Instituti i Historisë, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, do të botojë materiale që i takojnë periudhës historike 1912-1991, marrë nga arkivat e huaja. Drejtori i këtij institucioni, Beqir Meta, ka bërë me dije se është përcaktuar grupi i punës që do të botojë korpusin e parë prej 15 volumesh që i përket kësaj periudhe. Sipas Metës, vëllimi i parë i këtij korpusi do t’i referohet atmosferës që përgatiti Pavarësinë e Shqipërisë dhe vetë Pavarësinë. “Një korpus do të ketë 2 ose 3 volume te dokumentave diplomatike italiane, franceze, gjermane dhe dokumente nga arkivat kombëtare të Britanisë së Madhe”, është shprehur Beqir Meta. Grupet e punës do të drejtohen nga një komision i përbashkët për të unifikuar gjithë metodat e botimeve të këtyre dokumentave. Deri në fund të vitit pritet të botohen 15 volume me dokumenta, të cilat do të jenë në shqip dhe në gjuhën origjinale. Ky korpus, për historinë e Shqipërisë do të publikohet edhe on-line. Sipas Metës, ky dokumentacion i ri do të mundësojë edhe krahasimin me faktet historike dhe argumentet që kemi patur deri më sot. “Duke bashkuar edhe metodën objektive të shkrimit të historisë do të krijohen premisa të favorshme që të rishkruhen çështje të veçanta të historisë sonë kombëtare, të ketë rivlerësim të ngjarjeve historike”, është shprehur drejtori i Institutit të Historisë. Në kuadër të aktiviteteve të 100-vjetorit të shtetit shqiptar do të zhvillohet edhe një konferencë ndërkombëtare, ku do të marin pjesë studiues dhe historianë, shqiptarë e të huaj, për çështjet shqiptare, këto 100 vite si dhe studiues që kanë për të thënë fakte të reja për Shqipërinë.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2012/01/18
Fakte të reja në 100 vjetorin e Pavarësisë

Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës
Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
No comments:
Post a Comment