2012-01-16

PO KU ËSHTË LDK-JA SOT?


Fjala e Mr. Zef Ahmetit,
Me rastin e promovimit të librit “11 MINUTA PARA ORËS ’00 ose mirazhi i suksest të LDK-së “, të Shefqet Dibranit.
Sh. Dibrani: „11 MINUTA PARA ORËS `00 ose mirazhi i suksesit të LDK-së“, Prishtinë 2011.
Dibrani, jep një risi në skenën politike të Kosovës. Ai, kritikon partinë e vet pa u larguar nga ajo, një element krejt normal në demokracitë perëndimore!…
Nga Zef AHMETI
Disa herë kam dëgjuar se Shefqet Dibrani është një „militant i LDK-së“.  Dhe shtrohet pyetja, pse ky emërtim? Nga Leximi që i kam bërë librit kam ardhur te përfundimi se ai ishte një simpatizant i pathyeshëm i LDK-së, respektivisht i frymës dhe vizionin politik të Ibrahim Rugovës.
Përmbajtja e librit të imponon, varësisht nga ajo se si  perceptohet, sa një ndjenjë krenarie të autorit, po aq edhe shqetësimet e tija për disa ngjarje dhe rrjedha që ndodhin në historinë e aktivitetit të LDK-së. Autori në asnjë çast nuk e konteston kontributin e jashtëzakonshëm të kësaj partie në historinë më të re të Kosovës.
Po ku është LDK-ja sot? Kjo është pyetja e parashtruar.
Dobësimin e këtij subjekti politik në skenën politike të Kosovës Shefqet Dibrani e sheh në rend të parë në tendencat e fraksionet e ndryshme përbrenda kësaj partie. Dibrani, duke qenë pjesë e ngjarjeve dhe anëtar i pathyeshëm i saj, paraqet versionin e tij, pse LDK-ja është ku është sot.
Përveç ngjarjeve të jashtme, që ndikuan në dobësimin dhe thyerjen e LDK-së, pas vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, ai fokusohet sidomos në gabimet dhe lëshimet që ndodhin përbrenda saj. Në politikat e gabuara, sipas autorit, të lidershipit të saj dhe tendencat jodemokratike për të marrë udhëheqjen e partisë. Ai i kërkon gabimet në vetvete, pra në LDK. Duke pasur parasysh demokracinë dhe lirinë e re në Kosovë, Dibrani jep një risi në skenën politike të Kosovës, duke kritikuar partinë e vet pa u larguar nga ajo, një element krejt normal në demokracitë perëndimore.
Autori është kritik edhe për disa ngjarje dhe ecuri sociale e politike në Kosovë që njëkohësisht reflektojnë qëndrimin e tij dhe dëshirën, se ku donë ta shoh atdheun e tij. Ai ka kuptuar se liria dhe demokracia janë dy koncepte të cilat kërkojnë përherë punë dhe përkushtim.
Ngjarjet që ai i trajton në libër jo vetëm se shprehin vlerësimet e tija, porse ato ai i fuqizon me referimet e shumta, ku na thotë se, nuk është i vetëm në atë që e shkruan në libër.
Dhe, nëse e kam kuptuar mirë librin, unë kam ardhur në përfundim se, ai donë të na thotë pra, para se t`i akuzojmë të tjerët për situatën ku jemi, ne duhet të jemi së pari vetëkritikë për veprimet tona. Çfarë kontribuuam vet për situatën ku jemi, është pyetja e tërthortë që ia parashtron Shefqet Dibrani partisë së tij.
Shefqetit i mungon fryma e politikës së Rugovës në LDK.
Unë shpresoj  që ky libër do të hapë një debat pozitiv që do t`i bënte mirë vetë LDK-së dhe shoqërisë kosovare.
Si përfundim dua të potencoj edhe njëherë atë që na thotë Dibrani në mënyrë indirekte, se para se t`i akuzojmë të tjerët për situatën ku jemi, jo vetëm si njeri, si parti,  a si shqiptar, t`ia shtrojmë vetvetes pyetjen, çka kam kontribuar unë vetë për gjendjen ku jam, përkatësisht për situatën ku jemi?
St. Gallen, 18 dhjetor 2011.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...