Në vend të parathënies
Drama të realitetit tonë dramatik
Nuk mund të ndërtohet një komunitet politik, pa ndërtuar më parë një komunitet moral!
Hegeli
Njeriu është një kafshë politike
Aristoteli
Përditshmëria jonë veprimesh dhe vesesh aq të paimagjinueshme gati në kufinjtë absurditetit karshi asaj kornize më tepër imagjinare të një idealizmi, i cili na kishte mbajtur të paepur në situatat e rënda historike (për të cilin mendonim të ishte shndërruar në një platformë vetëdijeje të palëkundshme kombëtare), tashmë është shndërruar në një pasqyrë, ku mund të shohim vetveten e trilluar, por të hijeshuar gati dhunshëm. Njohja ndryshe e vetvetes tashmë, që nga lirimi nga pushtuesi dhe, sot nga liria e keqpërdorur nga perandorët uzurpues dhe privatizues të saj, “epidemia” e zhgënjimit në përmasa edhe kombëtare është bërë lëngatë e përditshme shpirtërore. Lavdet heroike të njeriut tonë qeverisës, të gatuara marramendshëm, mbi të gjitha, vetëm provincialisht, ku qeverisë vetëm egoja e klikave dhe e mentaliteteve prej kapidanëve, gjëmojnë sot e gjithë ditën gjithandej atdheut tonë gadi të plandosur e të gërryer nga varfëria dhe nga vjelja e tij e pandalshme harbutërore. Këta qeverisës provincialë sikur kërkojnë të shndërrohen (dhe janë shndërruar) vetëm në autoritete kërcënuese ndaj lirisë dhe frymëmarrjes së zorshme kolektive të popullit të Kosovës. Kështu shfaqen në teatrin tonë të çmendur politik. Jo vetëm qeverisësit e kësaj lirie, të privuar krejtësisht nga liria, por edhe të tjerët, që bredhin kaq të copëzuar dhe kaq të pjesëtuar në të njëjtat shtigje qëllimesh (të pista) politike, jashtë çdo zone morale, janë dhe bëhen personazhe shkaktuese të këtij gjëmimi tonë kolektiv. Në përspektivën e tyre politikëgaruese kanë të njëjtat ambicie lakmishë të sëmura. Duke u nisur nga pohimi i Aristotelit se “Njeriu është kafshë politike”, mund të përfundojmë se në këtë llavë qëndron dhe njeriu ynë politik, i cili avancon perfidshëm gënjeshtrën si premtim, sjell në mesin tonë të njëjtat trishtime të gënjeshtrës sa për t’i zënë njëri-tjetrit postet, që t’i përmbushin pastaj, aspiratat, jo të atdheut, por të vetveteve të tyre. Në secilën garë politike të deritashme në Kosovë dhe, përgjithësisht ndër shqiptarët, u shfaqën dhe po shfaqen vetitë e “njeriut kafshë politike”, duke lënë, jashtë përbërjes së tyre, forcën që shpie, siç shkruan prof. dr. Gjergj Sinani në një recension të tij, në progresin e historisë njerëzore, siç janë mençuria njerëzore, vyrtyti njerëzor, meritat njerëzore në përgjithësi. Ngjau dhe po ngjet e kundërta: në vend të mendimit, sjellin manipulimin me opinionin! Koha jonë, sipas shpjegimit të dr. Gj. Sinanit, “po tregon se ne po shpalosim të menduarit kalkulativ. Hapni faqet e shtypit ose ndiqni debatet televizive, dhe do të konstatoni me lehtësi këtë pamje të shëmtuar të mendimit. Ju aty do të gjeni të gjitha produktet e “kolerës shpirtërore”, por kurrë nuk do të gjeni mendim mediativ…, sepse, në kohën e demokracisë, sharllatanë të çdo lloji dijnë aq mirë t’i pëlqejnë popullit, ndërsa shpesh, miqtë e tij të vërtetë (të atdheut) dështojnë”.[/b][b]Janë bërë deri tash analiza të shumta, komente serioze, çasje filozofike e sociologjike, bile dhe shkrime letrare, rreth fenomeneve të tilla provincialisht të degjeneruara vetëm për vetëpasurim të këtij komuniteti politik, duke e varfëruar vendin gjithnjë e më tërbueshëm. Komuniteti ynë vetëm politik nuk bëri asnjë përpjekje të ndërtojë, në emër të dashurisë për vendin dhe për të ardhmen e tij dinjitoze, edhe komunitetin moral, i cili do të mund të ndërtonte fuqinë e mendjes dhe konsideratën për dije. Megjithatë, këto asnjëherë nuk arritën të prekin ndërgjegjen e munguar të aktorëve politikë. Mu për këtë dhe për ta, autori vuri këtë temë të përditshme satirike me përmasa edhe tragjike, edhe komike, pikërisht ashtu siç shfaqet sot ky komunitet politik në teatrin tonë të shtetndërtimit, që mungon, edhe pse i “mbikëqyrur” ose i nënkëqyrur nga fuqia shumë e zhvilluar europiane, e cila është edhe personazh i këtij teksti drame, personazhe këto që rrojnë bashkë brenda “Kupolës së lumturisë”…[/b][b]Ndërkaq, drama e dytë “Magjia e mashtrimit” ofron një përpjekje pasqyruese në mënyrë satirike rreth ngjarjeve të “revolucionit të vonuar demokratik”, nëpërmjet të të cilit revolucion bandash “të vonuara” dhe të porositura e të drejtuara nga brenda dhe nga jashtë, u vra Shqipëria më 1997, nga mbrotjësit e ideologjisë komuniste e enveriste, por dhe të orekseve sunduese greke nëpërmjet kishës së saj, vrasje kjo e Shqipërisë edhe nga lakmitë organizuese të mentalitetit gjithnjë gllabërues bizantin e sllavë. Bandat ideologjike të këtij “revolucioni të vonuar demokratik”, siç paraqiten në këtë dramë satiric plot dinamizëm, ishin shërbyese të zhbërjes tragjike të Shqipërisë.
Faik Mustafa, shkrimtar

Redaktor: Agim Gjakova
Recensionist dhe lektor: Faik Mustafa
Botoi: Shtëpia Botuese “SAGA”
Prishtinë, 2011
Recensionist dhe lektor: Faik Mustafa
Botoi: Shtëpia Botuese “SAGA”
Prishtinë, 2011
PAMJA E PESTË
(Para se të hapet perdja, dëgjohen britma të shumta kundër korrupsionit: poshtë korrupsioni, poshtë hajdutët, poshtë mashtruesit… Duam bukë, duam punë, duam dinjitet për vendin tonë. Hapet perdja. Në skenë është ambient gjyqi, ku është renditur një tribunë dhe para saj një foltore e të akuzuarit. Te dera e kësaj salle shihet vetëm Kryetullaci 1. Nga altoparlanti jepet urdhri që të hyjnë brenda pjesëmarrësit. Hyjnë të gjithë pjesëtarët e trupës së pushtetit. Me ta hyjnë edhe Sindikalisti 1 dhe Sindikalisti 2. Zënë vend të gjithë dhe presin të frikësuar. Pas pak dëgjohet zëri nga altoparlanti dhe zhurma që vjen nga jashtë përnjëherë pushon)
Altoparlanti
Në seancën e sotme gjyqësore do të trajtohet vepra e bazuar nga fusha e kriminalitetit të pangopësisë suaj dhe ne, fuqia e natyrës evropiane, pas dëshmive dhe verifikimeve, do të marrim vendim në bazë të dimensioneve të krimit, që solli pangopësia e kësaj trupe pushteti, e cila, në vend të dashurisë dhe përkushtimit për këtë vend, ia thithi gjithë lëngun e rritës dhe të zhvillimit të tij. Dhe ju, siç jeni betuar, do ta thoni të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, do t’u përgjigjeni sa më shkurt pyetjeve tona. Le të paraqitet në foltore… Ma…mu…ti!
Mamuti, del në foltore me hapa zvarritës dhe krejtësisht i shtangur
Urdhëroni, zotë…ri… gjyk…atës!
Altoparlanti
Jemi marrë veshë, në bazë të gatishmërisë suaj, që korrupsionin ta sillnit në zero?
Mamuti, duke fshirë djersët nga balli
Po!
Altoparlanti
Jemi marrë vesh, sipas ligjeve, të mos e sillni në zero buxhetin nëse nuk investoni në këtë vend?
Mamuti
Po!
Altoparlanti
Por, ju tash keni zero buxhet në gjithë këtë skamje që i keni krijuar këtij vendi dhe kësaj mase të uritur!
Mamuti, duke u dridhur
Bile jemi nën zero, zotëri gjykatës!
Altoparlanti
Ju keni investuar edhe në blerjen e shtrenjtë, shumëmilioneshe, të heshtjes së fuqisë së natyrës evropiane?
Mamuti, me shtërzime të pakontrolluara
Nuk e kishim menduar se do të përfundonim kështu… Mendonim se edhe ju mund të bliheshit si gjithçka tjetër!
Altoparlanti
E doni ju vendin tuaj?
Mamuti
Po, bile e quajmë nënë!
Altoparlanti
Prandaj, e thithni pangopshëm me kaq dashuri?
Mamuti
I ëmbël është qumështi i saj! Nuk të lë të ngopesh kurrë…
Altoparlanti
E ndien veten fajtor, si i parë që je, për këto që i keni bërë vendit tuaj?
Mamuti
Ndihem fajtor vetëm për mosvigjilencën time kontrolluese të pangopësisë së trupës sime pushtetare!
Altoparlanti
Cilët janë këta, thuaj me emra!
Mamuti, duke shikuar nga trupa e tij
Të gjithë, zoti gjykatës! Ju e dini, sepse i keni bastisur dhe i keni verifikuar veprimet e dashurisë së tyre!
Altoparlanti
I kemi verifikuar edhe veprimet e juaja! Ato janë marramendëse…
Mamuti, mbështetet i tëri në foltore, duke u mbajtur që të mos rrëzohet
Zoti gjykatës! Sa më shumë ka ngrënë trupa ime në grazhdin e buxhetit, aq më i pasur kam qenë edhe unë… Po të mos ishte kështu kaq përfituese kjo trupë, unë ndoshta nuk do të ekzistoja dhe nuk do të mund të dilja kështu siç kam dalë i majmë fare…
Altoparlanti
Ju duhet t’i thoni emrat dhe kahet e korrupsionit të tërbuar të trupës suaj. Në këtë mënyrë bëhesh krah i së drejtës së domosdoshme, me të cilin ju mund ta zbusni në masë të kënaqshme fajin tuaj!
Mamuti, shikon gjithë me radhë dhe shikimin e ndalë te Gojëtari, i cili i bën shenjë të mos flasë
Kështu më kishte thënë edhe fuqia e natyrës evropiane, kur më kishte ofruar marrëveshje përfituese për të dyja palët…, zotëri gjykatës! Nuk e kishim kuptuar ligësinë e provokimeve të tilla të saj… Kjo, në njëfarë mënyre ishte një tradhti e patolerueshme nga ana e saj… Në këtë vend gjithçka mund të durohet e tolerohet, por tradhtia… tradhtia është shumë e dënueshme këtu ndër ne… Masa e popullit mund të durojë edhe urinë, edhe sëmundjen, edhe papunësinë, por tradhtinë nuk e duron dot!
Altoparlanti
Zotëri! Nuk je aty të mbashë ligjëratë të pamoralshme për moralin! Thuaj emrat!
Mamuti, hap sytë i shashtisur, dridhet i tëri dhe për një çast kalamendet dhe duket sikur po rrëzohet
Zotëri gjykatës… unë… me përgjegjësi të plotë do të bëhem… do të bëhem krah juaji. Ju premtoj, se do të përpiqem që të gjitha fajet t’i sjellë në zero… Më falni se desha të them korrupsionin… në zero, nëse nuk më lëvizni nga këtu ku jam… nga ky post…, që ka lindur vetëm për mua…
Altoparlanti
Natyrisht, zoti Mamut, natyrisht!
Mamuti, duke marrë një qëndrim mburrjeje
Zotëri gjykatës, Truzorit i duhej ta ushqente trurin sa më mirë dhe sa më shumë, sepse vetëm kështu bëhej i zoti të sillte në tryezën e pushtetit projekte të rëndësishme, me të cilat parashihte se si këtë vend brenda këtij mandati ta shndërronte në pisllëk e fukarallëk, ku fuqia e natyrës evropiane do të detyrohej sa më shpejt të ikte prej këtu. Gojëtari… Ah, zoti gjykatës, Gojëtari…
Altoparlanti
Për këtë e dimë… kalo te tjetri!
Mamuti, me zell
Anusi, zoti gjykatës, është shumë i zhdërvjelltë në planifikimin e hileve, të cilave aq mirë iu shërben. Në opinion vazhdimisht paraqitet serioz dhe vetëm herë pas here, kur e shqetësojnë hemorroidet, humb taktikën e përsosur të hileve dhe hapet i tëri. Megjithatë, mbetet shumë perfid, sepse gjithë shumëllojshmërinë e përfitimeve e shpërndan nëpër kontot e farefisit të tij.
Altoparlanti
Po, tjetri?
Mamuti, gjithnjë me zell vardisës
Kush tjetër? Ah… Më falni, zoti gjykatës. E kuptova. Zemëraku përfitimet i mbulon me pendesë, por nuk ndalet, Gjaknxehti, si gjithnjë prihet nga murmurima të brendshme dhe nuk ia del kush ta ndalë derisa të shteron gjithë atë që ka për të marrë… Mushkërizeza është dëfrimi ynë dhe stoli e pushtetit tonë, ndaj, përveç hises së saj në magjen e shumëllojshmërisë përfituese, merr dhe përiqndje të larta edhe nga përfitimet tona, si kompensim për sharmin e saj të çasteve tona intime. Jam i sigurt se edhe fuqia e natyrës evropiane e ka provuar sharmin e saj marramendës të vardisjeve deri te qëllimi…
Altoparlanti
Përse të gjitha këto për Mushkërizezën nuk i keni theksuar në deklaratat e juaja, që i keni deponuar sipas kërkesës sonë?
Mamuti, duke levizur kokën çortueshëm në drejtim të Truzorit
Nuk lejoi xhelozia e Truzorit, zoti gjykatës… Të vazhdoj?
Altoparlanti, me vonesë
Vazhdo, por mos u ndal te Pushtetari i dikurshëm, sepse të gjitha informacionet për trupën tuaj i ka ofruar me kohë… Ai tashmë qëndron i varur…
Mamuti, e shikon Pushtetarin e dikurshëm me habi
Në këtë gjykatë, zoti gjykatës, gjenden edhe dy sindikalistë, parimet e të cilëve ne i kemi blerë me çmime fare simbolike, me qëllim që në sheshet dhe rrugët tona të mbretërojë qetësia e plotë… E kishim parasysh se vetëm duke e krijuar kështu qetësinë, masa jonë e dashur, do të arrijë të vetëkënaqet dhe të ndihet mrekullueshëm me lirinë që ia ofruam për të qenë të heshtur…
Altoparlanti
Sa ishte ky çmim simbolik, siç thoni, për këta dy sindikalistë?
Mamuti, ngreh zërin për të treguar vullnetin e tij bashkëpunues
Aq sa e ka rrogën një mësimdhënës a një mjek, zoti Gjykatës!
Altoparlanti
Sa është kjo, po ju pyes!
Mamuti
Të lartë e kanë rrogën, zoti Gjykatës. Nga 250 euro në muaj marrin…
Altoparlanti
E, një deputet sa e ka rrogën mujore?
Mamuti
Të ulët e kanë, zoti gjykatës! Marrin pesëfishin e rrogës së mësimdhënësit, të mjekut, a të policit… Por, duhet të theksoj se deputetët janë shumë të angazhuar dhe, ju them, nga lodhja e madhe që përjetojnë në këto poste, i sheh gati të gjithë të flënë në mbledhjet e tyre … Vetëm aty arrijnë të pushojnë…
Altoparlanti
Mirë, atëherë! Jeni të lirë për disa çaste, derisa gjyqi të marrë vendim… Braktisja e gjykatorës pa lejen tonë është e dënueshme!
(Pas kësaj, Mamuti bie në gjunj, duke gjëmuar pa kontroll. Anëtarët e tjerë të trupës nisin të lëvizin nëpër skenë të frikësuar. Vetëm Truzori qëndron ulur. Gojëtari përpiqet të nxjerrë diçka nga xhepi i sakos, pastaj heq dorë dhe merr pjesën e përparme të sakos dhe me të fshin djersët nga balli. Mushkërizeza shtrihet në skenë, por asnjëri nga trupa nuk i ofrohet. Sindikalisti 1afrohet te buzëskena dhe i drejtohet publikut, një herë me duar, pastaj flet)
Sindikalisti 1
Mamuti gënjeu. Ai vazhdimisht gënjen… Nuk më ka blerë dhe s’ka çmim që mund ta blejë heshtjen time për kërkesat e punëtorëve dhe të papunëve… Një herë, vetëm një herë, ma kanë dhënë një zarfë me 500 euro… Më asnjëherë!
Sindikalisti 2, ngutet të dalë edhe ai para publikut
Nuk është kështu siç thua, jo! Ke marrë nga 250 euro për çdo muaj, përveç atyre 500 që i more në fillim, që ta heshtje protestën dhe që atëherë nuk t’u ka ndier zëri dhe nuk je parë më në shesh… Mos gënje, sepse të gjitha t’u kanë paguar në konton tënde…
Gojëtari, i drejtohet trupës
Punë e madhe nëse edhe më dënon gjyqi… Kam tash aq shumë sa nuk e lodhë bythën edhe kur të mos jem më pjesë e kësaj trupe… Tash, jo vetëm unë, por të gjithë ne jemi dhe do të mbetemi të fuqishëm me namet e arritura nga shumëllojshmëria e përfitimeve… Jemi pajisur me grada të larta shkencore dhe gjithë brezat e rinj përsëri do t’i kemi në grusht… Ne tash shtrihemi me kapitalin tonë, jo vetëm në gjeografinë e këtij vendi të vogël, por edhe në shumë vende të dalluara parasajsh nëpër botë… Nuk më dhembë anusi për vendimet e këtij gjyqi!
Truzori, ia mbyllë gojën me dorën e tij të majtë
Hesht! Mund të të përgjojë gjyqi! Me këtë që e thua, po e vërteton akuzën… Ne duhet të shtiremi sikur në udhëheqjen e kësaj kupolle, të këtij vendi dhe të kësaj mase të cfilitur, ishim të papërvojë ndërtimi e zhvillimi, se e kemi për herë të parë përjetimin e lirisë së shfrenuar të demokracisë së kapitalizimit të vetvetes… Se e kemi lënë masën në kënetën e kënaqësive tona pikërisht se kemi menduar se ashtu duhet të lihet ajo, sepse është mësuar të vuaj dhe se ne jemi frikësuar se po t’ia zhvillonim mirëqenien, do t’ia prishnim traditën e vuajtjes së saj…
Gojëtari, miratueshëm
Mirë i shpjegon këto gjëra, Truzor! Me këtë perfiditet të jashtëzakonshëm hileshë, do të duhej të ishe i pari ynë dhe jo ai… (bën me dorë nga Mamuti).Thua të më ketë dëgjuar gjyqi?
Truzori, me llastim
Nuk e di! Prit! Ndoshta është më mirë të të ketë dëgjuar! Edhe një herë do të merrte veshë për fuqinë tonë të kamjes pa kufi dhe mund të rrëzohet edhe gjyqi nga një lakmi a shpresë e tillë… Ndoshta…
Gjaknxehti, duke iu afruar Truzorit dhe Gojëtarit me një hap nervoz ushtarak
Kutërboi rëndë Mamuti në këtë gjyq! Nuk më pyeti mua Gjyqi se do t’ia tregoja unë vendin këtij unë… Ai do të na vorroste të gjallë në dheun e kësaj toke dhe para këtij gjyqi të fuqisë së natyrës evropiane, që të shpëtonte vetë dhe të vazhdonte të ishte i parë! Ndotësirë, se jo pak!
Truzori, me gishttin e vet tregues mbi buzë
Më bëhet se nuk u bë një gjyq serioz… Kujtoj se ky u bë, jo shumë për ne, por për vetë fuqinë e natyrës evropiane, sa për të treguar atje aktivitetin e saj mbikëqyrës mbi ne në emër të rrëzimit të përgjithmonshëm të korrupsionit dhe të krimit…
Gjaknxehti, si i tërbuar dhe me zë të lartë
Për çfarë krimi, ore?! Se mos kemi vrarë ne dikë që të quhemi kriminelë?
Zemëraku, nga larg
Pak të duket se kemi vrarë përditë masën tonë të përvuajtur?
Gojëtari, me tallje
I kërcet bytha fuqisë së natyrës evropiane për masën tonë! Nuk na kërcet neve, që jemi pjellë e saj, e lëre më kësaj fuqie…!
Truzori, lëvizë nga vendi dhe drejtohet nga pjesa tjetër e trupës
Heshtni! M’u bë se dëgjova diçka endej (bën me dorë nga altoparlanti. Të gjithë shikojnë andej)
Mushkërizeza, prekë Anusin
Jo, ore! Ia plasi një pordhe Anusi! Iu ka hapur fare…
Mamuti, duke shtrënguar barkun
Ky gjyq, jo vetëm më çmendi mua, por i çmendi edhe pordhët e Anusit!
Sindikalisti 1
Betohem në këtë tokë dhe në këtë vend se më nuk do të arrini ta korruptoni misionin tim sindikal! Jo vetëm ju, që sot, me vendimin e gjyqit të fuqisë së natyrës evropiane, do të perëndoni, por as të tjerët që do të vijnë pas jush! Betohem në fuqinë e urisë së masës, të cilës do t’i prijë tash e tutje!
Mamuti, duke shtrënguar barkun gjithnjë, ia plas gazit
Ha, ha, ha! Ju, edhe po të fitoni, kështu varfënjakë siç ju kemi lënë, do ta pësoni! Mendon ti se fuqia e natyrës evropiane ia ka ngenë të bie aq poshtë sa t’u mbajë juve? Ju duhet ta mbani atë dhe, që të arrini këtë, duhet të veproni sikur ne. Të përfitoni shumë, që të keni mundësi t’i jepni asaj edhe më shumë…
Altoparlanti
Ju lutemi, zini vendet!
Mamuti, me një stërkeqje lutëse
Unë, zoti gjykatës, duhet të zë vend në foltore?
Altoparlanti
Jo, jo! Secili në vendin e vetë!
(Bëhet rrëmujë derisa trupa ngutet të zërë vend, duke shtyrë njëri-tjetrin)
Altoparlanti, kur trupa më në fund zë vend dhe pushon zhurma
Tash ngrihuni në këmbë të gjithë! (Përnjëherë ngrihen të gjithë në këmbë).Pas hulumtimeve të shumta dhe precize të fakteve dhe të dëshmive mbi korrupsionin e krimin e organizuar, Gjyqi i fuqisë së natyrës evropiane merr këtë vendim: (Krijohet një pauzë. Mamuti, Gojëtari dhe Mushkërizeza mezi qëndrojnë në këmbë. Zemërkau lag buzët e thara me gjuhë, kurse gjaknxehti kërcen mbi këmbët e veta. Sindikalisti 2 mbanë kokën poshtë, kurse Sindikalisti 1 mbahet krenar dhe një gëzim i lëvrinë nëpër fytyrë)Mamuti lirohet nga akuzat dhe ngarkohet me obligim e përgjegjësi të plotë ta luftojë edhe më me zell korrupsionin! Gojëtari, po ashtu, lirohet nga akuza, sepse është treguar bashkëpunues i zellshëm me fuqinë e natyrës evropiane. Zemërakut, Mushkërizezës, u hiqen akuzat, por nga këta kërkohet që të jenë më bashkëpunues me ne. Anusi, edhe pse është së tepërmi lakmitar perandorishë, lirohet po ashtu nga akuzat për shkak të vullnetit të tij të mirë si shërbyes i devotshëm i trupës, të cilën e shliroi sa herë ajo pati nevojë. Gjyqi, po ashtu, merr vendim që Sindikalisti 2 të dënohet me 50 euro gjobë për marrje ryshfeti të madh, kurse Sindikalisti 1 dënohet me pesë v jet heqje lirie, sepse e ka fyer misionin e vet sindikalë me një korrupsion banal. Përveç Sindikalistit 1, të cilit menjëherë t’i vihen prangat, të tjerët janë të lirë!
(Shpërthejnë britmat e trupës nga gëzimi dhe, nëpër këtë zhurmë, që vjen duke u shtuar me rënien e një terri sistematik, hyjnë dy veta në skenë, e prangosin Sindikalistin 1dhe në këto çaste ulet perdja).