Nga Përparim Hysi
Qe dita e dytë që shkonim për kontroll në atë shkollë.Sapo mbrritëm si ekip,pashë që mësuesja e gjuhës që mbuloja unë, më kërkoi si veçan.Me siguri,mendova,do sajojë ndonjë pretekst të kotë (qeshë mësuar me këso sajimesh) ,për t'i shpëtuar kontrollit a do paraqesë ndonjë raport mjekësor. U ndava nga shokët dhe u drejtova për atje.Ajo më tha:-Ke të fala nga mamaja dhe,pa mbaruar fjalën,nxori nga çanta një zarfë dhe ma zgjati. U befasova se as që e dija se kush qe mamaja e saj.Aq më tepër në këtë zonë,pothuaj,afër Shpiragut ku ishim atë ditë për kontroll.Zarfin e mora,por,pa e hapur,e pyeta:
-Nga mamaja?Po kush qenka kjo mamaja që më njeh mua dhe ca më shumë më dërgoka dhe letër?
-Mamaja ime,- foli mësuesja e re,-është Lie Vangjeli.Ajo ka punuar dikur me ty dhe,të tjerat,i ke në letër.
-Lie Vangjeli!-bërtita unë sikur të kisha marrë një sihariq që e prisja prej kohësh.
-Po,- pohoi mësuesja,tanimë e skuqur flakaë,sikur kjo të ndodhte pikërisht nga britma ime.
Duket aq kisha bërtitur,sa dhe shokët e mi të ekipit u afruan.
-More,po ç'ndodhi që bërtite sikur xhëç pe?-Lëre,- i qetësova,- kam gjetur një mike timen të vjetër.
-Të gjeti një punë,- tha Ida,-njëra nga koleget.Ty kudo dhe do të ndodhë ndonjë gjë.Edhe në këto gërxhe,prapë me të njohur.Tani ca më shumë:po një mike.
-Mike me shami mënjanë.-ia thirri Raqi që këngët i kish në majë të gjuhës.Më tej plasi një të qeshur dhe unë,ndërkaq,hapa zarfin.
Ja seç më shkruante,Lia,mikja ime!
... Tani nuk je më ai,Papushi,që njoha këtu e tridhjetë vjet më parë.Kur më tha imebijë se përgjegjës ekipi është ... dhe tha emrin tënd,unë u hodha përpjetë sikur shkela mbi prush.Më erdhi gjithë bota përmbys dhe me mënd,sado që jam nja 10-vjet më e madhe se ti, shkova në ato vite kur u njohëm dhe kemi seç mbajmë mënd.Ime bijë më tha:-E di,mama, sillet shumë mirë.Testin ma dha që ta zgjidhja vet(në nivelin e nxënësve) dhe,ç'qe më e madhja,më tha:-Korrigjoje vet dhe,pastaj,ma sill. Dhe unë shtova:-Kështu ka qenë dhe atëherë,.veç atëherë ai i ksh faqet me pushë.
-Po ç'thuaj,moj mama?-ndërhyri ime bijë.Ai tani është goxha burrë.Eh,po pse do të lodhë me letër?Në se kujton sadopak atë Lien e atëherëshme dhe në do të takoshë një"fshesë" që e lënë pas dere,hajde me timebijë.Jam e sigurt që do vish dhe,pastaj,do zëmë e të korrim ato "çahiret" e asaj kohe:para tridhjetë vjetësh.
Të përqafoj
Lia
Sa mbarova letrën,i them:-Pse nuk më the që dje që mamaja jote është Lia?
-Po ku do ta dija unë,se mamaja ju njihte?
-Mirë mamanë e njoha,po babi yt ku punon?
-Babi i ka vdekur ka 5-vjet dhe unë,megjithëse jam martuar me një elktricist,rrojmë me mamin.Se mami nuk ka fëmijë tjetër.
-Mirë,- i thashë,-kur të mbarojmë mësimin do ikim bashkë.
-Sa do t'i bëhet qejfi mamit.Nuk e mbante vëndi.E di si më tha:-Po t'mos pengonte reumatizma,do ngjitesha lart deri tek shkolla.Dhe unë i thashë:
-Pse kaq e njeh dhe paske mall për të?
-Eh,moj bijë,sa më shumë që plakesh,aq më shumë i do njerëzit.Sidomos ata me të cilët ke qenë,pak a shumë e lidhur,për njëmijëe një arsye.
* * *
Kontrolli im për atë dtië qe,kur i thonë,dy hunj e një purtek.Me trup në shkollë,po me mëndje tek Lia,tek ajo që tani,siç thoshte,kish katandsur si"fshesa pas derës".
Ndërsa trapisnim nga bregu ku ishte shkolla,poshtë për në luginë,ku,mesa dukej,kishte shtëpinë Lia,me mëndje dhe unë bëra prapa në kohë,këtu e tridhjetë vjet më parë.
Sa qeshë emëruar në një shkollë 7-vjeçare,qeshë riosh dhe pa vënë brisk në faqe.Kur u paraqita atje dhe i tregova shkresën drejtorit,panë tij qe dhe një femër.Edhe kjo qe mësuese,ca më e vjetër se unë në moshë.Por që në paraqitje-sa u pamë sy më sy- ajo të linte një përshtypje pakëz të veçantë.
-Mua më qujanë Lie Vangjeli,- tha ajo,-dhe,tek takoi pëllëmbën time,me gishtin e mezit,zuri dhe lozte mbi të.Unë duket u skuqa,por ajo sikur t'më njihte kushedi se kur,sa pa emrin tim tek shkresa,ia thirri:
-O Papush!Faqet me push!
Sa më shumë skuqesha unë,aq më tepër hargalisej ajo dhe,pa ia bërë syri tërr as nga drejtori dhe as nga një kolege tjetër(edhe kjo më e vjetër nga të gjithë ç'qemë në atë prenzantim timin),vazhdoi shpotitë e saj:
-Qenke qumështuar fare.E di si më je?Mu si ai myshku që ka mbirë mbi selvitë e kishës!!!
Ky"sulm" kaq i beftë duket më skuqi si të isha vënë mbi prush dhe,tek hamendësoja se si të shpëtoja nga ky "sulm",në ndihmë më erdhi ajo kolegja e vjetër,që tha si për ta mbyllur këtë"betejë":
-Lie që të ngrëntë"lia",lëre djalin rehat se sapo ka ardhur dhe nuk t'i di huqet.
Po ku dëgjonte Lia me atë vesh?Bëri dygishtat bashkë dhe,mbasi i hapi paksa,trak dhe më mbërtheu në faqet siç lozet me një fëmijë.Drejtori shkrihej me këtë"lojë" të Lies që pse nuk e hante"lia",po unë isha gati t'ia thërrisja të qarit.
Edhe kur fillova shkollën,Lia nuk më ndahej:-O Papush!Faqet me push!...
Nga e keqja,për t'i shpëtuar "sulmit" të Lies,zura dhe po rruhesha çdo ditë.Se mjekrra është si puna e jonxhës:sa më shumë ta korrësh,aq më shumë bëhet.Po ku pyeste Lia se ç'bëja unë?Kish metron e saj.Siç duket më kish vënë në shënjestër për t'më"vrarë".Lia sa lozonjare qe,por dhe aq e bukur qe.Veç unë e kisha inat se xhëku vinte tualet të rëndë.Pastaj nja 10 godina më shumë se unë.Ku Lia e ku unë.
* * *
Qe viti i tretë që punoja në atë shkollën me Lien.Kjo qe mësuese në fillore.Godina e fillores qe në një oborr me 7-vjeçaren ku jepja mësim unë.Lia klasën e kishte të madhe, dhe,pse ishte kaq e madhe, e kishni prerë me një mur tek dhe kishin sajuar një kthinë:aty kishin vënë dhe një krevat ku,siç thuhej,kur vonohej drejtori për një aryse pune në fshat,flinte atje.Në vitin e tretë të punës,unë,sakaq dhe qeshë martuar.Ka qenë janari i vitit 1962.Mora infermieren e fshatit dhe një kuadër në Fier,më tha:-Po vazhdove me tëtshoqe atje,atje dhe mbete për jetë.Hiqe tëtshoqe nga puna dhe të shohim mos gjejmë mundësinë të transferojmë.Ashtu dhe bëra.Sado i martuar,shkoja në shtëpi vetëm pasditeve të shtuna.
* * *
Ka qenë e premte mbasdite_e mbaj mend mirë- dhe kisha vendosur që atë mbasdite të korrigjoja hartimet,për mos i marrë me vete tek dhoma ku flija,nja 45 minuta larg shkollës. Qeshë vetëm në klasë mbasdite dhe vazhdoja punën.Kish kaluar goxha kohë duke korrigjuar,kur ndjej që u hap dera.Kthej sytë për të parë.Qe Lia që e"ngrëntë"lia!
-Po ti,- thashë,-e ke shkollën para dite.Ç'paske bërë deri tani?
-E ktheva sot pasdite,- më tha,- se paradite qeshë në lokalitet.
-Mirë,- i thashë,- dhe ula kokën për të vazhduar punën.
-E di pse kam ardhur?- më tha.M'u rrëzua dërrasa dhe dua të më vish të më ndihmosh.Në dorë kishte një çekan dhe dy gozhdë të mëdha.
-Po lëre,- i thashë,-se e bëjmë në mëngjes,nesër,se vijnë dhe ata,burrat.
-Ore,- më tha,- nuk e di ti që kot nuk thonë:punën e sotme mos e lër për nesër.Hajde,faqepush,se nuk të ha Lia,jo!
Tani nuk kisha se si ia bëja dy.Ajo para dhe unë pas saj.Tek godina e vjetër;tek klasa e saj e madhe që kish një të prerë me mur tek.Kur hyra tek godina e vjetër,pashë që Lia e mbylli portën hyrëse dhe,ndërkaq,hyri me mua tek klasa.
Ndërsa unë shtira sytë nga dërrasa e zezë,pashë që qe në mur dhe nuk kish rënë fare.
-Lie,- fola si i revoltuar,- po për ç'dërrasë të zezë më more këtu?Po dërrasa është në mur?
-Ja,për këtë"dërrasë",- m'u kthye ajo,- dhe,sakaq,më tregoi krevatin ku flinte,ndonjëherë,drejtori.Ajo kishte hequr,fustanin dhe më dha të shtymën drejt krevatit.Pse,or "faqepush",akoma nuk ke "nxënë" ti apo je martuar dhe ke frikë nga ajo?
-Jo,- kundërshtova unë,po ashtu me të dridhura zëri (se qemë vetëm dhe kushedi se ç'mund të ndodhte?).
-Pa lëri nazet tani,- foli ajo ezber.Se ndryshe bërtita dhe ty do të dalë boja se do thonë ç'doje tek klasa e Lies?
Dhe "hëngra" dhe kur nuk desha. Por,për të thënë të drejtën,unë ndjeva kënaqësi,se Lia (që e ngrëntë"lia"") kish qenë "sojleshë".Ajo harlisej e jepej sikur do thërmohej në cifla të vogla deri në shpërbërje.
Dhe,kur mbaruam,më tha:
-Nuk të hoqa ndonjë copë jo.Mirë e "ngule" gozhdën mbi dërrasën e "zezë".Tani nuk je më Papush,por "xhanush!".Kjo ndodhi në fundjanari dhe në shkurt,Lia,shkoi në një kurs partie në Fier.Kursi më duket se qe tremuajr,por Lia nuk u kthye më.Thanë që qe martuar me një shok kursi në një fshat të Mallakastrës.Që atëherë,me Lien nuk u pashë më.Kishin kaluar tridhjetë vjet dhe ja,tani,unë po shkoj atje:tek Lia që të ngrëntë"lia"!
* * *
Ndërsa sillja parasysh ato të ndodhura,ne arritëm.Ajo,sa ndjeu zërin e qenit në zinxhir,doli,e mbështetur mbi një bastun( e kishte mbledhur reumatizma) dhe,sa më pa,ulëriti:
-Tani po.Tani nuk je më ai Papushi me ato faqet me push si myshku që zënë qiparisat.Tani qenke bërë goxha zyrtar: me kollare,me kostum dhe paske tamam hije burri.Hiç nuk qenke plakur.Pa më shiko mua! A nuk jam bërë si ajo"fshesa" që,sa fshijmë,e flakim aty pas derës.
-Po jo,moj Lie,- iu përgjigja i ngashrëyer,- ti mbahesh akoma,nuk ka se ç'të bën sëmundja ty?
-Ja,me këtë gjuhën brisk,i bën për vete femrat ti,- shpoi ajo,si dikur. Dhe më përfshiu në krahët e saj dhe më puthi në të dy faqet.Dhe unë e putha në të dy faqet.
E,- më tha,- në Myzeqe për këtë puthjen time thonë:buzëgjysheje!Se është e ftohtë-akull.Pa gjak. Dhe,sakaq,më ra përpara dhe hymë në dhomë.
Dhoma qe me të gjitha komoditet dhe,veç shilteve e postiqeve mbi shilte(të bardha qumësht!),një zjarr bubulak (se qe pranverë e herëshme dhe në atë lartësi ta donte xhani) e bëri këtë pritje edhe më të ngrohtë.
Pastaj u shtruam ashtu vëndçe dhe Lia më tregoi se si u martua,këtej,nga Mallakstra e egër me një shok të kursit të partisë.Me atë bëri vetëm një çupë (këtë që jepte gjuhën),e kish martuar me një elektricist dhe kish marrë të gjitha"huqet" e vëndasve.Gjithësesi,"huqe" të mira.Dhe e çuam mëndjen ku nuk e çuam.Dhe,patjetër,dhe tek ajo"dërrasa e zezë" që kish"rënë" atë fund janari të vitit 1962...Sado që kishin kaluar 30-vjet dhe mikja ime kish dalë në pension. Kot nuk thonë:veç mali me malin nuk takohen,po njeriu me njerinë po.
14 janar 2012