Përkujtohet sot 21 vjetori i rrëzimit të bustit të ish diktatorit Komunist të Shqipërisë Enver Hoxha. 20 shkurti i vitit 1991 ka mbetur në kujtesën historike të popullit shqiptar si dita kur u përmbys monumenti i diktatorit Enver Hoxha.18-20 shkurt 1991 është koha e zhvillimit të grevës së urisë së studentëve që kërkuan heqjen e emrit të diktatorit Hoxha 700 studentë u futën në një grevë urie. Përmes asaj greve, e mbështetur nga mijëra qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, kërkonin që Universitetit të Tiranës t’i hiqnin emrin e diktatorit Enver Hoxha. Thirrjet “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa” u bënë simbol i protestave studentore dhe qytetarëve të Tiranës. Më 20 shkurt ’91 qindra qytetarë rrëzuan bustin e diktatorit.Sot në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar u përurua Pavijoni i Terrorit Komunist ku ku mori pjesë edhe kryeministri i vendit Sali Berisha. Në këtë pavijon nëpërmjet fotove, dokumenteve shifrave e objekteve personale të burgosurve, të pushkatuarve e të internuarve të shumtë, jepen të dhëna tronditëse të kësaj kategorie njerëzish, që ishin nga njerëzit e thjeshtë deri tek ish deputetë e ministra, një pjesë e të cilëve vdiqën në burgjet e diktaturës komuniste.Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës në 20 shkurt 1991 është një ndër ngjarjet qe ndikuan ne renien totale te regjimit komunist ne Shqiperi. Rrezimi i bustit te Enver Hoxhes ndodhi ne nje situate te renduar politike ne vend. Kishte vetem dy muaj qe ishte themeluar Partia Demokratike dhe ishte shpallur dita e zgjedhjeve te para pluraliste ne Shqiperi ne 31 mars 1991.
Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...