuar nё grekё.
Referenca:
Lufulla Peza “Konferenca e parё mbi
qytetёrimin pellazg” gazeta “ILLYRIA” 22-12-2011, f.24.
Nga Perparim Demi
http://stopinjorances.blogspot.com/2010/11/bisede-me-historianin-arif-mati-aref.html#ixzzlisvAg6uV
http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/
iden/412477/titull/persiatje-per-pranine-gjuhesore-te-pellazgjishtes-se-lashte
Abdi Baleta “Vetёm nacionalizmi e
shpёton Kombin Shqiptar” bot 2005, f.54-55.
Rasim Bebo Addison Çikago janar 2012.