Naim Kelmendi- shkrimtar
dhe gazetar nga Prishtina
Do të përmendnim këtu, sidomos vështrimet si Beteja e
Kosovës (1389) dhe kontributi i shqiptarëve; Napoleon Bonaparta dhe shqiptarët;
Hero në luftë - hero në paqe, Ramush Haradinaj; Ramushi - viktimë e situatës
(neo)koloniale; Jakov Milaj dhe raca shqiptare; Arvanitasit,Camëria,Epiri i
Veriut dhe gjendja sot; Kush janë agjentët me influencë në Kosovë, dhe mjaft
artikuj tjerë interesimesh e lëmenjsh të ndryshëm.
Derisa recensenti, Akademik Prof. Dr. Namik Shehu, për
librin "Guxim shqiptar", do të shprehet:".përbën në vetvete një
vlerësim special dhe një gjetje shumë të goditur të autorit,shprehur në mënyrë
simbolike, që i lejon çdo patrioti shqiptar, me ndjenjë atdhedashurie,të zgjojë
dhe të ringjallë tek ai:kombin (etnik) shqiptar, popullin e lashtë
pellazgjiko-iliriko-shqiptar."
Siç veçon redaktori i librit, poeti ynë i mirënjohur Nehat
S. Hoxha, se:"Poeti i frymëzimeve të "Zjarrit të
diellit",1995,me një guxim dhe përpjekje të ngulmët flak dashurinë për
poezinë dhe i rreket zbardhjes së çështjes kombëtare në Kosovë nëpërmjet
diturish të nduarduarshme, të spikatura për ndodhjet e situatat aq të
ndërlikuara të shekullit të tretur dhe të këtij qindvjeçari.", Flori Bruqi
me librin "Guxim shqiptar" spikat të na ofrojë një vepër interesante
me një gamë të gjerë interesimesh të tija, e cila e bën kureshtar secilin
lexues që do ta ketë në duar, ta lexojë deri në fund me një frymë dhe "të
pasurohet" me leximin e saj.
Flori Bruqi me veprën "Guxim shqiptar" spikat të
na ofrojë një vepër interesante me një gamë të gjerë interesimesh të tija, e
cila e bën kureshtar secilin lexues që do ta ketë në duar, ta lexojë deri në
fund me një frymë dhe "të pasurohet" me leximin e saj.
Publicisti,shkrimtari,poeti Flori Bruqi na sjell në botën e librit shqip, për
lexuesin tonë, veprën më të re nga pena e tij, "Guxim shqiptar",
botim i 2008 në Prishtinë.