Nga Dr.sc.Fatmir Terziu
Dhe aty ku kjo
xhelozi ndeshet me modestinë dihet rezultati. Ai kurrë nuk është barazimi. Nuk është barazimi, se jo më kot e thotë
populli: “Hapja, bre burrë rrugën pimësit!” e që t’ja hapësh rrugën të
‘dehurit’ historik apo më së shumti atij të kudondodhurit elektronik sot, atij
që e ka atë në vend të shpatës, pra të nderuarit ‘mik’ duhet “Guximi Shqiptar”.
Ai ka armën e
Flori Bruqit dhe është botuar në Prishtinë. Është ndarë në disa kapituj
dhe flet për historinë, Ramushin,Antropologjinë, Politikën, spiunazhin, gjuhën
dhe letërsinë, psikoanalizën, astrologjinë dhe erotikën, por ka edhe
fjalën e redaktorit dhe fjalën reçensuese.
Pra në më shumë se
400 faqe flet me gjuhën e thjeshtë e modeste shqipe, për modestinë e termit “Guximi Shqiptar”.Që në
titull duket kapërcimi i modestisë. Vetë modestia që
“buron” nga cikloni letrar i shkrimtarit Flori Bruqi, kandidat i shkencave. Një
modesti që shënon plot 30 libra.
Një modesti që nuk tejkalohet, dhe as që nuk
para-prezantohet.
Një modesti që shtrydh fletushkat dhe ndrydh
parcelizmat e digitalit dhe elektronikës në një sipërfaqe që as vet
njeriu që e krijoi s’e kupton sa xhelozi prodhon.
Ja se si shprehet vet Bruqi “Nacionalizmin neurotik
serb e karakterizon resan-timani, ose ndjenja e dinjitetit të
nëpërkëmbur, bindja për humbje të padrejtë,mëria për tjetrin si pasojë e
përbuzjes, apeli për hakmarrje, për qërim hesapesh, për riinterpretim të
historisë, por edhe si xhelozi kundër të tjerëve që janë më të suksesshëm.
”Dhe aty ku kjo xhelozi ndeshet me modestinë dihet
rezultati.Ai kurrë nuk është barazimi. Nuk është barazimi, se jo më kot
e thotë populli:“Hapja, bre burrë rrugën pimësit!” e që t’ja hapësh rrugën të
‘dehurit’ historik apo më së shumti atij të kudondodhurit elektronik sot,
atij që e ka atë në vend të shpatës, pra të nderuarit
‘mik’ duhet “Guximi Shqiptar”.
Ai ka formën e Flori Bruqit dhe është botuar në
Prishtinë. Është ndarë në disa kapituj dhe flet për historinë, Ramushin,
Antropologjinë, Politikën, spiunazhin, gjuhën dhe letërsinë, psikoanalizën,
astrologjinë dhe erotikën, por ka edhe fjalën e redaktorit dhe fjalën reçensuese.
Pra në më shumë se 400 faqe flet me gjuhën e thjeshtë
e modeste shqipe, për modestinë e termit “Guximi Shqiptar”.
Libri më i ri i Flori Bruqit tenton të paraqesë
një dritare në këtë valëzim mjegullor, që ndeshet edhe në ditët me diell. Ai në
fakt nuk është në rolin e pastruesit të xhamave të kësaj mjegulle,edhe pse
fjala e tij e kreh atë mjegullnajë në heshtje dhe pa shumë bujë, teksa ka librat
makrometrik të parametrave leksikorë e sfumojnë paralizën kohore dhedetajojnë
të sotmen, të shkuarën me të sotmen në alteracion dhe presupozojnë të
ardhmen.Prania shtjelluese e disa penave shqiptare tek “Guximi Shqiptar” e bën veprën e Bruqit t’i buzëqeshë të gjithë potencialit
lexues.
Aty gjendet përgjigja për “A është Rifat Kukaj
një thesar shqiptar?”, “Në vend të përkujtimit:Mehmet Kajtazi”, “Kush është
Kolec Traboini?”, “Keze (Kozeta) Zylo”, “Kush është Gani Xhafolli?”, “Kush
është Nehat S. Hoxha”, “Muxhahedinët si «Gold-en Boys»”, “Persekutimi komunist
mbi vajzat e Bajram Currit”, “Polemikë pa dorashka”, “Gërmime në llagëme të
pista”, “Letër e hapur organizatorëve dhe spektatorëve të koncertit të Goran
Bregoviqit” e mjaft të tjera shkrime të kësaj kategorie.
Më tutje Bruqi thekson “Çuditërisht, askush nga
deputetët nuk parashtroi pyetjen sesi ata do ta arrinin të menaxhonin,
të dilnin në krye me një Kosovë forcërisht të aneksuar, me dy milionë
shqiptarë të mllefosur dhe të armiqësuar me shtetin?
Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, së pari duhet
të analizojmënatyrën e nacionalizmit serb, e cila prodhon aberracione
ciklike të politikës ser- be nga rrjedhat normale historike.” Duke iu rikthyer xhelozisë ai shton: “Mëria
zakonisht ka prodhuar konflikte serbe
me fqinjët, ndërkaq xhelozia ka prodhuar antievropianizmin fanatik.
Kur filloi e gjitha kjo? Kur dhe kush e zbuloi mitin e Kosovës?”.
Duke lexuar
“Guximi Shqiptar” natyrshëm sqaron edhe detaje tëtilla: “Kur nisi ky
ortek i iracionalizmit? Zakonisht mendohet se etnologu serb,Vuk Karaxhiq, është
prodhuesi i këtij miti, por misionin hulumtues atij ia besoi etnologu dhe
linguisti i njohur slloven J. Kopitar, i cili bashkëpunonte ngushtë me Gëten.
Shkrimtari gjerman
kishte obsesion periudhën antike greke, kohënqë sipas tij, në qenien e
njeriut ka ekzistuar harmonia mes elementit apolonik (racional) dhe atij
dioniziak (irracional, emotiv). Gëte mendonte se qytetërimi perëndimor
lëngon nga ngadhënjimi i plotë i racionalizmit, që e vlerësonte sinjë shkarje
të rrezikshme. Ai kishte shpresë të madhe se harmonia e dikurshme antike mund
të gjendej ende në baladat e popujve të Ballkanit”. Po a
mundet të shkruhet ndryshe historia? A mund të ndriçohet realiteti i saj?
Përgjigja e Bruqit
ndodhet në “Guximi Shqiptar…