Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/01/18


Një libër për Çamërinë
Të tjera fakte historike i shtohen historisë çame. Shoqata “Çamëria” dhe shtëpia botuese “Naimi” organizun kohë më parë  promovimin e librit monografik “Lindja e çështjes çame”, të autores Blerina N. Sadiku.

Studiuesit: Prof. dr Pëllumb Xhufi, Prof. dr. Shaban Sinani dhe Hajredin Isufi, historian, do të flasin për vlerat e këtij libri, njofton ''Panorama''.

“Libri ‘Lindja e çështjes çame, 1820-1943′, i studiueses së re Blerina N. Sadiku, pasuron në një mënyrë origjinale historiografinë mbi Çamërinë, e cila, me gjithë botimet e shumta të këtyre njëzet vjetëve të fundit, vazhdon të mbetet deficitare në raport me interesimin e lexuesit e të vetë shkencës.

“Ky libër, – thotë në përcjelljen e librit Prof. dr. Pëllumb Xhufi, – përveçse është një akt i vërtetë dashurie i autores Blerina Sadiku ndaj tokës së të parëve të saj, është, gjithashtu, një shpalosje të vërtetash historike, nga ato që dikush do të donte të mbeteshin të fshehta e të panjohura përjetë”.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...