Mehmet Kajtazi
Poezitë e Flori Bruqit ( disa prej të cilave ishin më parë
të botuara edhe në revista dhe në gazeta tona ) i lexova me një frymë. Një
cilësim i tillë i leximit të poezive bëhet atëherë kur të përvetëson si vargu i
parë, ashtu edhe i fundit. Temat që ngërthehen në këto vargje nuk burojnë nga
inspirimet që i marrin disa poetë nga librat që i lexojnë, por Flori Bruqi
inspirimet i merr nga jeta. Ato nuk mbesin vetëm inspirime, por dalin nga
kornizat e një gjirme të thellë dhe si valëzat e detit të shqetësuara afrohen
drejt brigjeve, por edhe kthehen në suprinën e largët të detit me emrin nënë,
me emrin martizim, me emrin LIRI. Meqë poetit i mungon kjo e fundit, siç i
mungon tërë Kosovës, është plotësisht e natyrshme që në shumë vargje të ketë
shqetësime. Këto shqetësime ta përkujtojnë shkrimtarin Viktor Franklin, i cili
edhe pse është i rrethuar me tela në një kamp fashist në vitet e dyzeta, ai
gjen shpresën që ta tejkalojë mynxyrën. Ajo shpresë është te vetë harmonia në
mes Tokës dhe Qiellit, e kur kjo shtrihet edhe te njerëzit, atëherë vetë Zoti
është në mes tyre dhe u ndhihmon për t’u çliruar. Flori Bruqit nuk i mungon,
shpresa, por nuk i mungon as harmonia. E kur harmonia prek edhe brigjet e Lumit
të Bardhë të vendlindjes së tij, atëherë edhe më shumë shpaloset riti i ritmit
të ujit. Uji e ka ritmin e vet, që është në përputhshmëri me hapërimin e
njerëzve drejt “Zjarrit të Diellit”.
25 janar 1995