Nga Naim Kelmendi
Në librin "Polemika shqip"(Prishtinë,2009),
shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur Flori Bruqi, spikat me sensin për të
polemizuar,në të shumtën për të reaguar në shumë çështje, që për temë kishin
atë,çështjen e të vërtetës historike shqiptare,por të shkruara dhe të thëna në
kohë dhe hapësirë të caktuar nga emra akademikësh serbë dhe shkruesish serbë.
Polemisti Mr.sci.Flori Bruqi, në blogun e tij
virtual:"Foart Press" dhe në shumë ëeb faqe tjera shqiptare dhe në
gjuhë tjera botërore polemizon dhe reagon shpejtë kundrejtë të pavërtetave të
thëna nga akëcilët akademikë serbë, që me "të vërtetën" e tyre
publike, ushqenin opinionin vendor e ndërkombëtar për akëcilën çështje a
problematikë kundër çështjes shqiptare, qoftë politike,historike, etnike etj.
Flori Bruqi polemizon intelektualisht dhe me kundërargumente
kundrejtë shpifjes publike serbe,më mirë të thuhet, kundër rrenës serbe,që
sipas thënies së njohur të akademikut serb Dobrica Qosiçit, është moral
serb,për ta mendësuar opinionin me pseudoinformim, me pseudoshkencë,me
pseoudopolitikë etj,por që këtyre, polemisti i mirënjohur shqiptar Flori Bruqi
ua heq maskën me kundërargumente.
Pra, në këtë libër, që përmbledhë,në të shumtën
polemikat e kohës së pasluftës për shumë çështje,sa të ndieshme, siç është e
vërteta mbi masakrën e Reçakut, aty ku më 1999 ishte kryer krim kundër njerëzimit,
apo shumë çështje të tjera, që nga pseudoshkruesit, pseudoakademikët,pseudointelektualët
serbë të Beogradit, interpretoheshin ndryshe nga ajo që ishte e vërtetë e
përmnjëmendët,Flori Bruqi i problematizon çështjet, kuptohet reagon pas
shkrimit të atyre, për t'i ndriquar dhe për t'i vënë në vend të vet të
vërtetat,apo për t'ua thënë secilës emrin e vet ashtu siç e kanë në të vërtetë.
Sepse,krimi e ka emrin krim,shpifja e ka emrin
shpifje,masakra e ka emrin masakër,e kështu me radhë.
Ky libër ofron mjaft material të polemikës,një zhanër ky,jo
fort i lëruar në letrat tona të kohës moderne,por ja që, Flori Bruqi,reagon dhe
polemizon në nivelin më të mirë me pseudoshkencën serbe…
Në të vërtet,ky libër ofron për lexuesin edhe mjaft
reagime të tjera nga shkrues të ndryshëm në Blogun virtual"Floart
Press" etj.
Në këtë libër,jipet gjithashtu një listë e gjatë
emrash të të vrarëve shqiptarë,me datëlindje dhe vende ku janë masakruar apo
vrarë, në luftën e fundit më 1998-1999 në Kosovë, nga ish ushtria,policia apo
paramilitarët serbë.
Kështu që edhe ky kapitull plotëson një anë tjetër të
vërtetash, mbi krimet serbe në Kosovë, e që plotësojnë atë kriterin e polemikës
argumentuese në raport me polemizuesin/shkruesin shpifës e falsifikator të
vërtetash historike,politike /etj.
Shkencëtari dhe polemisti Flori Bruqi,reagon dhe polemizon
duke mos dashur që t'i lë të heshtura çështjet,në të shumtën,atëherë kur ata,
nga tabori i "intelektualizimit"serb, pa argumente, shkruajnë e
gënjejnë, për çështjet, tashmë të njohura edhe nga opinioni botëror.