Opinion
NGA: FAIK KRASNIQI
”Një bari gjuante me HOBE në tufën e deleve që kullotnin . Patjetër guri do të binte diku . Pasi e godiste ndonjë dele , shkonte, e përkëdhelte dhe i kërkonte falje, se nuk e kishte pasur qëllimin që ta godiste atë . Edhe politika jonë si ajo puna e hobes së bariut . Dikund do t ‘ ia qëllon .Paj . . .LE TË DALË KU TË DALË. Le të bjerë guri ku të dojë .”
Për zhvillimet e fundit politike nga TV ”KLAN KOSOVA” një i moshuar pyetet për fusnotën. Sikurse shihet edhe në atë video, ai nuk e kishte fare idenë se çfarë i bie fusnota, e ai përgjigjet: mirë o puna, mirë o”!!! Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të diskutimeve në lidhje me fusnotën nëse ajo duhet të pranohet nga Kosova apo jo? Por, në të vërtetë sa veta e kuptojnë se çfarë është në të vërtetë kjo fusnotë të cilën e dëgjojmë tërë ditën. Çfarë është fusnota? Fusnota është fjalë me prejardhje gjermane e cila e shënon një shënim, me vërejtje në fund të faqes me tekst. Fusnota bën sqarimin shtesë apo udhëzon në sqarime shtesë për pjesën e tekstit e cila është e prezentuar. Në gjuhën shqipe është emër i përgjithshëm i gjinisë femërore. Burimi është nga dy fjalë gjermane të renditura: Fuss + Note.
Siç bëhet e ditur tashmë nga të gjithë mediat dhe e pranuar haptazi edhe nga kryeministri Thaçi, Kosova është pajtuar me formulën rreth përfaqësimit të saj në forumet rajonale. Kjo formulë do të bëhet me fusnotën, ku në radhë të parë figuron deklarata e pavarësisë. Pas saj do të jetë mendimi i GJND-së dhe në fund do të jetë rezoluta 1244. Por, kjo radhitje e pikave në fusnotë, në marrëveshjen që do të nënshkruhet me Serbinë, e ndërmjetësuar nga BE dhe SHBA-ja, do të jetë vetëm në kopjen për Prishtinën. Ajo për Beogradin, do ta ketë si pikë të parë rezolutën 1244, pastaj mendimin e GJND-së dhe në fund deklaratën e pavarësisë së Kosovës.Por, si e kupton populli i thjeshtë fusnotë e shumë dëgjuar ditëve të fundit. Por sido qoftë me këtë fusnotë… Kosova del humbëse kurse Serbia e realizon Planin e saj për të hyrë në BE, dhe Kosova me këtë FUSNOTË po mbetet as shtet e as republikë…. Siç duket Qeveria e Kosovës nuk po e di se çfarë është duke bërë, sepse të gjithë këta njerëz janë të ”Pavetëdijshëm”. Serbia deri më tash nuk lëshoi pe për asgjë në këto 13 vitet e fundit në dëm të saj, kurse Qeveria e Kosovës me në krye Hashim Thaçin për ditë e më shumë po punon në të mirë të serbëve dhe Serbisë. Për çështjet madhore duhet të bëhen referendume dhe të pyetet populli. Por populli nuk u pyet kurrë, nuk u pyet për flamur, hymn e as kushtetutë. Nuk u pyet as per decentralizim. Këto gjëra, në shtetet demokratike bëhen me referendume. Ku është referendumi në Kosovë? A thua ekziston ky term në kokat e politikanëve tanë?

Kosova ka nevojë për një ”Pranverë Arabe”!
Turp e për faqe të zezë :Ushtari i NATO-së me lopatë në dorë të zhbllokojë rrugët, kurse kriminelët serbë (të njohur e provuar botërisht si të tillë) me kallashnikov në dorë, u bëjnë presion. Janë plagosur kështu me dhjetëra ushtarë të Nato-së.Të tillë ushtarë më ngjasojnë me punëtorët e pastrim gjelbërimit të qytetit. Kjo tregon se Evropa e sotme nuk është më e mirë nga ajo që ka qenë. Po ajo politikë, strategji e fytyrë. Amerika dhe Evropa kanë mjaft hallet e veta. Ata, tashmë janë të interesuar të mbyllet ky problem. Por me këto veprime të njëanshme kundër shtetit të Kosovës miqtë ndërkombëtarë ”as nuk po na i fusin, dhe as nuk po na i nxjerrin”! Por ne duhet të jemi më vigjilent dhe mos të pranojmë çdo kompromis që na i përgatisin dhe na i servirin të tjerët, sepse ”Një fjalë e urtë popullore thotë: Kush bëhet dele, e ha ujku” ! Siç po shihet populli ka rënë në gjumë të thellë dhe nuk është duke parë se çfarë dëmi janë duke iu sjellë njerëzit të cilëve ju kanë besuar votën e tyre! Nëse populli i Kosovës nuk zgjohet nga gjumi i thellë, shumë shpejt do të jemi Krahinë apo komunë e Serbisë. Është koha që populli i Kosovës të ngrihet në këmbë kundër qeveritarëve të vetë dhe t’u thotë STOP kompromiseve në dëm të popullit dhe shtetit të Kosovës. Nga këto kompromise të dhimbshme që po bëhen prapa ”perdeve” kundër popullit dhe shtetit të Kosovës, tani është koha e duhur që të çohet në këmbë e gjithë Kosova, dhe të bërtasë kaq fort, sa t`i dridhen këmbët Thaçit, e taborrit të tij, që e ndjekin nga pas, sepse nesër këto gabime do të na kushtojnë shumë shtrenjtë. Po nuk e ngriti zërin deri në kupë të qiellit vetë populli i Kosovës, kush do të mendojë më shumë për të. Kosova tash e më shumë se kurrë ka nevojë për një ”Pranverë Arabe”!!!
(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Lëvizjes”ALEANCA KUQ E ZI”)