2012-02-23

NUSJA DHE PLUMBI




Vullnet Mato

NUSJA DHE PLUMBI
Në rrokullima mendimesh,
mu kujtua padashur,
fisheku i llahtarshëm
që i vihej nuses në pajë.
Ç’ishte për femrën
ai zakon makabër,
në vend të një kuklle,
simbol i pjellorisë së saj!
Oh, primitivizmi çnjerëzor,
sa koka ka ngrënë,
kur të bukurat e këtij dheu
mendonin për të vdekur,
para se të gëzonin
mrekullinë e të qenit nënë,
për t’i shtuar Arbërisë
jetëgjatësinë në shekuj.
Mehmet Shpendi thirri gratë
tek trimat në shpellë,
të ngjiznin pasardhës,
mos shuheshin luftëtarët.
Por atë liri – zgjatje,
luftëtarë duke pjellë,
e mallkonte Kanuni
për ta pasuar idhtarët.
Martesa që lidhte zemrat
me dashuri njeriu,
duhej lidhur egërsisht
me një krismë plumbi.
Edhe kur ai tjetri
mund të çmendej vetiu,
fisheku të vriste nënën,
ta dëgjonte katundi.
Habitem si të parët
himnizonin lirinë e kombit,
kur lirinë e shenjtë të gruas
përgjaknin me barut!…
Dhe si mund të quhen burra
të kohës moderne të sotmit,
kur ndodh me vajza e nëna,
sillen po aq mizor e harbut?!…


Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...