Remzi Salihu me histori të dhimbshme familjare nga masakra serbe në Prapashticë!
Remzi Salihu i vrarë ne cilësinë e drejtorit të arsimit për Prishtinë ishte djali i Selim Salihut(Selim Govori) legjendë e moshës pesë javëshe nga masakra serbe në Prapashticë
Si zakonisht ishte një ditë e rendomë,por e zymtë disi, sikur instktivisht do të ndodhe diçka e pa pritur ! Sikur këtë proces, e ngacmonte një puhizë e një ere, qe vinte e shkonte fshehurazi nga veriu nëpër një park, qe i binte pran shtëpisë ku banoja. Papritmas nga larg qe isha ne ballkon , u dëgjua telefoni qe cingëroi ? Ishte një shok nga Holanda, që shpesh me thërret për hallet tona, të përditshme, por edhe për në fushën e kulturës ,bisedonim. si teme ma e veçantë ishte tema e toponimeve shqiptare qe ne baze te studimeve dhe gjurmimeve na dalshin shumë toponime në Ballkan dhe në Evropë ne prejardhje nga gjuha shqipe!. Por kësaj here sikur ishte pak me zë , ndryshe i shqetësuar . Isha mësuar me te, qe ishte i qetë gjithnjë, por kësaj here tingëllojë zëri i tij ma thekshëm, duke u shprehur se në "shqiptarët nuk do të mbushemi mend kurrë"!?... U stepa me këto fjale të tij ! Perse i thash ? Ashtu qe edhe unë isha pikë mbështetëse e revoltës se Ismet Gashit nga Holnada shpeshherë gjate bisedave?... Jo, jo i thash vetes , nuk ke të besh me këtë revoltë të tijen . Mendja shkoj shpejt se çka donë të thotë? Po i këtij mendimi isha tamam edhe unë nëse mendon të gjendja aktuale politike ekonomike etj, tek shqiptarët! Me një shqetësim i thash se nuk është për tu hamendur, se kështu jemi të tillë , andaj mos u befaso or mik!. Në vazhdim ashtu edhe doli, e qëllova zemërimin e tij.
- Ai vazhdoj rrëfimin, se në Prishtinë në zyrën e ministrisë se arsimit, u vra një drejtor i ministrisë së arsimit! I brengosur vazhdoj rrëfimin duke me shpjeguar se tani e lexova informatën para pak çastesh... Me preferoj qe ta hap kompjuterin ,të informohem për rastin ... Aty, ku me preferoj të futem ashtu veprova, pashë , kryeartikullin në shumë gazeta më shkronja te mëdha shkruante ,rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm, në zyrën e tij në ndërtesën e re të Komunës së Prishtinës, u vra drejtori i Drejtorisë për Arsim, Remzi Salihu i Komunës së Prishtinës .Mësohet se dorasi i kësaj vepre është arsimtari i Biologjisë, Gani Sahiti, nga fshati Graxhenik, komuna e Kamenicës, i cili ka pretenduar të jetë drejtor i shkollës në fshatin Dabishevc.
Mos zgjedhja e tij në këtë post, thuhet se e shtyri deri tek akti , kjo ishte informata !?... Me iku mendja me vite e vite ,prapa në mentalitetin tonë , në skamjen , në përçarjen , në papunësinë , ne korrupsionin , në pa drejtësinë , po ku nuk iku ai stërmullar mllefi. Përse në shqiptarët jemi aq të (pa ndreqshëm, aq te pamëshirshëm ndaj njeri tjetrit, aq të pa përmirësueshëm ndaj "vlerave të kombit tonë"!?...
Mu kujtua rasti ne vizitën e burgut në Nish qe kisha babën dhe nënën Sofijen dhe me than këto dy libra i ke nga Remziu për lexim!
Një lajme i pa pranueshëm, por realitet. Ishte i vrari djali i nipit tonë Selim Salihut , me kaploj një rrëqethje e trupit me rastin e rikujtimit për sprovat qe i përjetoj kjo familje. Mu kujtuan në këto çaste raportet qe kishte baba im Feti Dibrani me nipin Selimin. Mu kujtua rasti ne vizitën e burgut në Nish qe kisha babën dhe nënën Sofijen dhe me thanë, "këto dy libra i ke nga Remziu për lexim", dhe të fala ke nga ai shumë. Ringjalla kujtesën kur dola nga ai burg famëkeq ,Selimi me djem erdhën në vizitë, në mesin e tyre ishte edhe Remziu, erdhi në vizitë si burrat, qe ishte zakon të shqiptarët qe nuk u trembshin nga shërbëtorët spiun të pushtetit. Ishte një kohe e vështirë, në ato kohë pas diferencimit qe u bënte nga organet serbe me bashkëpunëtorët shqiptar, por ata nuk u tremben fare , nderuan shtëpinë tonë, vizituan familjen time edhe sa isha ne burg . Mu kujtuan fjalët qe i dhanë kurojë dhe forcë babës me fjalët( dajo mos u mërzit se djali paska shpëtuar). Burgu është për burra, e pikërisht edhe ne qe ishim jashtë pothuajse në burgje ishim dhe jemi nga shkau, pa kur farë të drejte!. Xha Selimi vazhdoi biseden ndër të tjera para burrave në dhomën e pritjes, qe vinin e shkonin me qindra e mijëra njerëz qe na vizitonin në shenjë nderimi,ne ish të burgosurve politik, qe na përfshiu ajo kohë pas ngjarjeve të demonstratave të 1981-shit. Ai vazhdoj ma tutje , se për çështjen kombëtare është krenari për çdo familje tonen, me pas nga një mashkull në burg, prandaj edhe për ju është një krenari qe ja keni dhënë popullit një mashkull ne shërbim për çlirimin e Kosovës. Daja Feti dhe ju dajtë tjerë, e dini fatin tim dhe vuajtjet e mia ...Selimi ishte një burrë elegant i moshuar dhe i matur, vazhdoi bisedën e rikujtimeve , me babën tim , ne mbetem duke i dëgjuar rrëfimin e tij , deri sa erdhi një grup tjetër vizitorësh dhe na e prishi përcjelljen e tij në bisedë. Edhe djemtë e tij u inkuadruan në bisedë, po ashtu me fjalë të ngrohta, u çmallëm pas disa vitesh qe nuk ishim parë .Ne mesin e tyre ishte edhe i ndjeri Remziu, qe me shtrëngoj dhe me përqafoj shumë dhe tha se, ke qëndruar si burrat dajë, të lumtë akoma ishte një ankth, nga pushteti serb nuk kishin edhe aq te lire të shpreheshin se në mesin e vizitoreve nuk u besonte qe nuk kishte edhe ndonjë i dërguar nga UDBA -serbe me përcjell , se kush po hynë e kush po del nga vizitorët .Disa qe ishin në pozita per shkak sigurie na vizitonin natën kur nuk kishte frekuencë qarkullimi!. Remziu u shpreh të falënderoj për besnikërinë dhe fjalën e dhënë për burrërinë tuaj e kë tregua ... dhe me këto fjalë ma rikthej memorien prapa, ta kujtoj , se para se të burgosem e kisha furnizuar me disa ekzemplare të gazetës ilegale "Zërit i Kosovës " qe u botonte në perëndim dhe ishte pothuajse e vetmja qe e pasqyronte gjendjen e Kosovës shumë reale. Remziu ishte profesor në shkollën teknike, por atëherë me rrapëlloj, se për çka më tha se ke qëndruar si burrat dhe prapë u përqendruam të dy në bisedën e burrave duke rikujtuar ato kohë të lëvizjes studentore dhe popullore për Republikën e Kosovës...
Prapashtica u uzurpua dhe u kolonizua me banorë sllav të Malit të zi!
Ishte një dimër i ftohtë dhe i jashtëzakonshëm . Në ato anë, gjithnjë kanë qenë dimra të ashpër, po edhe ai dimër ishte po i ngjashëm , bile edhe ma i theksor nga një acar hidhnak qe thante nga fërxëlleza , fishkëllyese qe i mbushte te gjitha zbrastësitë e gropave ,lugjeve por edhe pullazet e shtëpive të mbuluara me kashtë ose rrasa guri i rendonte. Forcat çetnike me qëllim kinse të çarmatimit të popullsisë shqiptare dhe likuidimit të kryengritjes shqiptare e sidomos ndaj reaksioneve antiserbe qe ishin në fshatrat e "Gollakut në Dabishevc dhe Prapashicë" dy fshatra qe ishin si vende strategjike për Kosovën!.
Kështu që në gjysmën e dytë të vitit 1920, u bë mobilizimi i tërësishëm i ushtrisë serbe ,nën petkun e aleancës se mbretërisë Serbo – Kroato – Sllovene, kishte ardhur në përfundim qe ta zhvillonin një ofensivë mbi popullatën shqiptare në viset, ma problematike siç i quante shtypi dhe propaganda serbe fshatrat e lartpërmendura për rreth kufirit të tanishëm të Serbisë me Kosovën. Kjo do të thoshte ,shkatërrim i logjistikës së kryengritësve, edhe shkatërrim i kryengritjes fshatare qe synim kishin ,mos të lëshojnë këmbë sllave të futet në territorin e Kosovës. Kjo strategji çetnike ndihmonte në hapjen e rrugës dhe krijimin e kushteve për kolonizim më serb dhe malazez ato zona të Kosovës. Ekspedita ndëshkuese serbe përbëhej nga një batalion i Armatës së III, qe komandohej nga koloneli Radovan Radoviq, njësitë e xhandarmërisë, të komanduara nga Bozhidar Paunoviq i njohur në popull e kësaj ane si Bozhidar Ballovci dhe nga grupet paramilitare të Kostë Peqancit, si dhe nga civilë të tjerë paramilitar. Kolonët e ardhshëm nga Mali i Zi ,qe terrorin e vet e përqendruan me ofensive shfarosëse në Prapashticë dhe uzurpimin me banorë sllav të Malit të zi ,e kolonizuan fshatin .Pleqtë as fëmijët, as shtëpitë dhe pasuria tjetër nuk u kursyer nga zjarri, vrasjet dhe terrori i papare shfarosës . Në Prapashticë janë plaçkitur dhe djegur të gjitha shtëpitë dhe është zhdukur popullsia prej 1020 njerëzish me çka pas disa ditësh e shpallen fshatin të pa banor. Kolononizuesit malazez u vendosen me çka deri ne luftën e dytë botërore, mbeten aty deri sa u pretendonte qe të bashkohet Shqiperia dhe aty u përqendruan ushtria shqiptare nëpër zonat kufitare.
Histori e dhimbshme e familjes Salihu nga masakra e Serbisë në fshatin Prapashticë të vitin 1921!
Remzi Salihu është një djalë i një familjeve të përsekutuerish nga çetnikët e Serbisë në vitin 1921. I ndjeri Selimi , i ati i Remziut ishte e vetmja foshnje qe i shpëtoj asaj masakre dhe terrorit serb të asaj kohe. Në këtë vit hidhërimi i atij dimri të ashpër, të vështirë dhe të përgjakur në fshatin Prapashticë të Gollakut u lind Selim Salihu, në fund të vitit 1920 . Posa u përforcua si i lindur pa i mbushur gjashtë javë me një zhdërvjelltësie të një foshnje mbeti pa të dy prindërit, ( e hënë 11 janar 1921) . Akoma pa e shijua qe ta thotë fjalën nënë, atij ju ndalua belbëzimi foshnjor , atij ju ndërpre qumështi i nënës, ju ndërpre të shikuarit e nënës dhe dashuria e nënës qe kishte për Selimin e vogël. Të atin e Selimit, Avdiun, së bashku me burrat e tjerë e pushkatuan të përroi i Sukës . Të njëjtën ditë të nëmur, në muzgun e parë të mbrëmjes ia vranë edhe nënën e cila me shpirt u përpoq ta shpëtonte krijesën e saj të vogël, të pafajshme dhe të pavetëdijshme se çka po ndodhë rreth e përqark. Kështu, Selimi gjashtë javësh, mbeti në mes të fshatit, i rrethuar me kufomat e të afërmeve të vet, dëbora e asaj nate nuk kishte të ndalur zhbironte të ftohtit, nuk kursente qe të sjell edhe një vdekje të re të një foshnje qe mbet në djepin e mbështjellur mirë nga duart e nënës Halime. E ndjera ishte bërë gati për rrugë me të dëgjuar pushkët të ikte, por mbeten të gjithë në fund të oborrit, të shtrire nga breshëria e plumbave , duke belbëzuar me fjalët e fundit, biri im kaq e paske pas jetën te gjatë të jetojmë së bashku!?... Aty kur e goditi ai breshër plumbash Halimen me fëmijë në dorë ,çetniket menduan se edhe ai ishte prerë nga plumbat e tyre . Në errësirën e asaj nate kufomat deri sa dhanë shpirt dukeshin duke u përplasur sa në tokë sa në degën e një peme qe ishte thyer nga flaka qe përpiu shtëpinë dhe rrënoja pak minuta ma herët! Edhe bagëtia mbetën brenda me ca anëtarë të familjes qe ju mbyllen derën, barbarët serb dhe i përfshiu flaka e zjarrit . Flaka shkonte lart nga era, flaket e zjarrit sa ma shume qe u zgjeronin u bënte një luftë se cila po dominon ma shumë ,drita e ditës qe ishte muzgu i mbrëmjes, apo drita e zjarrit qe dominonte deri në largësinë e rrënjëzës së malit, madje deri në Qafë të Prapashticës. Zërat e njerëzve u dëgjonin ndihmë, ndihmë !...Mbaruam na dogj shkau ... duke ju afruar flaka për së gjalli... Zërat u dëgjuan nga brenda deri sa dikur stuhia e madhe i përpiu zërat e njerëzve me ato të bagëtisë, por edhe e zjarrit qe vazhdoi pa mëshirshëm, deri qe u bënë shkruam e hi ,gjithçka qe ishte! Zëri i fundit qe u dëgjua ishte klithma e qenit të shtëpisë, i lidhur si gjallesë e fundit qe përfshiu flake . Flaka e shtëpisë u bashkua me atë të stallës qe flaka i shkonte tri herë ma lartë se e shtëpisë, pasi qe ishte e mbuluar me kashtë ! Krismat e pushkëve dhe masakra në lagjen e Govorëve u zgjerua duke vazhduar masakrën gjakatare në tërë fshatit Prapashticë .
Kështu, Selim Salihu si fëmijë u fut në legjendë, dhe për ta dëgjuar legjendën e vet jetoj plot shtatëdhjetë vjet. Duke e zbërthyer legjendën e vet, arriti të mësojë dhe shënojë shumë gjëra, me të cilat mundësoi përgatitjen e këtij materiali portretizues të tij . Selimi që u rrit, e u plak siç thoshte babai im Feti Sahit Dibrani ,gjatë tërë jetës së tij u përfolur dhe përmendur. Ky ishte rast, si i veçantë duke i lënë një gjurmë këtij fshati, por edhe me një edukatë fëmijërore qe përfitoj nga xhaxhai i vet Veliu. Ai mbeti nën përkujdesjen e tij, por edhe dajallarëve të tij. Edhe se mbeti një foshnje e shijoi dashurinë e dajallarëve e sidomos babës tim Fetiut qe ishin moshatar .Të daja Sahit Dibrani babagjyshi imi , vëllai i Halimes, nënës se Selimit e ndiente veten shumë të lumtur kur rrinte me muaj të tërë , me një ngrohtësi familjare .Të dibranët Selimi e gjeti veten shumë të afërm, me qe kjo familje, ishte po një familje qe në supet e veta kishte ndier terrorin e Serbisë duke e ndjekur këmba këmbes nga fshati Dukat i Banjës se Siarinës nga Krahina e Toplicës .Dajt e tij, por kryesuesit familjar Sahit Dibranit , ishin Fetiu ,Hamdiu ,Selmani, Jakupi motrat Hamidja,Begishja ,Halimja qe trashëgoj emrin e hallës se babës tim (Halimes " nënës" se Selimit ) dhe Hasimja qe ishte fëmija ma i vogël .Të gjithë kishin rrespekt ndaj Selimit, gjithmonë e përkëdhelshin dhe luanin se bashku dhe u rritën se bashku . Ishin të pa ndashëm me te kur vinte. Ishte kënaqësi e veçantë kur u takonin se bashku nipat tanë Selimi Salihu (Selim Govori i njohur )Ibrahim Namani (Braha Shushnica ) nga Prapashtica, po me një histori në vete qe kishte me pushtetin ish jugosllav dhe nipi tjetër Shaban Rama nga fshati Tugjevc ( Shaban Tugjevci ). Kështu i quanim ne si njerëz ma të veçantë dhe nipat ma te dashur qe i kishim . Babagjyshi Sahit Dibrani edhe se vdiq shumë i ri iu gëzonte, ardhjes se tyre në formë të organizuara , dhe rrinin me javë të tëra së bashku në familjen tonë, sidomos dimrave qe ishin ma te lirë nga obligimet e punës ,të shoqëruar me babën tim Feti Sahit Dibranin. Me Selimin baba Feti ishte i pa ndashëm , thurnin planet djaloshare se bashku, i kujtonin shpesh ato të mësuara qe ka përfituar nga të tjerët për tragjedinë e familjes se tij dhe rreth tij Selimi, qe kishte pësuar nga Serbia . Kështu u rriten dhe vetëm koha e Luftës se dytë botërore, i ndau përkohësisht, që të dy ishin te përqendruar në luftë, por nuk ishin në një batalion ushtarak.
Edhe kjo vrasje mund të cilësohet si incident dhe fërkim i shkeljeve të ligjit dhe prosperitetit në shoqërinë kosovare!
Selimi mbas asaj kohe u martua dhe krijoi familje, i linden djem e vajza. Ishte nder ata qe i shkolloi fëmijët e vet, po thuajse të gjithëve ju dha mundësinë qe ta mbaronin shkollimin e lart fakultativ. Po ashtu edhe i ndjeri Remzi qe pati fatin e keq, u vra nga një i ri i kësaj kohe alarmante , dhe të pa çart për kombin qe krijohen paqartësi vëllavrasëse si pasoje e skamjes ,padrejtësisë dhe korrupsionit të pandalshëm në Kosovë, gjë qe edhe kjo vrasje mund të cilësohet si incident dhe fërkim i shkeljeve të ligjit dhe prosperitetit në shoqërinë kosovare . Kjo gjendje e pa volitshme fut rininë tonë në rrugë të pa krye, "njërin në dhe e tjetrin në burg" , qe të dy me një perspektive rinore , qe të dy kontribuues të zhvillimit të shoqërisë , bile për dorasin thuhet se ishte edhe ushtar, gjë qe lenë të kuptohet se ishte një anti pushtues i regjimit serb! Ishte një njeri qe u përplas me padrejtësinë në Kosove gjë qe për fat te keq si viktime afekti ra i ndjeri Remzi Salihu !?...
Biografia e Remzi Salihit
Remzi Salihu u lind më 7 prill 1956 në Prapashticë, Komuna e Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, ndërsa studioi në Fakultetin Filozofik, ku edhe diplomoi në vitin 1980, Dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze.
Tri dekada të jetës së tij, ia kushtoi arsimit, dijes dhe shkencës. Karrierën e tij të intelektualit e filloi si mësues i Gjuhës Angleze, ku punoi në disa shkolla të kryeqytetit , një kohë punoi këshilltar i gjuhës angleze në Këshillin e Arsimit Komunal të Prishtinës. Ka drejtuar projekte të rëndësishme të Bankës Botërore për arsim dhe ka ligjëruar gjuhën angleze në Fakultetin e Edukimit. Si profesionist ka dhënë kontribut të pazëvendësueshëm në fushën e arsimit, jo vetëm si mësimdhënës, por edhe në hartimin e planprogrameve, për lëndën e gjuhës angleze, në strategjinë e arsimit parauniversitar, si dhe në shumë projekte të tjera të rëndësishme të kësaj fushe.
Ishte këshilltar i asamblesë komunale të Prishtinës nga viti 2003 deri më 2007. Remziu ishte punëtor i palodhshëm i arsimit; ishte bashkëpunëtor dhe kolegë i dashur për të gjithë. Çdo herë i buzëqeshur, gjithnjë i gatshëm dhe i përgatitur për sfidat e arsimit, i afërt, bujar, por edhe krenar për punën që bënte, e në të njëjtën kohë modest në prezantimin e të arriturave të punës së tij. Nga viti 2000 ka punuar në Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës. Në pozitën e "Drejtorit të Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës" u emërua në vitin 2009 dhe këtë post , ushtroj deri në ditën e kobshme të vrasjes së tij.
Kështu te zitë e se keqes trokiti ne gjirin tone familjar, ne rrethin shoqëror, por edhe ne atë kombëtar , gjë qe është një njollë e zeze në historinë tranzitcionale qe po kalon vendi. Pasojat ky popull po i ndien në supet e veta edhe nga ish pushtuesit dhe propaganda serbe qe mundohet ta lansojë ne arenën ndërkombëtare, ky avaz po ndiqet edhe nga organet ndërkombëtare, qe monitorojnë në Kosove pa kurrfarë efekti ne përmirësimin e sundimit të ligjit. Andaj vendi është mire qe te kaloje këtë krize, anarkie ,këtë skamje, dhe këtë abuzim të forcave të huaja qe pak po i shërbejnë përmirësimit te situatës duke i fryre zjarrit edhe korrupsionit famëoz të pushtetarëve shqiptarë në skenë!
Pas këtyre meritave e të ndjerit Remzi nuk ka dyshim se ishte një njeri i vlerave , një njeri i sakrificës qe dha dëshmi ,ishte një njeri në shërbimin e shoqërisë ,prandaj ta kujtojmë për herë këtë familje qe nga një fëmijë i moshës gjashtë javësh qe rastësisht i shpëtoj terrorit serb u shtua ,u rrit dhe u krijua një familje e madhe e shkolluar e edukuar , por fatkeqësisht pa të ndjerin Remzi viktimë e një kohe të pa kohë!