PSE IZRAELI ENDE NUK PO E NJEH KOSOVËN?



Nga: GËZIM LLOJDIA

PSE IZRAELI ENDE NUK PO E NJEH KOSOVËN?

1.
Analisti për politikë të jashtme, Yonatan Touval, në një opinion në gazetën Haaretz, ngre pikërisht këtë pyetje pse:” Izraeli ende nuk po e njeh Kosovën?
Këtë pyetje më së shumti e bëjnë pothuajse në mënyrë të herëpashershme analistët, kolumnistët e mediumeve shqiptare e kosovare dhe përtej oqeanit por më së shumti këtu në Shqipëri apo në Kosovë në shtete të tjera ku jetojnë. Askush nuk e kishte menduar madje as se kishte pritur që shteti hebre do të mejtohej kaq gjatë për të njohur Kosovën. Shteti hebre edhe për vete kushtet e tij dhe mënyrën se si ai u krijua do të ishte ndër të vetmit madje edhe ndër të parët, që s’kishte asnjë arsye përse të dëshpërohej përë këtë madje duhej ta kalonte pa brengosjen as të dridhej nga pikëllimi sepse njohu Kosovën.Madje njohja e Kosovës nga shteti hebre do ti rriste më tepër autoritetin këtij shteti, që shpalli pavarësinë vetëm në vitin 1948 kur Kombet e Bashkuara në nëntor të vitit 1947, miratoi një rezolutë nr. 181, i cili ndanë Palestinën,dhe 55 përqind ua dha Judenjve, ndërsa 45 për qind, për arabët.
Shtese
Eshtë një republikë parlamentare në Lindja e Mesme, përgjatë bregut lindor të Detit Mesdhe. Ajo kufizohet Libani në veri, Siri në verilindje, Jordani dhe në Bregun Perëndimor në lindje, dhe Egjipt dhe Rripin e Gazës në jugperëndim, dhe ajo përmban gjeografikisht karakteristika të ndryshme brenda fushës së tij relativisht të vogël. Izraeli është përcaktuar si një shtet hebre dhe demokratik në ligjet e saj themelore dhe është I vetëm në botë me shumicë çifute.
Pas 1947 Bashkuara planin e Kombeve për ndarjen e Palestinës, më 14 Maj 1948 David Ben-Gurion, Shefi Ekzekutiv i Organizatës Botërore sionist dhe president i Agjencisë hebraike për në Palestinë, deklaroi Izraelit një shtet të pavarur nga mandati britanik për Palestinën . shtetet fqinje arabe pushtoi ditën tjetër në mbështetje të arabëve palestinez. Izraeli ka luftuar që prej disa luftëra me shtetet fqinje arabe në rrjedhën e të cilit ajo ka zënë Bregun Perëndimor, gadishulli Sinai Gazës dhe Lartësitë Golan. Pjesë e këtyre territoreve, duke përfshirë në lindje Jeruzalem, janë aneksuar nga Izraeli, por kufiri me Bankën Perëndimore fqinj ende nuk është përcaktuar përfundimisht
Izraeli ka nënshkruar traktate paqe me Egjiptin dhe Jordaninë, por përpjekjet për të zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez nuk kanë rezultuar deri më tani në paqe.
2.
Historia na rikthehet në kujtesën tonë e ndriçuar .Mënyra se si u shpëtuan hebrenjtë nga shqiptarët e kosovarë gjatë luftë së dytë botërorë.Rasti Vlorë,Tiranë,Ebasanë,Berat apo qytete të tjera kur strehat shqiptare u bënë pritëse dhe fshehën qindra hebre të cilat do të kishin përfunduar tragjikisht nëpër kampe ose në gojën e plumbit nazist. Ujqët e uritur e shqyejnë vërtetë hënën lehonë.Qentë nazistë do ta bënin copë, nëse u jepej mundësia. Kështu ujqërit dhe zogoria e qenve të ligësisë ishin gati ti shkatërronin, nëse nuk do ta përballonin shkëlqyeshëm familjet shqiptare ,sulmet e asaj aradhe të tërbuar, duke sakrifikuar edhe të vetët.Ka dokumenta që flasin se edhe qeverisa kuislinge e asaj kohe nuk ua dha autoriteteve gjermane të pushtimit shifra të sakta për hebrenjtë në Shqipëri.Këtë qëndrim e kanë vlersuar hebrenjtë që ndodhenin në Shqipëri të cilët pas rrëzimit të murreve të komunizmit u larguan drejt shtetit të tyre apo drejt SHBA.Rasti Ana Kohen apo të tjerë që dëshmuan nëpër mediume tregon qartësisht se kontributi i shqiptarëvev për hebrenjtë nuk ka munguar dhe ai është i dokumentuar.
Shqiptarët që strehuan në shtëpinë e tyre 26 hebrenj, Familja Biçaku, nderimi nga komuniteti hebre, mes familjeve që strehuan hebrenj përmenden familja e madhe e Biçakçinjve, Shuteriqët, familja e Vasil Nosit, Adelina Nosi, Qemal Karaosmani, Destan Kurmaku, Besim Zyma, Niko Piluri, shkruan Ëikipedia.
Holokausti mbetet kujtimi me i frikshëm dhe me i dhimbshëm për 38 familje beratase, qe strehuan rreth 600 hebrenj te përndjekur nga ushtria gjermane,shkruan Eriola Hazizolli.
Kopje të dokumenteve të arkivave të shtetit shqiptar u janë dorëzuar nga studiuesi Shaban Sinani autoriteteve të “Memorial Museum of Holocaust” në SHBA. Sipas H. Harvey, që i referohet “një raporti”, “numri i hebrenjve që mbijetuan në Kosovë ishte 60 për qind, shifër që e bën këtë vend njërin prej rajoneve me përqindjen relativisht më të lartë të të mbijetuarve në Evropën e pushtuar”. B. Fischer mendon se, gjithsesi, “hebrenjtë e Kosovës ishin me fat” që shpëtuan në këtë masë, duke ditur se atje Himmler-i krijoi në vitin 1944 divizionin “Skënderbeg”, thotë studiuesi Shaban Sinani.
3.
Duke përmendur të dhëna të tjera do të shkojmë tek një fakt tjetër që zbret nga kohët e bizantit . Thuhet se Oriku,qyteti antik në gjirin e Vlorës i njohur për përballjet mes Cezarit dhe Pompeit,diku ndoshta në kohë të mesjetës ka pasur një emërtim të till :”JERIKO”.Dr Moikom Zeqo , arkeolog e shyrton kështu këtë mundësi”Në Gjirin e Vlorës shkruan ai, është qyteti arkeologjik i Orikumit themeluar sipas mitit nga princër eubeas pas rënies së Trojës..më e pabesueshme është se në kohën mesjetare të kryqëzatave,Orikumi quhet me emrin e qytetit biblik Jerikos( muret e këtij qyteti i rrëzuan me tingujt e burive).Ky vendbanim mund të ketë qenë edhe ndonjë skelë detare, ngase të dhënat flasin se në këtë gji detar prej kohëve të lashta deri më sot gjenden mbi 13 anije të mbytura …” .Përse u quajt Jeriko dhe çfarë lidhje organike ka pas me Jerikon e sotme ?A mos vallë lidhja është e njëjtë me kohën kur nisi edhe përfundoi zbarkimi i hebrenj në ata shekuj të largët, në gjiun e Vlorë?Këto troje kanë qenë gjithherë mikpritës dhe këtë mikpritje është mirë që jo vetëm ta vënë në dukje por edhe ta vlerësojnë reciprokisht kur miku ka nevojë . Harresa është gjë e madhe. Shqiptarë e kosovarë, kush me shpirt,dikush me trup,kush me influencën e tij,një tjetër me jetën e tij i ruajti hebrenjtë nga rreziqet,që kanë qënë jo të pakta dhe shumë kanosëse sidomos në vitet e luftës së dytë botërore.
4.
Analisti hebre, që cituam në fillesë të krye radhës, thotë se :” mosnjohja e Kosovës nga Izraeli, përveçse është një gabim diplomatik, është njëkohësisht edhe një dështim moral dhe historikë”.
Shtese
Nocioni i “Toka e Izraelit”,thuhet në Ëikipedia, i njohur në hebraisht si Partia e Eretz (apo Eretz Yisroel), ka qenë e rëndësishme dhe e shenjtë për popullin hebre që nga kohët biblike. SipasTeuratit, Perëndia premtoi tokën në tre patriarkëve të popullit hebre. Në bazë të shkrimit, periudha e tre patriarkëve ka qenë e vendosur diku në fillim të mijëvjeçarit të 2 pes, dhe Mbretëria e parë i Izraelit është themeluar rreth shekullit 11 pes. Ndërmjet rënies së Mbretërisë veriore të Izraelit në 722 pes dhe pushtimeve muslimanetë shekullit 7 er (një periudhë prej mbi 1500 vjet), rajoni u vendos nën Asiri, e babilonas, persiane, greke, romake, Sassanid, dhe sundimit bizantin. Prani ahebraike në rajonin kane rene e ndjeshëm pas dështimit të revoltës Kokhba Avokatëve kundër Perandorisë Romake në 132 Megjithatë, ka pasur një prani e vazhdueshme e vogël çifute dhe Galile u bë qendra e saj fetare.] Mishnah dhe pjesë e Talmudit, çifut, u përbërë gjate 2 shekujve te 4-er në Tiberiasdhe të Jeruzalemit. [Në 635 er, rajoni, duke përfshirë Jeruzalem, u pushtua nga arabet dhe ishte të mbetet nën kontroll myslimane për 1300 vitet e ardhshme. rajonit transferuar midis umajadëve,Abasidët, dhe kryqtarët gjatë gjashtë shekujve të ardhshëm para se te pushtohet nga Sulltanati mamlukët, në 1260. Në 1516, rajoni u pushtua nga Perandoria Osmane, dhe mbeti nën sundimin turk deri shek. 20.
5.
A do ta njohi shteti hebre Kosovën dhe kur do ta njoh? Shteti hebre duhet ta kuptojë se Kosova nuk është ndërkaq nuk ka mundësi që të jetë një Palestinë. Rasti Kosovë është krejt i ndryshëm .Kosova u çlirua nga pushtimi serbomadh. Kosovarët në kohë të kohës, kanë jetuar në trojet e tyre. Një dervish ka thënë këtë pasazh dashurie për vendin e tij: :”Neve s’na sos Perëndia,se na ka ngjizur vetë … Kjo nuk është muze. Ajo është përpjekja e një kombi ,që në çdo ditë e çdo stinë ,plotësuan kronikën e madhe .Ajo është “vula”, për kombin tonë. Jemi këtu ,thotë ky dervish,që kur s’mbahet mend .Shumë historianë apo krijues e shpirtra shenjtoresh me mendje të kthjelluar,unanimisht do të vërtetonin me mijëra fletë poezi,histori,studime se kjo është toka,që neve na e dha Zoti. As pushtimet,sado të rënda,sado të zeza të jenë, një ditë do ta këpusnin qafën. Arsyeja:kjo është toka e shqiptareve. Zoti,na e ka dhënë hisen në Ballkan. Kombi ynë do të jetojë për aq kohë sa e ka parathënë Zoti ynë. Shkurt Kosova u çlirua nga vargonjtë apo zinxhirët serbomadh, që e lidhën e prenë dhe i gjymtuan kufijtë në ‘13 .Kadare e shqipton qartësisht se kirurgjia e fuqive të mëdha la jashtë trojet tona Kosovë dhe Çamërinë,pjesë të tjera. Ato gjymtyrë gjithë kohës kullon gjak. Çlirimi i Kosovës pra lirimi nga robëria serbe ishte e shumëdëshiruar dhe e shumëpritur. Për këto kushte shumë shtete evropiane e njohën Kosovën si shtet më vete. Lista e tyre ka shkuar në 88. Shpejt do të shkojë në 100,po shteti Hebre më kjartë autoriteti i Jeruzalemit ku do të jetë në këtë listë? Në mos qoftë asgjëkund borxhi, që do të lerë pas do të jetë i madh. Karshi shqiptarëve,kosovarëve dhe vet hebrenjve. Pritja e gjatë torturë të vendos përpara këtyre hamdësive por ende shpresojmë tek njohja që do të mund të bëjë shteti hebre.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)