Shkruan: Engjëll KOLIQI
Garlate (Lecco), janar 2012
Motra
dhe vëllezër – të gjithë fara arbërore, le të bashkohemi në këtë pikë të
historisë, në Vitin e Shqiptarëve, duke shfrytëzuar të drejtën historike, të
përdorim sa më mirë identitetin dhe origjinalitetin tonë, për t’ia hequr
Shqipërisë dënimin e aneksimit të trojeve për 100 vjet, për ta bërë një shtet
plot paqe e dashuri, mbi të gjitha trojet arbërore! Le të bashkohemi të gjithë
në Forumin Imazh dhe Media, duke bërë imazh sa më të mirë shqiptar, kudo në
botë, ta kurorëzojmë këtë ënërr tonën shekullore, në njërën nga festat e shumta
të Imazhit Shqiptar, që kanë hapur në Durrës, më 18 dhjetor serinë e kremteve
të jubileut tonë historik!!!
Rilindja Kombëtare Shqiptare, e
filluar në vitet ’30 të shekullit XIX, që ka pasur shumë sfida e telashe nëpër
histori, po vazhdon edhe sot, me njerëz të tjerë, sepse themeluesit nuk jetojnë
më fizikisht në mesin tonë, por edhe këta janë njësoj – shqiptarë që e duan
Shqipërinë, por që i nderojnë dhe respektojnë popujt tjerë dhe vendet tjera,
pra ata shqiptarë të devotshëm jemi ne. Jemi e do të jemi gjithmonë, deri në
amshim do të jetë e paepur fara arbërore, në gjenerata të pambaruara, edhe
fëmijët, nipërit e stërnipërit tanë.
Por, a mund të shpresojmë se me ne,
me intereset jetike të kombit tonë, më të lashtit në Ballkan, do të jenë edhe
liderët e institucioneve dhe të politikës, në Tiranë, në Prishtinë e kudo që
bukës i thënë bukë e ujit – ujë?!... A do e kemi fatin, që liderët tanë, të
zgjedhur me votën e popullit, të mendojnë për popullin, për interesin e
përbashkët kombëtar, për paqen, për dashurinë dhe për mirëqenien e farës
arbërore, bashkë me fqinjët dhe me të gjithë të tjerët?!
E konsideroj vetin shqiptar i
devotshëm i Shqipërisë Natyrale dhe ndjehem intelektual, gjë që më detyron
brenda shpirtit tim, sidomos në cilësinë e ambasadorit të paqes, t’u drejtohem
të gjithë Shqiptarëve, kudo që jetojnë, që të japin nga vetja maksimumin, për
të mbyllur në mënyrën më të mirë e paqësore dënimin e Shqipërisë Sonë, me
aneksimin e trojeve, në afat 100 vjeçar, në Konferencën e Ambasadorëve në
Londër, gati njëqind vjet më parë. Eni o shqiptarë, eni të gjithë bashkë, të
punojmë me shumë kujdes dhe pa hezituar as pa kursyer gjë, në ribërjen e
Shqipërisë – shtet stabil, të fortë e paqësor, mbi të gjitha trojet arbërore.
Eni të gjithë, edhe ju liderë institucionesh e pronarë të kabineteve e të
kolltuqeve qeveritare e ministrore, eni a bashkohuni me shqiptarët e devotshëm
në kurorëzimin e ëndërrës sonë shekullore, të natyrshme. Eni, sepse në këtë
spektakël mrekullie do të gjeni dhuratën më të çmueshme të jetës, që do të jua
ëmbëlsojë shpoirtin dhe zemrën.
Me projektet tuaja politike e
diplomatike, duke përmbushur dëshira të miqve, por edhe të armiqëve të popullit
tonë, mbase edhe mund të pasuroheni sot, por do të zhvisheni krejtësisht e do
të vuani shumë, nesër e gjithmonë. Prandaj, kujdes – dëgjojeni me shumë
seriozitet thirrjen e popullit, eni e bashkohuni në hapat e marshimit historik
të bashkimit kombëtar, nën Flamurin e Dashurisë, të Paqes e të Mirësisë! Eni,
mos u frigoni, as mos ngurroni, se më se të garantuara i keni intereset tuaja
të ngushta, në interesin e përgjithshëm, të përbashkët kombëtar. Eni, të gjithë
bashkë, ju thërras fuqishëm edhe me gojën e Nënëlokes Shqipëri! Eni, ju
thërrasim në emër të paqes dhe të dashurisë! Eni të gjithë, se Nënës ia kemi
borxh!
Me shumë devotshmëri, por edhe me
krenari kombëtare, ju thërras fuqishëm, që të vini e të bashkoheni në Forumin
Imazh dhe Media, në serinë e kremtimeve historike, që veç kanë filluar, me
strategjinë e Kryetarit Dr Astrit Memia – të njohur dhe të konsideruar nga të
gjithë, si ministër i mirëfilltë i burrërisë! Eni, mos ngurroni as mos u
frigoni! Përpara, deri në fitore të paqes dhe të dashurisë arbërore!!!