2012-02-23

Letër e hapur për Z.Hashim Thaçin nga Qerim Pllana



Letër e hapur për z. H. Thaçi, Kryetar i Qeverisë të Republikës së Kosovës:


Llogaritë pa hanxhiun janë kusure pa zotin e bujtinës -hanit! Për fat të keq,
Kosova është bërë si një han, në të jep dhe merr kush të dojë dhe kur të dojë !

FUS-NOTË PËR KRYEFJALËN REPUBLIKË – PSE JO PËR SERBINË?!
Shkruan: Qerim Pllana
Ju z. Thaçi mbase s`honepseni, por për fat të keq, Kosova është bërë si një han, në te jep dhe merr kushdo që hynë dhe del, kur të dojë! Këtyre ditëve të nxehta politike dhe diplomatike, në një dimër me dëborë, furtunë dhe acar, që s`mbahet mend nga (aksioni fashist i armëve, në dimrin e vitit 1955-56)! Temperatura u ngritët teksa dëgjuam: “Kosova vendos të prezantohet me fus-notë 1244 të OKB-së, Deklaratën e Kuvendit dhe në bazë të vendimeve të GJND-së”.Deklarimi i juaj z. Thaçi, “Kosova vendosi”, u them se Kosova nuk vendosi, por vendoset ju. Duke pas parasysh anashkalimin e presidencës, kuvendit, shumicën absolute të institucioneve të shtetit, pozitë-opozitë, madje anashkalimin edhe të PDK-së, aleatëve me ju në qeveri, kompletë opinioni brenda dhe jashtë Kosovës!
Z. Thaçi e bëtë këtë me disa ndërkombëtarë, ose siç i thuhet fjalës; “kokë në vete”! Sikur Kosova të jetë pronë e gjyshërve të atyre që japin e marrin, hyjnë dhe dalin në Kosovë, si në Hanin e Dilit! Duke mos u përfill asnjë institucion vendimmarrës i shtetit. Kështu u shkel kushtetuta, Gjykata Supreme dhe ligjet në fuqi të vendit. Prandaj, reagimet e opozitës, kryetarit të Kuvendit, Presidentes dhe reagimet tjera, janë të plogështa, jashtë nivelit të detyrës, siç duhej reaguar shpejt dhe me kuraja! Kur në pyetje është Kosova, e ardhmja e 2.500.000 banorëve, gjeneratave me, apo fare pa perspektivë, në jetën politike, ekonomike atë diplomatike etj.
Kthimi i saj prapa, paraqet shkelje të detyrës, kushdo qoftë personi, i cili ndërmerr hapa të tillë. Duke shkelur kushtetuta, Deklarata e 17 shkurtit të vitit 2008, ditës së pavarësisë. Është hap serioz ose joserioz, i dyshimtë dhe me pasoja. Reagimet ishin të vonuara, të zbehta jo unike. Sepse, në raste të tilla në pyetje janë orët, assesi një a dy ditë vonesë. Janë anashkaluar institucionet vendimmarrëse të shtetit dhe fatit të tij me “bisedimet teknike”, një vit të plotë pa asnjë rezultat! Duke i ndihmuar Serbisë, dhe duke u penguar dhe ngulfatur perspektiva e vendit tënd, Kosovës.
Rastet e tilla në botën demokratike s`kanë pardon! Ky lëshim ishte njeri nga ata të radhës, të cilët bëhen në emër të shtet, pa u konsultuar Kuvendi, Presidenca, pozitë-opozitë. Kështu jo sall ekzekutivi shndërrohet në pronë private me veprime njëshash! Duke folur në emër të shtetit dhe popullit, kur dihet se shteti ka institucionet, kushtetutën, pozitë-opozitë, popullin prapa. Institucionet para të cilave duhet dhënë përgjegjësi me vendimet, të cilat degradojnë pavarësinë, shkelët mbi gjakun e derdhur të heronjve dhe dëshmorëve, UÇK-së, Luftës për Liri…
Kosova s`është një njeri, as një mbretëri! Kosova është Republikë Parlamentare, ndonëse sipas veprimeve, janë të shkruara vetëm në letër! Gabimi i fundit politikë dhe diplomatikë, njëmend do të duhej të jetë i fundit! Sepse, Kosova në bazë të kushtetutës në fuqi, është “Republikë Demokratike, nëse është”!? Andaj, pse thuhet para ligjit të gjithë jemi të barabartë! Duhet respektuar Kushtetuta e vendit, dhe jo sa herë dhe kurdo që t`i teket të parit të ekzekutivit, ajo shkelet, mënjanohet dhe anashkalohet. Madje, në këso raste tepër të ndjeshme, të kthimit nga e para! Veprimet për hir të atyre, apo këtyre, interesave të njërit apo tjetrit, ta kthesh vendin në pikën zero, sidomos okupuesit të deridjeshëm, t`i japësh shansin, që ai nesër me ty, (ne), të loz lojën e maçokut si me miun, është e papranueshme dhe e dënueshme, pavarësisht kërkesave, kulturës diplomatike nga kushdo që e kërkon..!
Kthimi në Rezolutën 1244, të cilin edhe ju vetë z. Thaçi e keni quajtur të tejkaluar, madje pak kohë para së të ri-pranoni përsëri, është rikthimin në pikën zero. Duke i mohuar të paktën disa të arritura, çlirimin me gjakun e mira dëshmorëve, heronjve dhe martirëve. Ani pse pa sovranitet dhe integritet territorial, me anashkalim për ribashkim dhe bashkim Kosovë-Shqipëri, pas 100-vjet, ndarje me dhunë, gjak gjenocid dhe etnocid! Jo, Kosova s`mund të jetë e një njeriu, as e një grupimi. “Jam në krye të shtetit, bëj çka të dua. Vendos si më thonë “miqtë” të cilëve u jam dorëzuar”! Kemi miq, të cilët i thanë, jo Rezolutën 1244, fus-notës apo shenja,duke mohuar kryefjalën Republika e Kosovës, shtet pa integritet dhe pa sovranitet…
Me veprimin e fundit z. Thaçi, ua them me bindje të plotë, nëse keni fituar ndonjë poen a pikë pozitive nga ata, me të cilët u këshilluat, ju keni humbur elektoratin, shumë miq, dashamirës, madje njerëz brenda vetë PDK-së. Popullin kaherë s`e keni prapa. Atë edhe ashtu kaherë e keni humbur, siç i keni humbur shumë luftëtar të vdekur dhe të gjallë! Pa çka se populli akoma kishte durimin dhe shpresën për ditë më të mira. Mbase nga veprimet e fundit, vërehet sikur u janë mbyllur rrugët? E veprimet i ngjajnë njeriut pesimist, madje dhe më keq, dorëzimi para gjithë atyre premtimeve për të rimarrë për herë të dytë qeverinë; “Thaçi Dy”! Shembuj të tillë të qeverisjes dy a tri herë radhazi ka kudo në botën demokratike, por shumica e qeverive, nëse nuk i realizojnë premtimet e elektoratit, bien madje para kohe!
Është e dhimbshme të pritesh një kësi reagimi nga njeriu, te i cili në mandatin e parë ishit në shtëpinë e tij? Më kujtohet 4 nëntori i vitit 2007, kur papritmas me telefonoi z. Vlora Çitaku, duke më njoftuar, (z. q.) keni mysafirë. U pritëm në shtëpi siç pret shqiptari shqiptarët. Me ju ishte z. Fatmir Limaj, z.Vlora Çitaku, z Ramadan Avdiu, z. Shemsi Veseli e të tjerë. (Votuam, jo sall ne, për PDK-në). Me vjen keq, gazetarët s`i pranuam brenda. Kur dolëm në oborr kërkuat një mesazh personal nga unë. U kujtohet z. Thaçi kur u thash; (Mos e harroni z. Adem Demaçi, ka dhënë shumë, madje rinin, moshën më të mirë për Kosovën). U pajtuat dhe e morët me seriozitet. Unë as atëherë, por as sot, nuk kërkojë më shumë sesa atë që e konsiderojë të përmortshme, ribashkimin e kombit të ndarë dhe të okupuar!
Mbase jam idealist i tepruar, kur është në pyetje atdheu, shqiptarizmi! Se kurseva as akademik R. Qosja, “për këmbim territoresh”! Sepse, vuajtëm shumë për shqiptarinë, tokën që e humbëm gjithandej Serbisë okupatore, Greqi e Mal të Zi. Aq shumë tokë e popull kemi në Maqedoni. Ata kërkojnë: “Aushvic për Shqiptarë”! Kosovën as shqiptarët atje s`do t`i japim. Kosova duhet ribashkuar me Shqipërinë, sa më shpejtë aq më mirë. Nga e cila para 100-vjet, u dogj me aq shumë viktima etnocidi dhe gjenocidi, si 13 vjet më parë! U okupua, u nda nga Toka Mëmë! Rezoluta 1244, Kosovën se ka pranuar në OKB! Z. Thaçi keni pranuar pa u konsultuar shteti, institucionet e tij, Kuvendi, Presidenca, (pozitë-opozitë), populli. Pse Kosova me fus-not, çka do të thotë kjo!? A ka dardha bisht prapa?!
Pse Serbia pa fus-not, kur Kosovën akoma e ka në kushtetutë si “territor të saj”?! Kësaj i thonë llogari pa hanxhiun, si me Pakon e Ahtissarit, për të cilën gjithashtu, populli nuk u pyet. Me autorizime të kujt u pranua Pakoja në Vjenë! Kush i autorizojë ata njerëz!? A keni ndonjë autorizim, apo edhe ju po vendosni në emër të Kosovës pa asnjë konsultim me institucionet e saj në fuqi? Nëse po, atëherë, “llogaritë pa hanxhiun janë kusure pa t`zotin e hanit”! Atëherë Kosova është bërë si një han, në te cilën hynë dhe dalin, japin e marinë kush të dojë dhe kur të duanë..!
Këto rrethana të brishtësisë katërçipërisht flasin se Kosova duhet rikthyer dhe ribashkuar sa më parë aq më mirë, me pjesën e ndarë. të quajtur shtet 100-vjet. Me përvojën 100-vjeçare në politikë, diplomaci, ndërrim sistemesh historike. Me ushtri, polici siguri, zhvillim dhe prosperitet të sigurt në regjion, Evropë dhe botë! Së fundit me potencial njerëzor, resurse dhe begati të larmishme, mbi e nëntokë, me të cilat plotësohen nevojat për 30 milion banorëve në tokën Shqiptare. Me dy dete, ujë dhe minerale (xehe) prej më të kërkuarave në botë, naftë, pyje, plumb, ari dhe zink, qymyr për 300-vjet shfrytëzim. Fuqi të mjaftueshme punëtore për zhvillim normal.
E përmbyll këtë letër (komenti), me shpresë se do ta lexoni një si këshillë, dikur nga njeriu, në shtëpinë e të cilit u pritet si mik! Gjatë mandatit tuaj të parë, u kurorëzua një prej etapave më sublime të historisë së Kosovës, Pavarësia. Ndonëse akoma pa sovranitet dhe integritet, me mbikëqyrje dhe hile tash e 12-vjet. Ju deklaroheni me sukses! Por, qytetarët (populli), gjeneratat e reja, pensionistet, opozita, madje njerëz brenda Partisë suaj, shprehinë gjithnjë e më shumë pakënaqësi me vendimin si ky!
Nëse BE, për fus-notë është shkaktare dhe imponuese, atëherë pse mos të thuhet; SHBA-të, shtetet e Kuintit, aleatë e miq kudo që janë, premtojnë dhe garantojnë për sovranitetin dhe integritetin e Kosovës! Megjithatë, intervistat aktuale me njohës dhe diplomatë ndërkombëtar në Kosovë dhe jashtë saj, janë në një mospajtim, disharmoni për dhe kundra kësaj fus-note! Z. Dell, ambasador i SHBA-ve, është pro dhe kundër teprisë më simbole. Kanë mendim tjera z. J. Petersen, ambasadori i Britanisë së Madhe, shumë komentues, të cilat krijojnë dilema. Si shpjegohet kjo?!
*(Autori i njohur për opinion dhe mediat kombëtare)

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...