Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/01/17

Në moshën 85 vjeçare, ka vdekur në Prishtinë profesor, doktor, Gani Luboteni




Në moshën 85 vjeçare, ka vdekur në Prishtinë profesor, doktor, Gani Luboteni. Ai u lind në Prizren, në vitin 1927. Studimet e  Albanologjisë  i kreu në Beograd. Një kohë ka punuar në Prizren dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe pasurimin e arsimimit kombëtar e sidomos në përgatitjen profesionale të mësuesve të parë shqiptarë të Kosovës. Në vitin 1960, sapo u hapën fakultetet e para në Prishtinë,  Gani Luboteni  u zgjodh profesor i teorisë së letërsisë në Degën e Gjuhës e të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik. Profesor Gani Luboteni ishte në mesin e pedagogëve më të shquar të Universitetit të Prishtinës. Është autor i disa teksteve shkollore nga fusha e letërsisë shqiptare, si dhe ka nxjerrë në dritë  punime të shumta shkencore.  Ka qenë edhe mbledhës i shquar i folklorit shqiptar. Është autori i parë i tekstit  “Teoria e Letërsisë”, një tekst mjaft i avancuar shkencor për kohën, nga i cili mësuan, nxënësit studentët, por edhe studiuesit e letërsisë. Varrimi i trupit të profesor, doktor, Gani Lubotenit u bë sot,  në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Prishtinës. 

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...