2012-01-16

Rreth Essesë per “Kurbanin” të znj. Raimonda MOISIU



Luan Çipi
Monda, bija ime e dashur!

-Dikur kam shkruar për ju, veç të tjerave:
 Lexoj shkrimin e Rajmonda Mojsiut “Jo Vetëm Maskilizëm…,” ndalem te një fragment, që më duket kulmor: “Mos duan edhe këtë përqindje femërore ta konvertojnë në “meshkuj”…që nga kapardisja burrat e gratë mbajnë ison e tyre.”

E lexoj shkrimin protestë edhe pse pak i çuditur, se më duket sikur e zbuloj tani më të plot Mondën delikate dhe me ritet respekti për këtë femër të guximshme si rrallë burra, gjithnjë të shqetësuar dhe në asnjë çast indiferente, që nuk rresht se shkruari për së mbari, me pasion, mençuri e dobi shoqërore e njerëzore dhe ndaj them: Lumë Atdheu ynë për këtë brez të bukur trimëreshash përparimtare, që rendin pas bukurisë, feminilitetit, emancipimit dhe të ardhmes.
PËRSHËNDETJE DHE URIME, MONDA!
Luan Çipi
Çikago, Prill, 22. 2011
-Tani lexoj Esenë tuaj për ”KURBANIN” e Edi Ramës. Shikoj sërish kur shkruani dhe shfaqni edhe profilin tuaj përparimtar social politik dhe nuk kam si mos e shtoj respektin për ju. Jeni e para guximtare që bëni haptas një analizë kritike dhe e vlerësoni paanësisht atë.
Unë as kam bërë pjesë kurrë në ndonjë parti politike, se politika ime është  thjeshtë shqiptaria, po si intelektual me sy në ballë, pavarësisht se nga origjina dhe bindjet jam nacionalist dhe i djathtë, dhe duke gjykuar me ndjenja gjerësisht demokratike, që respekton çdo kënd, e di që Rama përfaqëson një elektorat të konsiderueshëm, me afro gjysmën e shqiptarëve, nga ana tjetër, duke banuar në Tiranë, i kam parë ndryshimet e shpejta që solli ai, duke qenë për 10 vjet në krye të saj, madje duke tërhequr opinionin e ndërkombëtarëve që e shpallën midis kryebashkiakëve me të suksesshëm. Dhe siç thoni ju”Kryebashkiaku i Tiranës, ia arriti të zhdukë mjerimin e pashpresë të Tiranës, transformimin rrënjësor dhe kthimin e Parkut Rinia e Lumit Lana, përtej identitetit të tyre –ta shndërrojë Tiranën, në një qytet plot jetë, dritë e kolorit ngjyrash, mes të bukurës shpirtërore e të përditëshmes njerëzore,- duke i dhënë imazhin e një metropoli evropian”
Po edhe me e rëndësishme është se, si shkrimtar e kuptoj që me një stil të veçantë letrar, “KURBANI”, paraqet njëkohësisht, një reflektim të thellë të Edi Ramës, si drejtues partie dhe një  refleksion të plot ndaj të gjitha gabimeve, me premtim e shpresë për ndreqjen  dhe për mos përsëritjen e  tyre.
Duke lexuar Esenë tuaj për Kurbanin e Edi Ramës, çuditem dhe kënaqem edhe më shumë për gjerësinë e mendimit tuaj, në pozicionin e një shkrimtareje dhe gazetareje shumë planesh, që e shikoni realisht gjendjen, pa ndikime partiake dhe e shprehni atë me guxim, si një intelektuale e mirëfilltë.
Po e mbyll edhe njëherë, njësoj, si para gati një viti:
PËRSHËNDETJE DHE URIME, MONDA!
Luan Çipi
Tiranë, më 14.01.2012

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...