Nga Përparim Hysi
Dua të ikë nga zhurma e qytetit dhe makinave
Dua që të kthehem në timin fshat
Atje mes shqerrave e blegërimave
Kur tufë lozin a ikin me vrap.
Dua të dalë tutje nëpër ara
Të shetis diku nën ullinj
Nga malli për fshatin,më shumë u zbardha
Nga malli për të,u bëra finjë.
E di që domenin e ka vënë dimri
E di që ka ngricë e acar
Por dua të shkoj dhe tërr s'ma bën syri
Se unë brez pas brezi,jam fshatar.
Të shkoj atje tek imja korie
Dhe atje të ndez një zjarr bubulak
Bukën që kam marrë në trastë prej shtëpie
Pranë zjarrit zë ta thekë pak e nga pak.
Pastaj me uri zë e kafshoj
Një copë bukë,pak qepë e djathë
O s'ka gjë tjetër që aq shumë t'më shijoj
Se sa kjo bukë që ha në fshat.
Mandej turrem për gjah në korie
Se malli i dikurshëm më mundi
Mos kujtoni se ka ardhur prej Anglie
I famshmi "gjuetar" Robin Hudi!
Si ai s'kam hark e shigjetë
Por kam me vete çomange
Di ta vërvis si djalë levend
Se s'kam më as strese as halle.
Ato,të gjitha,po i lë në mërgim
Dhe ja tek kthehem në fshat
Ç'shkruaj, po e jap me firmë
Veç firmës dhe me"vulë" të thatë.
Me vulë të thatë siç bën noteri
Kjo vulë zë gjithkund
Me sy,o miq,po ma bën Fieri *
Malli për të e për fshatin po më mund.
*Fieri- qyteti im që nuk e ndërroj me asnjë qytet në botë.
17 janar 2012