2012-02-23

Bujar Plloshtani: Poezi mbi arsyen e fjalës




Nga: Ilir Shyta, pedagog në Universitetin e Korçës



E qashtra poetike dhe perceptuese e vargut të Bujar Plloshtanit nuk vjen si një eksperiment mes ngasjeve filozofike të vargut dhe fjalës së tij. Ajo është një prezencë logjike që karakterizohet nga shumëkuptueshmëria, dimensioni dhe dialektika e mesazhit që prodhohet në poezi. Në vetvete është e lidhur edhe me vetë kronologjinë në rritje të aktivitetit poetik të poetit, por edhe me vetë strukturën filozofike të poezisë së tij. Një strukturë që nuk diferencohet nga “e zakonshmja”. Një e zakonshme që vjen si një retrospektivë e hershme e Kadaresë. Pra vetë shkrimtari Ismail Kadare na vjen në ndihmë kur thekson “e zakonshmja nuk na duket kurrë heroike. Kurse shpesh qëllon që është ashtu” (Kadare: “Emblema e dikurshme”; 1977:355). Shkrimi i Kadaresë u shfaq në fillim tek “Uzina që ka lidhje me bukën…”, ndërsa më vonë u përdor nga kritiku Adriatik Kallulli në vitin 1978, kur ai analizoi romanin “Vëllezërit” të shkrimtarit Agim Cerga. François Maspéro (1932), shkrimtar dhe editor francez do të shkruante më vonë në vitin 1996, kur “Onufri” i Bujar Hudhrit do të botonte ekskluzivisht romanin “S.P.I.R.I.T.U.S” të Kadaresë: “Nën pushtetin e kësaj bote shtypëse, lexuesi endet mes kurtheve, mashtrimeve dhe maskave të shumëfishta. Gjestet e përditshme të çojnë drejt tragjedisë së lashtë, tiparet e njohura shndërrohen në ngërdheshje.” – Fatmir Terziu


Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...