Mehmet Kajtazi
Romani “Ndërgjegjia” është një pasqyrim real i lidhshmërisë
së prozës artistike me shkencën e mjekësisë. Derisa në prozë artistike
shpaloset biografia e vetë autorit, në pjesën e librit shkencor dhe informativ
shprehet respekti i tij ndaj tërë asaj që është njerëzore dhe hapërim për ti
shëruar njerzëit. Autori në këtë vepër është në cilësinë e gazetarit në
sistemin komunsit, kohë kjo kur për një të vërtetë jetike të shkonte edhe koka.
Pavarësisht nga kjo mynxyrë, gazetari më shumë e do të vërtetën se edhe vetë
jetën, andaj shpesh atij i vihen prangat. Në shërbim të atyre që i kishin
prangat dhe çelësat e burgjeve ishin edhe disa gazetarë servilë, të cilët të
vërtetën e mbulonin me gënjeshtra dhe vinin xëc para syve të lexuesve. Autori I
“Ndërgjegjes” ua di emrat atyre, ua njeh edhe biografitë, por nuk bie në ujëra
të tyre të turbullta, nuk është hakmarrës. Mjafton që ata, shkruan autori, do
të jenë njerëz që i bren ndërgjegjia, ndërsa po patën punë me shëndetin, do ti
shërojë, edhe gangrenën do t’ua heq, thotë autori. Fati I gazetarëve të
sistemit titist ishte përherë tragjik: kur u vinte vdekja nuk meritonin tjetër,
pos t’u vihet mbi varr një kurorë e bërë jo nga lulet, por nga artikujt
gazetaresk që i kanë shkruaar. Gazetarët e tillë e kanë penguar vazhdimisht
Flori Bruqin, por ky kishte një besim të patundur, në rradhë të parë, vetveten
andaj trokiste edhe në redaksitë e shteteve të largëta, deri në “Le Monde” të
Parisit dhe shkruante në këtë gazetë për njerëzit që ishin në burgjë, e ishin
të pafajshëm. Këtë mund ta bënte vetëm gazetari militant. Duke lexuar
“Ndërgjegjen” e tij, her-herë, ke përshtypejn se po e sheh Markesin që ka hyrë
në zonat që i ka prekur murtaja, por forca dhe vullneti për të shkruar bënë që
me përbuzje të shikojë murtajën dhe të shpëtojë nga vdekja.
Prishtinë, 28 prill
1995