Rrustem Geci: Ese
letrar për librin „Guxim shqiptar“ të shkrimtarit Flori Bruqi
( Nevoja për të fituar lirinë, na detyroi dorën ta bëjmë
grusht,dhe troshat e bukës barot )
Libri „Guxim shqiptar“ i shkrimtarit dhe studiusit Flori
Bruqi është një libër i arrirë, një libër që lexuesin e tërheq ta lexoj.Temat,
motivet, trajtimi, rrjedhshmëria, mesazhi e të tjera kudo janë brenda librit.
Gjithë natën era mbrëmë theu qelqe, porta, pullaze,.. e nata
s´kishte të sosur. Në këtë art poetik të poetit Bruqi, libri shpalon shtresat e
errësirës,urrejtjen e “bujtësve” këtej, veprimet e tyre prej armiku.
Nuk ishte dëshirë e këtij populli që Kosova të ngjyj fjalën
në qypin e gjakut.Asnjë betejë në Kosovë nuk ishte pa një pikë gjaku,pa një të
rënë në rrënjë të fjalës.Alfabeti i lirisë është ai i moçmi,me pushkë, me dije,
me guxim.
Pa pushkën majekrahu të trimave, shprehet Bruqi, liria jonë
do të ishte vetëm një dëshirë dhe asgjë më shumë. Libri “Guxim shqiptar” është
një dëshmi esesh dhe polemikash se gjakderdhja e madhe, ikja e madhe, dhe
kthimi i madh, detyruan bashkësinë ndërkombëtare ta njohin vullnetin e popullit
të Kosovës.
Në këtë libër të arrirë, autori Bruqi, ka shtruar me kujdes
rreth 73 ese dhe polemika e vështrime kritike nga gjuhësia, historia,
antropologjia,politika, spiunazhi, psikoanaliza, astrologjia dhe letersia.
Libri „Guxim shqiptar“ ka një leksik të pasur, të rrjedhshëm
e me figura të kohës sonë.
Temat në këtë libër janë nga „ish përditshmëria“ jonë e
luftës dhe e opinioneve.
Lufta e Kosovës në këtë libër është me plot guximtarë dhe
kryengritës të devotshëm.Asnjë fjalë e asaj kohe tregon Bruqi nuk ishte pa
beteja, pa një guxim në vete.Nevoja për liri krijoka vullnetin për liri.
Nuk ishte i lehtë rebelimi nën atë pushtues.Çdo njeri që nku
pajtohej me gjenocidistët serb, ai duhet të ishte trim dhe trim shkuar
trimave.Mirëpo,fuqia e popullit është fuqia e pareshtur e betejave të tij.
Në atë kohë të „Guximit shqiptar“ çdo njeri i etnikumit tonë
ishte në luftë, në betejen e tij për të mbijetuar.Pak janë ata që janë fshehur
hijeve.në këtë temë kujtoj se kam shkruar mjaft.
Çlirimi i Kosovës nuk ishte i lehtë, pë këtë dëshmojnë të
rënët.
Flori Bruqi deri më tash ka botuar 30 libra.Libri „Guxim
shqiptar“ është libri i 25 me radhë. Krijimtaria e Floriut është e gjerë dhe e
thellë.
Veprat e Floriut janë të vlerësuara nga kritika.Bruqi është
një figurë e madhe në letërsinë tonë...