Nga : Adriatik KELMENDI
Përfaqësuesit e shteteve që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës së shpejti do të mund ta kenë një mundësi të shkëlqyeshme për t’i bishtnuar çfarëdo kërkese për të njohur shtetin e ri. Në qoftë se qeveria do ta pranojë propozimin aktual të ndërmjetësit të BE-së, Robert “z. Kravata” Cooper, lidhur me marrëveshjen për pjesëmarrje në nismat rajonale, atëherë për të gjitha vendet skeptike ose kalkuluese do të krijohet një strategji e përkryer refuzuese për njohjen. Kur Kosova pranon zyrtarisht që emri i saj kushtetues ende të ketë referenca në Rezolutën 1244 dhe këtë e zyrtarizon pikërisht për shkak të interesave të shtetit nga i cili ka shpallur pavarësinë, Serbisë, atëherë logjikisht përse këtë të drejtë të mos ua pranojë edhe Kinës, Rusisë, ose Afrikës së Jugut, Iranit, Rumanisë ose edhe të gjitha 107 shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë?!
Thjesht, në qoftë se për dikë është gjallë situata e parashpalljes së pavarësisë së Kosovës, që do të duhej t’i jepte fund Rezolutës 1244, dhe kjo zyrtarizohet nga vetë qeveria e vendit që e ka shpallur pavarësinë, atëherë kjo hap rrugë për një situatë të gjatë dhe të parashikueshme të status qos-së së re dhe minimizuese të shtetësisë. Pra, shtetësia e Kosovës, me gjithë sovranitetin e Kushtetutën e saj, kthehet në diçka të negociueshme. Paradoksalisht, varësisht nga kërkesat dhe nevojat, së pari të shtetit armiqësisht të predisponuar, Serbisë, e pastaj edhe të 107-të shteteve që s’kanë marrë vendim për njohjen e pavarësisë.
Thjesht, në qoftë se për dikë është gjallë situata e parashpalljes së pavarësisë së Kosovës, që do të duhej t’i jepte fund Rezolutës 1244, dhe kjo zyrtarizohet nga vetë qeveria e vendit që e ka shpallur pavarësinë, atëherë kjo hap rrugë për një situatë të gjatë dhe të parashikueshme të status qos-së së re dhe minimizuese të shtetësisë. Pra, shtetësia e Kosovës, me gjithë sovranitetin e Kushtetutën e saj, kthehet në diçka të negociueshme. Paradoksalisht, varësisht nga kërkesat dhe nevojat, së pari të shtetit armiqësisht të predisponuar, Serbisë, e pastaj edhe të 107-të shteteve që s’kanë marrë vendim për njohjen e pavarësisë.
Vërtetimi i marrëveshjeve të këqija
MOS E PYET SE të tregon vetë! Ky proverb sarkastik popullor i përshtatet shumë mirë sot mendësisë së qeverisë së Kosovës në dialogun “teknik”-politik në Bruksel me Serbinë, të udhëhequr nga zv.kryeministrja Edita Tahiri. Dhe kjo na u shpërfaq në mënyrën më të pështirë me qasjen që pati zonja Tahiri ndaj marrëveshjes për përfaqësim rajonal. Ajo, para se të ndërronte fjalët, deklaroi se marrëveshja është gati dhe se do të ketë edhe fusnotën ku i bëhet referencë Rezolutës 1244, bashkë me sqarimin skandaloz se kjo zgjidhje është e ngjashme me kontestin e Maqedonisë dhe Greqisë rreth emrit të së parës. Duke parë këtë lehtësi të padurueshme të gjykimit dhe të krahasimit me rastet më të këqija të botës dhe fare të pakrahasueshme (Greqia dhe Maqedonia është rrëfim as i përafërt me atë të Kosovës e Serbisë, inter alia, meqë Greqia nuk ia ka kontestuar kurrë shtetësinë Maqedonisë) na zbulon tash vetë edhe përse janë kaq të këqija shumica e marrëveshjeje të deritashme të dialogut! Pasi që, po t’i mbetej zonjës Tahiri, dhe po të mos ishte protesta e madhe nga media të caktuara, një pjesë e shoqërisë civile dhe subjekteve opozitare, tashmë do ta kishim “bajtur me shnet” heqjen dorë nga Republika e pavarësia. Zaten, siç po i “bajmë me shnet” kopjet e regjistrave civilë dhe ato të librave kadastralë. Në të dyja këto raste – ndoshta më të rëndat e marrëveshjeve me Beogradin – tejkompromisin e dhimbshëm e ka bërë Prishtina, pasi që i ka njohur Beogradit të drejtën mbi dokumentet shtetërore të Kosovën, zyrtarisht, me pasoja të parashikueshme edhe politike e edhe juridike në të ardhmen.A është menduar ndonjëherë se çka do të ndodhë në qoftë se ka diçka kontestuese në një dokument kadastral kopje të Kosovës, me një origjinal të Serbisë? Sipas praktikës juridike të njohjes së origjinalit para çfarëdo kopjeje të vërtetuar, qoftë edhe nga BE-ja, gjithsesi pritet që validiteti t’i atribuohet origjinalit. Si do ta arsyetonte Qeveria këtë situatë? Ata na kanë thënë se janë njëjtë – si kopjet, si origjinalet!Vetëm zonja Tahiri mund ta dijë përse e ka pasur aq të pamundur që të negociojë një marrëveshje tjetër – por gjithsesi të kompromisit – pasi që sipas saj është njëjtë, pra që Kosova të marrë origjinalet dhe Serbia të pranojë kopjet e vërtetuara nga BE-ja!
A s’na kanë thënë që është njëjtë?!
Mirëpo, siç e kemi stërpërmendur deri më tash, Qeveria në Prishtinë në të gjitha marrëveshjet e deritashme me Serbinë e ka pranuar frymën e Rezolutës 1244 kundrejt asaj të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht, ky pranim u bë problematik mjaft vonë, vetëm kur kjo rezolutë e OKB-së u desh të shkruhej qartë, e bardhë në të zezë, bashkë me emrin e Kosovës.
1244 jo i barabartë me GJND-në
NË KËTË FRYMË, fare nuk mund të jetë i pranueshëm as dualizmi i paqëndrueshëm që po propozohet si kompromis për një marrëveshje për përfaqësimin rajonal. Nuk kanë se si të shihen si të barabarta referencat në Rezolutën 1244 dhe atë në aktgjykimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën. Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e miratuar më 10 qershor 1999, paraqet një pajtueshmëri politike për t’i dhënë fund luftës në Kosovë dhe vjen pas katër rezolutave të mëparshme të të njëjtit organ me qëllime të ngjashme (Rezolutën 1160 të datës 31 mars 1998, 1199 të datës 23 shtator 1998, 1203 të datës 24 tetor 1998 dhe 1239 të datës 14 maj 1999).Siç dihet mirëfilli, as Rezoluta 1244, e as të tjerat para saj, nuk janë përfillur nga Beogradi, pasi që struktura të Qeverisë së Serbisë edhe sot e kësaj dite operojnë në Kosovë, sidomos në veri. Për më tepër, duke qenë e natyrës politike dhe pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga 87 vende të botës, mund dhe duhet të miratohet edhe një rezolutë tjetër në OKB, që i jep fund 1244-shit.Mirëpo, ndryshe qëndron puna me aktgjykimin e GJND-së. Ky është organi më i lartë juridik në botë, i themeluar mu nga OKB-ja. Në përshkimin e misionit të saj zyrtar thuhet se ka “rol të dyfishtë: për të zgjidhur, në pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare, kontestet juridike të shtruara nga shtetet dhe për të dhënë opinione këshillëdhënëse në çështjet juridike që i adresohen(…)”. Pra, aktgjykimi i GJND-së për legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës shërben si interpretuesi absolut lidhur me këtë çështje dhe si i tillë nuk mund të quhet i tejkaluar me ndonjë aktgjykim tjetër, pasi që organ më të lartë në fushën e drejtësisë botërore nuk ka.Thënë ndryshe, aktgjykimi i GJND-së do të duhej të shërbente si argument në mënyrë që të harmonizohet vullneti politik i shteteve në KS të OKB-së për të nxjerrë një Rezolutë të re për Kosovën, dhe assesi anasjelltas, që vullneti politik ta mbajë në jetë një Rezolutë që synon të (keq)përdoret kundër shpalljes së pavarësisë.Ky fakt e bën fare të papranueshëm dhe të pakuptimtë propozimin për kompromisin për Kosovën me fusnotat 1244 dhe GJND.