Përmbledhja poetike “*Këpucët e mjegullës*” e Fatime Kullit, sjell para lexuesit shqiptar aromën e një poezi të ndjerë deri në palcë, të përjetuar me thellësinë e zemrës, të shkruar me dellin poetik dhe pasionin e madh që poetja ka për artin poetik, elemente këto që kumbojnë fuqishëm në çdo poezi,
ngase, subjektin lirik e “*…mban gjallë dashuria për poezinë” (*Mbeta dhimbje gjembi në kështjellë të trazuar). Kjo referencë poetike, derivohet në poezi dhe krijon modelin e veçantë të komunikimit poetik, që pikënisje dhe qëllim e ka dashurinë.Relacioni mes tekstit e kontekstit është i ndërvarshëm,ngase shenja poetike është intencë, por edhe reminishencë. Relacioni i
subjektit me objektin, në këtë përmbledhje poetike është një relacion delikat, përshkohet fund e krye nga dashuria, kjo temë e madhe e letërsisë,e cila është nyja e poezisë së Kullit. Në fakt, është pasioni i fuqishëm e i jashtëzakonshëm i dashurisë, i cili do t’ i ndihmoj poetes të këndoj për këtë topos tematik sublim, në shumë variante, për burrin, për kujtimet që sjell dashuria, për dhembjet që sjell ajo, për ëmbëlsinë e saj, për seksin,me një fjalë, për shumëdimensionalitetin e dashurisë.

Poezia e Kullit karakterizohet për një frymëzim origjinal e të thellë, i cila rezulton me një modalitet të veçantë të konstruktimit poetik, përmes vargjeve të kondenzuara, apo poezisë në formë të prozës, ku ajo “rrëfen” vetën, brenda një relacioni shumë kompleks tematik, ku qenia dhe qenësia e njeriut përshkohet me tërë karakteristikat e saja komplekse e shumështresore. Në këtë kontest, është pikërisht dashuria, e cila në variantet poetike bëhet “Stuhi e dashurisë”, që është forca shtytëse dhe motivim poetik. Kjo shenjë letrare, poezisë së Kullit i jep gjallëri, një dinamik të veçantë tekstore, një tekstualitet dridhmues, ngase ajo intencë të tekstit ka “*Të ndjej stuhinë e dashurisë*”, këtë simbolikë domethënëse që në fakt prek palcën e kësaj përmbledhje poetike. Në të vërtetë, dashuria në këtë poezi është paradigmë letrare, ku objekti poetik, dashuria, është ndjenja ku ndërlidhen gjitha variantet poetike, qoftë kur këndohet për erotizmin si emocion e afsh, qoftë për metafizikën e dashurisë, perceptimet
për artin e fjalës e jetën, gëzimet e hidhërimet, tema këto që shtrihet në poezi, në formë të plotfuqishme: “*Puthja ime prej shiu/ Tinguj të trishtuarvizaton…/Çati prej burri./Në dheun e butë të shpirtit/ Këpus lule të egra..”.* (Imazh prej burri). Janë dy dimensioni të rëndësishme që determinojnë poezinë e Kullit, dashuria për poezinë dhe erosi, të cilat janë
të ndërlidhura fuqimisht dhe përplotësojnë njëra tjetrën në poezi, funksionalisht. Ato enden nga vargu në varg, nga poezia në poezi, në formë të plotnisë poetike. Dhe është pikërisht kryetema e dashurisë, e cila rrezaton fuqishëm në poezinë e saj, shkreptinë si rrufe dhe shkëndijat e saj shpërndahen kudo në poezi dhe rrezatojnë vargje dridhmuese, ku emocionet e
perceptimet për të bukurën, përjetësohen në forma e variante të ndryshme poetike. Në të vërtetë, janë këto dimensione të fuqishme që i përmendëm, që pikëpjekjen në këtë poezi dhe bashkëjetojnë me instancën tjetër letrare, që janë idetë e mesazhet poetike, gjuha dhe imazhet, të cilat ndërtojnë një simfoni poetike të veçantë, ku ritmet dhe hovet e shpirtit shkrihen bashkë
me figurat e bukura poetike që shpërfaqin shpirtin e ekzaltuar të poetes dhe pasionin për fjalën e bukur artistike, po aq sa dashurinë e gruas për mashkullin, një dashuri kjo që ka karakteristikat e saja. Pikërisht këto karakteristika si rrallë ndonjë poete shqiptare, i përçon me fuqi poetike,Kulli. Këtë tipar poetik, poetja e demonstron me mjeshtëri tek poezia e bukur: “*Të dua, të dua…se jam grua”,* kur përmes vargut të përsëritur, i cili njëherësh është edhe titulli i poezisë, e, me gradacion poetik,
sforcohet ideja e dashurisë së gruas. Në këtë poezi, vërehet edhe një dozë,do ta quaja “konfrontimi” me botën e pushtetshme mashkullore: ”*unë jam si zana e legjendave/ që të dua, të dua, të dua se jam grua!/…Dëgjo Ti, që
përdor pushtetin* e burrit/ *Unë do të të ndjek pas çdo hëne,/ çdo dielli,në çdo cep të botës*”.

Këto aspekte poetike ndërtojnë modusin lirik (Northrop Fraji) të veçorisë së kësaj poezie, e cila vjen para lexuesit shqiptar si një freski pranverore,për të thyer tematikën e “rënd” që shpeshherë është tejet monotone brenda poezisë shqipe. Kësisoj, Kullit di të prodhojë një lexues të kënaqësisë (Roland Barthes) për aq sa poezia e saj nënkupton një lexues të kultivuar.Poetja Kulli di t’i sintetizoj në poezi ndjeshmet, përjetimet, imazhet, për t’i “bluar” ato në sistemin filozofik dhe së këndejmi për t’i brumos me ide
e mesazhe të fuqishme. Së këndejmi, për t’i përjetësuar me vargje të realizuara mjeshtërisht. Dhe në këtë qëllim, ajo për bazë ka gjuhën e kultivuar poetike. Poezia e Kullit është e shkruar me tendosje poetike, por asesi duke dal nga parimet poetike, është e shkruar me emocione dridhmuese,por asnjëherë duke e humbur vetëdijen artistike dhe qëllimin estetik të poezisë. Kësisoj, poetja krijon vargje të kondenzuara, në të cilat idetë shkreptijnë fuqishëm dhe krijojnë mozaikun e bukur të poezisë, ngase ajo do “*Të çliroj ankthin*” (Tingull zjarrpritës…). Dhe ky ankth nënkupton katharsisin, atë shpirtëror e letrar, i cili, shprehjen më të mirë e gjënë përmes vargjeve dhe poezisë: “*Vështroj ditë e vështroj netë/ Varur në qepenat e mbyllura të dritës/ Duke kërkuar buzëqeshjen vetëm një çast/Sirtarëve mashtues që fsheh fatin e jetës sime.*.”. (Kam qeshur tërë ditën para vaijit tim)

Kulli shkruan një model të poezisë, e cila perceptimin për të bukurën e ka esencë, ndërkaq mbi këtë esencë ndërthur shumësi formash poetike, përmes një shumësi figurash e stilesh, në vargje që këndojnë jetën si kontrast dhe kontrastin si formë të manifestimit poetik, ku dashuria përplaset me gjitha opozicionet e saj, si urrejtjen, mallin, dhembjen, humbjen, etj, sikurse në
vargjet në vijim:” *Edhe seksi ka filluar të çmendet/ Nga xhelozia e ethëzimit stinor../ Të gjithë janë pronësuar / Shpirt vdekur/ujqër të tërbuar shqyejnë pangopësisht*…” (me vezoret e insekteve). Apo në variante të tjera poetike, dashuria bën jetë prej kontrastesh të fuqishme ku puqen ndjenjat: “*zhvesh këmishën e shpirtit e nënshkruan:/ TË DUA DHE TË URREJ! Dashuritë e mëdha lindin e shkrihen në legjenda” (Silueta e zhubravitur).*

Poezia e Kullit, e ndërtuar rreth dashurisë, përcjell tek lexuesi mesazhe të fuqishme, të cilat shpeshherë thyejnë klishet letrare. Ajo demonstron me guxim dashurinë e gruas, e cila, është e plotfuqishme në relacionet me burrin, e stigmatizon varësinë dhe pushtetin e mashkullit ndaj gruas, me një stil elegantë poetik. Këtë, si shembull e hasim tek poezia “*Më lër të të
zbuloj*…” “, *ku poetja këndon: “**Për dashurinë time/ Tërbohem vetë…/S’e dua tërbimin tënd në qenien time*”. Ky “konfrontim” poetik, esencialisht ndërfut idetë e shkrimtares për relacionet mashkull-femër. Poetja shkruan me
virtuozitet dhe kurdoherë vargjet e saj dridhmuese të tronditin me fuqinë e mendimeve dhe bukurinë e të shprehurit: “*Ëndrra është luftë zjarresh…/Unë freskohem/ nën ujërat e zjarrit*”. (Nën ujërat e zjarrit).

Poezia e Kullit ngërthen në vete një impuls të thellë njerëzor, ku emocioni shkrihet në harmoni më të bukurën, me artin, me të përjetshmen, me ritmet e këngës poetike, me dashurinë si ndjenjë e ndjesi, emocione këto të cilat e përshkojnë poezinë fuqishëm dhe e bëjnë atë të ëmbël: “*Shkëmbi u lëkund/Nën gjuhë të pasionit…/ Shtrëngata u fsheh/ Nga frikë e saj*”. (Nën gjuhë të pasionit…). Poezia e Kullit shquhet për një tekstuliatet drithmues,ngase vërehet në çdo varg, pulsi i fuqishëm i inspirimit të thellë, ai atij inspirimi autentik që shpërthen fuqishëm; ndjesia e thellë dhe përjetësia e fjalëve me vargje të goditura artistikisht. Shenjat poetike e simbolet në poezinë e Kullit janë dridhmuese, ngase fjala poetike është e përjetuar me
dramaticitet të fuqishëm dhe ajo rënkon fuqishëm: “*Fjala rënkon nën mure muzgjesh*” (Korniza). Këto poezi kanë një ëmbëlsi të dyfishtë, janë një art i bukur, i këndshëm dhe një art i ndjerë thellësisht, ku dashuria, duke qenë kryetema, jep para lexuesit botën e pasur të një poete të formuar që di të shkruaj bukur. Prandaj tek poezia “*Me qumështin e syrit*” , insiston ta
zhvesh ëndrrën, reminishencën, prandaj evokon: “*Mos e lër ëndrrën të të ikë/ Pa i zhveshur edhe lëkurën e fundit. Dhe kjo mbi të gjitha për faktin se “Hija e ëndrrës sime/ lëviz në telat e veglës/ së lashtë
muzikore*”.(Shtegtare e simfonisë…)

Një veçanti e poezisë së Kullit, gjithsesi funksional e origjinal, mbetet sistemi figurativ i pasur dhe me gjetje adekuate, pastaj leksiku dhe shenjat poetike, që shënjojnë idetë fuqishëm poetikisht. Kësisoj, poezia e Kullit,duke ngërthyer në vete trajta shumëdimensionale të këndimit poetike,shpërfaq trajtat e një poetik elitare që duhet tumirur si tejet e rëndësishme në poezinë shqipe.
Janë të realizuara në një nivel të lartë artistik, poezitë: “Të dua, të dua…se jam grua”, “Dritë mbi errësirë…”, “Mërmërinë nën puhizë të dashurisë…” , “Nuk munde të deshifrosh shenjtërinë time”, “ E përgjumur si kufomë në shtratin tënd…”, të cilat poezi shquhen për vlera antologjike.
Për fund, s’mbetet të themi asgjë më shumë, se sa të lëmë më së miri të flas vet arti i poezisë së Kullit dhe t’i përmbyllim këto përsiatje për poezinë e saj me këto vargje kuptimplota: “*I lutem dhimbjes së rrezikshme/ T’më varrosë në kopsht të hijshëm/ Me fjalë të ëmbla dashurie/ Që t’i lidh në varr mizorisht*…” (Petalet shkundin hidhërimin….).