2012-02-22

Valdete Berisha, vjen para lexuesit me vëllimin e ri poetik


Shkruan: Flori Bruqi 


 Poetja shqiptare nga Mitrovica Valdete Berisha, vjen këto ditë para lexuesit me vëllimin e ri poetik “Gotë e thyeri”.
Një vëllim konceptual që zhbirron ndjenjat dhe vegimet emocionale të poetës në sensin e një prezantimi erotik të poezisë. Në tërë konceptualitetin e saj Valdete Berisha jep një rrugëtim pothuaja në çdo varg -erotikë.
Pasqyron një histori të lidhur me dashurinë e saj që erdhi nga thellësia e e brumit të gatuar në poezinë e hershme.
Ajo vjen si një lidhje me preambulën e Erosit dhe duke diktuar një armëkrahu-ide të teorisë së gatuar që nga ideja e kënaqësisë së “ledhatimeve nudo”tek elokuenca e “Gotës së thyer “.
Vëllimi poetik është një gatesë vargore e një të tëre letrare dhe filozofike e sensit të dashurisë, të përqëndruar në trashëgiminë e vetë autorës.
Poezitë e Valdete Berishës zbulojnë një ‘dashuri të sjellshme’ që është kyçur fort në memorjen e artë të autorës dhe që tashmë del ngadalë e ndriçon një eter të afshët.
E karakterizuar nga sensi i etikës së sakrificës dhe shtyrjes, por edhe e ngacmuar nga “ekstaza e dashurisë” (poezia “Shpirti yt”, fq.13) që ishte “uragan”(poezia “Rreze dielli”, fq.14) kënaqësi, ”zemër e mbështjellur” , lumturi e papërfunduar (poezia “Ditët”, fq.23), poezia e Berishës vjen me këmbë të forta e tejet elegante.
Poezitë “Shi i shpirtit”, ”Buzëqeshja “, ”Gotë e thyer”, ”Freski”, ”Koha ikën”, tregojnë se poetët janë shpesh të dukshëm në dijeni të gjuhëve të mbivendosjes etike të filozofisë dhe poezisë erotike.
Këtë e gjejmë edhe tek Valdete Berisha. E gjejmë në poezi të tilla si “Egzod” (fq.49) ku autorja sjell e ristrukturon negzodin shqiptar ‘’me plotë kalamajë’’ për të hyrë deri në detaje të flirta kënaqësie që zbulohen nga natyra e fizionomia e jetës dhe metafizikës: “burrat me armët zvarrë/ecin nën qiellin e rrënuar”,ku “para atyre njerëzve happen dyert e ardhmërisë “….
Në këtë vargëzim ku konteksti i analizës psikoanalitike vjen disi argumentativ e ngacmues, si terminologji më vete vjen edhe një akt normativ i një rivlerësimi të ideve poetike dhe etikës psikoanalitike përmes teorisë dhe ideve të detajizuara mire në 43 poezitë e librit “Gotë e thyer”
...
Poetja Valdete Berisha na jep një model. Modeli vjen me produktin e saj”nga rruga e largët“(poezia “Dritare e hapur”, fq.28) që është sfidë e shtratit të zbrazët, që i përcillët asajë “si e vetmja shoqe” në shtratin ‘’plotë lule”(“Vetmisë”,fq:29).
Ajo shpesh paraqitet si ngushëllim ngase shndërrohet në pikëpyetje të natës. Atëherë subjekti lirik në vend të vuajtjes e ngushëllon vetveten me ëndërrimin, që bëhet ilaç në hapësirën e madhe. Shndërrimi i dashurisë në diçka të mbetur peng nuk e lë të qetë të dashuruarin.
Ky peng sa vjen e trashet, por kurrë nuk shuhet, madje është e vështirë edhe të harrohet. Kur ajo grishet për t’i shijuar ëmbëlsitë e saj, apo për t’i cakërruar gotat në çaste vetmie, paraqitet një imazh tronditës. Ajo, tashmë veç ka mbetur “pas shpinës së botës”.
Në këto çaste tronditëse vetmia është i vetmi ngushëllim. Vetëm me të mund të cakërrohen gotat. Vetëm ajo bëhet mike.
Në këtë libër me poezi ka edhe elemente dhe aspekte të tjera të jetës dhe të ngjyrave të saj. Autorja i selekton me kujdes ato dhe i projekton si virtyte, por edhe si vese, për t’i shfaqur artistikisht në vargje. Ajo e arrin suksesin më të madh duke zbritur në embrionin e tyre.
Sidoqoftë, opusi i figuracionit i veprës së parë poetike “Gotë e thyer” të Valdete Berishës, shpreh disa qasje paksa të veçanta në temën që trajton, pra, për dashurinë që ka mbetur peng i imazhit të një jete dhe një kohe ("Në krahët e hijes",fq.47;"Intimitet vetmie",fq.50;"Jetë me shumë t' panjohura", fq.55)....
ISBN 978-9951-536-17-2
Biografia e shkurter e Valdete Berishës
Valdete Berisha lindi më 2 nëntor të vitit 1968 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme i mbaroi në vendlindje, pra në Mitrovicë. Por, si dhe shumë kosovarë të tjerë në moshën e re u detyrua të shkojë në mërgim.
Që nga rinia e hershme merret me shkrimin e poezive. Përveç poezisë, Valdetja merret edhe me pikturë dhe ka arritur suksese të lakmueshme. Ajo deri tash ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive dhe individuale, në qytete te ndryshme, si në: La Loviere, Manage, Anderlues, etj. Ajo pret që ta hapë një ekspozitë të saj edhe në Kosovë, e sidomos në vendlindje, në Mitrovicë. Autorja jeton dhe vepron në Belgjikë, por është shumë e lidhur emocionalisht me Kosovën të cilën e viziton shpesh.
Ka botuar veprën me poezi “Mos e zgjo dhimbjen” (2008) dhe “Gotë e thyer” (Rugova art, 2011)

"Gotë e Thyer" Përmbledhje poetike e gërshetuar me elemente dhe ngjyra Jete



VALDETE   BERISHA
RUGOVA ART 2011
PRISHTINË
Kush është Valdete Berisha për lexuesin dhe artdashësin shqiptar?

Shkruan: Shaban Cakolli 

Valdete Berisha lindi më 2 nëntor të vitit 1968 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe 
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
shkollën e mesme i mbaroi në vendlindje, pra në Mitrovicë. Por, si dhe shumë kosovarë të tjerë në moshën e re u detyrua të shkojë në mërgim.
Që nga rinia e hershme merret me shkrimin e poezive. Përveç poezisë, Valdetja merret edhe me pikturë dhe ka arritur suksese të lakmueshme. Ajo deri tash ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive dhe individuale, në qytete te ndryshme, si në: La Loviere, Manage, Anderlues, etj. Ajo pret që ta hapë një ekspozitë të saj edhe në Kosovë, e sidomos në vendlindje, në Mitrovicë. Autorja jeton dhe vepron në Belgjikë, por është shumë e lidhur emocionalisht me Kosovën të cilën e viziton shpesh.
Ka botuar veprën me poezi "Mos e zgjo dhimbjen". Libri i saj i dytë që ditë më parë doli ngashtypi është "Gotë  e thyer".
Ajo me zell po hulumtonte e studjonte të bukurën e artit të shkruar të e vë në pikturë, duke kërkuar të përsosuren e saj në punime të përsosuren në punimet e saj që e vargëronte bukur në vargje, e duke i dhënë gjallëri me ngjyrëra. Mjeshtri e përsosur artesh të kombinuara e admirojnë më shumë ate bukuri ku figurat dhe vargjet u përgjigjen njëra-tjetrës. Valdeten e njoha që moti si krijuese, e njoha vetëm përmes shkrimeve të saja, pra ajo që na miqësonte dhe ofronte ishte krijimtaria. Në fillim ajo më dërgoi përmbledhjen e parë poetike "MOS E ZGJO DHEMBJEN" një përmbledhje mjaft e fuqishme poetike, e më vonë ne do të njiheshim drejt-përdrejtë me  Valdeten.
Edhe këtu na bashkoi krijimtaria.
Ishte shënimi i 100 vjetorit të krenarisë sonë kombëtare "Nënë Tereza", të cilin shënim po e organizonte Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve  Shqiptar (LSHAKSH) në Ennepetal të Gjermanisë. Aty ishte ardhur nga  Belgjika znj.Valdete Berisha në cilësinë e poetës, por edhe të piktores që kishte hapur ekspozitën e saj në Heidelberg, por këtë e solli edhe mes nesh për të na bërë nderë në këtë shënim madhështorë. Një zonjë me një pamje krenare, bukurinë e së cilës aq më tepër e shtonte buzëqeshja e saj. Gjithnjë e buzëqeshur, grua me shpirt artisteje që nuk dallon  vrerësi në fytyrën e saj edhe po të ketë brenga, pra buzëqeshja e shton madhështinë e krijuesit.
Që nga rinia e hershme merret me shkrimin e poezive. Përveç poezisë, Valdetja merret edhe me pikturë dhe ka arritur suksese të lakmueshme. Ajo deri tash ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive dhe individuale, në qytete te ndryshme, si në: La Loviere, Manage, Anderlues, etj. Ajo pret që ta hapë një ekspozitë të saj edhe në Kosovë, e sidomos në vendlindje, në Mitrovicë. Autorja jeton dhe vepron në Belgjikë, por është shumë e lidhur emocionalisht me Kosovën të cilën e viziton shpesh.Valdetja  me punën e saj në pikturë është shumë e sukseshme, është fituese e shumë çmimeve në pikturë, ku edhe këtë vit nga LSHAKSH iu nda çmimi në vendin e parë. "Gotë e Thyar" është përmbledhja e saj e dytë në poezi, e cila këto dita doli nga shtypi në RugovaArt në Prishtinë.
Në krijimtari gjërat nuk maten as me peshë, as me numër ato maten me bukurinë e vargut dhe me ndjenjen e bukur të dashurisë të ngritur në art. Poezia është një formë ligjërimi në të cilën mendimet dhe ndjenjat shprehen në vargje.Te poezia nuk ka luhatëje:
Ajo poezi që është e mirë është e pranueshme, poezia e pa vlerë është e papranueshme, nga se te poezia e tërë çështja qëndron te përbajtja e saj. Pra: "MOS E ZGJO DHIMBJEN" dhe"GOTË E THYER", janë dy përmbledhje poetike të Valdete Berishës, përmbledhje mjaft të fuqishme, të ngritura bukur në art. Valdetja është një krijuese meplot dhunti, krijuese që di të çmojë mbi çdo gjë tjetër lirinë, dinjitetin, dashurinë dhe të drejtën, pa të cilat jeta është e pakuptueshme.
Për përmbledhjen e parë "MOS E ZGJO DHIMBJEN", për ata që kanë pasur rastin të lexojnë ne kemi shkruar në gazeta, faqe shqiptare dhe forume, kurse tani po i kthehemi një vështrimi të shkurtër rreth përmbledhjes së dytë "GOTË E THYER" Përmbledhja është realizuar fuqishëm me një intelegjencë të fortë prej krijueseje, e intelegjenca është gjaku, zemra dhe truri i një kombi që din të jep mendime të ndritura. Përmbledhja fund dhe krye iu është përkushtuar motivit të dashurisë, motiv ky mjaft i kërkuar për lexuesin e sotëm nga se të rrallë janë poetët që sot i përkushtohen këtij motivi, ndoshta të kësaj rryme ka mjaft krijues, por që nuk kanë mundur të i japin formë të prerë  artistike ashtu si e shtjellon poetja jonë Valdete Berisha. Për dashurinë kanë shkruar poezi poet të mëdhenjë shqiptarë dhe botëror, kanë kënduar rrapsod të mëdhenj e deri te mbreti Solomoni. Poezia është frymëzim, ndjenjë, dashuri madje po është formuluar mirë kthehet në këngë të bukur e cila jeton në art e nuk harrohet nëpër breza. Përmbledhja poetike "GOTË E THYER" është e ndarë në këto cikle: Stuhi Dimri, Diell Zemre, Gotë e Thyer dhe Në Krahët e Hijes. Në dyzet poezitë e saja gjenë vlerën e artit, bukurinë e vargut, ndjenjën e bukur të dashurisë të ngrehur fuqimisht në art. Për të shqyrtuar një nga një këto poezi të bukura kërkohet një zgjërim i madh, nuk e kisha ndërmend të bëjë ndonjë recension rreth këtij libri, jo që nuk dua, por  që krijuesi ynë Flori Bruqi ka bërë një recension që nuk ka si të bëhet më mirë, andaj duke mos prekur asgjë nga recensioni i tij, unë deshta të bëjë një vështrim të shkurtër për ata që ky libër nuk u ka rënë ende në dorë.
Po japim për ju një poezi nga ky libër që lexuesi të studioj drejt bukurinë e këtyre vargjeve, kaq bukur të ngritura në art.
SHKËLQIMI
Kur më the të dua
ishte kënaqësi
shkëlqeja
zemra u lëndua
tani shkëlqen mungesa jote

të falë frymën e ujit
që këndon

më vizato misterin
që askush mos ta dijë
jetën që kam....
Të shkruash për dashurinë nuk është as nxitim, as vonesë, për te kanë shkruar gjitha breznitë, por as nuk i kanë thënë dhe as që do të mund të i thuan kurrë të gjitha. Dashuria është e shenjtë është ndjenja më e mirë, e magjishme, më e madhërishmja dhe më imtimja që na ka dhuruar krijuesi. Dashuria është një fuqi e pamatshme, e vetmja që dashnorët i bënë skllëver dhe sundimtarë të njëri tjetrit. Dashuri është vet jeta, gjërat shpirtërore që servon ajo, metodën me të cilën e shprehim  jo vetëm në jetën e përditshme, por në shprehëje arti, mes poezisë, romanit, këngës.
Megjithatë poezia e Valdete Berishës, poezi dashurie është e shprehur mjeshtrisht, artistikisht në bazë parimeve, normave dhe rregullave që përcaktojnë sjelljen e njeriut shoqëror. Po veqoj vetëm disa epitete dhe metafora që shoqërojnë poezitë e Valdetes: Shprehëjet e fuqishme dhe të zjarrta, të dëlira dhe të thella, të qëndrueshme dhe të thurura me një intenzitet maksimal me kategori të fuqishme morale të karakterit njerëzor. Unë i jam shumë mirënjohës poetes dhe piktores sonë Valdete Berisha, që më mundësoi të bëhem pjesë leximi e këtij libri të bukur, të cilën duhet të e mbajnë dhe lexojnë gjithë artdashësit e fjalës së shkruar.
Valdetes i uroj shkëlqime të mëtejme në fushën e poezisë dhe pikturës.

2012-02-21

Izraeli ia ka borxh njohjen Kosovës

מדינת ישראל
("Mədinat Yisraʾel")
دولة اسرائيل
("Dawlat Isrāʾīl")



Nga Flori Bruqi

Izraeli është demokraci parlamentare që ndodhet në Lindjen e Mesme, në brigjet e Detit Mesdhe dhe i përcaktuar si shtet hebre dhe demokratik. Shumica e banoreve janë hebrenj, por ka dhe një minoritet te madh arab mysliman dhe grupe minoritetesh të tjera. Izraeli ka kufi me Detin Mesdhe dhe me Egjiptin në perëndim, me Detin e Kuq në jug, me Jordaninë në lindje, me Sirinë në verilindje dhe Libanin në veri. Mes Izraelit dhe Egjiptit, në brigjet e Mesdheut, ndodhet Rripi i Gazës, që është territor në varësi të autoriteteve palestineze. Në zonën e malit kryesor mes Izraelit dhe Jordanisë, ndodhet edhe zona e ashtuquajtur Cisjordania, zonë e mbikëqyrur nga Izraeli dhe nga autoritetet palestineze dhe statusi i tij i fundit akoma nuk është përcaktuar. Mes Izraelit dhe Sirisë ndodhen Lartësitë e Golanit, toka që i pushtoi Izraelit në vitin 1981. Siria akoma vazhdon të kërkojë sovranitet mbi to.



Edhe pas katër vitesh të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Izraeli nuk e ka njohur këtë Republikë ballkanike, të cilën e kanë njohur fuqitë e mëdha perëndimorë, si SHBA-të, Kanadaja, Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca. Kështu shkruan në një artikull të analistit për politikë të jashtme, Yonatan Touval, njëherësh anëtar i bordit të Institutit izraelit për Politikat e Jashtme Rajonale.Sipas artikullit të botuar në gazetën Haaretz, mosnjohja e Kosovës nga Izraeli, përveçse është një gabim diplomatik, është njëkohësisht edhe një dështim moral dhe historik.Në vazhdim shpjegohet se burimi i gabimit diplomatik qëndron në frikën e gabuar që Kosova shpesh po krahasohet me Palestinën, mirëpo sqarohet se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Jerusalemi nuk do të minonte në asnjë mënyrë interesat strategjike të Izraelit, por madje mund t’i avanconte ato.

“Mosnjohja e Kosovës nga Jerusalemi, me fjalë të tjera, nuk ka qenë një funksion i një gabimi të thjeshtë diplomatik. Në të vërtetë, ajo reflekton një vendim të qëllimshëm, të ushqyer nga frikët e thella dhe të llojeve të ndryshme. Siç po qëndron, këto frika janë tërësisht të gabuara”, konsideron artikullshkruesi, ndërsa shton se edhe pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën kanë shqetësime të ngjashme me Izraelin.Sa i përket obligimit moral dhe historik, autori përmend Luftën e Dytë Botërore duke thënë se kërkesa e Kosovës për vetëvendosje është diçka që Izraeli nuk guxon ta injorojë.
“Për të shënuar përvjetorin e katërt të Kosovës, Izraeli ka një mundësi për të përmirësuar një gabim dhe ta njohë Kosovën. Është një akt që Izraeli ia ka borxh jo vetëm Kosovës; por që ia ka borxh edhe popullit hebre”, përfundon artikulli.
----------------

Izraili lat. Israel është shtet në Lindjen e Afërt dhe shtrihet në sipërfaqen e provincës antike romake të arabëve dhe hebrenjëve dhe fiseve tjera të përafërta me ta.
Në Izrael janë gjashtë njësi administrative të rendit të parë të quajtura mehozot (מחוזות; njëjës:mahoz) dhe 15 nën njësi (II) të tyre të quajtuarnafot (נפות; njëjës: nafa). Nënë njësitë ndahen më tej në 50 regjione natyrore (III).

Nën njësia Golan e cila ka 4 regjione natyrore na izraelitët merret në këtë sistem edhe përkundër asaj që nga OKB-ja nuk është e njohur si pesë e Izraelit. Sipërfaqet e Judea-së dhe Samaria-së nuk hynë në këtë sistem pasi që nuk janë aneksuar nga Izraeli.

Skeda:LocationIsrael.svg



karakterizuar me sektor shtetëror dhe taksa relativisht të larta, industrinë e hi tek të zhvilluar dhe varësi në import mallrash si: naftë, benzinë, qymyr, diamante të papërpunuara dhe ushqim. Industri të tjera të rëndësishme janë industria ushtarake, turizmi, industria e hekurit, kimike, aparatura bio shëndetësore dhe përpunimi i diamanteve, një fushë që Izraeli kryeson në botë.
Sot ekonomia izraelite karakterizohet me kalimin nga dominim dhe pronësi shtetërore në privatizim, lirësi në pazarin e valutës së huaj, shkurtim i kufijve për import dhe ulje të ngadaltë për taksën e punës dhe taksën e blerjeve. Ne Izrael ekziston taksë e lartë për makinat dhe benzinën dhe gjithashtu ekzistojnë monopole shtetërore te mëdha si kompania energjetike, portet dhe rafineritë. Në popullsinë izraelite ka kritika për monopolet dhe nga ana tjetër ka dhe kritika për lidhjet mes kapitalit dhe qeverise që kur filloi privatizimi i monopoleve dhe pronësive shtetërore.
Izraeli është i varfër në pasuri natyrore. Industria e Izraelit bazohet sot në fusha të pasuruara me burime njerëzore dhe mbahet si përparimtarë në fushat e studimeve dhe të zhvillimit. Industritë e mbrojtjes të Izraelit (Rafael, industria ushtarake, industria ajrore, elbit, el op dhe të tjera) prodhojnë për platformën vendase dhe eksportojnë dhe jashtë mjete luftarake përparimtare.
Në fund të vitit 2005 në Izrael ishin të shkruara 379,503 kompani nga të cilat kompania më e madhe ishte Teva kompania e prodhimit të ilaçeve Venere, që te ardhurat e saj për vitin 2005 ishin 5 miliard dollarë dhe fitime mbi një miliard dollarë. Shoqëri të tjera që operojnë në fushën e hi tek dhe internetit si checkpoint, amdocs dhe combras.
Që në vitin 2000 ekziston një dukuri që shoqëri izraelite blejnë kompani të huaja në botë ose të hapin filiale të rrjeteve izraelite jashtë kufijve të Izraelit. Sot, një pjesë e qendrave tregtare në Evropën lindore janë në pronësi të biznesmenëve izraelitë.
Themelimi i shtetit
Skeda:Emblem of Israel.svg

Përpjekjet për formimin e shtetit te ri në tokën e ashtu quajtura "toka e premtuar" filluan ne Angli ne shekullin e XIX. Qeveria Angleze në vitin 1848 sipas një verdikti, konsullatat e saj në Palestinë i dorëzoi nen juridiksionin e çifutëve. ne vitin 1870 aktiviteti i çifutëve kaloi nga Anglia ne Rusi. Theodor Herzl i cili kaloi ne krye te lëvizjes Sioniste punoi shume për të formuar një shtet Izraelit brenda Palestinës. Herzl duke pasur mbrapa një fuqi si Anglia po përpiqesh qe t'ia arrinte qëllimit te tij. ne vitin 1870 çifutët e arratisur prej masakrës antisemite nga Rusia u vendosen ne Palestinë dhe formuan ferma bujqësore. ne vitet 1870-1896 Herzl formoi shtatëmbëdhjetë koloni fermash.
Herzl i kërkoi Sulltanit Osman të asaj kohe Abdulhamidi i dyte formonte një Republikë Aristokrate por kërkesat e tij u refuzuan.
Mbas Luftës së Parë Botërore ne vitin 1917 me futjen e ministrit të jashtëm të Anglisë Arthur Balfour me deklaratën Balfour, në vitin 1917 procesi filloi. grupimi i Kombeve te Bashkuara ne vitin 1920 ja dha Anglisë përfaqësinë e saj ne Palestinë. Pas kësaj një zyrë e hapur në Angli filloi të përfaqësonte të drejtat e çifutëve e mbështetur nga Anglia.
Pas disa vitesh në Gjermaninë Naziste me fillimin e genocidit ndaj çifutëve cilën me pas filluan te emigronin me të madhe në Palestinë. Arabët në Palestinë dolën kundra këtij emigracioni dhe Anglia vendosi të ndalojë emigrimin. Pas kësaj një Organizatë Ushtarake e quajtur Hagana e cila ishte e lidhur me Sionin filloi aktivitete terroriste në mënyrë që të protestonte kundra vendimit të marrë nga Anglia në lidhje me ndalimin e emigracionit çifut për në Palestinë. Drejtuesit palestinezë bënë marrëveshje me Gjermaninë Naziste.
Për në Palestinë filloi emigrimi ilegal i fshehtë. Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore dhe me triumfin e aleatëve çështja e Palestinës kishte arritur në faqe të fundit. Anglia duke siguruar edhe mbështetjen e Amerikës , çështjen e Palestinës e çoi për tu zgjidhur ne kombet e bashkuara. Kombet e Bashkuara në nëntor të vitit 1947's vendosi që njëra anë e Palestinës të ishte e Çifutëve ndërsa ana tjetër e Arabeve. Ndërkohë që çifutët e pranuan, kurse arabët e refuzuan këtë vendim. Qyteti i Kudusit u caktua si zone ndërkombëtare dhe ishte nën juridiksionin e Kombeve të Bashkuara. Kjo zgjidhje nuk i kënaqi aspak arabet. Kështu që pas kësaj filloi lufta izraelito-palestineze.

Gjuhë zyrtare gjatë kohës së mandatit veç anglishtes ishin arabishtja dhe hebraishtja. Në fund të 19 u ringjall gjuha hebraike dhe tani është gjuha e folur nga shumica e izraelit. Arabishtja si gjuhë amtare është për rreth një milion arabë (palestinezë0 dhe qytetarët druzë të Izraelit. Në shkollat arabe në Izrael është mësuar në gjuhën arabe. Përveç në anglisht në shkollat hebraike arabishtja si gjuhë e dytë e huaj është ofruar. Të gjitha tekstet ligjore janë në hebraisht dhe arabisht .

Shkrimtarët izraelitë kanë kontribuar shumë në literaturën e atyre shteteve ku kanë punuar, p.sh literatura jidishe në Gjermani e cila u shkrua nga autorët hebrenj, poashtu ata kanë kontribuar në shtetet tjera me shkrimtarët atje.
Oskar Shelbah është autor gjerman me prejardhje hebreje. Ai ka shkruar librin Sistemi im i suksesit që thuhet se nuk ka familje gjermane që nuk e ka në shtëpinë e saj.

Kosova e Republikës



         Nga : Adriatik  KELMENDI
Përfaqësuesit e shteteve që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës së shpejti do të mund ta kenë një mundësi të shkëlqyeshme për t’i bishtnuar çfarëdo kërkese për të njohur shtetin e ri. Në qoftë se qeveria do ta pranojë propozimin aktual të ndërmjetësit të BE-së, Robert “z. Kravata” Cooper, lidhur me marrëveshjen për pjesëmarrje në nismat rajonale, atëherë për të gjitha vendet skeptike ose kalkuluese do të krijohet një strategji e përkryer refuzuese për njohjen. Kur Kosova pranon zyrtarisht që emri i saj kushtetues ende të ketë referenca në Rezolutën 1244 dhe këtë e zyrtarizon pikërisht për shkak të interesave të shtetit nga i cili ka shpallur pavarësinë, Serbisë, atëherë logjikisht përse këtë të drejtë të mos ua pranojë edhe Kinës, Rusisë, ose Afrikës së Jugut, Iranit, Rumanisë ose edhe të gjitha 107 shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë?!
Thjesht, në qoftë se për dikë është gjallë situata e parashpalljes së pavarësisë së Kosovës, që do të duhej t’i jepte fund Rezolutës 1244, dhe kjo zyrtarizohet nga vetë qeveria e vendit që e ka shpallur pavarësinë, atëherë kjo hap rrugë për një situatë të gjatë dhe të parashikueshme të status qos-së së re dhe minimizuese të shtetësisë. Pra, shtetësia e Kosovës, me gjithë sovranitetin e Kushtetutën e saj, kthehet në diçka të negociueshme. Paradoksalisht, varësisht nga kërkesat dhe nevojat, së pari të shtetit armiqësisht të predisponuar, Serbisë, e pastaj edhe të 107-të shteteve që s’kanë marrë vendim për njohjen e pavarësisë.
Vërtetimi i marrëveshjeve të këqija
MOS E PYET SE të tregon vetë! Ky proverb sarkastik popullor i përshtatet shumë mirë sot mendësisë së qeverisë së Kosovës në dialogun “teknik”-politik në Bruksel me Serbinë, të udhëhequr nga zv.kryeministrja Edita Tahiri. Dhe kjo na u shpërfaq në mënyrën më të pështirë me qasjen që pati zonja Tahiri ndaj marrëveshjes për përfaqësim rajonal. Ajo, para se të ndërronte fjalët, deklaroi se marrëveshja është gati dhe se do të ketë edhe fusnotën ku i bëhet referencë Rezolutës 1244, bashkë me sqarimin skandaloz se kjo zgjidhje është e ngjashme me kontestin e Maqedonisë dhe Greqisë rreth emrit të së parës. Duke parë këtë lehtësi të padurueshme të gjykimit dhe të krahasimit me rastet më të këqija të botës dhe fare të pakrahasueshme (Greqia dhe Maqedonia është rrëfim as i përafërt me atë të Kosovës e Serbisë, inter alia, meqë Greqia nuk ia ka kontestuar kurrë shtetësinë Maqedonisë) na zbulon tash vetë edhe përse janë kaq të këqija shumica e marrëveshjeje të deritashme të dialogut! Pasi që, po t’i mbetej zonjës Tahiri, dhe po të mos ishte protesta e madhe nga media të caktuara, një pjesë e shoqërisë civile dhe subjekteve opozitare, tashmë do ta kishim “bajtur me shnet” heqjen dorë nga Republika e pavarësia. Zaten, siç po i “bajmë me shnet” kopjet e regjistrave civilë dhe ato të librave kadastralë. Në të dyja këto raste – ndoshta më të rëndat e marrëveshjeve me Beogradin – tejkompromisin e dhimbshëm e ka bërë Prishtina, pasi që i ka njohur Beogradit të drejtën mbi dokumentet shtetërore të Kosovën, zyrtarisht, me pasoja të parashikueshme edhe politike e edhe juridike në të ardhmen.A është menduar ndonjëherë se çka do të ndodhë në qoftë se ka diçka kontestuese në një dokument kadastral kopje të Kosovës, me një origjinal të Serbisë? Sipas praktikës juridike të njohjes së origjinalit para çfarëdo kopjeje të vërtetuar, qoftë edhe nga BE-ja, gjithsesi pritet që validiteti t’i atribuohet origjinalit. Si do ta arsyetonte Qeveria këtë situatë? Ata na kanë thënë se janë njëjtë – si kopjet, si origjinalet!Vetëm zonja Tahiri mund ta dijë përse e ka pasur aq të pamundur që të negociojë një marrëveshje tjetër – por gjithsesi të kompromisit – pasi që sipas saj është njëjtë, pra që Kosova të marrë origjinalet dhe Serbia të pranojë kopjet e vërtetuara nga BE-ja!
A s’na kanë thënë që është njëjtë?!
Mirëpo, siç e kemi stërpërmendur deri më tash, Qeveria në Prishtinë në të gjitha marrëveshjet e deritashme me Serbinë e ka pranuar frymën e Rezolutës 1244 kundrejt asaj të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht, ky pranim u bë problematik mjaft vonë, vetëm kur kjo rezolutë e OKB-së u desh të shkruhej qartë, e bardhë në të zezë, bashkë me emrin e Kosovës.
1244 jo i barabartë me GJND-në
NË KËTË FRYMË, fare nuk mund të jetë i pranueshëm as dualizmi i paqëndrueshëm që po propozohet si kompromis për një marrëveshje për përfaqësimin rajonal. Nuk kanë se si të shihen si të barabarta referencat në Rezolutën 1244 dhe atë në aktgjykimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën. Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e miratuar më 10 qershor 1999, paraqet një pajtueshmëri politike për t’i dhënë fund luftës në Kosovë dhe vjen pas katër rezolutave të mëparshme të të njëjtit organ me qëllime të ngjashme (Rezolutën 1160 të datës 31 mars 1998, 1199 të datës 23 shtator 1998, 1203 të datës 24 tetor 1998 dhe 1239 të datës 14 maj 1999).Siç dihet mirëfilli, as Rezoluta 1244, e as të tjerat para saj, nuk janë përfillur nga Beogradi, pasi që struktura të Qeverisë së Serbisë edhe sot e kësaj dite operojnë në Kosovë, sidomos në veri. Për më tepër, duke qenë e natyrës politike dhe pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga 87 vende të botës, mund dhe duhet të miratohet edhe një rezolutë tjetër në OKB, që i jep fund 1244-shit.Mirëpo, ndryshe qëndron puna me aktgjykimin e GJND-së. Ky është organi më i lartë juridik në botë, i themeluar mu nga OKB-ja. Në përshkimin e misionit të saj zyrtar thuhet se ka “rol të dyfishtë: për të zgjidhur, në pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare, kontestet juridike të shtruara nga shtetet dhe për të dhënë opinione këshillëdhënëse në çështjet juridike që i adresohen(…)”. Pra, aktgjykimi i GJND-së për legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës shërben si interpretuesi absolut lidhur me këtë çështje dhe si i tillë nuk mund të quhet i tejkaluar me ndonjë aktgjykim tjetër, pasi që organ më të lartë në fushën e drejtësisë botërore nuk ka.Thënë ndryshe, aktgjykimi i GJND-së do të duhej të shërbente si argument në mënyrë që të harmonizohet vullneti politik i shteteve në KS të OKB-së për të nxjerrë një Rezolutë të re për Kosovën, dhe assesi anasjelltas, që vullneti politik ta mbajë në jetë një Rezolutë që synon të (keq)përdoret kundër shpalljes së pavarësisë.Ky fakt e bën fare të papranueshëm dhe të pakuptimtë propozimin për kompromisin për Kosovën me fusnotat 1244 dhe GJND.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...