Engjëll Koliqi: "Nën kurorën e lisit plak", botoi Rugova Art",2011Shkruan: Naim KELMENDIDiskursi i kësaj poezie të Engjëll Koliqit vjen si prurje poetike përmes gjuhës vetanake metaforike dhe botës ndjenjore shumë të theksuar, sa që nganjëherë të ngërthen me çiltërsinë dhe me thjeshtësinë e saj, por mbetet identitet i krijimit të subjektit krijues, për ta ndërtuar botën dhe vizionin e tij prej krijuesi.
Engjëll Koliqi: "Nën kurorën e lisit plak", botoi Rugova Art",2011
Shkruan: Naim KELMENDI
Diskursi i kësaj poezie të Engjëll Koliqit vjen si prurje poetike përmes gjuhës vetanake metaforike dhe botës ndjenjore shumë të theksuar, sa që nganjëherë të ngërthen me çiltërsinë dhe me thjeshtësinë e saj, por mbetet identitet i krijimit të subjektit krijues, për ta ndërtuar botën dhe vizionin e tij prej krijuesi.
Në aspektin ndjenjor kjo poezi shpërfaqet me një gamë të gjerë përjetimesh që mbruan në vete, por edhe që mbetet si krjim i ndjenjave të holla dhe gjithsesi e pasur edhe si mendësi dhe si mesazh poetik, që përmbanë në tërë ligjërimin e saj poezia. Mbase kjo poezi vjen sikur një imazh shpirtëror ndjenjash që ndërton botën imagjinative dhe ndjenjore aq thellësisht mbi një taban gjuhësor dhe ritëm poetik sa që krijon në veçanti një qëndrueshmëri të identitetit të kësaj poezie, për kohën kur është shkruar dhe për përkushtimin poetik ndaj kujt është ndërtuar ligjërata poetike.
Engjëll Koliqi krijon me frymëzim dhe vetëm atëherë kur ai i vjen dhe e cyt poetin ta thotë përmbajtjen dhe ndjenjën e saj, për ta bartur të recepienti, duke e ambientuar me të aq natyrshëm.
Shqetësimi i subjektit krijues në këtë poezi mbase mund të kategorizohet në disa pika vrojtimi, si shqetësim për mërgimin, vendlindjen, atdhedashurinë, etninë, personalen,
prindoren, erotikën, humanen etj, që në njëfarë mënyre e përbëjnë atë vokabularin tematik e motivor të poezisë së Koliqit etj.
Si te poezia "Mall për mall":
"Malli im më bëhet zjarr
Mallin tim shuaj me mall!",në këto dy vargjet e fundit të opoezisë poeti perkufizon mendësinë dhe ndjënjësitë e tija duke dhënë mesazhin jo vetëm për gjendjen personale por edhe për gjendjen kohore si shkak dhe si pasojë e një gjendjeje tjetër të padëshiruar.
Në disa raste Koliqi shkruan me metrikë sikur në renditjen e vargjeve sipas skemës A-B-A-B apo në disa raste tjera të ndonjë poezie sikur A-A dhe B-B,por edhe duke dalur nga kjo renditje, dhe duke mos e ulur në asnjë rast fjalorin metaforik në fuqinë e vargut,dhe duke lënë kështu nivelin e lakmueshëm ligjërimor dhe artistik të vargëzimit.
Në fakt kjo poezi krijon suksesshëm me tekstin dhe nëntekstin e saj,rrafshin e figurshmërisë në linjë të kuptimit dhe mesazhit ndjenjor, përgjatë tërë ligjërimit poetik në tërë njësitë ciklike të librit, por edhe të secila poezi në veçanti.
E shkruar dhe e krijuar në një hapësirë dhe kohë të caktuar, poezia sikur na del në disa raste me ca nuanca romantike vende-vende, por pa e humbur në asnjë rast nivelin ligjërimor të mendimit dhe gjykimit,si në kuptimin diskursiv ashtu edhe në atë semantik të vargut.
"Fat i keq seç na rrëmbeu
malli i tokës del në ëndërr".
Apo në rastin tjetër:A mos vallë, mbet trashëgim
Ky kurbet në dhe të huaj
Po rrëmbeu dhe tim bir
ç'zot do ketë, kjo tokë, më thuaj?!
Ajo që dominon në tërë ligjërimin poetik të Koliqit është ana humane e vrojtimit dhe perceptimit, ai e do një botë më humane, më njerëzore më të paqtë në kuptimin njerëzor, fizik, e metafizik të saj, dhe edhe kur gjykon ai ka anën e gjykimit njerëzor ndaj të keqes.
Poezie e këtij vëllimi poetik sendërtohet përmes fjalorit figurativ shumë funksional dhe nganjëherë shpërfaq gjendje të ngarkuar emocionale dhe shqetësim kur poezia i përkushtohet të afërmve, familjes, prindërve,e në disa raste ndonjë përsoni të vecantë që ka lënë gjurmë në jetën e poetit, por që krijojnë në të njëjtën kohë edhe faktin artistik të një gjendjeje dhe të një rasti a të ndodhure etj.
Poezia e Engjëll Koliqit ngërthen në vete një botë emicionale që shprehet përmes botësh shkrimore të poezisë. Në të shumtën poezia e tij është edhe poezi e etnisë,e rrënjës arbërore duke gjakuar të kaluarën, historinë e etnisë etj, dhe këto shprehen me nota shpeshherë të thella emicionale. Kjo e bën më të afërt për lexim dhe shijim poezinë e Engjëllit, si te poezia "Nën kurorën e lisit plak", sipas të cilës poezi titullohet edhe vëllimi i veprës poetike të Koliqit.
Nën kurorën e lisit plak
Gjyshi më rron në jetë të jetëve
Trupin çdo dite toka ia han e ia kthen.
Histori prej shekulli në shekull shpalos
Dhe e shkruan nëpër të gjitha gjethet".
Pra, subkjeti krijues shqetësohet për historinë atërore dhe të atdheut, ashtu sikur kanë ngjarë ngjarjet e saj që kanë pasur dhe pësimet e veta përgjatë kohëve. Poeti ato i kujton, dhe kur shikon se i është tkurrur atdheu, atij i krijon shqetësimin mbase për të dërguar mesashin e tij, pra të poezisë deri te recepienti, dhe ky shetësim i tij bëhet shqetësim i shumësit, për të vetëdijësuar e për të krijuar kuptimin dhe ndjenjën mbi atdhetarinë dhe kohën e etnisë. Poezi e Engjëll Koliqit kurdoherë mbruan në vete ndjenjën e diçkaje të pësuar nga shtrëngatat e kohës, pra atë të kombëtares, por pikërisht në atë histori, ai dhe vargu i tij, sikur pijnë ujin e legjendave dhe ngjallen sikur feniksi për të trokitur në vëmendjen e kohës dhe të ardhmes së atdheut të tij, dhe mbase në vetë mendësinë dhe kuptimin ekzistencial të njeriut të këtij nënqielli.
No comments:
Post a Comment