Libër
publistiko-shkencor për bashkëjetesën familjare
Marrëdhëniet dashurore para martesës si dhe jeta bashkëshortore
në periudhat fillestare, sidomos, kur të rinjtë dhe të rejat i verbon
dashuria,parafytyrohen dhe në përgjithësi janë të lumtura. Por më vonë, kur
bashkëshortët fillojnë të ndeshen me vështirësitë e jetës së përditshme dhe
ndodh një farë velje e njërit ndaj tjetrit, jo vetem nis të shfaqet një farë
ftohje por ndonjëherë zhvillohet dhe një luftë, herë e butë dhe herë e rreptë,
për mbijetesën e familjes, natyrisht pa i përjashtuar çastet e gëzuara dhe të
lumtura.Me qenë se çdo familje përbëhet nga bashkëshortët, të cilët përveç
seksit, dallohen dhe ndryshojnë njëri nga tjetri edhe prejardhja, lloji i
edukimit familjar dhe shoqëror, veçoritë psikosomatike, formimi intelektual
etj. Në mënyrë të pashmangshme, përpjekjet për konsolidimin e familjes ndeshen
në mosmarrveshje, grindje, dhe zënie, që bashkëshoqërojnë jetën e tyre.
Krahasimisht të lumtur duhen quajtur ata bashkëshortë, të cilët, pasi bëjnë përpjekjet
e duhura për ta njohur njëri-tjetrin, mësohen t’i lëshojnë pe shokut ose shoqes
së jetës, sidomos kur mosmarrëveshjet e vogla rrezikohen të bëhen të rënda,
shpesh me pasoja të padëshirueshme dhe të hidhura për qetësinë dhe
qendrueshmërinë e familjes.
Pikërisht ky libër i Flori Bruqit, me këshilla dhe shembuj
që burojnë nga përvoja shumë shekullore e bashkëjetesës familjare, por dhe i
ndërthurur me fjalë dhe porosi të mençura të shumë shkrimtarëve dhe shkencëtarëve botërorë , dhe vendas në studime psikologjike
dhe shoqërore serioze për këto probleme, synon që të shërbejë si udhëzues me
vlerë për të zgjedhur mënyrat më të përshtatshme për të zbutur dhe kapërcyer
mosmarrëveshjet bashkëshortore, që e helmojnë dhe e lëkundin familjen.
Libri shumë shpejt do të bëhet i dashur për lexuesit
shqiptar…(Nga Recensioni).
Prof.dr.sc.Ermal
Kristo, psikolog
Prof.Kastriot Ymeri,
pedagog
Prof.Driton Shehu,
pedagog special
Prof.dr.sc.Kaltrina
Daka,sociologe
Tiranë,
01.01.2000