…brenda syrit poetik
të Flori Bruqit
Nga Zef Pergega
Nanat janë krijesa e krijesave njerëzore. Asnjë hije muzgu
me fluturim korbash nuk zë vend në shpirtin e tyre. Stoicizmi human dhe krenar
është sfida e natës. Ata linden prej dhimbjës dhe dhimbjës së rritjës i kënduan
gjithë jetën. Me këngë e thurin djepin e dashurisë dhe me shallin e ylberit i
shërojnë ethet e forta. Asnjë art nuk mund ta shëmbë tempullin e shënjtë të
tyre. Nanat janë bota e qiellit dhe e tokës dhe krah u japin foshnjave të bëhen
ëngjëjt e jetës.
Sa herë ngjitësha shkallëve të drunjta të kullës së vjetër,
nana ime që thurte bukur çorape me luledele apo me degë ulliri, pa më parë me
therriste me emër. Me njihte nga hapat e ngjitjës…Ndërkohë që arti i sotëm e ka
shpërfillur fytyrën dhe visarët e shpirtit të nanës dhe është mbërthyer si
rriqën ne kërthizën e vibrimeve nudo, ngrihet një bir kosovari i lindur në
vatren e lisit të tamlit dhe lisit të zjarrit, një flori-florë poetike mbi
kurorë të gurrës së parë me emrin
njerëzor Flori që me pathosin e tij të vlugut e ngre
simbolikën e nanës mbi rrezët e dritës asaj drite që ajo i përket.
Rastësisht e me saktë në mënyrë periodike e lëxoi
krijimtarinë e këtij poeti dhe si anija që e hedh spirancen nëmolon e
ankorimit ma mbajti vështrimin një cikel poetik e këtij fisniku
të fjalës së lirë. Duke lëxuar poezinë “Rreze drite”njeriu dhe
në mënyrë të veçantë emigranti s’ka sesi të mos
ngrohet nga këto rreze dhe të na kujtojë që sado që jemi
larg shpinë kthyer, nana kurrë s’e harron birin apo bijen e saj.
Qëajo të mos rrijë duke pritur mbas dere nga këto mbrapështi, Flori Bruqi
si një thurës vargjesh me mbjellje zambaku e tredofilesh në ballkonin
dhe kopështit të mevehtësisë sëKosovës, shkëput nga trungu i shpirtit
një petale meraku prej vazos së kujdesit të nanës drejt adresës tonë,
si pëllumbi qëkëkon bregun…
“…Natën e mirë bir
Çelësin mos ia vë derës
Se do të vijë nana
Gjumin e paprishur
Me hapat e pranverës
Mos je shpluar
Kur ike…!”
Poeti Flori Bruqi e ka thënë me
një ndjenjë të thellë atë që shumëkush e ka
harruar madje e ka mbraktisur nga shpirti këtë kumt njerëzor.
Këtë thesar që rrjedh në lumin e turbulluar të jetës,
Flori e nxjerr nga fundi si varken e mbytur. Shumë i
kanëkënduar nanës që ngjajnë me tinguj nostalgjie, por motivi i
autorit në fjalë ka atë rreze drite që nuk shterr
në shpirtin e nanës pavarësisht se koha po i josh brezat me harresën dhe
përzierjen e gjakut. Bash kur hollohet e ndryshohet gjaku aty nana loton me
sytë nga qielli për pak shpresë dhe respekt për prinderit.
Lajmotivi i poetit Flori Bruqi ka eren e theut tëparmëndës
dhe e lëron vargun në ngohtësinë e qiellit pa patur
nevojë të marrë miell hua, por gruri i arës së tij piqet me
afsh trualli. Shpirti poetik me të cilin ka rrethuar tokën e mushtit
të vargjeve bashkë me fantazinë dhe dhuntinë rri nëdritaret
e një kalaje, si zogu që sjell lajmin e begatisë, lidhur guret me
metafora dhe ushqyer me qumështin e zanave tëkthyera përseri pas
shumë motësh ikjesh ndër valë. Poeti kosovar u këndon atyre
që nënçmohet, atyre që shkelen me të padrejtë, atyre që u flet
puna dhe dikush ua mohon me guna, I këndon urtisë,
mençurisë së popullit të tij, bekimit tëballit dhe nderit të nëpërkëmbur.
Ai i thërret nanat, vashat të vijnë në këngë se me
këngë janë rritur djepat e trimërisë se pa ata djepa Kosova do
të ishte përseri e shtypur ndaj dhe poezia e tij “Lajtmotiv i
sinqertë”
është një zgjim dhe njëkurajo, nje hov dhe
një tingull i ri në piskamë se prej tyre ne morëm këmbë…
“…Ejani në këngë
Nana dhe motra
Ne lindëm nga këngët tuaja
Nga zëri juaj
Morëm këmbë…!”
“…Mos vallë në qytetin tënd ilirik
të ndjekin qentë e tërbuar
Ndonjë hije nate…?!”
Flori Bruqi, si në jetë dhe në krijimtari nuk
thyhet nga pushteti i prangave të pritjës dhe as nuk e kapin ethet e
padurimit edhe kur e ndjen vetvlimin në damarë. Me krah dallendyshe ngjit
muret e heshtura, ku jeta merr serume tëhidhura e ai ulet në karriken e
sallonit të pallatit të ëndërrave rinore pasi shiu e ka
bërë qull fletoren e vargjeve pa e ndjerështerrjen kur shkruan
poezinë “Qyteti ku të prita”
“…Unë jam aty ku me ke lënë
Vallëzoi me hijet
E nuk di cilën të përkedhel
Pres dashurinë tënde
Mbi buzët e tua të zë një ëndërr…!”
Një poezi e veçantë me një gurrë me
metafora dhe me një kopësht me krahasime është ajo me
titullin “Akuareli i diellit”
Ajo iku në moshë të njomë, pa
pasaportë e pa adresë. Ndoshta pa mësuar mirë emrat e malit,
lendinës, lumit e bregorës që jetës i japin blegerime. Nxori
në rrugë në atështeg të ngushtë nga gjoksi i paprekur
fletoren me vjersha dhe shkroi për mëngjesin e Prishtinës, të vetmin
kujtim mori më vete nga majat e ikjës dhe ai ngushtim shpirti e
tokë i kujtoi nanen. Në xhamat e retinës vizatoi portretin e baces plak
dhe pastaj e fshiu me dorë dhe dorën e puthi me bekimin e vetvetës.
Eshtë gjaku që ndjen gjakun, e kush me bukur se Flori Bruqi e
përcjellë këtë penelatë, si visari me içmuar i shqiptarit e i kosovarit.
Dikur ajo vashë u kthye ne vendlindje. Autori nuk u bën thirrje
dallendysheve të kthehen, por ai nga një kënd i syrit të tij
vëzhgon fluturimin e tyre nga qielli që u laguan dhe e stolis tablonë kur
vasha e ngjeu penelin në akuarelin e hënës në mbrëmjen e majit dhe
pikturoi rrugen. Kishte çelur pranvera e kthimit. Ky
motivështë thënë nga Flori Bruqi në mënyren me mjeshtrore.
Nëfshat vasha që kishte ikur, por atdheu i ishte mbledhur galuc si një gur
në zemër e në shpirt, me të cilin ajo kuvendoi gjithëkohën e
largimit duke gjetur në ato themele hijet e vetmisëdhe të heshtjës
dhe me tej melodinë e draperit në duat e fahtarëve të tokës
së saj. Flori është i dashuruar pas së bukurës, ai e ushqen
atë që të mos vyshkët dhe të mos shkilet. Madje
ai është një triumf rrënjësh që larton trungun e inditetit
njerëzor. S’ka gjë më të bukur kur femra e ruan feminitetin e
saj, sa edhe pemët kërkojnë t’i ngjajnë.
“…Shpirti i saj
Një lëndinë qërshori
Selvitë ndanë rrugës
Trupin e saj imitojnë…!”
Ndesha një krahasim që e vellon se tepërmi stofen
e vargun dhe e llamburit mesazhin tek poesia “Mendim e kredhur” Nuk e
di nëse ky poet me një fizionomi të konturuar në brumin e farës
kombëtare ta këtë provuar mërgimin. Ai me nota trishtimi e vizaton
portretin e shekullit që ndau familjen duke u çirrur nëpër tribuna e
konferenca për liri e lëvizje të lirë. Sa nana e motra mbetën pa burra, pa
fëmijë e autori thotë senuk paten një gur ku të qajnë!
Vejusha pa fat me prehera të thatë. Djepa që nuk
lidhën dhe as nuk zgjidhen. Kënga Nina-nana e ngrirë nëmure
të akullta dhe siç thotë Flori, në shpresat e djegura
vret e qan trishtimi. Tonelata vujtjesh që mbytën mbi dallgët e
mërgimt mekatar dhe poeti i dhimbshur thotë:
“…Shikimi i nënëmadhës si shqiponjë/ Pas e ndjek/
Klithma djemsh/ Mbetur ikona nëpër pragje…!”
Në akuarelin e dritës së shpirtit të tij
që rri në pëllëmbë tëvargjeve,
një ditë në Amerikë dallova ylberizimin e figurave letrare
dhe artistike të këtij poeti që e shikoj si kurore magjike mbi ballë të tokës
kosovare për t’ia zbukuruar fytyren lirisëdhe gjithçka
që është shqiptare.
( http://www.fjalaelire.com/kritika/11342.html)