Mr.sc.Ajshe Qorraj
Autori i tetë veprave letrare dhe i dy veprave shkencore,
Flori Bruqi,nga Isniqi i Deçanit, këto ditë, doli para lexuesve me librin më të
ri shkencor me titull: “Vademecum ddd”. Siç thotë autori në parathënien e librit “Vademecum ddd”, në dekadën e fundit
në Kosovë janë regjistruar afro 200 epidemi lokale dhe masive, si dhe rreth
250.000 të sëmurë, nga të cilët më së 1400 kanë vdekur.Problem në vete në
Kosovë, sipas këtij autori, paraqesin sëmundje ngjitëse transmisive, të cilat
barten nëpërmjet artropodeve dhe ato që përhapen nëpërmjet brejëseve.Zhvilimi
në lëmine e preparative DDD(dezinfekruese,deratizuese dhe dezinsektuese) është
veçanërisht dinamike në 10 vjeçarin e fundit dhe përcjellja e risive në
drejtimin e DDD-së është imperative i kohës,ngase pothuaj kemi një situatë
alarmante epidemiologjike, sëmundjët ngjitëse në Kosovë dhe më gjerë në rajon
këta 3 vjetëve te fundit.Sëmundjet ngjitëse të traktit digjestiv, sipas këtij
autori, janë zbuluar më kohë në Kosovë,ngase afro 40 për qind e popullatës
furnizohet me ujë të pijshëm nga ujësjellësit rajonalë, ndërsa 60 për qind e
popullatës së vendit tonë pi ujë jo aq të sigurt. Doracaku udhëzues i F.Bruqit “Vademecum
DDD” mbërthen 61 preparate më të njohurat në botë, që përdoren sot në rruzullin
tokësor duke i prekur deri në detaje nohuritë e autorit në punën e tij afro 20
vjet,për ta përpiluar një libër të tillë të patjetërsueshëm-profilaktik dhe kundërepidemik,
që u dedikohet mjekëve, stomatologëve, veterinarëve,teknologëve të industrisë
ushqimore, agronomeve, hotelierëve,si dhe profesioneve te tjera, ku përdoren me
të madhe këto preparate të DDD-së, që shërbejnë si ndihmë në procesin
parandalues të shumë sëmundjeve ngjitëse, për mbrotjen e higjenës personale
asaj kolektive, higjenës së objekteve (spitaleve, shkollave, foshnjoreve,
hoteleve, kazermave ushtarako-policore etj.) për zhdukjen , shkatërrimin
permanent të viruseve, bakterieve, parazitëve, brejtësve e qenieve të tjera të
gjalla, të cilat e dëmtojnë mjedisin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose
tërthorazi. Siç thonë edhe shkencëtarët botërorë të kësaj lëmie, si dr.Gert Schonberger-redaktor
konsultat i këtij libri nja Vjena, si dhe ing.Rozha Ladislav, recensent-
kordinator, “Vademecum DDD”, i Flori Bruqit, nga Prishtina, është i shkruar në
mënyrë profesionale, më një gjuhë të
rrjedhshme (versioni anglisht dhe shqip) dhe i kuptueshëm jo vetëm për
ekspertët e këtij lëmi, por edhe për zbatuesit e këtyre masave”…
Prishtinë,20.05.2002