Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/01/18

Hashim Thaçi president, Ramush Haradinaj kryeministër?

Heshtja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) gjatë muajve të fundit në raport me veprimet e Qeverisë së Kosovës, duket se nuk është e rastësishme. 

Udhëheqësit e partisë opozitare, që në të kaluarën ishin shumë të zhurmshëm dhe kritikë ndaj formës se si qeverisej Kosova, kanë nisur negociatat me kryeministrin Hashim Thaçi për mundësinë që pas zgjedhjeve të ardhshme së bashku të hyjnë në koalicion qeverisës.

Përfaqësuesit e dy subjekteve politike, që në opinion deklarohen si “ujku e dhia”, të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe të AAK-së, kohën e fundit janë duke u takuar fshehurazi nëpër vende të ndryshme.

Burime brenda AAK-së kanë treguar se kryeministri Thaçi është shumë i interesuar që t’i zbusë raportet me këtë parti opozitare dhe se ai është duke punuar vazhdimisht që t’ua mbushë mendjen “të fortëve” të Aleancës që në të ardhmen së bashku ta ndajnë pushtetin.

“Janë takuar disa herë, kryesisht në restorante. Në takime nga ne kanë qenë Blerim Shala dhe Daut Haradinaj. Kryeministri u ka ofruar atyre që nëse kthehet Ramushi nga Haga të bëjnë koalicion pas zgjedhjeve. Propozimi i tij (Thaçit) është që ai të bëhet president e Ramushi kryeministër”.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...