Nga Prof. dr. Eshref
Ymeri
Albert Kamy (Camus -
1913-1960) thotë:"Asgjë tjetër nuk mund ta frymëzojë kaq shumë njeriun,
sesa vetëdijësimi për gjendjen e tij të pashpresë".
Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që
një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një
shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe
kritiku të talentuar.Libri më i fundit, me titull "Triumfi shqiptar",
i tridhjeti në serinë e botimeve të zotit Flori Buqi …, nxjerr në spikamë
natyrën shumëdimensionale të krijimtarisë së këtij personaliteti të shquar të
kulturës shqiptare. Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që
një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një
shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe
kritiku të talentuar.Tek lexon këtë vepër kaq interesante, që të rrëmben me
tematikën e vet bukur të larmishme, nuk mund të mos ndiesh njëherazi kënaqësi
dhe krenari për faktin që krijimtarinë e zotit Flori e përshkon tejendanë një
frymë mahnitëse objektiviteti, humanizmi dhe optimizmi të pakundshoq. Mes
rreshtave të kësaj vepre nuk është vështirë të kapësh tiparin më themelor të
formimit intelektual të zotit Flori - dashurinë e tij të pastër për tokën
amtare, respektin e lakmueshëm për këdo që është atdhetar dhe që e do me shpirt
punën, si burim mirëqenieje dhe begatie për të gjithë.Albert Kamy (Camus -
1913-1960) thotë:"Asgjë tjetër nuk mund ta frymëzojë kaq shumë njeriun,
sesa vetëdijësimi për gjendjen e tij të pashpresë".Duke pasur parasysh
këto fjalë të qëlluara të Kamysë, mendoj se të gjithë ata shqiptarë që
popullojnë mbarë trojet tona etnike në Evropën Juglindore dhe që janë të
kapluar nga pak nga ndjenja meskiniteti, cmire, xhelozie, inferioriteti dhe
zvetënimi të shpirtit njerëzor, pra, nga "vetëdijësimi për gjendjen e tyre
të pashpresë", është mirë ta lexojnë, me durim, veprën e zotit Flori, se
nuk do të mbeten të zhgënjyer, nëse do të jenë në gjendje të zbulojnë brenda
qenies së tyre një çikëz frymë objektiviteti. Kam bindjen se do të dalin të
fituar, se vepra e zotit Flori shërben si melhem për qetësimin e shpirtrave që
janë të infektuar nga mikrobi djallëzor i përçarjes njerëzore. Ne, shqiptarët,
kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim prova boll të dhimbshme të përçarjes
kombëtare, çka e kemi paguar shtrenjtë - me copëtimin e trojeve tona etnike.
Evropa na e ka njohur mirë dhe na e ka "yshtur" po aq mirë këtë
mikrob të mallkuar, prandaj edhe trojet etnike na i bëri çarçaf. Vepra e zotit
Flori duhet të lexohet me shumë vëmendje sidomos në Kosovë, në mënyrë që
njerëzit e infektuar nga mikrobi i përçarjes t’i thërrasin mendjes dhe të heqin
dorë një herë e mirë nga sulmet që ndërmarrin kundër njëri-tjetrit nëpër faqet
e internetit, ca sulme publike këto, me një fjalor të padenjë për stilin e
komunikimit njerëzor, por edhe më shumë të padenjë për një komunikim
intelektual. Më gëzon shpirti dhe ndiej një kënaqësi të jashtëzakonshme kur
lexoj këtë vepër të zotit Flori, që të mëson dhe të frymëzon që ta duash dhe ta
respektosh njeriun, pra, ta duash dhe ta respektosh shqiptarin.
Sepse në analizat e veta shkencore zoti Flori,
tërthorazi, zbulon anët më humane të shpirtit njerëzor, ndikimin e tyre në
plazmimin vlerave e krijuese dhe rolin që ato duhet të luajnë në shëndoshjen e
shpirtit shqiptar me dashurinë e njeriut për njeriun. Në gjykimin tim, mbarë krijimtaria
e zotit Flori, për tematikën e gjërë që trajton dhe për objektivitetin e
analizave shkencore që shpalosen në të, mund të vlerësohet pa drojë si modeli i
enciklopedisë së mendimit shqiptar.