ZBARDHJE E ÇËSHTJES KOMBËTARE ËSHTË NË LIBRIN STUDIMOR
TË FLORI BRUQIT
Nehat
S.Hoxha,shkrimtar nga Kosova
Pas një periudhe të gjatë kohore dhe pas luftës në Kosovë,si
një sihariq i rrallë na vjen një vëllim i përmbledhur me shije të hollë dhe me
një gamë të gjerë temash e disiplinash me larushi të begatë nga fushat e
publicistikës, histories e historiografisë, diskursionit, shkencës, figurash
krijuesish me rëndësi madhore nga letërsia shqiptare dhe ajo botërore; nga
psikologjia, mjekësia, seksologjia; nga fusha e polemikave, artikuj të
inteligjencës, të cilët do të frymëzojnë dhe pajisin lexuesin tonë me
informacion të kamur, vështirë se do të mund të gjente lehtë një vëllim të
vetëm, siç është ky.
Poeti i frymëzimeve të “Zjarrit të Diellit” Flori Bruqi
(1995), me një guxim dhe përpjekje të ngulmët flak dashurinë për poezinë dhe i
rreket zbardhjes së çështjes kombëtare në Kosovë nëpërmjet diturish të
nduarnduarshme, të spikatura për ndodhjet e situatat aq të ndërlikuara të
shekullit të tretur dhe të këtij qindvjeçari, për të shfletuar një sasi
njohurish dhe për t’i ofruar njeriut një sofër ushqimesh të sojit të vet.Është
fare vetjake kjo përpjekje.Dhe kaq e devotshme: lexuesi mund të endet nga
rrafshi në rrafsh të parapëlqyer sipas shijes që ka, dhe sipas kërkesës.Temat
që janë shtruar, kanë aq shumë të dhëna, sa nuk ka ndodhur ndonjëherë gjëkund
në një libër të mëparshëm.Urojmë shëndet e sukses për një disiplinë kaq të
pëlqyeshme dhe dobiprurëse për lexuesit tanë.