Libri më i ri publicistik i shkrimtarit, tashmë të
mirënjohur, Flori Bruqit, na vjen si një sihariç i mirë letrar. Libri me titull
shumë sinjifikativ “Nëse kam ditur të guxoj”, përmbanë një lëndë të pasur në
shumë aspekte letrare. Meqë kapitulli i parë përmbanë një cikël poezish të autorit, kapitulli i
dytë hap një faqe interesante me shkrimet kritike nga autorë të ndryshëhm e të
mirënjohur shqiptarë, pra vlerësime kritike e vështrime për disa nga veprat
letrare të Bruqit, por të publikuara më parë në shtypin shqiptar të kohës.
Autori Bruqi i ka sistemuar këto shkrime, që përbëjnë një sërë vlerësimesh të
çmueshme letrare për krijimtarinë e tij letrare,poetike e publicistike por edhe
për ato botime të fushës profesionale të Flori Bruqit, nga emra tashmë të
ndjerë, por mjaft të shquar, si Mehmet Kajtazi, Rifat Kukaj, Zejnullah Halili,
Iljaz Prokshi e ndonjë tjetër. Por, edhe nga emra po aq të mirënjour të
letërsisë sonë, të gjallë, janë përmbledhur këtu mjaft vështrime që cilësojnë e
vlerësojnë veprën e Flori Bruqit, sikur janë: Fatmir Terziu, Bedri Halimi,
Lumturie Haxhiaj, Shyqri Galica, Namik Shehu, Izet Çuli, Zeg Pergega, Kristaq
Shabani, Naim Kelmendi, Rajmonda Maleçka, Eshref Ymeri, Rushit Ramabaja,
Abdullah Konushevci, Rrustem Geci, Nehat S.Hoxha, Ajshe Qorraj, Arlinda Meksi,
Shpend Ruci, Arian Blushi, Nikollë Frangaj, Faik Xhani e ndonjë tjetër. Do
theksuar se në të gjitha kritikat dhe vështrimet kritike mbi veprat letrare të
Bruqit, qofshin ato vështrime të mëdha apo të vogla, ndonjëherë si njoftime mbi
librat e publikuar nëpër kohë të Bruqit, qoftë si vështrime më të gjata,
cilësohet e vlerësohet krijimtari letrare e Flori Bruqit, dhënë lëtërsisë sonë
më të re, duke bërë kështu emër në letërsinë moderne.
Ja si do të shprehej atëbotë shkrimtari i mirënjohur yni,
Mehmet Kajtazi, në një vështrim të tijin për poezinë e Floriut: “Temat që
ngërthehen në këto vargje nuk burojnë nga inspirimet që i marrin disa poetë nga
librat që i lexojnë, por Flori Bruqi inspirimet i merr nga jeta. Ato nuk mbesin
vetëm inspirime, por dalin nga kornizat e një gjirme të thellë dhe si valëzat e
detit të shqetësuara afrohen drejt brigjeve, por edhe kthehen në suprinën e
largët të detit me emrin nënë, me emrin martizim, me emrin LIRI”.Apo në një
rast tjetër njëri nga shkrimtarët tanë të shquar Zejnullah Hallili: “Flori
Bruqi po hyn nëpër një shteg të ndritshëm në poezinë shqipe. Figura e tij në
fillim të kësaj poeme na sjell shqetësime të shumta që lidhen me Tokën, me
Nënën, me Gjakun, me Vallen e Shkrepave, me Baladën e Yjve, me Lotin që ka
Ogur, me Zërin me Frushullimën e Krahëve, me Akuarelin e Diellit, me Lumin e
Bardhë. Secili varg vendoset në patosin e Kësaj Luleje. Secila poezi ka
gjethin e Vet, Dritën, shqetësimin dhe
besimin, andejza, matanë errësirës pra ai këto frymëzime i zë nga jeta, sepse e
nxit Bardhësia e katër vargjeve, figura e saj, shpirti shqetësues, Fjala”.
Në kapitullin e tretë mbarështrohet një lëndë po aq e pasur
dhe e thekur letrare e autorit mbi veprat dhe mbi jetën e shumë autorëve
botërorë e shqiptarë,sipas këndvështrimit dhe shijes dhe dioptrisë krijuese të
studiuesit Bruqi. Flori Bruqi këtu spikat me vështrimet e tij të thukta dhe
përmbajtësore, me një metodologji klasike të vështrimit: ai shkruan mbi veprën
e autorit, jep mjaft shënime biografike dhe shtjellon motivet e veprës së tyre,
por edhe klasifikon ndonjë nga poezitë apo prozën apo shkrimin e akëcilit që
merr në theks të vështrimit.
Në të gjitha këto vështrime kritike vërehët përkushtimi dhe
niveli studimor i autorit me një bagazh të mirë studimor mbi veprat dhe
autorët. Poashtu autori, në secilin vështrim jep edhe të dhëna të shumta mbi
veprat e autorëve, që përmbëjnë opusin krijues të tyre, si informacion të plotë
për lexuesin. Janë një sërë artikujsh kritik e publicistik edhe për figurat e
jetës sonë letrae por edhe politike e publicistike sikur artikulli për
Dr.Ibrahim Rugovën, ku Bruqi qëmton me këndvështrimet e tija, duke na sjellë
përshkrime dhe vlerësime për figurën madhore e komplekse të presidentit
historik Ibrahim Rugova, por edhe për veprën e tij letrare dhe kritike që është
mjaft e bujshme. Gjithashtu me interes janë edhe mjaft shkrime të kësaj natyre,
siç janë p.sh shkrimet për Nënë Terezën-nderin e kombit shqiptar, pastaj
vështrimet kritike për figurat letrare si për Eqrem Çabejn, Ernest Koliqin,
Martin Camajn, Azem Shkrelin, Ismail Kadarenë, Prend Buzhala, Naim Kelmendi,
Bardh Frangu,dhe poetë të gjeneratës më të re të postmodernes, sikur Irena
Gjoni, Lediana Kapaj, Alma Papamihali,Thani Naqo, Jorgo Sofokli Telo, Valdete Berisha e ndonjë tjetër.
Ato që përbëjnë gamën e gjerë të vështrimeve dhe temave
sintetizuese, por edhe tematike, janë disa nga shkrimet që zënë vend në këtë
vepër, si “Shkrimtari idealist shqiptar gjatë shekullit XX”, “Kritita tani
ngjanë në një digë të shpartalluar, që i varen lllamarinat nga erërat e
fitimit”,”Spastrimi etnik në Kosovë”,”Shqiptarët në shtypin arab”, ”Historik i
shkurtër i gjuhës shqipe” etj.Me një fjalë, vepra letrare e Flori Bruqit: “Nëse
kam ditur të guxoj” përmbën një aureolë pikëvështrimesh të qëmtuara lëtrare mbi
veprat e shumë autorëve të shquar vendas e ndërkombëtar, por edhe ato mbi
veprën autoriale të këtij shkrimtari tashmë të njohur në letrat tona.me
kontributin e shumë veprave cilësore letrare, poetike e publicistike që zënë
vend të merituar në “Panteonin” e letërsisë shqiptare.