Për të sunduar ligji i së drejtës, nevojitet që ta kemi një Prokurori dhe një Gjyqësor të pavarur. Por, për fat të keq, drejtësia në Kosovë është e "kapur" nga politikanët. Prokurorët dhe gjyqtarët nuk i shmangen dot presionit, ndonëse janë aty për ta bërë punën në bazë të ligjit dhe në mënyrë të paanshme. Shumë raporte ndërkombëtare e kanë evidentuar këtë të metë të Gjyqësorit, që është bërë pengesë edhe për punën e integrimeve kosovare. Vetëm ta marrim shembullin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Po ta kishim një trup të pavarur të zgjedhur nga vetë Gjyqësori që i emëron gjyqtarët larg ndikimeve politike, drejtësia do të ecte shumë më mirë, seç po ecën deri më tash. Gjyqësori dhe Prokuroria gjithmonë kanë qenë synim i të "mëdhenjve", pavarësisht se cila parti ka qeverisur në Kosovë. Secili pushtet që ka ardhur ka pasur si qëllim t'i ketë njerëzit e vet dhe t'i mbajë nën presion bërësit e drejtësisë në Kosovë, në mënyrë që ta ndikojë dhe kontrollojë punën e tyre. Sot dihen emrat e gjyqtarëve dhe të prokurorëve që u përkasin partive politike dhe të tjerë që bëjnë yrysh për t'u bërë pjesë e drejtësisë me petkun partiak. Sot e kemi një Prokurori që nuk guxon të hetojë ministra e ish-ministra e qeveritarë të tjerë, por e kemi edhe një Gjyqësor, që sa herë bëhet fjalë për zyrtarë të lartë e flakin lëndën diku në sirtar dhe nuk guxojnë as ta prekin më me dorë. Me këtë lloj Gjyqësori nuk mund të bëhet fjalë për integrime evropiane, sado që ajo është retorika më e shpeshtë në vokabolarin politik. Fakti që jemi më të fundit në rajon, që nuk jemi ende gati për të përfituar nga liberalizimi i vizave, e tregon më së miri këtë. Me mbi 230 mijë lëndë të pakryera nuk mund të thithim investime të huaja, sepse asnjë investitor nuk do të vinte në Kosovë e të priste më shumë se pesë vjet për t'iu marrë lënda në dorë. Shumë lëndë i ka mbuluar pluhuri i harresës dhe s'i rrok kush me dorë. Këso drejtësie kemi ne në Kosovë.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2012/02/21
Drejtësia në peshojë...

Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.
AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
No comments:
Post a Comment