2012-02-21

MINORITARËT EKSTREMISTË GREK ME AKTIVITETET E TYRE DUAN TË NXISIN DESTABILIZIMIN E JUGUT TË SHQIPËRISË


            Rasim Bebo


Po ju dergoj artikullin e zotit Arben Llalla qe flet per minoritetin ekstremist grek, me aktivitetin e tyre duan ne nxisin destabilizimin e jugut te Shqiperise.
 
 
Shteti grek perhere me luge ne brez, iu duk se tani ishte bere deti kos, andaj me 15 maj 1919 iu versulen Smirnes ose Izmirit. Sic dihet, duke u vertitur neper gjume per te mbledhur mjengullen ne thes, u rrexuan neper buza dhe humnera dhe dollen ne breg-det per te gjetur vdekjen nga zjarri, plumbi dhe deti, duke perfshire edhe ortodoksit e vendit qe i mbeshteten. Prape shpetuan mire, nje pjese e vogel e shpartalluar, demoralizuar dhe sakatosur, qe i terhoqen anijet angleze, ato i prisnin.
 
Ne qofte se perserisin nje ekspansion te tille si i vitin 1919 atehere kufiri do te vije ne jug te Prevezese dhe keshtu do plotesohet shprehja pa Kosove e Cameri ska Shqiperi!
 

-------------------

             Arben LLALLA

MINORITARËT EKSTREMISTË GREK ME AKTIVITETET E TYRE DUAN TË NXISIN DESTABILIZIMIN E JUGUT TË SHQIPËRISË



Greqia edhe pse ndodhet prej disa vitesh në katastrofën ekonomike deri në një falimentim të butë si shtet strukturat shtetërore të atjeshme gjejnë fonde për të mbështetur organizatat e ndryshme për destabilizimin e Jugut të Shqipërisë, për të realizuar ëndrrën e vjetër të Autonomisë së Vorio Epirit.

Misionar të ndryshëm që i përkasin minoritetit grek në Shqipëri të cilët nuk duan miqësinë greko-shqiptare dhe paqen në Ballkan të paguar fort nga Athina dhe Diaspora greke vazhdojnë misionin e priftin Kosma Etolianit dhe të Gjeorgjio Zografit.

Nxitësit kryesor të aktiviteteve antishqiptare janë Panajot Barka, profesori universitar i cli nuk po e gjen vetveten prej kaq vitesh në fushën e politikës shqiptare, Harallambos Karathanos, një politikan grek që i ndërron partitë si fëmija pelenat, Naum Disho, vllehu që mohon gjuhën e mëmës së tij, vllahishten për pak euro greke, humbësi i bashkisë së Himarës me origjinë nga Progonati, Vasilis Bollanos, Theofan Kalivioti, ministri sahan lëpirës andej dhe këtej kufirit greko-shqiptar Spiro Ksera, i cili nuk di të fshehë eurot e fituara me “djersë”, ish përkthyesi dhe shoqëruesi i Anastas Janullatosit kur shkeli përherë të parë Shqipërinë, deputeti Vangjel Dule, i cili mbahet në politikë për hatër të kryepeshkopit Janullatosit, shqiptari i greqizuar Pirro Dhima, nga varfëria ekonomike dorëzojë targat e makinës xhip dhe pritet të emigrojë në Amerikë për të mbledhur të holla në emër të shkollave greke në Himarë, por ndoshta një pjesë e mirë e këtyre lekëve të përfundojnë në xhepat e tij.

Për çdo vit shoqatat Vorio Epiriote dhe Rinia Vorio Epiriote organizojnë tubime dhe festime për Autonominë e Vorio Epirit duke shfaqur haptas qëllimet e tyre për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. 

Ata si gjithnjë me të njëjtin skenar që prej shumë vitesh, i njëjti fjalim, të njëjta fytyra të ekstremistëve minoritar grek të Shqipërisë u tubuan edhe këtë herë më 19 shkurt rreth orës 11.00 në Athinë për të kryer ritet fetare dhe kombëtare në përkujtim të 98 vjetorit të shpalljes së autonomisë së Vorio Epirit të 17 shkurt 1914. 

Organizatorët kryesor të këtij manifestimi janë ata që kërkojnë destabilizimin e jugut të Shqipërisë si ish-kandidati për deputet i partisë Demokracia e RE dhe tashmë anëtarë i partisë ekstremiste të djathtë greke LAOS Harallambos Karathanos, i lindur në Greqi, por prindërit e tij janë me origjinë nga Dropulli, Theofan Kalivioti drejton shoqatës Rinia e Vorio Epirit dhe është nga Livadhia e Sarandës. Këta minoritar si gjithnjë çirren për Autonominë e Vorio Epirit me shpresën se Perëndia do i dëgjojë britmat e tyre dashakeqëse.

Aktiviteti fillojë me një lutje në këtë kishë, Shën Gjeorgjio Karitsi dhe me vendosjen e kurorave tek Ushtari i Panjohur, pranë godinë së Kuvendit të Greqisë ku pati edhe një mosmarrëveshje me trupat policore të cilat ishin në gatishmëri si pasojë e protestës së sindikatave në të njëjtën orë për masat e rrepta ekonomike që ka miratuar Kuvendi i Greqisë. Manifestuesit e përkujtimit të 98 vjetorit të Autonomisë u përzien me protestuesit e sindikatave.

Fjalimin qendrorë këtë herë e mbajti Dhimitris Perdhiqis, kryetar i Lëvizjes për Rilindjen e Vorio Epirit. Më tej u fol edhe për dënimin e dhënë nga Gjykata shqiptare për Naum Dishon, të cilët folësit deklaruan se është dënuar vetëm e vetëm se është grek.

Të pranishëm ishin përfaqësues të partisë Demokracia e Re, deputetja Evgjenia Çumani, nënkryetari i partisë PBDNJ Thoma Jani, anëtarë të partisë minoritare MEGA, OMONIA, përfaqësues të shoqatës Rinia Vorio Epiriotase, Theofanis Kaliviotis, Eleni Dhimu, kryetari i Lidhjes së Dropullit të Poshtëm Kostas Qiriaku etj. Pasi shprehën dhimbjen për Autonominë e Vorio Epirit, ata u bashkuan me protestën e sindikatave greke.

Në të njëjtën kohë në Athinë u mbajt një Seminari për Protokollin e Korfuzit të organizuan nga Fronti Patriotik. Qëllimi i këtij Seminari ishte për të bërë të njohur opinionit rreth Protokollit të Korfuzit. Organizatorët kanë planifikuar një sërë takimesh me organizatat ndërkombëtare dhe në veçanti me faktorin politik të Rusisë i cili ka shfaqur kohëve të fundit interes për shpalljen e Autonomisë.

Foto nga aktiviteti i organizuar nga shoqatat Vorio Epiritote, Athinë më 19.2.2012.
Foto nga aktiviteti i organizuar nga shoqatat Vorio Epiritote, Athinë më 19.2.2012.
Në qendër të fotos, ekstremistët Harallambos Karathanos dhe Theofanis Kaliviotis, organizatorët e aktivitetit

Ftesë për Seminarin për Protokollin e Korfuzit mbajtur më 19 shkurt 2012, Athinë
Panajot Barka me politikanë ekstremistët grek, midis tyre Harallambos Karathanos.
Adresa e shoqatës të Vllehve Vorioepiriot të Shqipërisë ku kryetar ishte më 2000, vëllai i ish-deputetit Kristo Goxhit, Mihali.

Ministri Spiro Ksera me ekstremistët minoritar dhe deputetin e LAOS, Thanasis Plevris, dal më 2008. Lart kokës së Kserës është flamuri i Autonomisë së Vorio Epirit.
Ambasadori i Shqipërisë në Athinë Vili Minarolli me drejtuesit ekstremistë të shoqatave Rinia Vorio Epiriote, Athinë 13.10.2006.


Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...