Mendimi perëndimor, i ndërtuar mbi postulatet e renesancës, është mjaftuar me shkencizmin dhe ka ndërtuar një botë që e përgënjeshtron dhe e mohon të Vërtetën Hyjnore. Në këtë botë, e cila e ka “vrarë zotin”, çdo gjë është e lejuar dhe njeriu tenton të zërë vendin e Zotit.
Njeriu i sotëm i sheh vlerat shpirtërore si gërmadha dhe mbeturina të rrjedhave historike, mbi të cilat ai duhet të ndërtojë një botë të re ku do të sundojë racionalizmi shkencor, i cili do të pranojë si të qenë vetëm atë që është e perceptueshme. Si rrjedhim, për empirizmin shkencor, përveç realitetit fizik, nuk ekziston kurrfarë realiteti tjetër, pra as edhe realiteti shpirtëror. Pa dyshim se ata që nuk pranojnë asnjë të vërtetë jashtë vëzhgimit dhe përvojës janë të shurdhër dhe të verbër ndaj të Vërtetës së Madhe.
Për rrjedhojë, shkenca moderne është përpjekur që të çojë në refuzimin e mendimit fetar, në mohimin e rolit të fesë dhe mbase edhe në zhdukjen tërësore të saj, ndërkaq rezultati ka qenë i kundërt me pritjet e kësaj mendësie naive.
Krenaria boshe, arroganca intelektuale dhe mbrapshtia e shkencëtarëve ateistë ka shkaktuar vyshkjen e anës shpirtërore, injorimin e aspektit metafizik të njeriut, tëhuajësimin e tij dhe dhënien pas besëtytnive dhe absurditetit. Dehja nga qytetërimi, si rezultat i humbjes së transcendencës dhe dhënia pas materializmit vulgar ka çuar në hedonizëm, në degjenerimin shoqëror dhe në dhënien pas lakmive shfrenuese. Njeriu laik po përpiqet të konsumojë deri në ekstremitet lumturinë e “parajsës” tokësore. Kjo ka rezultuar në zbrazëtinë dhe pakuptimësinë e jetës së tij, duke e privuar atë nga një qëllim më i lartë dhe e ka shtyrë atë të bëjë një jetë të pakuptimtë, një jetë të marrëzishme, të pashpresë dhe të dëshpëruar.
Ana tragjike e gjithë kësaj është se madje edhe disa intelektualë myslimanë, të verbuar nga shkëlqimi i jashtëm perëndimor, konsiderojnë se vetëm përparimi material dhe teknologjik është i domosdoshëm dhe e injorojnë kështu elementin shpirtëror.
Mirëpo, njeriu ka një sërë nevojash të përhershme dhe të pandryshueshme. Përparimi shkencor, ekonomik dhe revolucioni i komunikimit nuk janë në gjendje të përmbushin nevojat e thella psikologjike dhe shpirtërore të qenies njerëzore. Vetëm feja mund t’i përmbushë nevojat e përhershme shpirtërore të tij.
Në hipokrizinë e botës kaotike, shpeshherë, njeriu bashkëkohor e gjen veten në një botë ku, sikurse në xhungël, dominon dhe ngadhënjen jo më i drejti dhe më i ndershmi, por më i forti. Njeriut të sotëm, për shkak se ia ka kthyer shpinën dritës hyjnore, e Vërteta i është bërë e huaj dhe e largët, prandaj kërkon strehim në dritën e shekullarizimit dhe laicizmit, duke u zhytur në errësirën e hipokrizisë dhe blasfemisë. Sipas tij, edhe nëse ekziston apo jo Zoti, kjo nuk ka rëndësi.
Me largimin nga rruga e shpalljes hyjnore, ai është bërë armiku më i madh i vetvetes. Por njeriu nuk është në rivalitet me Krijuesin, por është mëkëmbës dhe rob i Allahut. Pikërisht për këtë, muslimani pason dritën dhe udhëzimin e Krijuesit dhe vepron në përputhje me fjalët dhe veprat e të dërguarit të fundit të Allahut, Muhammedit a.s.
Autori i librit “Gjuetia e zemrave” përçon porosinë se qëllimi final i jetës është adhurimi dhe robërimi vetëm ndaj Allahut. Në brendinë e këtij libri, lexuesi do të gjejë tema të llojllojshme, që flasin për imanin si ndjenjë e lindur/fitrah, dashurinë ndaj Krijuesit, adhurimin, turpin si pjesë e besimit, dijen dhe pastrimin e zemrave dhe ndriçimin e tyre me nurin hyjnor.