2012-02-23

Naxhije Doçit “Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë


Nga: Mevlyde Mezini Saraçi

Vështrim “Çasja e hulumtimit të krimeve të luftës ndaj gruas shqiptare nga okupatori shtetëror serb dhe dëshmitë me fakte

Me rastin e promovimit të librit me titull “Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë” të autores Naxhije Doçi
Edhe një dekadë pas luftës në Kosovë ende po kullojnë plagët, të cilat është shumë vështirë të shërohen pa ndëshkimin e kriminelëve serb, të cilët me bekimin e aparatit shtetëror serb ushtruan krime dhe perdhunime në mënyrë sistematike deri në përfundimin e luftës. Krimet dhe përdhunimet që u përdorën si mjet lufte, për realizimin e synimeve të shtetit okupator serb, janë ç’njerëzore, kanibale, të ulëta, të tmerrshme dhe të dënueshme.
Gruaja si shtyllë e familjes dekada me rradhë u përballë me të gjitha peripetitë e kohës; si nga mungesa e lirisë së lëvizjes, mungesa e kushteve elementare për jetë, shkelja sistematike e të drejtave të njeriut, me theks të vecantë të fëmijëve, dhuna mbi anëtarët e familjes, helmimet e nxënësve, mungesa e hapësirave shkollore, mungesa e kujdesit shëndetësorë, largimi nga puna, rrahjet maltretimet, marrjet në biseda informative, arrestimet, burgosjet dhe dënimet nga më të ndryshmet.
Por krimet e rënda që i bëri shteti serb përmes policisë, ushtrisë, paramilitarëve janë të paimagjinueshme. Vrasja e djemve dhe burrave në mënyrë masive duke i zhdukur edhe pa gjurmë, përdhunimi i vajzave dhe grave në prani të fëmijëve dhe të familjarëve, është më shum se një gjenocid mbi popullatën shqiptare.
Zonja Naxhije Doçi, autorja e këtij libri, një intelektuale, profesoreshë dhe veprimtare e dalluar e çështjes kombëtare, e cila që në fëmijërinë e hershme u përball me dhunën policore dhe burgosjet që i bëheshin atë kohë babait të saj, intelektualit, atdhetarit të shquar, shkrimtarit dhe profesorit, Destan Bajraktari, e më vonë së motrës, veprimtares së shquar Znj.Sanije Alijaj, e më pastaj marrja në pyetje dhe biseda informative e vet autores së këtij libri, ishin arësye të forta që jo vetëm të rradhitet në ballë të aktiviteteve e veprimtarive të shumta politike dhe humanitare, por edhe në mbledhjen e dëshmive faktografike në vendin e ngjarjes, duke vizituar familjet e dëmtuara për të ndarë dhembjen me ta, por edhe për të ndriçuar dhe pasqyruar të vërtetën mbi krimet e bëra nga serbët.
Titulli i librit tregon se në brendi përshkruhen ngjarje të tmerrshme, që përjetoi gruaja shqiptare. Këto përshkruhen me një përkushtim duke ruajtur gjithmonë rrëfimin origjinal, por të pasqyruara qartë, me fjali të ndërtuara mirë, me një gjuhë të pastër dhe të kuptueshme, që herë herë të ngjan se bashkëbiseduesit i ke përballë.
Këto rrëfime janë rrënqethëse, të artikuluara dhe thërrasin ndërgjegjen e drejtësisë që të ndëshkohen sa më parë fajtorët.
Vet ballina flet për rrëfimet që gjenden në brendinë e këtij libri, ndërkaq që në kopertinën e pasme është një dokument i shkruar, një faksimil i Nënës Pashke , nga Korenica, e cila dha dëshmi sa ishte gjallë për marrjen peng të djemve të saj, por edhe për krimet mbi popullatën në regjionin e Rekës së Keqe.
Dëshmia dhe faksimili mbetën si dokument, ndërsa Nëna Pashke u flijua, në shenjë proteste për vonesat e zbardhjes së fatit të djemve dhe burrave të zhdukur, por edhe për vonesat në identifikimin e kriminelëve dhe daljen e tyre para drejtësisë për të marrë dënimin e merituar.
Personazhet e këtij libri dhe jo vetëm të këtij, por edhe të librit të parë të Naxhije Docit, me këtë tematikë, janë personazhe që paraqesin dëshmi të cilat i kanë parë dhe përjetuar vet, e që janë marrë nga vendet e ndryshme të Kosovës.
Këto janë disa nga mijëra raste, por që kanë mesazhin se dhuna
ka qenë e tmerrshme dhe sistematike.
Duke shpresuar se më në fund, drejtësia do ta thotë fjalën e vet mbi bazën e këtyre dëshmive dhe të tjera, është koha që edhe institucionet e vendit të kenë parasysh që raste të tilla të mbrohen me ligj dhe të kenë status të
veçantë, sepse vetë përjetimi i këtyre krimeve të rënda ua ka bërë më të vështirë jetën individëve dhe familjeve të tyre.
Uroj që ky libër të lexohet, të studiohet, të analizohet dhe të dërgohet në vendin e duhur ku këto dëshmi do të shfrytëzohen për dënimin e personave që kanë kryer krime të të gjitha llojeve.
Autoren e përgëzoj për këtë botim, për durimin e madh dhe përkushtimin që ka pasur për të dëgjuar rrëfimet e dhembshme dhe për kohën që u ka ndenjur pranë viktimave të terrorit dhe krimit serb.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...