2012-01-18

Prevalla, më shumë shëruese sesa turistike


Të shtunën pas dite, në këtë pjesë të rrugës, takuam duke ecur këmbë edhe kryeministrin shqiptar, Salih Berisha, i cili siç duket, në vizitë private kishte dalë për t’i shijuar bukuritë e malit Sharr.

Prevalla, më shumë shëruese sesa turistike

































Refki Reshitaj

Qendra turistike-sportive në Prevallë, viteve të fundit më shumë po shndërrohet në një qendër shëruese sesa turistike. Kjo po ndodh sidomos gjatë muajve të verës, kur në këtë pjesë të malit Sharr vijnë në numër të madh njerëz që kanë probleme me frymëmarrjen, të cilët në mesin e maleve të këtushme po i kalojnë nga 10-15 ditë, edhe pse kushtet për akomodim nuk janë pothuajse fare të përshtatshme.

“Edhe këtë verë kishim mysafirë të shumtë, mbase më shumë sesa çdo vit. Mund të them se tre muajt e shkuar ishin muaj shumë të frytshëm”, thotë Shpejtim Bajrami, pronar i dyqanit “Pejta”.

A shton se përveç nxënësve, që këtë vend e vizitojnë gjatë ekskursioneve, mysafirë më të shpeshtë këtu janë qytetarët e Ferizajt dhe të Prizrenit. Kurse për shkak të problemeve shëndetësore këtu vijnë edhe nga vise të tjera të Kosovës.

Edhe pronarët e restorantit “Meti”, janë të kënaqur me të “vjelat” e sivjetme, ngase, sipas tyre, numri i turistëve vërtet ka qenë pothuajse rekord. Vlerësime të ngjashme kanë edhe pronarët e objekteve të tjera turistike dhe ata të dyqaneve të improvizuara që janë vendosur fare pa shije buzë rrugës Brezovicë – Prizren.

“Ke qysh ke, edhe kjo verë shkoi, por ishalla në verën tjetër do ta kemi rrymën pak më stabile. Sivjet kishim probleme me tensionin e ulët”, shprehet Xhavit Gashi nga Prizreni, i cili tash disa vite nga
dy javë i kalon në Prevallë. “Përpara kam udhëtuar çdo ditë, por tash, pasi që janë vendosur këto auto-kampshtëpiza po flemë këtu. Për një natë paguajmë 10 euro, kurse atje në hotel, çmimi është dy-trefish më i lartë. Këtu ende nuk ka kushte, sepse mungon uji, nyjat sanitare, ka bërllok, por ne jemi të obliguar që të vijmë, sepse kemi nevojë shëndetësore”, thotë ai.

Sipas mendimit të shumë qytetarëve, Prevalla, edhe pse me shumë predispozita për t’u shndërruar në një qendër atraktive turistike, ajo për shumëçka ende është larg këtij qëllimi. Më brengosëse është papastrëtia e madhe, kurse edhe ndërtimet që po bëhen për ditë e më shumë po ia zënë frymën këtij ambienti shumë të bukur natyral. Megjithëkëtë, vizitorët që ia mësyjnë kësaj pjese të Sharrit, kanë ku të ndalen edhe nëpër disa objekte turistike përreth rrugës deri në Prizren. Në këtë drejtim padyshim prin kompleksi turistik “Sharri”. Këtu jo rrallë vikendet e tyre i kalojnë personalitete të njohura, funksionarë dhe diplomatë, kurse mysafirë më të shpeshtë janë ata nga Shqipëria.

Të shtunën pas dite, në këtë pjesë të rrugës, takuam duke ecur këmbë edhe kryeministrin shqiptar, Salih Berisha, i cili siç duket, në vizitë private kishte dalë për t’i shijuar bukuritë e malit Sharr.

Po kështu, edhe objektet tjera, si “Gooldon”, “Finlandia”, Mallboro” etj, ofrojnë shërbime shumë të mira, sidomos meny tradicionale dhe çmime të volitshme.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...